ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Qeni dhe shoku i tij ujk

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
Për të mos përsëritur një thënie të moçme, “qeni i keq ta bie ujku n’torishtë” e titullova këtë shkrim kështu. Sepse, rastin, qe unë e kam marr për ta shtjelluar, ka të bëjë me një simbiozë të qenit dhe ujkut në rrethanat aktuale politike të Kosovës.
Pra, janë bashkuar qeni dhe ujku për marifete, qe nuk njifen në asnjë rast, pas armiqësisë dhe luftërave mes  shteteve.
Sidomos pa kërkim falje shtetit viktimë siq, jemi ne në raport me Serbinë shtypëse e okupuese!
Mileti jonë, më saktësisht, disa ose shumë pjestarë, qe për fatin tonë të keq, i kemi bashkë kombas, paskan bashkëpunue me ujkun, serb, i cili ishte një shembull i pa parë i tradhëtisë, shtypjes, persekutimit, jo vetëm i shqiptarëve, në këtë pjesë të Ballkanit.
Në vitet e pas çlirimit nga fashizmi, shqiptarët ishin  popull, qe pësoj në masë më të madhe, nga okupatori i paskrupullt, serb. Edhe luftërat e viteve të nëntëdhjeta, ishin të nxitura dhe të udhëhequra nga një rexhim i egër i Sllobodan Millosheviqit, ngjashem më këtë të Vuçiçit. Dhe shqiptarët, prap me serbë, “bratstvo jedinstvo”.
Do ta përmend, fillimisht rastin e fundit, se ndoshta,  mbani mend, për të vazhduar me raste tjera.
Në Brezovicë, paskan përfundue në pranga, ish kryetari i Shtrpcës dhe disa biznesmenë, nga ata dhe shqiptarë. E keqja këtu është, se i paskan mbushur xhepin, këta, ish kryetarit bukur mirë, mbi një milion euro.
Dhe sherri nuk ka nisur këtu, po, shumë më herët, atëherë kur pilitikanët dhe ish pushtetarët e Kosovës kishin përkrahur idenë e formimit të komunave serbe në Kosovë, jo vetëm në periferi, po edhe në brendi të saj. Njera nga këto Komuna, mu në mesin e komunave shqiptare, Lipjan, Malishevë, Ferizaj, Suharekë, është komuna serbe, Shtrpca. Kjo komunë e posedon qendren më të madhe të rekreacionit dhe skijimit, me të njohur në këtë pjesë të Ballkanit, Brezovicën. Bjeshkët e Sharrit, ku bën pjesë kjo, nuk mundën ti shtinë hundët hienat, për ta privatizuar, prandaj për të çapitur sado pak nga kjo bukuri e rrallë, pasuruan serbë të korruptuar të pushtetit, deri të një kryetar komune.
Pasi, qe komuna ka sovranitet të caktuar nga shteti, dhe në anën tjetër Shtrpcën e menaxhon Serbia, vështirë se ky zinxhirë i krimit dhe shpërdoruesve do të zgjidhet në të mirë të Kosovës.
Do ta marr dhe një rast të para disa ditëve, qe kishte ndodhur në veri.
Pasi, qe qeveria kishte njoftime se në veri, kontrabandohej droga, importoheshin mallëra të dyshimta e bëhëshin krime tjera ekonomike, kishte marrë një aksion policor. Qellimi i këtij aksioni të koduar ishte kapja e kriminelëve dhe vendosja e rregullave  të qarkullimit të mallërave edhe në veri, sikur në çdo vend kalim kufitar, qe ka shteti i Kosovës. Për çudi të të gjithëve, nga njerëz të krimit e bashkë punëtor me kriminel serb në veri kishin informuar këta. Aksioni i policisë kishte përfunduar vetëm me kacafytje mes policisë e turmës se parapregatitur në veri. Edhe aksioni i dytë i policisë në veri nuk kishte shkuar, siq ishte planifikuar nga eprorët policorë.
Një gjë është e sigurtë! Bashkëpunëtorët shqiptarë janë ata, qe kanë biznese atje, me serbë dhe i kanë informue më kohë, qe tu ikin arrestimeve. Këto banda, kanë demtuar buxhetin e kosovës me miliona euro, qe nga pas lufta. Graqanica është një shembull tipik i degradimit politik, është epiqendër e Kosovës dhe për fat të keq, Ulpiana antike, gjëndet mu në komunën e Graanicës. Ku ishin politikanët tanë, kur i caktuan teritorin një komune, kurrë, të pa qenë?A do të mbajë përgjegjësi ndokush për këto akte të shëmtuara e çnjerëzore? Ulpiana në territorin e Çagllavicës, hej more po ku jemi?
Ku na mbet Boletini? Eshtrat e Isës ndoshta i kemi bartur pesë vjet, qe mos t’ia lëmë të pushojë ashtu siq e kishte merituar dhe kishte luftuar për këtë DHE, apo ndoshta, nga një shkak tjetër? Boletini me veri! Jo more kurr so kanë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu