ARKIVI:
7 Tetor 2024

Pushteti makiavelist!

Shkrime relevante

304,016 përfitues nga rritja e pensioneve me 20 për qind

Prishtinë, 7 tetor 2024  Në një konferencë për media, Kryeministri i Republikës...

Kërkesat idioteske të Vuçiqit, duhen shpërfillë në tërësi

  Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, përsëritshëm thotë se "Serbia është...

“Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”- Shërbimi Sekret i Serbisë dhe instrumentet e tij

Bardhyl Mahmuti Pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit nga pushteti, qeveria e re...

Çka kemi nevojë në përditshmërinë tonë?

Shkendije Berisha Pacolli  Sa shpesh më shtrohet pyetja se çfarë këshillash kërkojnë...

Mos u fshihni pas Grupit të Deçanit, dilni në emrin tuaj dhe organizatave tuaja

Saim Tahiraj REAGIM! Kush janë këta matrapz, dështak në ngjarjet e rrëndësishme të...

Shpërndaj

Dilaver Goxhaj, Tiranë 

“Dialog në ferr Makiaveli kundër Monteskiesë”

Nga Maurice JOLY (Le ta krahasojmë me pushtetin kapitalist në Republikën e Shqipërië gjatë 30 viteve 1991-1921)

MAKIAVELI: Monteskie, po marr hipotezën më të vështirë për mua, një shtet që është republikë. Po marrr një republikë pasi, në një formë të tillë qeverisjeje, do të hasja në një farë qëndrese, në pamje të parë të pakapërcyeshme, përsa i përket ideve, praktikave dhe ligjeve. A jeni kundër kësaj hipoteze?

MONTESKIE: Jo, këtu keni të drejtë; po të paktën do të më jepni të drejtë t’ju them se një ndërmarrje e tillë është tejet e vështirë në shoqëritë politike bashkëkohore, ashtu sic janë organizuar ato sot.

MAKIAVELI: E përse? A nuk janë edhe këto shoqëri ashtu si dhe ato të djeshmet, të cënueshme nga ndarjet në fraksione? A nuk ka gjithkund element të luftës civile, të përçarjes partiake, të pretendimeve?

MONTESKIE: Mundet, por, një ndryshim i pushtetit nuk do të çonte në ndryshim të institucioneve. Një pretendues i dhunshëm do ta trondiste shtetin; pushteti shkon në duar të njerëzve të tjerë, por vetëm kaq; e drejta publike dhe thelbi i institucioneve mbeten të paprekura. Kjo ka rëndësi për mua.

MAKIAVELI: Pra, ju e pranoni për një çast se një ndërmarrje e armatosur kundër pushtetit është e mundur?

MONTESKIE: Po.

MAKIAVELI: E zëmë se për momentin kam shpërbërë çdo lloj pushteti tjetër përvec atij timit. Jam në atë situatë ligjore që romakët e kishin pagëzuar me një fjalë aq të bukur dhe të fuqishme: DIKTATURË. Kjo do të thotë se hë për hë, mund të bëj çfarë të dua, se jam ligjvënës, ekzekutiv, gjykatës dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Kijeni parasysh këtë. Jam në pikën ku kam triumfuar për shkak të një përçarjeje, domethënë që kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e një çarjeje të thellë të brendshme.. Në sipërfaqe do të jetë një mish-mash idesh, opinionesh, influencash dhe rrymash të kundërta, si në çdo shtet ku liria është zgjidhur nga zinxhirët.

Do të ketë një mori elementësh politikë të të gjitha llojeve, pjesë të partive dikur të sukseshme por sot të mposhtura, ambicie të shfrenuara, lakmi të zjarrta, urrejtje të fuqishme, terror kudo, njerëz me gjithfarë opinionesh dhe doktrinash, do të ketë nga ata që duan rivendosjen e një regjimi të vjetër, demagogë, anarkistë, utopistë, të gjithë duke punuar për shkatërrimin e rendit të vendosur. Ç’përfundim del në një situatë të tillë? Dy gjëra. E para, që vendi ka nevojë për paqe dhe nuk do të ndaloj askënd që do të mund të sjellë atë; e dyta, që në mes të kësaj përçarjeje të madhe partriake, nuk ka asnjë forcë reale, ose më saktë, ka vetëm një, dhe ai është populli. Unë do të mbështetesha te populli ashtu si Cezari, si Neroni madje, kjo është ABC-ja e çdo uzurpatori të pushtetit. Është forca e verbër që të jep mundësinë të bësh gjithçka pa u ndëshkuar, është autoriteti, është emri që mbulon cdo gjë. Aty do të shihet sesa i bëhet vonë popullit për trillet ligjore dhe garancitë kushtetuese që mbroni ju. Zaptuesi i një pushteti është në një situatë të ngjashme me atë të një pushtuesi. ai është i dënuar që të bëjë cdo gjë nga e para, të shpërbëjë shtetin, të shkatërrojë vendin, të ndryshojë praktikat. Qëllimi është ai, por hë për hë, ai duhet arritur në mënyra të tërthorta, me mjete anësore, me manovra të shkathta dhe me sa më pak dhunë që të jetë e mundur. Pra, unë nuk do t’i shkatërroja institucionet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por do t’i godisja një nga një me mënyra të padukshme, të cilat do ta shpërbënin të gjithë mekanizmin. Kështu do të godisja dora-dorës organizimin e gjyqësorit, votimet, shtypin, lirinë individuale, arsimin. Përmbi ligjet ekzistuese do të vendosja një legjislacion krejt të ri, i cili, pa e shfuqizuar haptazi të parin, në fillim do ta mbulonte, pastaj do ta shfuqizonte krejtësisht.

Këto janë pikpamje të përgjithshme.

MOMTESKIE: Ja, e morët pushtetin, por shteti ka gjithë ato probleme. Më duket një mendësi foshnjarake.

MAKIAVELI: Kështu mendoni? Ju nuk e njihni pushtetin. Do të bëja një kushtetutë tjetër dhe kaq. MONTESKIE: Dhe mendoni se kjo nuk do të jetë e veshtirë?

MAKIAVELI: E ku do të qëndronte vështirësia? Për momentin nuk do të kishte asnjë vullnet, asnjë forcë tjetër përveç simes dhe, nga ana tjetër, do të kishte si bazë të veprimit tim elementin popullor.

MONTESKIE: Kjo është e vërtetë, por, nga sa më thatë, ma merr mendja se kushtetuta juaj nuk do të jetë një monument i lirisë.

MAKIAVELI: Nuk do të ecja aq shpejt. Pak më parë po u thoja se popujt janë si individët, se ata i bën më shumë për vete aparenca sesa realiteti i gjërave; ky është një rregull i politikës që unë do ta ndiqja me vemendje..

MONTESKIE: Ja ku po u them se nuk u besoj aspak.

MAKIAVELI: Ju, me siguri do të më flisnit për parimet e ndarjes së pushteteve, për lirinë fjalës dhe të shtypit, për lirinë e besimit, për lirinë individuale, për të drejtën e tubimit, për barazinë para ligjit, për mosprekjen e pronës dhe të banesës, për të drejtën e peticionit, për zgjedhjen e lirë të punës, për masën e dënimit sipas shkeljes; mjaftojnë këto apo duhet të të radhis të tjera?

MONTESKIE: Më duket se mjaftojnë më pak se kaq, për ta vënë qeverisjen tuaj në pozitë të vështirë Makiavel.

MAKIAVELI: Këtu gaboheni dhe kjo është aq e vërtetë, saqë unë nuk kam asnjë vështirësi për t’i shpallur këto parime; madje, do t’i ktheja dhe në bazë të kushtetutës sime.

MONTESKIE: Por, nëse i vini këto parime në themel të kshtetutës suaj, si do t’ja bënit për të mos i zbatuar?

MAKIAVELI: Ah! Kujdes, unë thash se do t’i shpallja ato parime, por nuk thashë se do t’i shkruaja, e as do t’i përcaktoja shprehimisht.

MONTESKIE: Si do ta arrinit këtë?

MAKIAVELI: Nuk do të bëja asnjë parashtrim. MONTESKIE: Nuk arrij ta kuptoj se si mund të arrihet një dredhi e tillë.

MAKIAVELI: Por, nëse nuk i përmend fare, jap përshtypjen se i miratoj, ndërsa në fakt nuk miratoj asnjërën; kjo do të më lejonte më vonë që t’i fshija të gjitha, duke përjashtuar ato që do t’i gjykoja si të rrezikshme. Popujt shqetësohen më shumë për të drejtat civile, Monteskie, ato nuk do t’i prekja dhe kësisoj, një pjesë e programit tim do të ishte krejtësisht e përmbushur.

MONTESKIE: Po me të drejtat politike?

MAKIAVELI: Te vepra ime “Princi” kam shkruar këtë sentencë: “Të qeverisurit do të jenë gjithmonë të kënaqur me kryeministrin, për sa kohë që ai nuk do t’ua prekë as pasurinë e as nderin dhe, në këtë pikë mbeten për t’u luftuar vetëm pretendimet e një numuri të vogël të pakënaqurish, të cilët do të munden shumë lehtë.” Kjo është edhe përgjigje për pyetjen tuaj, Monteskie.

SHËNIM: Nxjerrë prej librit të Maurice Joly “Filozofia e pushtetit në kapitalizëm”, Tiranë, 2009, f.70-77

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu