Zeqir Bekolli, Prishtinë
Teatri me Ballkanin e Hapur (Open Ballkan) mbajtur në Tiranë dhe i shoqëruar me kundërshtimin e fuqishëm të liderit demokrat, Salih Berisha, nxori në sypërfaqe edhe një çështje tejet të rëndësishme. Me këtë rast, u pa qartë se Serbia në fushën diplomatike po luan me lojën e strategjive afatshkurtëra dhe aftagjata . Kësaj here, me Ballkanin e Hapur, në stilin e skilës së vjetër po përdorë naivizmat e Ramës dhe Zajevit, si gjoja kundërshti Evropës, (që po i shkojnë shumë për shtati Serbisë), me ç’rast por përpiqet t’i mashtrojë edhe të tjerët, me të vetmin qëllim që të krijojë një zonë interesi, ku do të dominojë ekonomikisht dhe ushtarakisht.
Nëse këtë do ta arrinte, asaj më nuk do t’i interesojë fare BE-ja dhe në këtë mënyrë do të pres deri në ndonjë krizë të BE-së dhe lëvizjeje të ndonjë zone interesi, kur mendon ta zbres ndikimin rus në Ballkan,e mëpastaj me një të hapur të gojës, me ndihmen e Rusisë, do t’i gëlltiste më të vegjlit në Zonën e Re, të cilët edhe ashtu kanë marrë krye dhe po i boshatisin trojet e veta.
Dëshminë e një eksperimenti të tillë, por me strategji afatshkurtër, po e sjell Serbia, nëpërmjet Republikës Serbe, ku po matet pulsi i BE-së dhe reagimet e fuqive të mëdha. Nëse një strategji e tillë do të jetësohej, viktima e parë do të ishte Kosova e cila tash për tash me të drejtë po kundërshton këtë nismë djallëzore, që nuk është fare në interesin e saj.
Ndaj nuk është fare çudi se reagimi i Kosovës, mes tjerash, po iu dhemb shumë protaganistëve të kësaj ideje, sepse rruga për në këtë zonë për Serbinë kalon nëpërmjet vendit tonë , pikë shumë e rëndësishme gjeostrategjike.