ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Nga “poetika” turke e pushtimit

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Fragment

Tani për ç’i përket “qortimit” të dytë, lidhur me qytetërimin “e ri”, madje “më të përparuar”, që turqit u dhuruakëshin viseve të pushtuara.

Nëse nuk besohet dëshmia e bashkëkohësve arbër për pesë bijtë e Vlash Muzakës – Bogdan, Gjin, Kostandin, Theodor dhe Joan – që Turahan-beu i masakroi duke ua thyer eshtrat me çekan ose për tetë komandantët e Skënderbeut – Moisiu i Dibrës, Vladan (Vlash) Gjurica, Muzakë Komneni, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi – që Mehmeti II i rropi të gjallë pak nga pak duke ua zgjatur agoninë e të rrjepurit dy javë , ja ku janë vetë dëshmuesit jo thjesht proturq, por mirëfilli turq: kronikanët osmanë.

Le të lexohen ata dhe të dallohet sheshit urrejtja dhe armiqësia e egër me të cilën flasin për arbërit. Të lexohen ata dhe të dallohet sheshit karakteri shkatërrimtar i luftërave të tyre pushtuese: djegia sistematike e të mbjellave, rrënimi i kështjellave, shkretimi i krahinave, shpopullimi i vendit dhe tërheqja në male e atyre që donin të mbeteshin gjallë. Të lexohen ata dhe të dallohet sheshit grabitja e krahinave, e gjësë së gjallë, marrja e arbërve skllevër dhe shitja e tyre si plaçkë tregu. Të lexohen ata dhe të dallohen sheshit jo vetëm detraktimet që përdorin për Skënderbeun, duke e quajtur “tradhtar”, “intrigant” ose “bukëshkalë”, por edhe sharjet më të ndyra që përdorin kundër një populli që luftonte për të mbrojtur lirinë e vet.

Le të lexohen edhe vetëm bejtet e Enveriut, bashkëkohës i Skënderbeut tonë, dhe të dallohen sheshit “trimëritë” e turqve selgjukë të Ajdin-oglluit gjatë shtypjes së arbërve me hekur e zjarr, ose qoftë edhe vetëm avazi poetik: “Kur hyri viti tetëqind e pesëdhjetë e katër/ Murati shkoi tek arbërit për të derdhur gjak/ Dhe, si ktheu s’andejmi bëri dasmën/ E të birit që e martoi…” .

Por për qytetërimin “e ri” dhe “më të përparuar”, që turqit osmanë sjellkëshin në viset e pushtuara, nuk është pa interes të kujtohet hareja e kronikanëve qejflinj osmanë për “çunat” dhe “vajzat e virgjëra” të popullsive vendase të rrëmbyer përdhunshëm, – nën hekur dhe zjarr, – me të cilët turqit mbushin haremet e dëfrimeve të tyre të mbrapshta, që lexuesve t’u shpalosen para syve disa nga tablotë më të refuzueshme të këtij farë “qytetërimi”.

Ja dëshmia e Hoxhës Sadeddin, që nuk harronte të shënonte ndër përfundimet e fushatës turke të vitit 1382: “Luftëtarët shtinë në duar nga popullsia arbëre [Arnavud ţaifesi] vajza dhe çuna tërheqës me fytyra të freskëta dhe të pashembullt në bukuri e hijeshi. Çdo luftëtar mori nga një hyri të tillë me fytyrë të bukur që të ledhatonte zemrën…” . (Hūrī quhen vajzat “përjetësisht të virgjëra”, që popullojnë “parajsën muslimane”.)

Ose përshkrimi i kronikanit Bitlisi për rezultatet e fushatës në Arbëri të ushtrive të komanduara nga Sinan-pasha më 1431-1432: “Ata zunë aq çuna e vajza, saqë çdo djalë me shtat të argjendtë dhe çdo vajzë me fytyrë si hëna u shit deri në katër ose pesëqind akçe…” . Po kështu theksimi i të njëjtit Hoxhë qejfli për “fitoren” turke të po atij viti në Arbëri: “Aq shumë çuna e vajza nazike me fytyrë të bukur si hëna ranë në duart e fitimtarëve sa që kampi u shndërrua në një vend gëzimi e hareje, në një parajsë të vërtetë. Kampi i ushtrisë u mbush me vajza të bukura plot naze si hyritë. Ushtarët fitimtarë u paraqitën me një plaçkë të pallogaritshme përpara selisë së sulltanit madhështor dhe i dhuruan Portës së Lumtur djem me trup të shëndoshë dhe vajza të bukura, që ishin të denjë për të shërbyer pranë oborrit shtetëror. Haremi i nderuar i shahut bujar u mbush plot me vajza të këndshme, bardhoshe, që kundërmonin si jasemini…”.

Qysh në pushtimin e Moresë, më 1458, kronikani vetjak i Mehmetit II Tursun-be nuk mungonte të vinte re: “Luftëtarët e dashuruar nga fati i mirë u ngarkuan me trofe të pasura, në veçanti çdo trup mori dy shpirtra nga takimi me robër të bukur: çunakë me tipare engjëllore dhe vajza të bukura si hyri…” . Po për Morenë: “Dhe sidomos çdo shatorre e kishte hyrjen të zbukuruar athua se ishte pazar skllevërish për çuna të lezetshëm dhe vajza të këndshme marrë në robëri…” . Madje ka raste kur vetë kronikani nuk e mohon “hisen” e vet: “Padishahu fatlum ktheu në ishullin e Mitilenës edhe i ndau robërit tri grupesh […] Nga ndarja e këtij dhurimi një skllav me tipare engjëllore, një skllave e bukur si hyri dhe një rob i takuan këtij autori të përunjët…”.

Po ai ia ka shtuar elementet tablosë duke përshkruar rrethimin e kështjellës së Mitrovicës dhe qëndresën e trimave të ngujuar brenda:

“Ushtarët islamikë shtrëngonin në gji dhe puthnin çunat e tyre të këndshëm dhe vajzat e tyre të këndshme përballë të pafeve, ndërsa këta angullinin si qen, sikurse është thënë:

“Unë gjahtar trim luanësh, do të bëj qejf përballë teje me gazelën,

Ti ktheje fytyrën ndaj qiellit, rival, dhe angulli sa të duash si qen” .

  • Nga relatimet e tij të dy fushatave të Mehmetit II në Arbëri, gjatë të cilave kronikani e shoqëronte.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu