ARKIVI:
7 Tetor 2024

Elegji për Beckin

Shkrime relevante

304,016 përfitues nga rritja e pensioneve me 20 për qind

Prishtinë, 7 tetor 2024  Në një konferencë për media, Kryeministri i Republikës...

Kërkesat idioteske të Vuçiqit, duhen shpërfillë në tërësi

  Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, përsëritshëm thotë se "Serbia është...

“Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”- Shërbimi Sekret i Serbisë dhe instrumentet e tij

Bardhyl Mahmuti Pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit nga pushteti, qeveria e re...

Çka kemi nevojë në përditshmërinë tonë?

Shkendije Berisha Pacolli  Sa shpesh më shtrohet pyetja se çfarë këshillash kërkojnë...

Mos u fshihni pas Grupit të Deçanit, dilni në emrin tuaj dhe organizatave tuaja

Saim Tahiraj REAGIM! Kush janë këta matrapz, dështak në ngjarjet e rrëndësishme të...

Shpërndaj

Me Beckin në oborrin para shtëpisë në Turkakë më 1972

 Sinan Kastrati, Suedi

Becki, qeni im e shoku i fëninisë 

Becki e Hachi

U zgjova si ”zakonisht”, pas orës pesë të mëngjesit.

Kafen turke me ëmbëlsirën e shishme e fillova ditën e re, ditën e parë të mësimit për gjysëmvjetorin e dytë të vitit shkollor 2022 (VT-2022).

Pastaj, hëngra pakëz ushqim me lâng e speca të djegstë që kisha marrë në Turjakë. Nuk munda të ngihem nga kollitja e specit, bre fare dalshin, nema dhe u zgjova nga sofra.

Pas gjithë atyre ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë, dhe tash, në Shqipëri, të shtunën më 8 janar 2022, më nuk po i dëgjoj as lajmet e televizioneve partika e atyre ”shtetërore” shqiptare, të Edi Ramës dhe të Hashim Thaçit.

Është e gërditshme ta dëgjosh Edin e ndikuar nga droga kur ”me njërin sy shikon nga mushka e me tjetrin nga krushka” duke folur për ”pajtimin” e siç thotë ai të ”ky kufomave politike” (të Lulzim Bashës e Salih Berishës, vr. imja) dhe kur sheh Hashimin duke ”shpallur pavarësinë” e Kosovës dhe pamjet e RTK-së e Hashimit, me Biden (Joe Biden USA:s president) përfundi fotografisë së George Washington-t.

Të vjen me vjell e pshtyrë

Dhe hapa TV-në programin e 4-tërt sudez dhe desha ti shikoj lajmet e ditës. TV-4-ra (katërshi) ka disa programe, të lajmeve, filmave, fakteve etj.

Sapo hapa,  doli fotografia e qenit, dëgjova zërin e ”Hachi-t” dhe të Parkerit.

Nuk desha ta ndërroj kanalin e as të dëgjoj lajme por për të tretën here fillova ta shikoj filmin ndër më të mirët që kam shikua ndonjëherë, ”Hachiko,– En vän för livet” fili në suedisht, ”Hachi, shoku i jetës”, me Richard Gere në rrolin kryesor, të Parker Wilson.

Ngjarja:

Parker Wilson jeton në një qytet të vogël me gruan, vajzën dhe qenin Hachi. Parker punon si professor në një qytet tjetër dhe çdo ditë udhton me tren për në punë dhe anasjelltas. Kur Parker Wilson (Richard Gere) përfundon punën dhe këthehet me tren, para stacionit të trenit e pret i ulur Hachi (Hachiko), shoku i pandashëm.

Një ditë në orën e mësimit, në ligjëratë me studentët, Parker vdes në klasë ndërsa Hachi pret më shumë se ditëve të tjera trenin e orës 5 të pasdrekes por i zoti (ta quaj kështu, pronarin e qenit) nuk këthehet. Parker kishte vdekur por Hachi shkon dhe e pret në kohën kur duhej të këthehej Parker nga puna me tren. Ai pret deri sa zbresin të gjithë udhtarët por jo më i dashuri. Udhtarët dhe përsoneli që punonin afër stacionit, njihnin Hachin, e ushqenin me ushqim, sugjuk të nxehtë, ujë të ftohtë dhe i flisnin fjalë të ëmbëla…

Pas disa vjetëve, që kishte vdekur Parker, gruaja e Parker-it, Cate (Joan Allen) shkon me e vizitua varrin e burrit, sipas zakonit.

Te stacioni i trenit ajo e sheh Hachin, te vendi i tij, mbi disa gurë (murë i rrethuar me lule brenda). Ajo rrin disa minuta me Hachin por Hachi, pret trenin tjetër…

Një mbremje, Hachi, përsëri shkon te stacioni i trenit dhe aty i mbyll sytë përgjithmonë.

Tash kur Hachi mbyll sytë e fle, në dremitje e sipër, si në ëndërr, vjen Parker dhe takohet me Hachin. Parker e Hachi, me mish e me shpirt gëzohen e trupat e të dyve bashkohn dhe (shkojnë, fluturojnë, në qiell, “himlen”).

Pamjet në film shoqërohen se si Hachi e përqafon Parkerin e të lumtur siq kishin qenë dikur, këthehen në shtepi.

Filmi përfundon por edhe shikuesi, ende pa ra perdet merr vesh se kjo ishte një ngjarje e vërtetë.

Hachi kishte lindur më 10 tetor 1923, pasi kishte vdekur i zoti (pronari ”Hidesaburo Uenos död 1925) më 1925, Hichi e kishte pritur 10 vjet te stacioni i trenit, shokun më të mirë të jetës (të dashur, perm. imi).

Hachi vdes (në gjuh. shqipe themi: ka cof, ngordh për shtazë) më 8 mars 1934, por e vërteta tjetër është se Hachi ka ngordhut më 1935.

Një foto me një përmendore të Hachit shihet në përfundim të filmit te stacioni i trenit e TV-ja paraqet emrat e aktorëve, regjisorëv, fotografëve që të shumtën e herave, nuk i shikoj.

Becki, “Hachi” shqiptar i Turjakës dhe Musli Alia i Damanekit

Filmi më këtheu mbrapa kur unë e kisha shokun më të mirë në jetë, qenin tim e çobanin Beckin. Qysh si klysh kur vëllai i madh, Laha e kishte marrë në Rahovec, ende pa i hapur sytë, e mora dhe e futa nën sqetull e hyra në shtëpi, aty ku nëna e ngratë e dhezte zjemin, gatunte bukët e na zinte gjellëra. Nëna nuk më bërtiti sepse ajo ishte e urtë, si melaqe.

Pastaj Beckin e qova në ahurin e buallicave. Aty ia rregullova një vend ku mund të flinte. Shpejt edhe ballicat (buallicat) u mësuan me antarin e ri të familjes së tyre.

Po edhe ato nuk ishin shumë, 3 copa, 1 që kur ishim ndarë nga vëllezërit e babës, me kishkun e vogël dhe po at vit baba e Zeqa, vëllai i dytë shkuan me punua në Beograd, si puntor krahu dhe me paratë e fituara blemë Seishtën e Nezir Cufës dhe 2 ballica të tjera, “Arushën”, kështu e quaja unë dhe “Kalinën”.

Becki me mua vinte çdo ditë, kur unë i lëshoja ballicat, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Ama edhe unë e doja Beckin. Bukën që ma mushte jangjikunnë (çantën) nëna Nazë, unë e haja bashkë me Beckin dhe pjesën e Beckit, prap e ia lija Beckit.

Kur fillova të shkoj në shkollë, në klasën e gjashtë, pasi kisha pushua dy vjet të plota, Becki nuk më linte vetë, ai më shoqëronte rrugës dhe vinte pas meje deri në shkollë, në Lubizdhë, 3, 5 km larg shtëpisë sime në Turjakë. Nuk donte të ndahej nga unë. Nganjëherë “i bërtisja” të këthehej posa e kalonim lumin Mirusha dhe livadhet, Jarugat, Vakafin e Lubizhdës pasi që shumë rrugaç e gjuanin me gurë ose me ndonjë shtagë dhe i gjori Beck, menxi që pshtonte. Becki e ulte bishtin përtoke dhe si me pritesë këthehej duke me shikua mos jam bërë pishman.

Edhe si çoban, kur e lija Beckin të mi ruaj ballicat e vetë shkoja të marrë bukë e bostan te shtëoija, çobanët e Damanekit, shkonin te Becki dhe ma rrihnin sepse ata e dinin se Becki nuk largohet nga ballicat pa shkua unë dhe atyre iu pëlqente që Becki qante (lihte) por nuk largohej, ndërsa ata si kllounë e sadist e sulmonin me mjete të forta të ngratin Beck. Disa herë e kam gjetur Beckin të plagosur e të gjakosur nga rrugaçët, çobanë të Damanekit.

Becki edhe nga ujku disa herë ishte sulmua, kur ai iu kishte afrua ballicavte të mia. Becki duke mendua se ujku është qen, ishin zënë. Kur e dëgjova se si më kërkonet ndihmën time, unë vrapoja me shtagë por ujku kishte ikur. Vrapova me një shtagë shkoze që ta ndihmoj Beckin por ishte vonë. Veshët i piknin gjak e ai afrohej afër meje sikur kërkonte që të ia jipja ndihmën e pare. Kryet ia merrja dhe qitja në prehër dhe i shikoja plagët e Beckit.

Herën e fundit, ato që mbaj mend për Beckin është se Musli Alia, një kushëri nga  Damanekit e kishte paralizua Beckin në pjesën e poshtme të trupit. E kishte rreh me një hu gardhi deri sa kishte mbetur i shtrirë për tokë Becki por ai nuk kishte cof. Tash, Becki i ngrihte këmbët zhagë kur ecte vetëm sa me e marrë bukën.

Kur shkoja nga Prishtina, të shtunave, më priste te dyert e oborrit i gëzuar që më pa.

Beckin ishte i sulmuar edhe nga bishat e malit edhe nga bishat-nerëz.

Unë iu kam folur fëmijëve të mi për Beckin. Becki arriti ta shoh edhe fëmiun tim të parë, Mimozën. Shkuam në ara me mbledh pasul e Beckin e lash të ma ruaj Mimozën. Mimoza, tash është grua e nënë e 4 fëmijëve por Beckin nuk e pau, ama dëgjoi shumë tregime për Beckin.

Po kush nuk e njohu Beckin në vetet 1970-ta?

Të gjithë çobanët e Bublit, Damanekit, Panorcit e Turjakës e njohën Beckin. Beckin e njohën, e panë dhe ia lëmuan shpinën e kryet edhe shokët e klasës sime, ata që e filluam klasën e gjashtë, po ata që e përfunduam klasën e tetë, gjenerata e parë e shkollës fillore ”Migjeni” në Lubizhdë, më 1970/1971.

Tre nga ata shokë klase kanë vdekur e janë vrarë, Fatmir Hamit Krasniqi i Damanekit, mjek, Ismet Ali Byqyqi, profesor i anglishtes dhe Behram Syla nga Lubizhda.

Edhe Becki im ka cof. Më fal Beck që të ofendova por kështu ne themi, ka “cof”.

Becki im, nuk kishte dashnore sepse nuk kishte asnjë kudër në katundin e Turjakës e Becki nuk la trashëgimtar.

Unë Beckin nuk e mora në kryeqytet.

Dhe kurrë nuk shkruajta një elegji për Beckin tim sikur Agolli për pleqt e

“Elegji për qenin”

Vazhdon

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu