ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Numri i xhamive të ndërtuara me lekët e shërbimeve sekrete serbe, arabe dhe turke, në të cilat propagohet islami radikal është alarmant!

Shkrime relevante

Ja, këta janë përgjegjësit e vërshimës së fashizmit islamik në Shqiptari…?

Msc Belisar Jezerci KUSH JANË PERGJEGJËSIT KRYESOR TË ESKALIMIT TË ISLAMIT RADIKAL...

Xhamia e Erdonait në Prishtinë, xhami për zhdukjen e Dardanëve

Nga Belisar Jezerci ___ "XHAMIA" QENDRORE NE PRISHTINË! Kjo ndërtesë me emrin e kamufluar...

Istogu dhe trimat e tij në hisori

Bardh Mustafë Nengurra Ka vite që nëpër Istog debatohet për disa...

A duhet miratuar Eutanazia në Shqipëri?

Pirro Prifti, Tiranë Një debat i madh por edhe një problem  kompleks...

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Uglanin

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i...

Shpërndaj

Në foto: Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren 
Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
Paraardhësit e turqve osmanët na futen me shumë zell nëpër xhamitë beduine dhe na ndaluan shkollat në gjuhën shqipe.
Serbët po ashtu na ndaluan shkollat në gjuhën shqipe, por kurrë xhamitë në gjuhën arabe.
Mamushën një fshat shqiptar të cilin UDB-a e konvertoi në fshat turk, Hashim Thaçi e ktheu në komunë turke, ani pse ashiqare përbëhet prej shqiptarëve të asimiluar në turq.
Pra Mamusha është dëshmi e qartë, se çka ndodh me një popull që identitetin kombëtar e zëvendëson me identitet fetar.
Ndodh natyrisht asimilimi.
Në Prizren më shumë flitet gjuha turke sesa ajo shqipe edhe pse vetëm familja Xhibo ka prejardhje turke.
Dhe jo vetëm kaq, por në Prizren dominojnë traditat, doket dhe zakonet turke.
Myslimanët e Bosnjës janë një dëshmi shumë më signifikante se çka ndodh me një komb që identitetin kombëtar e zëvendëson me identitet fetar.
Mbi 200.000 myslimanët të Bosnjës janë masakruar nga ushtritë e dy popujve prej të cilëve e kanë gjenezën.
Pra prej ushtrisë serbe dhe asaj kroate …
Çka bënë shqiptarët e dëbuar në Turqi?
E themeluan kombin dhe shtetin turk.
Dhe jo vetëm kaq, por kombit të sajuar nga qindra kombe të vogla anadollake, ia krijuan alfabetin latin dhe natyrisht përmes alfabetit latin e asimiluan vetveten shumë më lehtë në turq.
A po mësojnë shqiptarët nga historia e tyre?
Jo aspak.
Numri i xhamive të ndërtuara me lekët e shërbimeve sekrete serbe, arabe dhe turke në të cilat propagohet islami radikal është alarmant.
Pastaj po çuditemi që madje edhe aleatët tanë që na ndihmuan të çlirohemi dhe pavarësohemi nga Serbia e kanë humbur respektin ndaj nesh.
Po si mos ta humbasin, kur ne s’kemi vetrespekt, integritet dhe dinjitet njerëzor, kombëtar dhe shtetëror?
Si mos ta humbasin, kur lopozitaret tanë 20 vjet rresht sa ishin në pushtet, bënë gara me njëri tjetrin për ta vjedhur dhe rrënuar sa më shumë popullin dhe shtetin?
Jam i lumtur që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po e ndjekin një kurs të kundërt shtet-ndërtues edhe pse jo me shpejtësinë e duhur për shkak të nevojës urgjente për të pastruar sasi të paimagjinueshme llumi, që ua lanë prapa qeveritë pararendëse.
Unë personalisht besoj 100% në kombtarizmin e Albinit dhe Vjosës.
Fatkeqësisht po sabotohen nga lopozita dhe po sprovohen nga problemet globale si pandemia dhe kriza energjetike.
Megjithatë me ndihmën e popullit dhe Zotit shqiptar do t’ia dalin

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Për fatin e keq dhe shumë të hidhur kjo është një e vërtet e historisë sonë.Juve i nderuar zoti Lirim Gashi ju përgëzoj për kët përmbledhje kaq të mirë dhe faktike (fatëkeqsisht) kjo është e kaluara e popullit tonë.

  2. Po po, atdhetari Albin qe per keshilltar e ka nje mohues te rezistences shqiptare qe eshte periudha me e ndritshme e historise tone.
    Ti i beson kurse une nuk i besoj fare.

  3. Koment, shkrim i saktë që duhet të shpërndahet, lexohet e kuptohet sa ma mirë e sidomos prej atyre që e harruan shumë shpejt nga verbësia e interesit materialist personal e familiar të ngushtë e jo largpamës. Shpresoj se këto lloj shkrimesh do tu a hapin horizontin e pamjes dirigjintav tanë të luftës që kishin luftuar për qëllime mercenare e jo patriotike si janë deklaruar.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu