ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Fjalim patetik i presidentes dhe ndarja e LDK-së!

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Florim Zeqa  

Fjalimi i ashtuquajtur vjetor apo i fundvitit i presidentes Osamani në Kuvendin e Kosovës i shpërfaqi disa të vërteta të hidhura. Me fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës presidentja e dëshmoi adoleshencën dhe papjekurinë politike, e dëshmoi lojalitetin dhe profilizimin e gabuar politik.

Vjosa nuk foli si presidente por si militante partiake e LVV-së

Është paradoksale për një Juriste të diplomuar të qëndroj për 16 vjet nëpër zyrat politike dhe kancelaritë e shtetit dhe të mos mesojë asgjë nga politika!

E tillë është Vjosa Osmani e cila nuk mesoi asgjë gjersa ishte shërbëtore dhe këshilltare e presidentit Sejdiu, nuk mësoi asgjë nga politika as si këshilltare dhe avokate e Isa Mustafës në kohën e VLAN-it dhe as si pjesëmarrëse e shumë forumeve politike vendore dhe ndërkombetare!

Por siq duket ka mësuar diçka nga mësimet e Albin Kurtit!

Është e habitshme sesi me kaq zell dhe përkushtim i zbaton urdhërat e Albin Kurtit për të sulmuar miqtë dhe shpëtimtarët e qenjes sonë kombëtare-SHBA duke i akuzuar për cenim të sovranitetit të shtetit tonë!

Deklarata e presidentes së shtetit “Marrëveshja e Washingtonit ka cënuar rendin kushtetues të Kosovës, gjegjësisht “pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës”, përveqse skandaloze është edhe tepër e dëmshme për marrëdhënjet e Kosovës me Amerikën!

Republika e Kosovës shtet i lirë dhe i pavarur, përveqse është projekti më i suksesshëm i politikës amerikane, është arritja më e madhe e shqiptarëve në 100 vjetshin e fundit.

Pa rezistencën aktive paqësore të viteve të ’90-ta dhe pa luftën çlirimtare në njërën anë dhe pa ndihmëm dhe përkrahjen e SHBA-ve në anën tjetër, jo vetëm që nuk do të kishim liri e shtet, nuk do të kishim as institucione shtetërore, as qeveri, as parlament dhe as presidencë!

Reagim i shpejtë dhe i qartë i ambasadës amerikane

Vetëm pak minuta pas fjalimit të presidentes në Kuvend, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë doli me një përgjigje ndaj zonjes Vjosa Osmani; “SHBA-të do të punojnë me Kosovën dhe Serbinë për të implementuar zotimet që këto dy shtete kanë dhënë kur kanë nënshkruar Marrëveshjen e Washingtonit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë të gatshme për të mbështetur punën përpara një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë”!

Seanca e bojkotit dhe ndarjes

 Në rrethana normale seanca (e jashtëzakonshme) e 17 dhjetorit duhej të ishte seancë festive në Kuvendin e Kosovës, seancë në të cilën mbajti fjalimin e fundvitit e para e shtetit dhe e dyta për faktin se në këtë seancë u votua buxheti i shtetit për vitin 2022.

Fatkeqësisht, edhe në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit u përseritën inatet partiake nga e kaluara dhe dëshmua situata ‘konfliktuoze” e ndarjeve të brendshme në LDK, ku gjysma e deputetëve e bojkotuan dhe gjysma tjetër e dëgjuan fjalimin e presidentes!

Në këtë moment lindin dy pyetje logjike;

A e meritoi presidentja bojkotin e opozitës në Kuvend?

Cilat janë arsyet e ndarjes së LDK-se rreth këtij bojkoti?

Çka të mbjellësh edhe e korrë

Po fillojmë me përgjgjen e parë. Historia e bojkotit të seancave në Kuvendin e Kosovës daton më hyrjen e LVV-së në legjislaturën e Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010. Për ata që e kanë të freskët memorien duhet t’u kujtohet fare mirë kur LVV si parti opozitare për afro 10 vjet rresht jo vetëm që ka bojkotuar seancat, ka sabotuar dhe pamundësuar me të gjitha format antidemokratike mbajtjen e seancave të Kuvendit, duke e kthyer Sallën e Parlamentit në amfiteatër gladiatorësh me hudhje të mjeteve të forta ndaj oponentëve politik, me gas lotësjellës e tym molotovi brenda, ndërsa nga jashtë me flakë dhe demolim të objektit të Qeverisë së Kosovës!

Krejt çka ndodhi në seancën e fundit të parlamentit për vitin që po e lëmë pas ishte një revansh i keq politik i partive opozitare ndaj LVV-së në trajtën dhe formën e njëjtë të bojkotit politik.

E veçanta e kësaj ‘tragjikomedie’ ishte presidentja e cila e humbi shkëlqimin e saj me fjalimin patetik dhe anti-amerikan në Kuvend!

LDK “as me t’shkurtën e as me t’gjatin”

Sikurse 9 muaj më parë në seancën e zgjedhjes së presidentes, edhe në fjalimin vjetor të Vjosa Osmanit, LDK u shpërfaq siq është më së keqi, e paunifikuar dhe pakonsoliduar, e ndarë në dysh mes Vjosa Osmanit dhe pasuesit të Isa Mustafës! Edhe pas 9 muajve kryetari i ri Lumir Abdixhiku nuk arriti t’i tejkaloj ndarjet e brendshme në LDK!

Sikurse që nuk jam mbështetës i ndarjes, nuk jam mbështetës as i bojkotit në Kuvend. Por jam ithtarë i formave unifikuese të subjekteve politike në Kuvend, qofshin ato për miratim të ligjeve apo e kundër tyre.

Eksponentët e LDK-së ndarjen e fundit mund ta arsyetojnë siq e arsyetuan ndarjen e para 9 muajve në Kuvend me ‘demokraci të brendshme’, por kjo nuk justifikohet me deklarata, pasi realiteti po ua thotë të kundërtën!

Një fjalë e moçme popullore e thotë “mazraku në thes nuk hynë”! Ndarja e thellë e LDK-së është realitet i hidhur i cili nuk mund të fshihet me fjalë të bukura dhe as me unitet të improvizuar siq po e praktikon kryetari aktual.

Për shkak se gjysma e kryesisë, gjysma e deputetëve në Kuvend dhe gjysma e kryetarëve dhe kryesive të degëve të LDK-së, për të mos ua treguar deri në fund historinë e ‘Gomarit të Buridanit’, kanë mbetur “as me Hatën e as me Fatën”, “as me t’shkurtën e as me t’gjatin”!

Përfundimisht ka ardhur koha e vetëdijësimit të themeltarëve të LDK-së, për të filluar procesin e ribërjes së LDK-së jo në formën berishiane por në atë rugoviane, të mobilizimit dhe riorganizimit të bazës elektorale pa e prejudikuar liderin e ardhshëm të partisë, i cili natyrshëm duhet të vie si produkt i vullnetit të elektoratit të LDK-së.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu