ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Mirditorët me stoicizëm të pashembullt e kanë mbrojtur tokën, gjuhën, fenë dhe traditat e tyre të qindra shekujve

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Krahina malore e Mirditës shtrihet në Shqipërinë e Veriut, dhe ka një sipërfaqe prej afërsisht 867,1 km².

Etnonimi i saj është puro shqip, dhe i lashtë sa vetë Dardania. Mirditorët janë rast i rrallë apo unik i historisë së trojeve tona.

Ata edhe pse ndër më të diskriminuarit dhe më të varfrit asnjëherë nuk u gjunjëzuan nga dhuna, mashtrimi e manipulimi bizantinë, otomanë e ruso–sllavë.

Mirditorët me stoicizëm të pashembullt mbrojtën rrënjët, trungun dhe frytet e trashëgimisë së tyre të mbi 80-të shekujve.

Ata të gjitha veprimet e tyre i kanë ndërmarrë në përputhje me Kanunin e Maleve, dhe për moto e kanë pasur aksiomën:“ Qëndroi besnik vetvetes dhe s’ke me i dalë i pabesë askujt.”

Si qendra kryesore të këtij regjioni malor konsiderohen qytetet:Rrëshen, Rubik dhe Kurbnesh.

Në kuadër të kësaj zone të thellë malore gravitojnë edhe rreth 61 fshatra të tipit të shkapërderdhur.

Relievin malor e kodrinor të Mirditës e karakterizojnë malet e larta të Fanit, Munelles, Zebës, Kushnenit, Oroshit dhe Velës.

Ndërsa si lumenj kryesor njihen Fani i Madh, dhe ai i Vogël, që gjatë rrjedhës së tyre me vete e marrin edhe ujin e përrenjve të Dibrit, Zmejës dhe Urakës.

Përveç këtyre dy lumenjve Mirdita është e pasur edhe me burime nëntokësore të ujit.

Madje, ujërat e Gurrës së Domgjonit, Bargjanës, Oroshit e veçmas Uji i Bardhë, njihen me vlerat e tyre kuruese.

Mirdita si krahinë etnografike me rregullimin e mëhershëm administrativ është shtrirë deri në Malësinë e Lezhës, Pukës dhe Matit.

Burrat e kësaj krahine Kuvendet Popullore të 12 bajraktarëve i kanë mbajtur tek Lisat e Shën Palit, që gjenden në kufi me Pukën.

Mirdita deri në shekullin -XVII- është njohur edhe me emrin krahina e Dukagjinit. Ajo si në periudhat e mëhershme ashtu edhe në kohën e komunizmit ka qenë nga më të margjinalizuarat dhe nga më të varfrat.

Banorët e kësaj ane u ballafaquan edhe me mungesën e bukës, kur më 1967 diktatura komuniste kolektivizoi të gjitha fshatrat e kësaj zone malore.

Me gjithë skamjen dhe shtypjen e madhe mirditorët janë rast i veçantë në luftërat kundër pushtuesve.

Ata u rezistuam me guxim të pashoq të gjitha regjimeve shtypëse qofshin ato dirigjuara nga të huajit apo agjentët e sojit të Esat Pashë Toptanit.

Edhe sot përmendet fshati Orosh, ku bëhej punimi i armëve, me anën e të cilave me sukses u përballua agresioni i pushtuesve serbo-malazez, mbi Mirditën. Këtë krahinë e dallon nga të tjerat edhe ruajtja e religjionit të paraardhësve të tyre të krishterë-katolikë.

Mirditorët edhe pse u torturuan dhe u vranë mizorisht nga armiqtë tanë asnjëherë nuk hoqën dorë nga religjioni i rrënjës së vet të krishterë-katolikë.

Prandaj, ky lokalitet me të drejtë nga shumëkush njihet edhe si Vatikani i Evropës Juglindore.

Burra e gra të kësaj krahine me sakrificë e fanatizëm ruajtën edhe veshjet e të parëve të tyre. Ende në disa vise të Mirditës burrat mbajnë tirq, xhamadanë e dollamë. Kurse gratë dhe vajzat në ditë festash e solemnitetesh vishen me xhubletë, zhgun, xhup e jelek me gajtanë.

Të moshuarat në kujtim të traditës nga e kaluara e lashtë edhe në ditët e sotme mbajnë në kokë shaminë e zezë.

Karakteristikë tjetër e mirditorëve është ruajtja dhe avancimi i folklorit burimor. Ata edhe pse në kushte ekstreme të varfërisë e mbajtën gjallë plot 50 vjet jetën kulturore, nëpërmjet ansamblit “Mirdita “të Rrëshenit.

Mirditorët shquhen sidomos me vallet në dyshe të shoqëruara me çifteli dhe fyell.

Një dukuri tjetër që i bije në sy gjithsecilit në Mirditë, janë kullat dhe shtëpitë me çardak, dhe jerevia me një hyrje.

Ndërkaq, si vend që sjellë dhembje dhe kujton të kaluarën nën diktaturë e tmerre dhune është Burgu i Spaçit.

Në këtë burg famëkeq pa asnjë faj dhe motiv në mesin e qindra vetave u mbajt edhe profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Ymer Adem Llugaliu, nga Surkishi i Podujevës.

Në kohën kur Ymeri u arrestua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, shërbente si mësues i Gjuhës shqipe, dhe letërsisë, në gjimnazin e Rrëshenit.

Kjo lëndë mësimore nga organet e atëhershme të periudhës së komunizmit ishte emërtuar kështu.

Llugaliu, atëbotë 23 vjeç i kishte përfunduar me notë maksimale studimet në fushën e Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Ai plot nëntë vjet me mjaft sukses  do të punojë si pedagog në Shkollën Tetëvjeçare të Kurbneshit, dhe atë të Mesme të Rrëshenit.

Ymeri si një i rinj idealist me shpresën që një ditë Atdheu i ndarë do të bashkohet, ishte në gjendje që me orë të tëra të punonte më nxënësit e tij, dhe të mos shfaqte ankesë e lodhje, as edhe njëherë të vetme.

Shpirtin e tij prej mësuesi të vërtetë dhe humanisti e lëndonin pamasë vuajtjet e mirditorëve.

Skamjen e tyre të madhe ai e krahasonte me tregimet reale të Migjenit, si: “Legjenda e misrit”, “Poema e mjerimit”, “A do qymyr zotni? “ “Luli i vocërr” “Zeneli”etj.

Ymeri edhe sot si pikë të dobët e ka Migjenin, të cilin e konsideron si llambë ndriçimi të relievit të përthyer shqiptar.

Ai dashurin dhe respektin ndaj Millosh Gjergj Nikollës-Migjenit, që e pasqyroi aq bukur dhe aq bindshëm në veprat e tij, jetën e malësorëve të Shqipërisë së Veriut, do ta marrë me vete edhe në varr.

Nxënësit e mësuesit Ymer edhe pse shumica i kanë mbushur gati të 70-tatë, me mall dhe emocion e kujtojnë edhe sot mësuesin e çmuar të tyre.

Luan Beqaraj me shokët e shoqet e tij ishin të interesuar prej kohësh, që patjetër ta takonin ish-mësuesin e tyre Ymer Adem Llugaliu.

Ata në vjeshtën e 24 nëntorit të vitit 2019, me të kuptuar që ai ende është gjallë dhe jeton në Podujevë, organizohen shpejt e shpejtë dhe vizitojnë atë pas gati 50 vjetësh ndarje.

Në këtë takim të paharruar evokohen kujtime nga më të ndryshmet . Po ashtu nuk mungojnë as lotët, kur mësuesi Ymer, kupton se disa nga ish- nxënësit e tij kishin pasur fatin e tij.

Ata vetëm pse kishin kërkuar demokratizimin e Shqipërisë, ishin dënuar dhe ekzekutuar nga regjimi i Hoxhës, i cili në Evropë, njihej si nga më të egërit dhe më të tmerrshmit.

Pikërisht në ditën e 7 Marsit të vitit 2020, që njihet si Dita e Mësuesit, Ymer Llugaliun e viziton edhe publicisti e politikologu i njohur Luan Rama.

Ai punën dhe angazhimin e mësuesit të tij Ymer Llugaliu, që njëherit e kishte edhe kujdestar të klasës e vlerëson lartë.

Edhe pse Ymeri është në moshë të shtyrë mirditorët janë në kontakt të vazhdueshëm me te.

Takimin me ish-nxënësit e tij sot burra mësuesi Ymer, e merë si ringjallje dhe ngushëllim të vetëm, për gjithë ato shpifje e akuza të padrejta që ndaj tij i bënë djajtë e kuq stalinistë.

Ata somnabulë dhe mjeranë në emër të njëfarë proletarizimi pan-sllavistë i hëngrën kokën edhe njërit-tjetrit, ashtu siç hanë korba pjellën e vet.

Z. Luan Beqaraj, në mënyrë që ta nderoj mësuesin e tij të dikurshëm gjithë krijimtarinë shkencore dhe letrare të tij e ka publikuar në blogun e vet personal.

Pas takimit me 10-të ish-nxënësit e tij mirditorë Llugaliu e ka shkruar edhe poezinë“Ringjallja.”

Ata që thirrën në humanizëm dhe vlera njerëzore me të lexuar këtë poezi do të emocionohen aq shumë sa që nuk mund t’i shmangin as lotët.

Mjerisht sot gjithçka është kthyer në interes material. Në televizionet e gazetat tona kanë zënë vend shundi dhe kiçi. Edhe ato pak vlera të ruajtura me sakrificë i ka mbuluar pluhuri i harrës sonë kolektive.

Mirditorët njerëz të penës dhe pushkës duke u bazuar në urtinë latine “Historia est magjistra vitae”kanë ndërmarrë nismën që mësuesi i tyre nga Kosova, Ymer Llugaliu të shpallet qytetar nderi i kësaj krahine.

Ata gjithmonë në vijë të parë të frontit për Pavarësi e Identitet të Shtetit Shqiptar, së shpejti do ta shtrojnë kërkesën që Ilir Meta, president aktual i vendit me ndarjen e ndonjë çmimi ta njoh kontributin madhor të mësuesit të tyre disident Ymer Adem Llugaliu.

Mësuesi nga Surkishi i Llapit, shembull guximi e besnikërie më 13 gusht të vitit 1984, do të jetë në mesin e atyre pesë-gjashtë vetave që do të marrinë pjesë në varrimin e atdhetares gjirokastrite Musine Kokollari, e cila e braktisur nga të gjithë pati vdekur në një kasolle, në vuajtje e mjerim të paimagjinueshëm.

Po të kihen parasysh të gjitha rrethanat Llugaliu, si mësues i popullit dhe antikomunist i përbetuar është dashur të dekorohet shumë më herët nga Sali Berisha, ish-President dhe Kryeministër i Shqipërisë.

Llugaliu pas lirimit nga burgu ishte nga të parët që u dha me shpirt pas Rilindjes Demokratike.

Ai me tërë qenien ndihmoi në krijimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, dega në Elbasan.

Ymeri deri në kthimin e tij definitiv në Kosovë, punoi edhe si mësimdhënës i Gjuhës gjermane, në një nga shkollat e mesme të këtij qyteti.

Mirditorët që në asnjë mënyrë nuk po e harrojnë kontributin e tij të jashtëzakonshëm qofshin të bekuar nga Zoti!

Ata me nisma si kjo për mësuesin e tyre Ymer Llugaliu, kujtojnë vuajtjet e të gjithë atyre që u dogjën në ferrin komunist.

Llugaliu dhe shokët e tij u dënuan me burgim të gjatë, vetëm pse deshën ta kthejnë Shqipërinë kah Perëndimi, dhe në kufijtë e saj të natyrshëm.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Respekt për tekstin kontribuues e të sinqertë dhe me përulje para kujtimit të mësuesit të madh e të persekutuar nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, metastazat e tij regjimi ende duhet zhdukur.

    Nexhmije Mehmetaj

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu