ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Procesverbali i Kuvendit të 32 vjetorit të Themelimit të Lidhjes Demokrtike të Kosovës

Shkrime relevante

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisË se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Evropa është një spital mendor

Document.no / Redaksia 21.11.2024 19:00 Islamizimi i Evropës vazhdon me thirrjet e...

Rusia ka hedhur në qytetin ukrainas Dnipro një raketë balistike ndërkontinentale, sipas Ukrainës

Rusia ka sulmuar qytetin ukrainas Dnipro me një raketë balistike ndërkontinentale...

Rusia: Britania tani është e përfshirë drejtpërdrejt në luftë

Storm Shadows, këtu në një avion luftarak britanik Tornado GR4, mund...

Shpërndaj

Në foto: Jusuf Buxhovi dhe Ibrahim Rugova
Nga: Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
PROCEVERBALI I KUVENDIT
(Dokument autentik)
Nga mbledhja e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajtur më 23 dhjetor 1989 në lokalet e ndërtesës së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë.
Mbledhjen e Kuvendit në emër të Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e hapi dr. Zenel Kelmendi, i cili pasi në fillim foli për rëndësinë e kësaj Lidhje propozoi kryesinë e punës prej anëtarëve: Jusuf Buxhovit, Zenel Kelmendit dhe Ali Aliut si dhe procesmbajtësin – Hysen Matoshin, propozimin dhe rendin e ditës:
1. Paraqitja e Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimit të tij
2. Paraqitja e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimit të tij si dhe
3. Zgjedhja e udhëheqësish së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Si kryesia e punës, ashtu edhe rendi i ditës u aprovuan njëzëri me aklamacion dhe duartrokitje frenetike.
1)Duke kaluar në pikën e parë, kryesuesi, Zenel Kelmendi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili paraqiti Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u mirëprit me duartrokitje frenetike dhe njëzëri u aprovua me aklamacion.
2)Edhe për pikën e dytë kryesuesi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili po ashtu paraqiti Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua nga të pranishmit.
Pastaj kryesuesi dr. Zenel Kelmendi dha një pauzë të shkurtër, gjatë së cilës kohë me nënshkrimet e veta në listat e përgatitura më parë nënshkruesit përkrahen Programin dhe Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët edhe në të njëjtën mënyrë u anëtarësuan.
3)Pastaj Zenel Klemendi duke kaluar në pikën e tretë ia dha fjalën anëtarit të Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqit, i cili propozoi që kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës të zgjedhet dr. Ibrahim Rugova, propozim ky që aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua njëzëri.
Për sekretar propozoi Jusuf Buxhovin, propozim ky që po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua njëzëri.
Anëtarë të Kryesisë me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u propozuan dhe u zgjodhën njëzëri: Bujar Bukoshi, Nekibe Kelmendi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Mehmet Kraja.
Pastaj fjalën e mori Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili falënderoi për besimin e dhënë si dhe foli shkurtimisht për synimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emër të UJD-it për Kosovë, kuvendin e përshëndeti kryetari Veton Surroi, ndërsa në emër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Lirive përshëndeti dr. Zekeria Cana.
Me kaq përfundoi punimet Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokrtike të Kosovës.
Procesmbajtës:
Hysen Matoshi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë
Ibrahim Rugova (Nënshkrimi)
….

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu