ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Perseritet historia e Ballkanit të hapur apo përse u dënua me vdekje Koçi Xoxe?

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Koçi Xoxe në gjyq: Më mbajtën 130 ditë të lidhur në qeli, dëshmitë nën presion!

Prokurori Bedri Spahiu: Nuk e kemi torturuar, s’e kemi djegur me hekur të skuqur, s’e kemi djegur në organet gjenitale, s’i kemi hequr ushqimin, s’i kemi hequr mish me pinca, siç bënte ai me të tjerët kur urdhëronte Ministrinë e Brendshme! (Gazeta Dita)
Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë
Koçi Xoxe ka qenë një prej themeluesve të PKSH, më 8 nëntor 1941, anëtar i SHP të UNÇSH në vitin 1943; në vitin kur ai u arrestua dhe u dënua, (1948), ka qenë anëtar i Byrosë Politike të PKSH-së, Sekretar Organizativ i PKSH, deputet, zëvendës kryeministër, ministër i Punëve të Brendshme, Kryetar i Komisonit të Kontrollit të Shtetit, zevendës president i Kuvendit Popullor dhe i Frontit Demokratik. Koçi Xoxe u arreatua më 2 dhjetor 1948, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 11 qershor 1949. Sikundër e pranon vetë në gjyq, Koçi Xoxe pat bashkpunuar me Jugosllavët Vukanoviç Tempo, Velimir Stoiniç, etj., për “kolonizimin e Shqipërisë”, ngjashëm me nismën e vitit 2018-2021 prej presidentit aktual të Serbisë A. Vuçiç, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë Zajev, me të ashtuquajturën “Minishengen” e që tash ka marrë emërtimin “Open Ballkan” (Ballkani i Hapur”. Ato çka pranuar Koçi Xoxe në gjyq për “kolonizimin e Shqipërisë nga Federat Jugosllve”, janë nxjerrë nga arkivi i MPB, të botuara tashmë në librin me titull “E vërteta e fshehur e një procesi”, i përgatitur prej ishdrejtorit të Arkivit të MPB, Kastriot Dervishi, botim i Shtëpia Botuese “55”, Tiranë, 2009, f. 71-72, si vijon:
PROKURORI: Në Berat Jugosllavët i shtuan akuzat kundra udhëheqjes sonë, a e pranon i pandehuri këtë dhe të na tregojë ç’orientimin pati pas Beratit?
KOÇI XOXE: Pas Beratit është bërë popullarizimi më i madh i Titos në vendin tonë.
PROKURORI: A ishte kjo në kundërshtim me vijën e partisë sonë?
KOÇI XOXE: Po, sepse atëherë ne e pamë të arsyeshme vijën e shtrembër që na dhanë me platformën e tyre Jugosllavët.
PROKURORI: Ku ish qëllimi, pra, i Komitetit Central Jugosllav?
KOÇI XOXE: Qëllimi i Jugosllavëve ish atje ku doli, ta popullarizonin sa më shumë Jugosllavinë dhe të shkëputeshim nga Bashkimi Sovjetik, nga Kampi Demokratik dhe përfundimisht të arrinim në kolonizimin e vendit tonë.
PROKURORI: Atëherë, i pandehur, Jugosllavët në Berat u bënë më të guximshëm dhe akuzat e tyre kundra nesh qenë më të mëdha, a është kështu dhe cili ka qenë qëllimi?
KOÇI XOXE: Po, në Berat ka pasur më tepër guxim në akuzën që na drejtonin Jugosllavët dhe në dhënien e orientimit. Klika e Titos, siç e shikoj sot, ka pasur për qëllim të dobësojë udhëheqjen tonë për të arritur në kolonizimin e Shqipqërisë. Orientimi politik që na dhanë jugosllavët në Berat bëri një hap përpara, ky orientim kish filluar me Tempon. Filloi popullarizimi më i madh i Jugosllavisë, dalja e Titos më në dukje, se Shqipëria duhet të shikojë nga Jugosllavia, sepse kjo bëri luftën më të madhe në Ballkan. Kjo e Beratit u quajt një kthesë dhe kjo kthesë ndihmonte në shkëputjen e vendit tonë nga BS.
 PROKURORI: Ç’ishte qëllimi vajtjes së Tempos në Greqi?
KOÇI XOXE: Tempo shkoi në Greqi me detyrën për të krijuar një shtab ndërballkanik. Shtabi nuk u bë atëherë, se dështoi.
PROKURORI: Në lidhje me këtë, a ka pasur ndonjë bisedim tjetër më vonë me Tempon?
KOÇI XOXE: Me rastin që Tempo kish ardhur në Shqipëri (për festën e 10 korrikut 1947) dhe që më bëri vizitën në shtëpi, në bisedë e sipër më ka thënë se tani mund të arrihet më mirë në bashkimin e Ballkanit në Federatë ose Konfederatë Ballkanike, sepse tani janë konditat, dhe për këtë çështje Tito ka biseduar me Dimitrovin. PROKURORI: Mos desh të thoshte me këtë Tempo, se tani janë konditat dhe jo atëherë kur ai vajti në Greqi për të ngritur shtabin interballkanik?
KOÇI XOXE: Jugosllavët e kishin inisiativën dhe atëherë dhe, natyrisht, që ata donin të arrinin qysh atëherë në Federatën ose Konfederatën Ballkanike dhe synimi i Jugosllavisë atje ka qenë.
PROKURORI: Përveç akuzave të Kucakut dhe të Beratit, kur bënë akuza të tjera Jugosllavët kundër nesh?
KOÇI XOXE: Pas Kucakut dhe Beratit akuzat e Jugosllavëve u bënë përsëri në vitin 1947 për çështjet eknomike. Akuza e parë e vitit 1947 ka qenë në lidhje me marrëdhëniet ekonomike që gjoja po kristalizohej një vijë tjetër në vendin tonë, përse kjo vijë nuk qe kristalizuar dhe se qëllimi i tyre ka qenë të godasin udhëheqjen tonë, të bëjnë presion për të imponuar vijën e tyre. Në fillim Jugosllavët goditën Miladinin dhe Enverin, pastaj, me akuzën e vitit 1947 goditin Komitetin Central, sekretarin e përgjithshëm Enver Hoxhën.
___________
* Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë / lavergoxhai@yahoo.com cel:355 68 220 1446 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Per Partine Komuniste te Shqiperise, historiani i njohur anglez z. Noel Malcolm shume mire e thot: “Ajo ishte pak a shume nje parti kukull e Titos…” Ajo parti mbeti kukull e Jugosllavise deri ne vitin 1948. Shqiperia, ne ate kohe de fakto udheheqej nga Mugoshet, Tempot, Rankoviqet…Ate kryekeput e kishin ne dore serbo-malaziasit. Po te mos ishte prishja e Jugosllaveve me BRSS, eshte e sigurte qe Shqiperia do te bashkohej me Jugosllavine. Kete e deshmon edhe letra e Enverit derguar Titos, me 17 mars 1948: ” Populli yne eshte aq i lidhur shpirterisht e ekonomikisht me popujt e Jugosllavise sa asnje popull tjeter dhe ky bashkim s’ka asgje formale por ndihet thelle ne zemrat e popujve tane… Ne kemi nevoje te na thuhet nga ju nese ka ardhur momenti kur ne duhet te marrim ne shqyrtim ceshtjen e bashkimit…”
    Sipas kesaj i bie qe Enveri nuk dallonte nga Koci Xoxe. Ata ishin te njejte. Shqiptaret do te ishin fatlum nese po te njejten dite me Kocon do te pushkatohej edhe Enveri!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu