ARKIVI:
19 Dhjetor 2024

Për librin e Jusuf Buxhovit: “Kthesa historike I. Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së (2)

Shkrime relevante

Letër Kryeministrit Kurti

Nga: Lis Bukuroca Zoti Kryeministër, në vitin 1981, kur nisëm protestat studentore në...

Prokuroria kundër vullnetit popullor dhe votës së lirë!?

Agim Vuniqi ___ Legjitimiteti i qeverisë dhe e kryeministit në demokraci është shprehja...

Shejtani i Madh po vuan nga “Kompleksi i Zotit”

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Gabimet dhe Fajet e  Opozitës më të madhe...

Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!

Florim Zeqa   Kosova ka nevojë për një qeverisje realiste e jo populliste,...

Ç’do me thënë ecje përpara ?

Prof. Saimir Lolja    Ç’domethënë të keshë, të dishë, të ngjitesh, të...

Shpërndaj

Nga: Shefqet Dibrani
Jusuf Buxhovi: “KTHESA HISTORIKE I. – Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, publicistikë historike, botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë 2008, faqe 352. ISBN 978-9951-06-225-1
PRELUD PËR NJË EPOKË TË RE, (ose për barazi, demokraci dhe Perëndim)
KAPITULLI 1
Libri “Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, është ndërtuar mbi dy segmente kohore, ku njëra pa tjetrën nuk mund ta bënin tërësinë e një “Epoke më të madhe”, të asaj epoke që përshpejtoi rënien e diktaturës komuniste në Evropën Juglindore, e më pas edhe në krijimin e hartës së re të Evropës postkomuniste. Dhe pjesa e dytë, ose “Epoka e LDK-së”, që janë nëntë vite të cilat kanë bërë Epokën e Madhe?!…
Në pjesën e parë, aty ku bëhet fjalë për “Vitet e Gjermanisë”, do të lexojmë rrëfime të bukura për ngjarje të rëndësishme, dhe do të njihemi edhe më mirë me rolin e Gjermanisë, dhe me ndikimin e saj në shpërbërjen e Jugosllavisë, në njërën anë, dhe në anën tjetër edhe për ndikimin e drejtpërdrejt të Gjermanisë, tek shqiptarët e Kosovës, për ta marrë përsipër fatin e vet, dhe përgjithësisht për t’i drejtuar ata kah Evropa.
“Por, cila do të duhej të ishte ajo forcë që merrte përsipër këto procese, kur dihej se klasa politike e Kosovës, të shumtën ishte vetë shpenzuar dhe vetë komprometuar gjatë viteve të mundimshme të të ashtuquajturit diferencim politik kur Beogradit i ishin bërë aq shumë koncesione pikërisht në planin politik, madje edhe aty ku ajo kishte shumë atu të mos bënte kompromise vdekjeprurëse?”, (faqe 15). Ky citim që theksuam më parë më duket se është një pyetje logjike që autori ia ka shtruar vetës para atyre sfidave. Sfida këto që e kishin vënë atë në sprovë, bashkë me elitën intelektuale të asaj kohe, pra, para një përgjegjësie kombëtare “të jesh apo të mos jesh”?!
Ishin hezitime apo dilema për elitën intelektuale që të vihej në ballë të proceseve, për të ndërtuar “Epokën” që nuk do të përsëritet kurrë më. Por, në kohën kur disa i kishte mbuluar letargjia e robërisë dhe qe besa më shumë nostalgjia e jugosllavizmit për një bashkëjetesë me serbet siç bënte e vepronte Veton Surroi bashkë me Shkëlzen Maliqin, – Jusuf Buxhovi, mendonte se ishin “vetëm intelektualët e pavarur, kryesisht ata që gjatë viteve të fundit kishin marrë përsipër barrën e kundërvënies propagandës serbe rreth mitit të Kosovës”, (faqe 15), ku do ta dominojnë të drejtën historike në të cilën lidheshin serbet, me të drejtën faktike, ose siç e thekson autori si “e drejtë jetësore apo etnike”, mbi të cilat mbështetej elita intelektuale e Kosovës.
Kjo elitë intelektuale, në të cilën rolin e vet të pashmangshëm e kishte autori i këtyre librave, i mbështetur në fillimet e tija nga publicisti gjerman Horst Wesseler, i cili “do të vijë në Prishtinë me sugjerimin gjerman për themelimin e një partie politike shqiptare që do të udhëhiqej nga shkrimtarët, por edhe intelektualët tjerë”, (faqe 17), ku padyshim kësaj ideje të publicistit Wesseler, i paraprijnë, ose e kanë sforcuar edhe gazeta konzervative “Die Welt”, radioja “Westdeutsche Rundfunk” e Köln-it, e sidomos gazetari e analisti i njohur Viktor Meier, i cili më shumë se kushdo tjetër do të luaj rolin e tij pozitiv në zhvillimet e asaj kohe në Kosovë dhe përgjithësisht në Jugosllavi.
Jo vetëm kaq, por edhe politikaj e personalitete të tjera të Gjermanisë siç ishin: Wili Brant, Franc Jozef Shtraus, Hrost Emke, Herbert Verner, Rajner Maria Fasbinder, nobelisti Heinrich Böll, e shkrimtari i madh Günter Grass, do të luajnë rolin e tyre në ndryshimin e kufijve në Evropë dhe në Ballkan, dhe kush më shumë e kush më pak do të zgjojnë vetëdijen gjermane se “shqiptarët kanë një besim historik te gjermanët…”, (faqe 35).
S’ka dyshim se gjatë kohës së luftërave të ftohta, ka pas hamendje e dilema, madje ka ekzistuar një mendim “për një dominim të Beogradit mbi Shqipërinë”, qoftë ky dominim politik, kulturor a ekonomik, (faqe 44). E, në përpjekje për të zgjedhur një formulë magjike, qoftë për ta shpëtuar Shqipërinë nga diktatura primitive komuniste, e qoftë për t’i reformuar e drejtuar shqiptarët kah Evropa, Helmut Schmidt do të mbahet mend si njëri nga personalitetet e para gjermane që do ta vizitoj Shqipërinë komuniste, me shpresë se do ta joshte diktatorin Enver Hoxha për reforma në sistemin politik dhe ekonomik të vendit. Veprimet e Schmidt, më duken se kanë pasur ngjashmëri me veprimet e kancelarit gjerman Helmut Kohl i cili ka qenë i ndikuar nga filozofia udhëheqëse e Konrad Adenauer, i cili gjatë tërë karrierës së tij udhëheqëse, si kancelar i Gjermanisë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, “fitoren e paqes do ta shohë të lidhur ngushtë me zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik nga brenda dhe në bashkëveprim me Aleancën Veriatlantike nga jashtë”, (faqe 63).
Në këtë prizëm edhe Helmut Kohl si Helmut Schmidt, “e ka parë Shqipërinë në përputhje me zhvillimet e kohës, gjithnjë duke u përpjekur ta animoj e edhe ta kthejë, së pari në një interes europerendimorë e pastaj gjerman”, (faqe 64), kurse Wili Branti, “pasi do ta fitoj postin e kancelarit gjerman, në vitin 1972, do të promovojë doktrinën e pajtimeve historike me anën e pranimit të realiteteve të vendosura në lindje pas Luftës së Dytë Botërore”, (faqe 63). Shikuar në retrospektivë, e bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur, do të bindemi se gjermanët vazhdimisht janë interesuar për shqiptarët, dhe qasja e tyre ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi ka qen tejet pozitive. Më duket se edhe njëri nga synimet e autorit përgjatë këtij libri, ka qenë për të dëshmuar interesimin e madh gjerman për t’i zhvilluar proceset demokratike në Kosovë, për ta zhvilluar e demokratizuar Shqipërinë dhe për t’i orientuar përgjithësisht shqiptarët kah Perëndimi.
Karshi këtyre zhvillimeve dhe ngjarjeve të tjera të shumta në këtë libër “prelud për hyrje në demokraci” do të gjejmë edhe “habinë e Vladimir Bakariçit për Kosovën”, kurse qëndrimi i tij parimor për Kosovën, do të rikthehet në kujtesën tonë i freskët dhe i qartë, sepse Vladimir Bakariç, do të mbetet ndër politikanët e rrallë kroat që ka pasur një qëndrim konstruktiv për zhvillimet politike në Kosovën, qysh në vitet e tetëdhjeta të shekullit që më parë ia kemi kthyer shpinën, (faqe 80 – 84).
Përmes këtij libri të Jusuf Buxhovit, mund të kuptojmë më mirë ato kohëra, dhe mund të besojmë se gjermanët ishin faktor shumë i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet politike në Evropë, veçmas për shthurjen dhe shkatërrimin e Jugosllavisë. Ndoshta, pikërisht këtu qëndron alibia e “pranimit të realiteteve historike me Gjermaninë Lindore”, siç ka vepruar Wili Branti, ndoshta edhe pse në këto rrëmuja dhe rrëmete kishte personalitete gjermane që kanë rënë në grackat serbe, si ajo e Heinrich Böll, në mbrojtje të ultranacionalistit serb Dobrica Qosiq, (faqe 90-111), por gjithsesi zhvillimet e më vonshme do ta kenë davaritur mjegullën edhe para syve të tij, (është fjala për Heinrich Böll), dhe të shumëkujt.
Të gjitha shkrimet, për “Vitet e Gjermanisë”, mund të lexohen si tregime të mira dhe të pranueshme, por është meritë e autorit për mënyrën e rrëfimit dhe të trajtimit të çështjeve që janë përfshirë në këtë kapitull.
St. Gallen, 23 dhjetor 2021.
Shefqet DIBRANI

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu