ARKIVI:
28 Nëntor 2024

Rama dhe atavizmi i tij politik

Shkrime relevante

Nëse do ta njohësh karakterin e Shqiptarit, jepi pushtet për ta pa se mund të bashkohet edhe me armikun …!

Afrim Caka, Gjakovë A DËSHIRONI TA NJOHËSH KARAKTERIN E SHQIPTARIT, JEPI PUSHTET Ndonëse...

Ragip Muharrem Hoti, simboli i lirisë kombëtare !

Nga: Arif Ejupi RAGIP MUHARREM HOTI, ME HEROIZMIN E TREGUAR DHE GJAKUN...

112 vjet shtet, 111 vjet ndarje për shqiptarët!

Florim Zeqa   Edhe 112 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i gjen...

Lamtumirë, koleg i dashur: Pushofsh në paqe Profesor Sami Repishti, emri dhe trashëgëmia yte do të kujtohen përjetë

Nga: Frank Shkreli   Ndërroi jetë Profesor Sami Repishti në moshën 99-vjeçare. Kalimi...

Islami Politik dhe Lëvizjet për Braktisjen e Fesë Islame, nxitën kthimin e Shqiptarëve në Krishterizëm

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Përmbledhje informativa njëvjeçare: Në vitin e fundit, lëvizjet që...

Shpërndaj

Prof.dr. Eshref Ymeri

Rama asnjëherë nuk ka qenë një njeri i vetëmjaftueshëm. Ai gjithmonë ka pasur nevojë për një armik ose për një skllav për të arritur vetëvlerësimin. Por kjo nuk është gjë tjetër, përveçse kompleks inferioriteti. Por po të marrim parasysh përcaktimin “tip kriminal” që e ka përpunuar psikiatri i shquar italian Çezare Lombrozo (Cesare Lombroso – 1835-1909), atëherë mund të themi se ai i përshtatet Ramës pothuajse në një mënyrë ideale.
Sipas Lombrozos, veçoria e parë e “tipit kriminal”, është aftësia për të hyrë “nga porta kryesore”, për t’iu përshtatur natyrshëm gjendjes shpirtërore të çdolloj grupi. Dhe në këtë mes kemi të bëjmë gjithashtu me tipare të tilla si pabesia, fryma e dyshimit, ndjenja e hakmarrjes, ruajtja e inatit, mungesa e plotë e shpirtmadhësisë, egoizmi i skajshëm, etja për pushtet dhe fodullia e neveritshme, egërsia, pedantizmi (që gjithçka të bëhet ashtu siç i teket atij), natyra gënjeshtare, mbizotërimi i interesave materialopushtetore në një formë nga më të vrazhdat, natyra ziliqare, ndryshimet e menjëhershme dhe të furishme të gjendjes shpirtërore, prej “keqardhjes” së zjarrtë deri në distrofi dhe natyrë hakmarrëse inatçore, hiperseksualiteti, tipare këto që nuk zhduken madje edhe me ardhjen e pleqërisë dhe që shoqërohen me arrogancën në rritje me kalimin e moshës.
Veçoria e dytë e “tipit kriminal”, sipas Lombrozos, është mungesa e bashkëpërjetimit, domethënë e mundësisë për ta vënë veten mendërisht dhe emocionalisht në vendin e tjetrit, mungesa e aftësisë për keqardhje, shpërfillja ndaj ndjenjave të tjetrit.
Kur Rama kishte një vit e gjysmë që kishte ardhur në krye të qeverisë, në njërën nga faqet e internetit qe botuar informacioni në vijim:
“Hatire Piciri, 86 vjeçe, sot ndodhet ne burg, se nuk kishte mundësi të paguante energjinë elektrike! Kjo Nënë jeton e vetme dhe nuk ka mundesi të paguajë energjinë, se lekët që merr nga pensioni nuk i dalin per ilaçe! Deri këtu ka arritur qeveria, sa të futë në burg te moshuarit dhe t’u heqë oksigjenin femijëve!” (Citohet sipas: “Hatire Piciri, 86 vjeçe, me 28 shkurt 2015 është futur në burg, se nuk kishte mundesi të paguante energjinë elektrike!”. Faqja e internetit “gazetashqipëriajonë”. 22 janar 2016).
Disa muaj më vonë pas kësaj ngjarjeje të turpshme për Ramën, publiku i gjerë u njoh me një tjetër ngjarje, shumë më të rëndë, madje të kobshme, si më poshtë:
“Pasi e lanë prej muajsh në terr, duke i ndërprerë energjinë elektrike, sepse nuk kishte mundësi të paguante, sot është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për një të moshuar 91-vjeçare nga fshati Fang i Mirditës. Barbulla Pepa jetonte e vetme në kushte të varfërisë ekstreme. Fqinjët e saj e kanë gjetur të vdekur në shtëpinë tejet të vjetër dhe pa kushtet më minimale. Po fqinjët kanë hapur dyert për mort për nënë Barbullën. Rreth një muaj e gjysmë më parë, përmes medias, ajo i bëri apel OSHEE-së t’i rilidhte energjinë, sepse nuk kishte mundësi ta paguante, por thirrjet e 91-vjeçares ranë në vesh të shurdhët” (Citohet sipas: “OSHEE i ndërpreu energjinë elektrike, vdes nga të ftohtit e moshuara”. Faqja e internetit “Lapsi Lajme”. 11 dhjetor 2015).
Pra, atë plakë të gjorë OSHEE-ja nuk e mëshiroi, sepse zbatoi urdhrin që lëshoi Rama për ndërprerjen e energjisë elektrike, pavarësisht nga rrjedhojat tragjike që mund të vinin më pas. Vdekja e asaj plake të mjerë sigurisht që nuk e ka rënduar aspak ndërgjegjen e Ramës, sepse në qenien e tij është krejtësisht e huaj ndjenja e keqardhjes.
Veçoria e tretë e “tipit kriminal”, – thekson Lombrozo, – është atavizmi psikologjik – shfaqja e tipareve më negative të pararendësve primitivë – dhe, në rastin konkret të Ramës, është atavizmi i të menduarit, një atavizëm ky prej çekisti mendjengushtë, një atavizëm i të menduarit totalitar, prostalinist, proenverist.
Veç kësaj, situatën e rëndon edhe më shumë fakti që Rama ka zgjedhur rreth vetes njerëz të formimit të tij psikologjik. Pa dyshim që një pjesë e deputetëve të tillë formim ka. Po ashtu, ai ka krijuar armatën e analistucëve, e gazetarucëve dhe të publicistucëve, të cilëve, si qenie të zhveshura nga çdolloj tipari njerëzor, u shtohet jeta kur zejen e zvarranikut para kryepushtetarit, pavarësisht se ç’krahu të politikës i përket ai, e ushtrojnë me aq pasion të papërmbajtur. Formimi i tyre psikologjik prej zvarranikësh të pështirë, është shpalosur më së miri në sulmet e egra që kanë ndërmarrë muajt e fundit kundër Profesor Berishës, duke dalë në mbrojtje të Bashës, të cilin Rama e pati shndërruar në “eunukun” e vet politik natën e 17-18 majit 2017. Pra, pas ngjarjeve që pasuan pas vendimit që “eunuku” politik Basha mori më 09 shtator kundër Profesor Berishës, armata e lartpërmendur nxori në pah tërë duhmën e plehut ku ajo vegjeton në zvarritjen e saj para Ramës.
Krejt periudha e qeverisjes së Ramës do të shënohet në historinë e mbarë kombit shqiptar, si periudha e “turpit të Shqipërisë”, si koha e dështimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Të gjitha vitet e qeverisjes së Ramës, janë vitet e turpit të “bujkrobërve” të tij socialistë, janë vitet e turpit të popullit shqiptar, janë vitet e heshtjes së turpshme, janë vitet e turpit të inteligjencies shqiptare, e cila, në shumicën e vet, është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere.

Kaliforni, 05 janar 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu