Prof. Bajram Binaku Pejë
Gjatë tërë sundimit serbosllav, qe nga mbarimi i luftës se dytë botërore, Kosova, herë kishte një autonomi të vogël e herë pak më të madhe, po, gjithëherë ishte e komanduar dhe e teledirigjuar nga Serbia. Socializmi jugosllav, kishte instalue një sistem, aq të sofistikuar, sa qe, gjithëmonë i kishte bërë mashë, shqiptarët e dëgjueshëm, të cilët ishin pjesë e sistemit jugosllav.
Pasi kishin pasë besim të madh tek komunisti i vjetër, Veli Deva, e kishin caktue për udhëheqës të gjigantit më të madh të Kosovës, Kombinatit “Trepça”. Po, një llapsuz i tij, qe kishte bërë në një ndejë, kishte bërë bujë, në gazetat e kohës:”i kemi keq punët, prej shkieve”! Gati sa e kishin diferencuar ashpër, po e kaluara e tij e kishte shpëtuar, me pasoja të vogla.
Duke, parë presionet e Serbisë, në kohën e pregatitjeve të amandamenteve për ndryshimet kushtetuese, në vitet e shtatëdhjeta, Tito, kishte këshilluar Fadil Hoxhen, qe ti, ndërprejë takimet me popullin e Kosovës, në të cilat kërkohej, qe Kosova të fitojë statusin e republikës!
Po, kishte dhe politikanë të Kosovës, qe ua kalonin edhe atyre të Serbisë, për qëndrimet e tyre anti shqiptare, sikur, qe ishte Ali Shukriu, Sinan Hasani e deri të Azem Vllasi e Rrahman Morina.
Jetë politike të komunistit, kishin bërë dhe shumë të tjerë, duke gëzuar dhe poste të larta. Kishin bërë dhe persona, të cilët në pluralizmin e viteve të nëntëdhjeta, vetëm e kishin ndrrue gëzofin, për tu pregatitur, qe me tutje të ngritëshin në hierarkinë politike, deri në kulm, sikur Isa Mustafa e shumë të tjerë.
Shumë, shefa UDB-je, shumë oficerë e hetues, kishin rrahur e malltretuar,
shqiptare të burgosur, vetëm, se kishin shprehur mendimin, kishin shkruar parolla apo, kishin lexuar libra nga Shqipëria.
Kishte dhe raste, ku, malltretimet shkonin aq larg, sa qe disa të burgosur, si në Prizren, Pejë e gjetiu dilnin, kufoma nga burgu, me një njoftim zyrtar, se këta kishin bërë vetëvrasje. Nga shqiptarët, për fat të keq kemi pasë dhe të tillë, qe u dërgonin informata dhe kazermave, ku shqiptarët kryenin obligimin ushtarak.
Prandaj, në bazë të informatave, shqiptarëve u kurdisej vrasja, sikur Aziz Kelmendit e dhjetra të rinjëve tjerë!
Tani lindë pyetja?Përse nuk u procedua ligji për denimin e krimeve të sundimit komunist?
Mendoj, qe euforia e çlirimit të Kosovës, euforia e plaçkitjes se pronës se shtetit dhe e kaluara e disa nga ata, qe thirreshin çlirimtarë, qe në fakt kishin “ngjy” edhe në sistemin jugosllav e serbosllav, ishin elementë pengues, për nxjerrjen e ligjit në fjalë. Pra, Kosova e pasluftës, ishte në kaos të pa parë! Luftëtarët ishin përzie më mashtrues, të cilët kishin blerë uniforma, ose kishim marrë nga ato, qe ishin hedhur gjatë ikjes dhe bombardimeve serbe. Poashtu dhe strehimi, i cili mungonte, për shumicën e të kthyerve dhe kushtet për akomodim e ushqim, kishin ndikim në devalvimin e jetës se re të pas luftës. Po tërë këta faktorë, nuk justifikojnë, pa mundësinë e aprovimit të ligjit të krimeve të komunizmit. Asnjë denoncim privat, nuk kam degjuar të ketë pasë nga ndonjë i burgosur, kundër hetuesve, qe kishin shkaktuar dhunë gjatë sistemit shumë vjeçar komunist, jugosllav. Para pak kohe kishte vdekur ish shefi i UDB-së në Pejë. Tërë kohën e pas luftës e kishte kaluar nëpër lokale, me shoqëri të të gjitha niveleve, pa i drejtuar askush gishtin, siç kishin kaluar dhe agjentët, hetuesit e sherbyesit tjerë, të policisë, udbës e ish burgjeve serbosllave. Një shkrim i Xhafer Shatrit, kishte hedhur dritë mbi përsonalitetin e këtij udbashi, i cili me gëzoj pa masë, qe pata rastin ta lexoja.
Tani, pas 22 vitëve, nuk ka as teori, qe ta nxjerrim një ligj të tillë, sepse, përsona të caktuar politik, kanë kryer dhe kanë pasë pozita të larta në Kosovën e lirë. Lind pyetja, si mund ta denoncosh Isa Mustafën, si bashkëpunëtor të regjimit monist, po dhe më keq, të okupatorit serb, kur ky do të ketë pasë privilegje: të jetë ministër i financave në kohën e Rugovës, Kryetar i Prishtinës e Kryetar i Lidhjes demokratike të Kosovës? Ky ishte zgjedhur ministër i financave të KSA të Kosovës, bashkë me Rrahman Morinën e me të tjerë, shqiptarë e serbë, kur Kosovës ju suprimua autonomia! Po të kishte vullnet politik, përkrahja popullore nuk do të mungonte, në nxjerrjen e materialeve dhe dokumentimin e të bërave gjatë sistemit komunist jugosllav për gjithë përsonat, qe kishin pozita të larta. Një ligj i denimit të krimeve komunistë, në Kosovë do të ishte më se i domosdoshëm. Përmes këtij ligji, do të dënoheshin personat, qe direkt kanë tejkalue dhe shpërdorë pozitat e tyre shtetërore, për tu hy në prapanicë eprorëve serbë e jugosllavë. A është i nevojshem një ligj i tillë- po! A jemi vonuar ne, për nxjerrjen e një ligji të tillë-po!
Më mirë vonë se kurrë!