Ilir Seci, Irvington, New York
Thuejse per çdo fundviti perkujtohet “Konferenca e Bujanit” e mbajtun në Bujan të Krasniqes, Malësi e Gjakovës, prej dates 31 dhjetor 1943 deri me 2 janar 1944…Mbledhja e Konferencës asht mbajtë në kullën e bajraktarit të Krasniqes Sali Manit, saktesisht në Fang të Mulosmanaje. Sipas kronikaneve në mbledhje morën pjesë 49 delegatë të cilet zgjodhen nji kryesi prej 9 vetash, ku kryetar u caktue Mehmet Hoxha, nenkryetarë u caktuen Rifat Berisha dhe Pavle Joviçeviçi, kurse anetare kryesie ishin Xheladin Hana, Fadil Hoxha, Hajdar Dushi, Zekeria Rexha, Milan Zeçari dhe Ali Shukriu.
Asht mjaft interesant ngulmimi thuejse prej sonambujsh i disa studiuesve dhe historianeve per me e paraqite këtë konference si ngjarje me randësi kombetare kur në realitet ishte thjesht nji manover demagogjike e komunisteve të Kominternit dhe nuk kishte të bante fare me patriotizmin. Kjo Konference u organizue dhe u mbajt nga krahu komunist i angazhuem në Levizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipnine e asaj kohe, ku perfshihej edhe Kosova mbas bashkimit me trungun amë në vitin 1942, bashkim qe u mundesue mbas shpërbamjes së parë të Jugosllavise. Pra ishin komunistet ata që e organizuen këtë konference dhe natyrisht organizimi nga ana e tyne e perjashtonte çdo mundesi me qenë konference kombëtare e për ma tepër gjithëpërfshimëse…natyrisht që në mesin e pjesmarresve ka pasë elementë atdhedashes, te cilet në rastin ma të mire ishin naive që besonin verbnisht në idetë komuniste të maskueme nen petkun e LANÇL-së. Pjesmarresit ne ate Konferencë kanë qenë dy kategori :
– Naivë ose Demagogë…
Naivet si e thamë ishin ata të cilët besonin idetë çlirimtare që ishin mveshja e jashtme prej sheqeri e pilulës së helmët komuniste dhe Demagoget ishin ata që u zgjodhen në krye, ata të cilët mbas perfundimit të Luftes së Dyte u banë udheheqes e gezuen karriere në Shqipni ose në Kosove,(RSFJ)…kur flasim per pjesmarres naive nuk e teprojme aspak, sepse vetem persona naive munden me e besue se serbët si nënkryetari i kesaj konference Pavle Joviçeviçi apo anetari i kryesise Milan Zeçari, ishin me te vertete në favor të idese që populli i Kosoves me vetevendosë fatin e vet në mbarim të Luftes se Dyte.
– “Po ne qofte se kjo Konference nuk u mbajt per me vendose fatin e Kosoves mbas Luftes, atehere pse u mbajt?” – me plot të drejte mund shtrohet pyetja…
Me i dhane pergjigjien e duhun kesaj pyetje duhet me marrë në shqyrtim kontekstin kohor kur u mbajt konferenca, duhen shqyrtue rrethanat historike dhe zhvillimet politike të asaj kohe.
– Ma se pari kur merret ne shqyrtim ajo kohe duhet theksue se Levizja Nacionalçlirimtare e nisun prej Partise Komuniste te Shqipnise nuk gjeti terren dhe nuk u perkrah ne Veri te Shqipnise. Asht fakt historik që deri ne fundin e vitit 1944, në krejt zonen veriore duke fillue nga Fushe-Kruja e deri në Bjeshket e Nemuna, pra ne krejt zonën çka gjindet mbi “Vijën Jiriçek”, nuk ka njoftë perkrahje levizja partizane dhe se ne krejt këtë zone ka veprue nji batalion i vetem qe ma vone u quejt “Perlat Rexhepi”, i perbame nga vullnetare prej tana viseve, kryesisht komuniste per nga idetë dhe pikepamjet. Refuzimi i plote ose hezitimi në perkrahjen e Partise Komuniste dhe Levizjes Partizane ne Veri ishte i shpjegueshem me faktin qe Partine Komuniste te Shqipnisë me 8 Nandor 1941 e kishin themelue dy sllavë, malazezi Miladin Popoviç dhe serbi Dushan Mugosha , të dy vinin nga dy vende armike të betueme të shqiptareve, Mali i Zi dhe Serbia, që kishin krye masakra të perbindshme ndaj shqiptareve sidomos në Veri. Dy sllavet, Popoviç dhe Mugosha ishin edhe në krye të levizjes partizane prandaj ne Veri kishin çdo arsye me e pa me mosbesim edhe ne këtë drejtim. Po ti shikoni me vemendje faktet historike shihet se ata qe u angazhuen me levizjen komuniste ne Veri ma se shumti ishin pakica sllave si Vasil Shanto, Vojo Kushi, Branko Kadia, Jordan Misja – te cilet ironikisht edhe sot e kesaj dite mbahen per heronj. Pra populli në Veri nuk u besonte komunisteve shqiptare qe bashkepunonin me serbet. Per këtë arsye demagoget ne krye te PKSH-se menduen me gjete nji menyre si me apelue ne Veri dhe dolen me idene demagogjike te mbajtjes se nji Konference per me vendose fatin e Kosoves në mbarim te Luftes se Dyte. Duke e dite dashnine natyrale te Veriut per Kosoven, demagoget komunistë i meshuen idesë se vetevendosjes se fatit të Kosoves me shpresen se ashtu mund ti shtonin rradhet e veta me perkrahes ne Veri. Ne pershtatje me rrethanat e kohes komunistet demagoge pervetesuen narrativen patriotike si karrem me shtue rradhet, ashtu si e tregoi koha ata asnjihere nuk qenë te njimendët në ato premtime që i shkelen me të dy kambët menjihere mbas Luftes, si Enveri ashtu edhe Tito.
Se dyti duhet theksue se Konferenca e Bujanit u mbajt si kunderpergjigjie ndaj Lidhjes se Dyte Shqiptare të Prizrenit mbajtun në Prizren – kryeqendren historike te shqiptarise, nga data 16 deri me 20 shtator 1943. Mbajtja e kesaj Lidhje te Dyte të Prizrenit i alarmoi jashte mase Kominternin dhe per këtë arsye ata ngulmuen me iu kunderpergjigje kesaj Lidhje me nji tubim të ngjashem. Per këtë arsye ata vendosen me mbajte nji Konference në Bujan të Malsise se Gjakoves,(që administrativisht sot njihet si Tropoje)…dhe e zgjodhen qellimisht Bujanin…u zgjodh Bujani sepse me 11 shtator te vitit 1943 pikerisht në Bujan asht vendose mbajtja e Lidhjes se Dyte të Prizrenit me nismën e Xhafer Devës, Musa Shehut, Sheh Hasanit, Lukë Simon Mjedës, Qazim Bllacës dhe Pjetër Vuçajt. Mbledhja paraprimëse e Lidhjes se Dyte te Prizrenit u mbajt po në Bujan, po në Fang të Mulosmanaje, si nji rezonim historik u mbajt bash në trojet e Mic Sokolit qe u flijue ne Kosove. Aty ne ate mbledhje pjesmarresit shqyrtuen situatën e krijueme mbas kapitullimit të Italisë dhe nevojën e ngutshme të ngritjes së nji ndërlidhjeje e marrëveshjeje midis krahinave të ndryshme të ish-Mbretnisë Jugosllave ku jetonte popullsia shqiptare. Mbledhja u organizua në shkallë kuvendi në frymën e Lidhjes së Parë të Prizrenit dhe zhvilloi punimet si Lidhje e Dyte ne Prizren nga data 16 deri me 20 shtator 1943, me pjesmarrjen e 42 delegatëve që përfaqësonin Prizrenin, Dragashin, Suharekën, Rahovecin, Gjakovën, Pejën, Plavën, Vuthajn, Rozhajën, Novi Pazarin, Senicën, Prishtinën, Gjilanin, Mitrovicën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Dibrën, Ohrin dhe Ulqinin.
Siç e ka theksue kjarte Tahir Zajmi ne veprën e tij “Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës”, botue ne Bruksel me 1964, synimi i punimeve te kesaj Lidhje ishte se si me ruejte trojet shqiptare te bashkueme mbas vitit 1942 dhe mvaresisht nga rrjedha e luftes, me ba qendrese bashkarisht e mos me lejue nji copetim te dyte si ndodhi nga Traktati i Shen Stefanit e deri me 1913. Te alarmuem nga nji organizim i mundshem mbareshqiptar si dhe nga frika e nji vetedijesimi kombetar shqiptar, Demagoget komuniste dolen vetë me nji narrative pro-Kosoves duke u shti si nacionaliste per me ba njerez per vete. Edhe njihere Demagoget u hodhen hi syve Naiveve…Nji Konference nacionaliste shqiptare me nenkryetar serb nuk ka as si imagjinohet…Mos harrojme se mbas Luftes edhe organizatoret shqiptare te kesaj Konference u bane anetare te nalte te udheheqesise jugosllave duke mbajte poste ne RSFJ…po te kishte qene e njimendet kjo konference ata do ishin denue dhe jo shperblye…Per fat te keq kjo Konference u ba nji tjeter leksion i hidhun historie ballkanase ku Demagoget triumfojne e Naivet e pesojne…
Disa studiues e historiane mundohen me theksue se ne Konferencen e Bujanit kishte edhe perfaqesues britanike…po e vertete qe ka pase por britaniket aty kane marre pjese per interesat e veta dhe jo per fatin e Kosoves mbas luftes. Dihet se Anglia e nxane ngusht nga Lufta me nazistet në çdo front bante aleanca me kedo kunder Hitlerit, me Bashkimin Sovjetik, me marksistet franceze, polake, çekë e kudo…mes tyne edhe me komunistet jugosllave e shqiptare…Ushtaraku britanik Roderick Bailey ka qene pjemarres ne Konferencen e Bujanit dhe ne librin “Wildest Province – SOE in the Land Of The Eagle;” shkruen se aty tha :
-“Dëshiroj me u falënderue për ftesën… Kam pasë kontakte me shume njerëz me botëkuptime te ndryshme politike. Lëvizja Antifashiste është e vetmja lëvizje qe lufton kundër armikut te përbashkët-fashizmit.” Askund emni Kosove apo vetevendosje e saj… Sepse interesi i Bailey-t ishte sipas udhezimeve te Çurçillit “që me angazhue sa ma shume popuj kunder gjermaneve ne menyre qe me ia lehtesue sadopak barren Britanise…idete, kombet, qellimet ishin pa randesi per ta per sa kohe luftohej Hitleri.”…
***
Asht e pafalshme sot çdo perpjekje me e patriotizue nji Konference si “Konferenca e Bujanit” organizue se bashku nga komuniste shqiptare dhe serbë…si mund të ngjyroset me tone patriotike dhe kombetare nji demagogji e paster dhe nji mashtrim historik i kjarte?