ARKIVI:
18 Tetor 2024

Janë islamistë mercenarë të Serbisë ata që organizojnë protesta kundër Izraelit?

Shkrime relevante

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi
NJËSOJ SI ATËHERË
Janë islamistë mercenarë të Serbisë ata që organizojnë protesta kundër Izraelit?
Përse u jepet hapësirë kaq e madhe islamistëve në mediat elektronike – që të gënjëjnë e shpifin vulgarisht për historinë dhe armiqësitë mes izraelitëve e palestinezëve?
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.

Ibrahim Kelmendi

Një ëndërr e Muhamedit për Jerusalemin – motiv i armiqësisë shekullore çifuto-arabe…
Ndoshta në vitin 621 Muhamedi duhet të ketë ëndërruar një ndodhi “pikante” – fluturimin e tij në Jerusalem, më një kafshë të ngjashme me mushkën, e quajtur burjak. Në xhami të atjeshme Muhamedi paskësh qenë imam i “profetëve” pararëndës, nga Jezusi deri të Adami. Ky fluturim në Islam quhet “isra” (shetitja e natës).
Ndërsa nga Jerusalemi Muhamedi, në të njëjtën natë, paskësh fluturuar deri sipër qiellit të shtatë, ku e paskësh takuar edhe Allahun.
Shkaku i këtij ëndërrimi të Muhamedit myslimanët e botës Jerusalemin e adhurojnë si qytetin e tretë të shenjtë, pas Mekës dhe Medinës.
Për shkak se buduinët muhamedanë (arabë) e kanë pushtuar Jerusalemin në vitin 637, – i cili pushtim islam ka zgjatur deri në vitin 1917, – arabët pretendojnë ta kenë pronësi Jerusalemin, edhe sipas “të drejtës” historike. Palestinezët e arabizuar pas pushtimit arab, e kanë shpallë Jerusalemin kryeqytet të Palestinës…
Se Muhamedi vetëm e kishte ëndërruar atë fluturim, e transmentojnë të gjitha legjendat muhamedane, të përcjellura përmes Sirës dhe përmes haditheve.
Edhe në Kuran është e evidentuar “isra”, duke quajtur edhe kaptinën (surën) përkatëse “Al-Isra” (nr. 17):
“Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Jerusalem), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. vërtet, Ai është dëgjuesi, pamësi (i punëve të Muhammedit).” [Kurani, 17:1 / shq. nga Sh. Ahmeti]
Këto “fluturime” Allahu ia paskësh mundësuar Muhamedit për ta ngushëlluar Muhamedin për vdekjet të Hatixhesë, padronës dhe gruas se parë të Muhamedit.
Ngjarjet që duhet t’i ketë ëndërruar Muhamedi lidhur me këto “fluturime” janë të gjata. Fatkeqësisht ato janë mitizuara si ngjarje të vërteta dhe adhurohen si hynore.
Në vitin 621, kur Muhamedi ka ëndërruar këto “fluturim”, nuk kishte askund në botë xhami, as në Meka, as në Medina, në Jerusalem jo se jo; guri i themelit për Xhaminë “Al-Aksa (shqip: “xhamia e largët”) në Jerusalem është vendos në vitin 706, ndërsa inaugurimi në vitin 717. Xhamia e parë duhet të jetë ndërtuar në tetor të vitit 622, kur Muhamedi arratiset në Medina. Prandaj është marrëzi e radhës që tani myslimanët ta pretendojnë Jerusalemin dhe të viktimizohet për shkak të ëndërrimit që duhet t’i ketë ndodhur Muhamedit – siç na e kanë përcjellë legjendat e shpifura muhamedane!
Teologëve dhe klerikëve shqiptarë nuk u falet faji nëse dezinformojnë rininë tonë me këto legjenda dhe nxisin e viktimizojnë myslimanët për t’u bërë palë arabe në armiqësinë shekullore fetare në mes të jahudive dhe arabëve!
Uroj të gjendet zgjidhje paqësore – që do të përmbyll armiqësinë shekullore fetare, duke ju njohur edhe palestinezëve e drejta për të pas shtetin e tyre të lirë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu