ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Valon Krasniqi Artisti që po shkëlqen si aktor në Serialët Televizive Gjermane RTL,ZDF,WDR

Shkrime relevante

Një histori ndryshe për një ngjarje historike në një roman, rrëfyer nga Bardh Nëngurra

Bardh Nëngurra, Sarpborg, Norvegji HYRJE Ishte verë e vitit 1972 dhe udhtoja me...

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Shkruan Hajriz Mamaj

Berlin -Köln

Dhjetori është muaji i festave të fund vitit. Festën e kërshendellave besimtarët e krishterë e presin me të gjitha të mirat e zotit. Këtë herë më buzëqeshi fati të jem i ftuar në një familje të besimit të krishter në Hürth një qytezë afër Kölnit.Vizita ime në këtë familje ka një arësye të veçant jo vetëm për festën e Krishtlindjes por për intervistën që do e bëjë me njërin nga fëmijët e kësaj familje që si dhuratë për Kërshendella ia ka bërë Jonida nusja e djalit të xhaxhait.
Me Joniden u njoha nga një program festiv që Shoqata 12 Qershori në Vjenë organizoi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e unë dhe Jonida e moderuam këtë program që mbetet një kujtim i mirë .Të gjithë musafirët që ishim në festë u ndamë me shpresë që të takohemi në ndonjë festë tjetër kombëtare a familjare.Pas shumë vitësh morra një ftesë pikërisht nga familja e Deanit dhe Jonida Krasniqi të jem musafirë për festën e Kërshendellave në familjen e tyre dhe të zhvilloj një intervistë me një anëtar të kësaj familje të cilit do ia bëjnë dhuratë për sukseset e tij Deani dhe Jonida për festë. Mu lutën që qëllimin e vizitës time ta mbaj sekret deri sa të shpalosën dhuratat. Nuk me zbuluan shumë por më thanë se kemi një djalë të gjagjait të Deanit ,bashkëshortit tim që po luan në shumë seriale televizive në Gjermani dhe është aktor i mirë. Është 21 vjeçar. Kaq për fillim.Kur te vjen do mësosh edhe më shumë. Me kënaqësi e morra ftesën.
Udhëtimn për në Kölln do e bëj me trenin e shpejt që pasdite të jem në familjen e Valon Krasniqit, nikoqir. Fluskat e borës më shoqëronin pothuajse gjatë gjithë rrugës e treni i shpejt e çante rrugën pa asnjë problem. Në mëndje më silleshin lloj lloj mendimesh. Nganjëherë thoja me vete si është e mundur që një aktor me kaq suksese të mos përfaqësohet në asnjë medie shqiptare me kaq angazhim në Gjermani. Po e bëjë unë thash me vete. Në Köln me pret Valoni për të më shoqëruar deri në familjen e ti në Hürth ku jetojnë familja e tij.


Jo larg Kölnit gjindet qyteza Hürth. Valoni cingërron në zile për ti dhënë sinjalin prindërve arritjen e musafirit nga Berlini me të cilin nuk ishin parë asnjëher. Me një buzëqeshje dhe shtërngim dore mirëseardhje me urojnë prindërit e Valonit zotëri Nue dhe Vjollca Krasniqi nga fshati Nepole komuna e Pejës. Përbri tyre rrinë Ilirjana,Taulanti dhe Dardani vëllezërit dhe motra e Valonit. Është nata e Buzmit e të mirat që sjellë kjo festë e motmotit janë më bollekë në familjen e Nue e Vjollca Krasniqit. Dekorimi i bredhit dhe simbaolika e buzmit me pushtojnë me ambientin e bukur për festë . Nga një gotë verë e kuqe që pihet sipas traditës e qelë bisedën time me familjen e zotëri Nue Krasniqit një burr që në vete ka një histori të veçantë pasi me profesion ështe historjan dhe me kënaqësi me shpjegon për historinë e festës . Në anën tjetër zonja Vjollca si mësuese e muzikës kujdeset për muzikë për festë që e shtonte harenë e pritjes. Mirë se të ka pru zoti për këtë festë të motmotit mu drejtu për dolli i zoti i shtepisë me një gotë verë Kosove. Kjo është vera e vendlindjes dhe do e pimë me qef sepse mendjen përherë e mbajmë atje. Derisa ne ngritëm dollin e dytë dëgjohet cingërrima e zilës ,shenjë që tregon ardhjen për festë edhe të familjarëve të tjerë që vinin për urim.
Në dhomë hynë Jonida me bashkëshortin Deanin dhe tre djemtë Leonardin,Luanin dhe Lorikun.


Dhuratat për rreth bredhit i shtonin bukurinë dhe shtonin kurreshtjen e fëmijëve që të zbulohet se çka ka brënda. Zonja e shtepisë e buzëqeshur shprehë kënaqësinë që shtëpia i është mbushur me familjarë për festë. Si me shaka i themë zonjës Vjollcë,nënës së Valonit se fëmijët tu paskën rritur vetëm Valonin e paske më të riun. Po ma ktheu ama këta të Jonidës dhe Valoni do shpalosin dhuratat që ne e kemi traditë ti dhurojmë njëri tjetrit.Fëmijët e Jonidës e shikojnë në sy nënë Vjollcë se kur do e jep urdhërin për këmbimin e dhuratave. Zoti Nue si kryefamiljar i ftonë voglushët ti hapin dhuratat po edhe ata më të rriturit.Valonit ,familja e Deanit dhe Jonidës ia bënë befasinë e festës me një dhuratë të mbyllur në një kuvertë ngjyrë të kuqe dhe e ftojnë ta hapë. Në letër shkruante:
I dashur Valon ,sonte në këtë natë feste kemi ftuar të festojmë së bashku me ne, gazetarin Hajriz Mamaj që talentin dhe angazhimin tënd në Serialet Televizive ta pasqyroj nepërmjet një interviste me ty dhe opinionit shqiptar ti ofron të dhëna për sukseset tua në fushën e artit dhe filmit. Urime dhe të prift e mara.


Pas kësaj befasie të këndshme atmosfera e kremtës u pasuru edhe me një motiv më tepër për të kremtu e shiju festën dhe të mirat që sjellë festa për të gjithë familjarët. Unë ndihesha i nderuar dhe i lumtur që po shijoja një traditë kremteje që moti se kisha përjetuar.Më të gëzuar ishin fëmijët e Jonidës dhe Valoni që u priviligjuan nga familjarët por edhe unë që do intervistoj një djalosh që ka lindur në Gjermani dhe sa po ka mushur njëzet e një vite jete.
Tani nga tia nisi me lindi dilema e parë.Të shpalosi pak histori nga familja e Valonit që ka shumë për tu thënë apo me Valonin që mezi pret të na rrefej për jetën dhe sukseset e tij që çdo i ri shqiptar do ia merr lakmi. I zoti i shtepisë me gotën mbushë verë të kuqe mu drejtua për dolli dhe me udhëzon që bisedën ta vazhdoj me Valonin sepse historia ime i talon të kaluarës ndërsa e Valonit i takon së ardhmës. Ky ka nevoj të shpalos arritjet dhe ambicjet e tij. Valoni tashmë i rryer me prezentime televizive nuk ngurron ti përgjigjet pytjeve të mija në prezencën e të gjithëve.
E nisë bisedën me Valonin në gjuhën shqipe me insistimin e tij edhepse ka lindur në Gjermani po deshiron ta sprovoj vetën me një gazetar se sa bukur dhe rrjedhshëm flet shqip.
Po si ke arritur të flasësh kaq bukur në shqip i derjtohem Valonit . Si mos të flas shqip kur të dy prindërit i kam pedagog. Babai prof i Historisë e nëna e muzikës . Shqipja në shtepinë tonë është e obligueshme,sepse vetëm në këtë formë lidhemi me atdheun ,Kosovën.
Menjëherë kalojmë në temën e aktrimit me Valonin e të tjerët na dëgjojnë thua se jemi në ndonjë studio televizive.
Si të lindi dëshira për artin e pyes Valonin. E nisa krejt rastësisht.Shikoja shumë filma dhe si fëmijë thoja me vete a thua edhe unë mund të bëhem si ata. Këtë pasion e kishte edhe një shok imi i klasës. Po ai kishte ambicje të bëhet regjisor.E nisëm si loj në shkollë.Unë aktor e ai regjisor.E bëm një film të shkurtër ku unë e luaja rrolin e bokserit. Ishte sprovë shakaje dhe hobi por që ma von talenti im iu ra në sy mësuesve të gjimnazit e u pëlqy edhe nga producent e dashamirë të artit. Nga loja nisi edhe angazhimi në projekte tjera televizive.
Angazhimin e parë arrita ta realizoj në Serialin Televiziv “ Alles Was Zält” në Televizionin Gjerman RTL me regjisor Andreas Stenschke. Ishte hera e parë që unë lozja përkrah artistëve profesionistë në rrolin e një të riu që e humb nënën nga një fatkeqësi komunikacioni. Një rrol shumë emocional.
Kritika më vlerësoj shumë dhe më dha kurrajo dhe besim që ti përkushtohem këtij profesioni.
Tani prisja ndonjë angazhim të ri ngase i pari më dha optimizëm. Nuk vonoi dhe erdhë angazhimi tjetër. Këtë herë për film dhe ate në Filmin”Plünderisch”që trajton temën sociale.
Në pyetjen time se si ndihet në mesin e artistëve profesionistë apo edhe atyre amator si një i huaj që ka arritur të depërtoj vetëm në saje të talentit,dhunti e zotit apo punës.Valoni me përgjigjet:
Të dyja bashkë edhe puna dhe angazhimi dëshmojnë talentin tim në skenë dhe film. Angazhimet e mia në Serialet “Alles Was Zählt” RTL, ”How to sell drugs online/fast/” Netflix. ”Aktenzeichen XY” ZDF, ”Bettys Diagnose” ZDF si dhe në Filmin “Plünderich” WDR janë shpresa ime që një ditë të marrë ndojë ofertë edhe më me peshë dhe të shpalosë talentin tim edhe më tepër se deri me tashë.Unë kam lozur edhe në filma të shkurtër siç janë “Are we letting go”, “Way Out”,”Morast” pondoshta këta kanë qen motiv për sprovimin tim si artist.


Edhe pse i ri në moshë Valoni ka njohuri për artin shqiptar dhe artistët të cilët i zë në gojë si model që dëshshiron një ditë të jetë në ndonjë rrol së bashku me ta. Me plot mburrje prej shqiptari përmend idhujt e tij shqiptarë si Bekim Fehmiu,Bruno Shllaku, Robert Drenika,Nik Xhelilaj,Astrit Kabashi,Yllka Gashi e shumë e shumë aktor tjerë.Ka simpati të veçant për artistin gjerman Daniel Brül. I pelqen zhanri dramatik,aksion.
Për Valonin me nota të larta flet edhe kritika e në veçanti regjisori i flimit”Plünderich” zotëri Tim Kochs i cili talentin e Valonit e vlerëson si një të ri që eshtë i pasionuar pas filmit me një përkushtim intelegjent i cili do arrijë majat e artit dhe të filmit dhe një ditë shumë shpejt Valoni do jetë një emër i kërkuar në film sepse ky zhanërr i flen në shpirt. Nga ambicja që Valoni ka për artin ka filluar të shkruaj një skenar për një film të ri me një regjisor tjetër por këtë projekt mendon ta përgadisë sa më mirë për çka i duhet shumë kohë.
E sa i përket angazhimit në ndonjë projekt shqiptar është i gatshëm dhe mëzi pret ftesat nga ndonjë regjisor nga vendet shqipfolëse.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ju falemnderit ju Zotëri Mamaj, për intervisten që keni bërë, falenderim edhe prej dhurusit te dhuratës.Valoni është nji prej Aktorve te ri, i dëshiroj shumë suksese në jetë dhe Bekime rrugtimit te tij ne Aktrim.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu