Gjergj Jozef Kola
Ndertimi i dy katedraleve asaj të TIVARIT – Mali i Zi dhe e SHKODRES lidhet direkt me nji emen të madh gjerman: Arqipeshkevin KARL VON POOTEN!
Dokumentet që deshmojnë veprimtarinë e arqipeshkevit janë të shumtë. Ky Arqipeshkev i Arqipeshkevisë së Shkodres e Tivarit vazhdon të jetë i njejti edhe mbasi Mali i Zi doli në vedi e qyteti i Tivarit ju shkëput Shkodres.
Ai ishte i vetmi që nuk e pranoi kurrë ndarjen shpirtnore e admnistrative të shqiptareve.
Mbasi ndertoi Katedralen e Tivarit në 1855 ai mori persiper ndertimin e asajë të Shkodres.
Deshira e shkodraneve ishte që kjo Katedrale të ndertohej atje ku kishte qenë gjithnji në Kalanë e Shkodres, mirepo pashai i osman i Vilajetit nuk e jepte lejen per këtë sepse keshtjella ishte qender ushtarake… Perandori austriak ishte mik i Karl von Pooten dhe nderhyri te sulltani per me nxjerre Lejen-Fermanin në vjetin 1851…dhe e nxori atè në bazë të marrëvshjes së paqës që kishin ba osmanet me perandorinë e Habsburgve të Austro-Hungarisë…
( Engelbert Deusch: Das k.(u.)k. Kultusprotektorat im albanischen Siedlungsgebiet.)
Sullani lejen e dha, porse simbas deshires së pashait të vilajetit të Shkodres, diku afer lumit Kir, i cili çdo dimen delte dhe e mbulonte atë pjesë të qytetit. Kështu bashkë me ndertimin e Katedrales duhej “me u lidhë” edhe lumi i Kirit…
“Historia e ndertimit të Katedrales ma të madheë Ballkan, e Shen Shtjefnit të Shkodres asht nji histori e kultures moderne shqiptare, e denjë PER NJI DRAMË”…
Perreth katedraleve si në Shkoder ashtu edhe në TIVAR, Karl von Pooten ndertoi shkolla, teatro e krejt jeten që bahej në famullitë gjermane të shekullit te 19. Kjo nuk i pelqente osmaneve në qytet të cilet ishin kundra gjithçkaje shqiptare autentike, sidomos kundra GJUHES SHQIPE!
Padyshim që pa ndihmen shpirtnore e sidomos financiare që kan dhanë KONSULLATAT E FUQIVE TË MEDHA PERENDIMORE, kjo katedrale nuk do ishte ndertue ndoshta ende sot…
Para se me mbyllë sytë Karl Pooten ja hodhi edhe nji herë veshtrimin Katedrales ma të madhe në Ballkan dhe ju peshperiti shkodraneve perreth tij se “tashma po vdes i qetë se ndertova andrren per të cilen aq fort luftova nji jetë të tanë”…
Si një shën Pjeter i ri, Mons. Karl Pooten u varros në themelet e Katedrales, të cilen e ushqeu me gjakun e zemres së tij…
Ai e dinte se kishte hapë perfundmisht nji DERE te MADHE të Shqipnisë në Europë, derë që nuk kishte me u mbyllë kurre ma.
Kishte me kenë në nderin e FAMULLISE SË SHKODRES që në vjetin 2020 te organizohet nji festim i madh kulturet në NDER të Karl Pooten dhe të Koncilit të gezueshem në Katedralen e perfundueme të Shkodres. ..
Sot Arqipeshekv i Shkodres asht nji arbëresh nga Kalabrija Mons. Angelo Masafra, ndersa Arqipeshkev i Tivarit nji shqiptar nga Kosova Mons. Rrok Gjonlleshaj..
PS
Vatikani ka mend ma fort se unë, porse vendosja e Ipeshkevise së Shkodres dhe asaj të Tivarit nen nji Kryeipeshkev do i forconte rranjët shekullore të kultures autentike shqiptare. Europa e së ardhmes asht ajo e RAJONEVE!