ARKIVI:
18 Tetor 2024

Shkrimtari turk, Aziz Nesin:”Të gjithë mëkatarët kërkojnë strehë në faljen e Zotit për shpëtimin”

Shkrime relevante

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Shpërndaj

SHKRIMTARI TURK AZIZ NESIN (1977):
Arsyeja kryesore pse populli turk shkon gjithnjë duke u zhytë në errësirë, duke u bërë gjithnjë e më shumë muslimanë, është se ai gjithnjë e më shumë po bëhet mëkatar dhe gjithnjë e më shumë po hanë bukën e turpit. Njeriu mund ta fshehë mëkatin e tij, haramin e tij nga të tjerët, por nuk mund ta fshehë atë nga vetja; ai vetë e di se është mëkatar. Teksa ai mëkaton, frika e tij për fajin, për ndëshkimin e Zotit për t’u djegur në ferr, rritet. Pikërisht atëherë ai gjen shpëtimin te të qenët jashtëzakonisht fetar. Sa më shumë mëkate, aq më shumë përpiqet t’i pëlqejë Zotit. Të gjithë mëkatarët kërkojnë strehë në faljen e Zotit për shpëtimin. Pse, a nuk ua dërgoi “Allahu” islamin arapëve sepse bënin një jetë të lajthitur në perversitete?
Imoraliteti, mëkati, harami, krimi dhe faji po shkon duke u rritur në Turqi. Turqit jashtë vendit mendojnë se ata bëjnë edhe më shumë mëkate, dhe mu për këtë shkak duhet të jenë edhe më ekstremë sesa që janë në Turqi, në mënyrë që të heqin qafe atë mëkatë të madh.
Pra, mos po i bëjnë gjithë këto marrëzira mu pse janë muslimanë të vërtetë? Të provonin atëherë të mos jenë? Për një kohë sëpaku. Mbase do uleshin rastet e mëkateve, e harameve, e hajdutërive, e perversiteteve, e taksa-ikjeve dhe e ligësive? Pyes unë veten, se kur një dukuri e keqe shkon vetem duke u bë edhe më e keqe, kjo dëshmon se dicka te ky popull nuk është duke funksionuar në rregull.
Mendimi im ky. Ti mendo si të duash, mjafton të mendosh!
(Shqipëroi Victoria Fitore Malo.)
E përgatiti: Ibrahim Kelmendi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu