Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Nga Ditari im (2) për bagëtinë, ”shtazët” dhe qenët e ”qenët” njerëz-bisha
- Vazhdon nga numri i kaluar ” Elegji për Beckin, Drini.us”, 11 Janar 2022 në rubrikën kujtime
Në vitin 2000 kur unë shkova për herë të parë në Turjakë, axhallarët e mi dhe djemt e axhallarëve: Jakupi, Januzi, Rahmani (nipi i mixhës Shaban), Sylyman Avdia, më luten që të shkojmë në Damanek, për një përhajr-gëzim. Martohej djali i Maliq Alisë e oda e Musli Alisë, vëllai i Maliqit ishte caktua vendi ku i pritnin dasmorët.
Si mysafirë që isha, hyra i dyti apo i treti, sipas moshës por s`mua durua kur pash se në murin e odës ishte i vjerrur një fotografi e një të dyshuari, për plaqkitje, keqtrajtime dhe vrasje të shqiptarëve, më 1998, 1999. Nuk u durova pa folur_
-Kush e ka vjerr kët foto në odë. Januzi e Rrahmani mu luten që të mos flas sepse kishte shumë njerëz që na njihnin e atmosfera prishej.
Po kush ishte ai që kishte vendos a vjerr fotografinë e …
Ai ishte djali i Muslisë që Beckin e kishte la gjallë e për gazep Musli Ali- Dervishi
Djali i bacës Musli, Faruk Musli (Alia) Kastrati
Ka punua si kamarier …. Tash punon në Postën e Telekomit të Kosovës në Malishevë
Pasi shkruajta për Beckin, qenin tim turjakas dhe për Hachin mora disa letra nga miq e mikesha por edhe kisha kujtimet e mia edhe për qenë të tjerë, për qenin e Ademit, vëllait tim, më të madh se unë, qenin e vajzës së vogël, tash shkrimtare e madhe Dafina Buçinca në romanin ”Femijë në luftë”, për qenin e saj ”pa emër”, për ”qente e qytetit”, te Dritëroi etj.
Dritëro Agolli kështu do të shkruante një nga shumë poezi për qentë:
“Qyteti me shumë qen”
Ky qytet ka ndofta mijra qen,
Veç rrugica ime ka dyzet!
Po mërzitem shumë e keq më vjen,
Se ka qen dhe s‘ka asnjë poet.
Ah, sikur nga qentë veç një qen
Për çudi të kthehej në poet,
Sinqerisht, o miqtë e mi, ju them
S‘do ta kishte shokun ky qytet!”
O poeti i poemës “Nënë Shqipëri”, nuk pajtohem me ty, por ne në Kosovë, në vend të “poetëve” kem më shumë politik-uaj” se qen,e po ti falim të gjithë liderët tanë, por jo edhe qenin e qentë tanër sepse ata, edhe në kohë lufte, kur Serbia vritëte, prente e grinte çka i dilte përpara e çka gjente, qentë tanë në Turjakë, nuk u larguan nga shtepitë e oborret e tyre. Ata ndejtën aty dhe gjithë natën e ruajtën pragun e shtëpisë e ditën, u futën nën koshet e hambarët, aty ku i kishin “kolibat” e tyre.
Jo, jo më mire të ketë shumë qenë besnikë e pakëz politikanë e liderë mashtrues, hajna e tradhtarë, sikur “liderët” tanë në Kosovë e në Shqipëri, ose hiç fare, si në këto 20 a 30 vjetët e fundit.
A ka turp më të madh sesa RTK-ja çdo mbremje (tash nuk e shikoj RTK-në) kur me sloganin “Liria ka emër” paraqet Hashim Thaçin me presidentin e ri të tashëm të SHBA-së, Joe Biden që e quante Hashim Thaçin ‘George Washington’-in e Kosovës?
Dallimi në mes të Hashimit dhe George Washingtonit është shumë i madh dhe e ndajnë jo vetëm me mijëra kilometra tokë e det por edhe mallet më të larta, Alpet e Austrisë e Oqenani i qetë. Derisa George Washington’, e bashko Amerikën, Hashim Thaçi punoi për ndarjen e Kosovës.
Gjorgj Vashington (Xhorxh Uashington, 22 shkurt 1732 [11 shkurt 1731 sipas kalendarit Julian] – 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie (Marrë nga Wikipendia).
Por të këthehem edhe njëherë në Turjakë.
Trumi, qeni i Ademit
Për qenin e Ademit sot fola edhe me Bardhylin, djalin e madh të Ademit, nipin tim.
Ai që më tregoi se e ka koronavirusnin Pandemi 19 dhe nuk është mire. Kur e pyeta: -A je vaksinua?
-Po tha i kam marrë të dyja vaksinat.
Pastaj fillovat ë pyes për qenin, ”Trumin”
Edhe pse dija shumë për Trumin, prap mendova ta pyes Bardhylin.
Që në vitin 1990-1992, e njihja Trumin, si klysh shumë simpatik, të urtë e të dashur por edhe të hishëm e frikacak.
Nëse dikush thirrte te dyert e oborrit, ai aq shumë lihte sa ta merrte mendja se hynë ujqit në torishtë (vathë të dhive e dhenëv), por si hapej dera ai ikte te dera e shtëpisë, hypte në ballkonin e vogël dhe e luante bishtin sikur donte ti thonte të porsaardhurit:
-S`ka gjë, unë e kreva detyrën time, tash jemi miq.
Trumi ishte një qen shumë i dashur por frigacak i madh. Trumi vraponte te hyerja e derës së shtëpisë, para mysafirëve dhe mund të them se ai i ruante këpucët e jo oborrin por vetëm paralajmëronte ”rrezikun” nga ndonjë e papritur e hasmit.
Në fund të shtatorit 1992, Ademi bashkë me gruan dhe 4 djemtë vjen në Suedi. Baba Ukë, jetonte me fëmijët e vëllait të ndjerë Zeqës ndërsa Ademi e mbylli shtepinë dhe e la koshin përplot me kallamoq të “Nërvadave”, të Sylyman Cufës, arë te mullini dhe Trumin.
Baba tregonte se kur e kishte kohën e ushqimit, Trumi e kapërcente shtekun e vinte në oborrin e fëmijëve të vëllait dhe sapo e merrte copën e bukës, dilte në oborrin e vetë dhe e hante i qetë. Edhe axha Sefer, që me Ademin i kishin grate motra, tregonte Sanija,gruaja e bacës Hel (Seferit) vinte kur untohej (kishte uri) dhe, edhe atje, sapo e merrte hisen që i takonte, me të shpejtë e kapërcente rrugën dhe hynte në oborrin e vetmuar dhe hante ushqimin, shpejt si ushtar dhe sigurisht i mërzitur.
Bardhyli, djali i madhi Ademit sot kur fola më tregoi edhe shumë skena e ngjarje gëzimi të Trumit, por të pakapshme për trurin e mendjen e vogël të njeriut “kryet kosh e mendjen bosh”.
HashimThaçi me presidnetin Biden: “Ky është Xhorgj Washington!”
Bardhyli kishte shkua në Turjakë, për here të pare pas 7 vjetëve (më 1999), kur është martua. Kishte pasur dy gëzime, e merrte një nuse të bukur dhe e shihte qenin besnik, Trumin.
Po Trumi ishte gëzua më shumë sepse pas 7 vjetëve në oborrin që ai e kishte ruajtur, kishin ardhur të zotët e shtëpisë dhe disa qindra njerëz të njohur e të panjohur, të rinj e pleq, të veshur mire, të rruar e të pispillosur.
Trumi ishte më i gëzuari dhe me të gjithë antarët e familjes që kishin shkua nga Suedia, vraponte dhe i përshëndeste në mënyrën e vetë, duke lehur lehtë, duke e lakuar trupin e tundur bishtin e duke iu lëpirë duart e këmbët, Bardhylit e të tjerëve.
Vetmia dhe vuajtjet e Trumit
Heroizmin e vërtetë dhe stoicizmin, Trumi e kishte tregua në vitin 1998, 1999 kur policia serbe ishin vendosur në shtëpinë e Jakupit.
Trumi ditën ngjitej në maje të stogut me sane a tallë dhe shikonte policët serbë. Kur ata afroheshin, ai zbriste dhe mëshifej nëpër skutat e oborrit që vetëm ai i dinte e policët serbë e gjuanin por ai nuk largohej.
Sally, qeni i George HB Bush, para arkivolit të presidenti Bush
Në vitin 2002 Trumi kishte ngordhur në Turjakë.
Në mbrëmjet e gjata gjatë ayre viteve, 1992-2002, unë dhe Bardhyli i thonim Ademit:
-Qysh bre Adem (babë), ne ikëm nga Kosova e Trumi u tregua më burrë e besnik dhe e ruajti shtëpinë, pragun e shtëpisë dhe oborrin dhe nuk u frikësua e as nuk u dorëzua as nga shkitë (serbët) derisa sa iu dorëzoi shtëpinë juve, ai si vëllai jem më, që është shumë i ndieshëm fillonte të qaj me zë.
Motërzim, analogji që pakëz më parë e tregova për Dasmën dhe Musli Alinë
Në vitin 2000 kur unë shkova për herë të parë në Kosovë, të afërmit, baca Hel, Jakupi, Januzi e Rrahmani 1*) më luten që të shkoj me ta deri në Damanek se Maliq Alia e marton djalin.
Nuk iu prisha dhe shkova me ta sepse edhe kisha qef me i pa bacën Azem, Haki, Hasan e Haxhi. Odën ku do ti pritnin dasmorët e kishin caktua konakun e Musli Alisë, vëllai Maliqit.
Ishte dasma e parë pas 8 vjetëve dhe më kishte marrë malli që të dëgjoj fjalë të burrave e këngë të shahirave.
U trishtova kur në odën e madhe pash në njërin ballë të murit një fotografi të një ish komandanti, i dyshur për plaqkitje, keqtrajtime e vrasje të shqiptarëve.
-Po kush e kishte vendosur foton e ”komandantit” në odën e Dervishëve, pasardhës të Ali Agëve të Zatriqit?
Ai ishte djali i Musli Alisë i cili Beckin tim e kishte lânë gjallë e për gazep.
Faruk Musli (Alia) Kastrati
Faruki kishte pas punua si kamarier …. Por ”komandantin” e ”kryqin”, si pashallarët e dovletit (mbretit) i kishte pas për zemër dhe e kishte ruajt në gji. Kur ”komandanti” ishte akuzua nga Gjykata e Hagës, ai ia kishte dërgua një pagë mujore të kamarierit, të vogël por domethënëse. Kur ”komandanti” ishte lirua si i ”pafajshëm”, Farukun e kishte lyp me qiri e me pishë dhe zgjedhur me kakallë. Tash Faruku punon në Postën e Telekomit të Kosovës në Malishevë. Sigurisht se ka rrogë më të majme e bën punë më të lehte.
Letra e Jetës për qenin, Reks
E kam pa këtë filmin për Hachin para shumë vitesh. Është një film fantastisk dhe më ka prekur shumë.
E lexova edhe shkrimin për qenin tënd, Beckin. Se si me ktheu në femijërinë time kur jetoja në katund. Sa shumë i kanë maltretuar njerëzit e pashpirt kafshët e gjora pa asnjë arësye. Edhe unë dua të tregoj pak për qenin e familjes sime. Qenin e thirrnim (e quanim) Reksi. Jetonim në një katund kodrinoro-malor dhe prindëit kishin vendosur që nga katundi të zbresin e të jetojmë në qytet. I vetmi antar i familjes që asnjëherë nuk e la shtëpinë e vjetër në katund, ishte Reksi. Ai rrinte i vetmuar në oborrin e shtëpisë dhe priste me gëzim babain tim i cili çdo ditë shkonte te shtëpia e vjeter në katund dhe i dërgonte ushqim Reksit. Reksi gezohej kur e shihte kyeantarin e familjes që shkonte dhe nga gëzimi vraponte e vraponte dhe sikur donte ta perqafonte babën tim ia qitëte të dy këmbët në gjoks. Gjëja e vetme që Reksi nuk e bëri kurrë ishte se ai nuk pranoi ta lë pragun e shtëpisë së vjetër. Sa herë jemi munduar ta marrim te shtepia e re, në qyetet, por ai na ”tradhtonte”. Një fundjavë shkuam në katund dhe vendosem ta marrim me vete Reksin. Duke e ditur që Reksi nuk pranonte të udhtonte me veturë sikurse ne, unë, motra dhe vëllai vendosëm të shkonim këmbë deri në Vushtrri me qëllim që ta merrnim edhe Reksin te shtëpia e re, në vendbanimin e ri, në qyett. Mirëpo (edhe) kësaj radhe Reksi sikur na ”mashtroi”, thënë më së buti. Sapo e lam shtëpinë dhe oborrin dhe u larguam bukur larg, në dalje të katundit tonë, ai filloi të vraponte rreth nesh, sikur donte që të na thoshte, të na lutej e të na bënte lajka:
-”Kthehuni se jeni larguar shumë e shtëpia ka mbetur vetëm”! Pasi provoi të na kthente edhe neve ai u ndal dhe nuk pranonte të largohej më tutje. Ne provuam ta marrim me vete por ishte e kot. Ai ndaloi aty dhe nuk bënte as edhe një hap më tutje. Ne vazhduam rrugën duke e lutur që Reksi te vinte me ne. Dhe cfare bëri ai? Sa vinte te ne duke vrapuar, prap këthehej mbrapa sikur donte të na thoshte:
-”Mos më lini vetëm”! Ne vazhduam rrugën, kurse ai u kthye te oborri i shtëpisë së vjetër. Ai i qendroi besnik asaj shtëpie ku ishte rritur derisa pas shumë vitesh sipas fjaleve të një kusheriri që banonte afër shtëpisë sone të vjeter, na tha se e kishin vrarë gjuetarët. Derisa i shkrova këta pak rreshta per Reksin sytë mu mbushën me lot.
Qeni Reksi
”Jeta, një mësuese nga Kosova, tash me banim dhe punë në Suedi kur e kishte lexua shkrimin për Beckin dhe Hachin më shkruajti:
”E kam pa këtë filmin e Hacnit para shumë vitesh. Është një film fantastisk dhe që më ka prekur shumë dhe e vazhdon letrën, mësuesja.
E lexova edhe shkrimin për qenin tënd, Beckin. Se si më ktheu në femijërinë time tregimi për Beckin. Sa shumë i kanë maltretuar njerëzit e pa shpirt kafshët e gjora pa asnjë arësye. Dua edhe unë të tregoj pak për qenin e familjes sime.Qeni jonë quhej ”Reksi”. Familja ime ishim zhvendosur nga një katund rrëzë maleve të Qyqavicës në qytetin e Vushtrrisë. I vetmi antar i familjes që asnjëherë nuk e la shtëpinë e vjetër, ku ishte rritur në katund, ishte Reksi. Ai rrinte i vetmuar në oborrin e shtëpisë dhe priste me gëzim babain tim i cili çdo ditë shkonte te shtëpia e vjetër dhe i dërgonte Reksit ushqimin. Ai gezohej kur e shihte antarin e familjes që shkonte dhe nga gëzimi vraponte e vraponte dhe sikur donte ta perqafonte. Gjeja e vetme që Reksi nuk e beri kurre ishte se ai nuk pranoi ta le pragun e shtepise se vjeter. Sa herë jemi munduar ra narrim te shtepia e re, por ai na ”tradhtonte”. Një fundjavë vendosem ta marrim me vete Reksin. Duke e dit që Reksi nuk pranonte të ushetonte me veture sikurse ne. Unë, motra dhe vellai vendosem të shkonim kemb deri ne Vushtrri me qellim që ta merrnim edhe Reksin te shtepia e re. Mirëpo kesaj radhe Reksi sikur na ”tradhetoi”. Sapo u larguam ne dalje te fshatit tone ai filloi te vraponte rreth nesh dhe sikur donte që te na thoshte: ” kthehuni se jeni larguar shumë e shtepia ka mbetur vetem”. Pasi provoi të na kthente edhe neve ai u ndal dhe nuk pranonte të largohej me tutje. Ne provuam ta marrim me vete por ishte e kot. Ai ndaloi aty dhe nuk bente as edhe nje hap me tutje. Ne vazhduam rrugen duke e lutur qe Reksi te vinte me ne. Dhe cfare beri ai? Sa vinte te ne duke vrapuar dhe prap kthehej mbrapa sikur donte të na thoshte: ” mos me lini vetem”. Ne vazhduam rrugen, kurse ai u kthye te oborri i shteise se vjeter. Ai i qendroi besnik asaj shtepie ku ishte rritur derisa pas shumë vitesh sipas fjaleve të nje kusheriri që banonte afer shtepise sone të vjeter se e kishin vra gjuetaret. Derisa i shkrova keta pak rreshta per Reksin sytë mu mbushen me lot”.
1*) Jakupi, Januzi e Rrahmani. Jakupi është djalë axhe, djali i Bali Imerit. Ai ishte kryetar i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Malishevës para e pas ”lufte”.
Edhe Januzi, është djalë axhe, djali i Reshit Imerit. Ai ishte kryetar i LDK-së për komunën e Malishevës, pas Jakupit, zv. Ministër, deputet i Kuvendit të Kosovës, derjor i gjimnazit etj.
Rrahmani, është djali i Muharremit, nipi i Shaban Seferit, babëgjyshat i kemi vëllezër. Ështe jurist dhe punon si avokat.
Vazhdon
Vazhdon me copëza të vogla për qenin Dafina Buçincës, ish vajzës së vogël drenicase e shkrimtares së madhe mbarëkombëtare dhe për Sully. Qenin e ish presidentit të ndjerë, George HW Bush që nuk e braktisi as të vdekur presidentin, i ndejti afër arkivolit të presidentit të 41-të SHBA.
Malmö, 13 janar 2022
Me preke me rrefimin e mesiperm ,me kujtimet per qenin Beckin qe ka cof ka kohe.Me ate qe gjate luftes qente e fshatit tuaj ,miku Sinan ruajten shtepite. Besnikeri qe ja kalon dhe njeriut se ja banoret u larguan per te shpetuar nga armiku kurse qente e fshatit ndejten deri ne kthimin e te zoterve.Per thenien e Biden per Thacin atehere qe s’ka qene President por Gurvenator e politikan ne partine Demokratike sot eshte penduar dhe ndoshta kerkon te gjeje dhe njeriun qe i ka fol shume mire per te.Qe te takohesh me nje personalitet te larte amerikan duhet te shkoje perpara dosja e personit si dhe nje pagese e majme.Kemi shembull dy politikanet tane qe per te bere nje fotografi me Presidentin Trump kane dhene shuma te medha.Rama + Basha.Nesje ,dua te mbetem tek tema e Qenit ,tashme timin qe natyrisht nuk jeton me se flas per vitet 90 -te.As gjysem viti para se te martohesha im shoq merr nje qen te vogel , rrace Kanis me floke kafe e te bardhe.Ishte 3 muajsh kur ja jep nje shok e i thote se nuk ja don gruaja.Qeni jone i vogel u rrit por mallkimi i dhenesit e ndoqi se dhe une mora rolin e asaj gruaje qe nuk e donte pak a shume.Jo ,une e desha por ai ( Teo ) nuk me donte sa donte tim shoq.E te fillun sherret e grindjet sa sot qe kane mbetur fotografite qesh me marrezine time.Grindjet vinin per dy gjera ; 1 Nuk desha e as lejoja qe te hynte ne shtepi si dhe kulmi sa mendoja te ikja nga shtepija kur e pashe t’a lante ne vaske.Kjo zemer ngushtesi e jimja ndoshta ka te beje se u rrita ne nje shtepi pa pasur qen por vecse dy, tre mace ne oborrin e vogel para nderteses dy kateshe me nje lagje ku ne nje rrugice ishin gjashte familje me shtepi 1 – 2 kateshe e krejt private.Madje qent e medhenj jo vetem qe s’me pelqejne por i kam frike.Dhe qenit tone i kishim bo dhe nje kasolle se kemi vend goxha ,shtepi private te tim shoqi me verande e kopesht te madh sa mezi u orjentova ne fillim Shyqyr qe nuk isha ne shtepi kur qeni yne ngordhi por telefonaten dhe zerin e tim shoq nuk harroj as sot.Me kaq pikellim a thu se i kishte vdek ndonje njeri i afert .Avionin e pas dy diteve isha ne shtepi. Per t’u habitur se ishte qeni i pare per te e i kam pas thene : ‘Po mir more burre ,mu m’paske prit qe te mirrje nje qen ?? Nuk ja donte e jema ,vjehhra ime qe nuk pata fatin te bashkjetoj se nderroi jete ne ne kohen e njohjes sone.I thashe te mirrnin tjeter te ngjashem s’deshi.Te provoj kete dhimbje prap jo.Se dihet qe qente rrojne 10 – 15 vjete.Nuk e harroj kur ktheheshim nga pushimet ,udhetimet ai priste tek veranda e si vraponte drejt tim shoq nuk i shqitej.’Xhelozija’ me hante dhe i thosha tim shoq po mua pse nuk me don ?? Ai qeshte e pergjigjej se dhe ty te don por mos i bertit.Fjala e trete ne shqip qe mesoi im shoq ( pervec faleminderit ,mire ) eshte ‘dreq ‘ kur i bertisja: Teo jo nuk hyn brenda ,Teo dreq.Por qente jane besnike e me teper se njerezit.Tash une nuk e ndjej veten se kam torturuar nje qen.E ushqeja ,ujin perdite nuk ja harroja.Po ,po dikur kisha nje qen te vogel rraces Kanis.Kishte boll vend ku vraponte ,luante me topa te vegjel ,me dy macet e vogla qe ishin te bindura e nuk hynin ne shtepi por Teo jone donte t’i plotsoheshin tekat.Une s’kuptoj se si ne apartmente jetojne me qene apo mace njerezit! Nuk jane njerez ,por kafshe qe duhet te jetoje ne oborr, ne koliben e tyre.Teper komik dhe reagimi juaj ,mik Sinan tek sheh fotografine e dikujt qe me Beckin eshte sjelle keq.Keq nuk thone se tek cdo njeri dhe ne moshe te rritur , instikti feminor ,rinor mbetet e shfaqet.Keshtu e keni pesuar dhe ju me reagimin duke pare fotografine.Kujtime te hidhura qe mbeten dhe te bukura sot tek i lexon .Apo jo miku Sinan ?
Rite e nderuar, faleminderit por keto kujtime, dikend po e pengojne.
Dje mora disa letra ofenduese per mos me thene kercenuese.
Jam ne medyshje te madhe, çka te bej ?
Ta mbyll gojen ?
Faleminderimet e mia te perzemerta per nje padreke e vikend te gezueshem !
Pershendes edhe Mal Uken !
Sinani, Suedi
“Ish-zyrtari amerikan flet për krahasimin që Biden ia kishte bërë Hashim Thaçit me George Washingtonin”
sinjali fb
Sinjali.com, 18 Nëntor 2020 16:50
Ish-zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Bertram Brown ka thënë se cilësimet e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden për ish-presidentin Hashim Thaçin, janë bërë para se të dihet se çka ka pasur në hetimet e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, transmeton Gazeta Sinjali.
Brown kur u pyet se si e sheh deklaratën e Bidenit se Thaçi është ‘George Washingtoni i Kosovës’ tha se “në diplomaci ne takojmë njerëz të ndryshëm dhe themi gjëra të ndryshme, këndvështrimet dhe deklaratat mund të ndryshojnë kur arrijnë informata të reja”, raporton Tanjug.
Kurse, për deklaratat e Hashim Thaçit dhe të zyrtarëve të UÇK-së përpara Gjykatës Speciale se UÇK së bashku me SHBA-në, NATO-në dhe BE-në krijuan shtetin e Kosovës, Brown tha se akuzat për krime kundër Thaçit dhe të tjerëve janë bërë “pa dijeni apo ndonjë përkrahje nga qeveria e ShBA-së”.
“Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit janë të pranueshme, pavarësisht motiveve politike të kryerësve”, theksoi ai.
Ai gjithashtu tha se Gjykata Speciale e Kosovës ishte themeluar gjatë administratës Obama, kur Joe Biden ish zëvendëspresident me përkrahje të fuqishme politike dhe financiare të qeverisë amerikane.
“Qeveria amerikane në të gjitha administratat e fundit aktivisht ka përkrahur hetimin, akuzimin dhe dënimin e krimeve të luftës, pavarësisht se kush i ka kryer dhe ku”, shtoi tutje ai. /Gazeta Sinjali/