Shkruan: Nafi Çegrani
Skicë
KOHA DHE VLERAT
(…Gadishulli i Ballkanit ,ose Gadishulli Ilirik, është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës Juglindore i cili shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik. Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara madje edhe Detit Egje në lindje, e që me dekada ishte nën ombrrellën e madhe komuniste të ideologjisë kominterniste, ku dirigjonin Moska dhe Beogradi ).
… Në fshatrat e varfëra shqiptare të bjeshkëve thepore të Malit të Thatë apo të Sharrit kreshnik, në shpatet e Lubotenit e të Korabit, torturave të UDB-së, proceseve të tmerrrshme bolshevike të saj, u nënshtroheshin edhe kosovarët, siç i nënshtroheshin në Shqipëri, gjatë regjimit me ideologji staliniste e moskovike të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës, e formuar me direktivën e KOMINTERNIT dhe sipas shijes së Stalinit, madje edhe përmes shijeve të Titos, Miladin Popoviqit, Tempos, Rankoviqit etj. që bënin kërdi në mesin e popullit të vuajturë në Gadishullin e Ballkanit.
Nuk mund të përjashtohen këtu as dhëniet e marrjet me popujt e tjerë në kulturë, për të njëjtën kohë, dhe e tërë kjo ka të bëjë me stuhitë dhe valët e detit që fryjnë me aromën e nargjilesë dhe mediteranit që nga Ura e Gallatës dhe Anadollit gjer në brigjet shqiptare ku kryqëzohen kultura dhe civilizime të hershme, që nga kohërat e Arbërve të Mesjetës ku vërejmë shenja simbolike të kultit të diellit, të hënës ose të detit të tërbuar , dhe acare të vazhdueshme të cilat plotë ngrica përplaseshin mbi ballin e rreshkur të barit dhe tufës së tij!
Natyrisht duke jetuar me droje, me frikë, ngaqë njeriu nuk guxonte të jetonte me traditat dhe normat e identitetit të tij si racë, sepse sundonin kohë tjera, sundonin të huajt e ardhur këtej që tanimë pas shekujsh e dekadash, sllavo-komunistët (serbosllav dhe sllavomaqedono-bullgar) kishin sjellur ideologjitë e tyre “modern” me pikëpamje djalli dhe me rrënjë nga Karpatet bollshevike!
***
Në thellësitë e shumë ngjarjeve historike, kohë carash e sulltanësh, kraljash e regjimesh, mbeten thellë shenja të madh në kujtimet kolektive të popujve të Ballkanit, sidomos për kohërat para dhe pas zgjerimit apo edhe pas rënies së Perandorisë Otomane. Nga fundi i shekullit 16, ai ishte bërë forcë kontrolluese në rajon, edhe pse ajo ishte përqendruara rreth Anadoll. Shumë njerëz në Ballkan dhe Karpatet vendin e heronjve më të madhe të tyre popullore në epokën e as sulm ose tërheqje të Perandorisë Osmane. Në shekujt e kaluar disa, për shkak të luftrave të shpeshta osman në Evropë dhe rreth luftuan në Ballkan, dhe krahasuese izolimin Osmane nga përgjithshme e parë ekonomike (duke reflektuar zhvendosje të qendrës tregtare dhe politike të Evropës e gravitetit ndaj Atlantik), Ballkani, si në aspektin kolektiv, madje të kombeve, kulturave dhe traditave të tyre ka qenë më pak e zhvilluar si pjesë e Evropës.
Vendet e Ballkanit filluan të rifituar pavarësinë e tyre në shekullin e 19 (Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi), dhe në një Ballkan League 1912-1913 reduktuar e Turqisë në territorin e vet i pranishëm në masë të Luftës së Parë ballkanike. Lufta e Parë Botërore u nxit në vitin 1914 me vrasjen në Sarajevë (kryeqyteti i Bosnje dhe Hercegovinë) e Franc Ferdinandit Archduke të Austrisë. Perandori osmane ishte një nga tri partitë më të rëndësishme të pushtetit qendror. Një kontribut të rëndësishëm drejt fitores mirëkuptim u zhvillua në rajon, pasi Greqia u bashkua luftës në vitin 1917, me kapitullimin e Bullgarisë dhe perandorinë osmane, gjë që çoi në kapitullimin e shpejtë të Austro-Hungarisë.
Suksesi greke kundër forcave të Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe shqiptarë të mëvonshëm, greke dhe serbe të rezistencës, e ndryshuan kursin e luftës dhe iu dha aleatëve një hap vendimtar drejt fitores. Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Ballkan. Gjatë Luftës së Ftohtë, shumica e vendeve në Ballkan ishin të sunduara nga sovjetiket i mbështetur nga qeveritë komuniste. Greqia mbeti jo vetëm vend Sovjetik, por ishte edhe i vetmi vend në Evropë në të cilën luftë e ftohtë u “nxehta” për shkak të luftës civile greke.
Me pushtimin e tokave të Ilirisë nga Bullgarët dhe Sërbët, filloi një qëndresë e pa shembullt Iliriane, duke krijuar një gjysëm harrku të krahut të djathtë të Drinit të zi, si një unazën mbrojtëse të trevës së Gollobërdës së Dibrës. Pra Arbëria ishte kthyer tashmë në një shesh lufte. Dhe në vitin 1330-të perandori bizantin urdhëroi që në kështjellën e Dibrës dhe mbi Kala të Tetovës të vendoseshin garnizone ushtarake Bizantine.
Historinë e një populli dhe origjinën e tij nuk mund ta vjedhësh, ta tjetërsosh, dhe nëqoftë se arrin ta tjetërsosh prap se prap një ditë do të dalë në shesh. Në një libër të një historiani të huaj kam lexuar se “historia e grekëve një ditë do të shkruhej nga e para.”Besoj se është shumë e qartë thënia e këtij historiani dhe nuk do më koment. Pra duket shumë qartë se pushtimet e huaja sa herë që kanë ndodhur kundrejt nesh kanë lënë gjurmët e tyre. Rasti i mësipërm tregon qartë se pas largimit të Romakëve kemi një ndërhyrje tjetër nga ana sllave dhe këto ndërhyrje ne i lidhim edhe me emrërtimet slave ose ndryshim toponimesh që janë bërë, e të cilat duhet shumë punë e kohë për përmirësime dhe kthim në gjëndje të ma parshme origjinale e autoktone shqiptare… Stuhitë dhe rrebeshet e kohës gjatë shekujve, nuk kalohen lehtë e pa pasoja. Ato janë si një dridhje e fuqishme toke e përzier me erëra të forta dhe me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit.Përballë stuhishë të tilla dhe lufte vihen edhe popujt dhe perandoritë e ndryshme. Kjo ndodh edhe me fiset dhe popullin shqiptarë, duke u përplas here këndej e here andej monopateve të Ballkanit. Nuk di pse po i flas disa gjëra kështu, por që jam i mendimit se, të gjithë këto duhet t’i lexoni dhe t’i dijmë nga ky libër që po shkruaj. Por… duhet të dini edhe çdo gjë më tepër, që ka të bëjë me stuhitë e jetës dhe detin e tërbuar plotë tufane, e që lidhen me fatin tragjik, me fatumin e shqiptarit, edhe atëherë kur ishte bari delesh ose dhijar, edhe atëherë kur ikte nga hataja e tmerrreve dhe thikave të gjata të kriminelëve gjakatar greko-sllavo rus, duhet të shikoni dhe hedhni sytë, shikimet të ishin edhe përtej kufijëve të horizonteve dhe stinës! Ishte gjallë atëherë dinastia e Mehmet Ali Pashë Tepelenës. Atëherë kur shqiptarët u dëbuan prej hordhive greke duke lënë pas Çamërinë, shtëpiat, vatrat e lashta dhe varre të djegura, njashtu sië u larguan me dhunë edhe shqiptarë nga trojet e tyre stërgjyshore, që nga Toplica e Vranja, nga Molla e Kuqe në afërsi të Nishit, në shekuj u dëbuan me dhunë, dhe gjithëåka mbeti histori…
Nëpër stuhi luftërash, konfliktesh dhe armiqësish, i vuajtur dhe i syrgjynosur, i lidhur në pranga, i robëruar e i shkelur, i djegur në barikada luftërash më barbarë e duke u kalamendur nëpër vorbulla jete dhe varre të djegura nëpër nëntë rrathët e ferrit, shqiptari e shkroi historinë e vet të bujshme me tragjedi, ndërkohë që perandoritë e ndryshme, cara e kralja, ose në vazhdë me ato rrëmete, edhe shërbimet e tyre sekrete shkonin e vinin vërdallë duke e vrarë shqiptarin më shumë se plumbi, duke ia mohuar e falsifikuar historinë, duke përbaltur dhe denigruar pjesën më të shquar dhe më të ndershme të popullit tonë të shumëvuajtur…
Kosova dhe Çamëria, për shqiptarët janë dhe mbetën dielli i jetës së tyre, janë një pjesë e gjymtuar e trupit të tyre… Raca shqiptare, nëpër shekuj ka qenë dhe vazhdon të jetë faktor me rëndësi në Ballkan. Madhështia e qenies sonë shpirtërore e kombëtare është historike, siç është historike edhe çështja shqiptare. Gjithnjë i përbuzur dhe në rrrezik jete, shqiptari e ka shkruar dramën e madhe dhe të përgjakshme të trungut të vet, duke e ruajtur altarin e arbrit dhe lirinë, që donin t’ia rrëmbenin të tjerët. Lindte dhe ringjallej nga hiri si Feniksi, ose bëhej Promethe, që të bënte dy jetë e të vdiste vetëm një herë… Sërish stuhi. Sërish shpresë dhe plotë ëndërrime. Mbi një ëndërr dhe fate njerëzish lind një tjetër dhe sërish vijnë pranverat e vonuara edhe për bariun i cili me tufën e tij të deleve, ca dhi dhe një cjap ishin gati për t’u nis kah bjeshka , atje ku do kalonin muajt e verës në stane, mbi bjeshkët baritore të Sharrit!
… Ishte kohë djajsh, por që është ajo më tragjikja dhe e keqja se edhe Sllavja dhe Ristja kishin kallauzët e tyre në fshat si Zilko (R.) Rezilin, i cili kishte miqësi me komandir Zdravkon nga Vollokovia, fshat sllavomaqedon dhe bullgar dhe Despodin e Pozharanit, madje Zeqiri i Litës si kmet i fshatit me disa zagarë të tij, kishin bashkëpunim të fshehtë me disa zollumqarë të sistemit të kohës, të cilët kishin edhe përfitime nga plaçkat që i kanë ndarë bashkë. Dhe, një ditë mëngjesi herët, ende pa zbardhë dita, banda e tyre ia kishin mësyer fshatit, të armatosur me thika dhe nga një pushkë të prodhimit bullgar. Qent e fshatit lihnin nga çdo anë si të tërbuar, e kjo nuk u dukej shenjë e mirë për fshatarët e varfër. Të pranishmit ulën kokat duke u thelluar në mendime se këtu diçka po ziente, se këtu, tanimë ishin kohëra të trishtueshme devijante, e që sistemet dhe perandorëtë e shoqërive injorante ishin vetëm një adhurim i frikshëm…
***
Puna e bariu është ndër profesionet më të lashta tek ne shqiptarët, dhe kjo do të thotë, të jesh njeri me përkushtim për tufën, t’i duash delet ose të jesh dhijar i mirë, t’i duash qengjat dhe cjapin, duke filluar të jetosh bashkë me to dhe duke e mbajtë mbi supe rrebeshet e kohës dhe peshën e maleve, të jesh i fortë si shkëmbi që u bën ballë stuhive dhe rrëmujave që fryjnë gjithandej si tufane!
Me shekuj e shekuj shqiptarët si race e veçantë, duke jetuar si shiponja në maje kreshtash, në gryka malesh dhe pllaja, ose në rrënza të gjata bjeshke kanë bërë stane dhe janë marrë me blektori, duke ruajtur dhen e dhi… Delet apo tufa e dhive kanë qënë jeta e tyre ! I kullotnin sukave duke i ndjellë bariu me jehonën e fyllit, e në mbrëmje vonë, me perëndimin e diellit, ktheheshin tek stani varg e varg me blegërimën e tyre, ku bareshat i mbanin në rradhë duke i mjelur, e me qumështin e tyre përgatisnin bylmetin…Blektorët tanë kishin dobi edhe nga mishi dhe sidomos leshin që e grumbullonin gjatë pranverës së vonë, kur i qethnin delet e e tyre. Ajo ditë ishte e veçantë dhe gazmore për barinjt e bareshat shqiptare të cilët jetonin me harenë dhe brengat e tyre mes malesh, ku stanet strukeshin si kosherre bletësh…!
Gjatë mijë vjetëve të jetës shqiptare, delet dhe barinjtë duken të përhapur në tërë sistemet malore me gryka dhe shpatie, me bjeshkë baritore dhe krroje, jetonin barinjët shqiptarë. Të njohur i kemi , sidomos ata të Opojës, Prizrenit e Dragashit dhe andej majave të Sharrit gjer tek pellgjet e Korabit, Lubotenit , Maja e Zezë dhe gjer në Grykën e Kaçanikut. Të gjithë barinjt e këtyre maleve etnike jetonin me kulturën dhe traditat e tyre, nga një nga kulturat e para të barinjëve nomadë në Luginën e Beqesë. Disa dele u integruan në fermën e familjes së bashku me kafshë të tjera të tilla si pula dhe derra. Për të mbajtur një tufë të madhe, delet duhet të jenë në gjendje të lëvizin nga kullota në kullota. Kjo kërkonte zhvillimin e një profesioni të veçantë nga ai i fermerrit. Detyra e barinjve ishte që të mbanin kopenë e tyre të paprekur, ta mbrojnë atë nga grabitqarët dhe ta udhëzojnë atë në zonat e tregut në kohë për prerje. Në kohët e lashta, barinjtë zakonisht milingonin delet e tyre dhe bënë djathë nga ky qumësht; pak barinj ende e bëjnë këtë sot.
Në shumë shoqëri, barinjtë ishin një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Ndryshe nga fermerrët, barinjtë shpesh ishin pagues, duke u paguar për të parë delet e të tjerëve. Barinjtë jetonin gjithashtu larg shoqërisë, duke qenë kryesisht nomadë. Psh. Dikur blektorët shqiptarë nga treva e Pollogut, tufat e tyre gjatë stinëve të ftohta me dëborë, i çonin në vendet më të ngrohta si nomadë, duke i kullotur shtigjeve përtej majës së Taulit, përtej Velesit , brigjeve të Vardarit, gjer në pllajat e Gjevgjelisë. Por, që shpesh hasnin edhe në problem me grupe njerëzish të vendeve gjithandej të cilët ua grabisnin delet, duke u bërë ngatërresa nga më të ndryshmet, sidomos nga shkaku që këta barinjë ishin shqiptarë. Pra, të ishe barinj, nuk ishte lehtë, sepse ky profesion shte kryesisht një punë e meshkujve të vetmuar pa fëmijë, kështu që barinjtë e rinj duhej të rekrutoheshin nga jashtë. Barinjtë ishin më së shpeshti djemtë e rinj të fshatarëve që nuk trashëgonin asnjë tokë. Në shoqëritë e tjera, çdo familje do të kishte një anëtar të familjes për të kullotur kopenë e saj, shpesh një fëmijë, të rinj ose një plak, i cili nuk mund të ndihmonte shumë me një punë më të vështirë; këta barinj ishin plotësisht të integruar në shoqërinë malësore. Barinjtë normalisht do të punonin në grupe ose duke kërkuar një tufë të madhe, ose secili duke sjellë të tyren dhe duke bashkuar përgjegjësitë e tyre.
Në kohët moderne, barazia ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Heqja e tokave të përbashkëta në Europë në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe të nëntëmbëdhjetë u zhvendos nga nomadë të pavarur tek punonjësit e pasurive masive. Disa familje në Afrikë dhe Azi kanë pasurinë e tyre në dele, kështu që një djalë i vogël është dërguar për t’i mbrojtur ata, ndërsa pjesa tjetër e familjes kanë tendenca për punë të tjera…
Në territoret shqiptare, banorët, posaçërisht ato të veriut, jetonin për mijëra vjet si barinj, duke shpjeguar kështu rrobat e leshta, ose “tirqet”. Naim Frasheri ishte i pari që prezantoi kulturën e bariut shqiptar në libra e romane shqip. Barinjtë shqiptarë kontribuan shumë në kulturën e folklorit shqiptar, ku u bënë gjithçka nga rrobat , veshëmbathja me xhamadana, xhurdia të leshta dhe koprane të qepura nga qasha…
Malet që përfshihen në Gadishullin e Ballkanit për dhijarët dhe barinjët e tufave të deleve, rëndësi kanë gjitha malet e Shqipërisë gjer në shpatie e gryka të Bjeshkëve të Nemura ose gjithandej e përten Grykës së Rugovës, si dhe ato të sistemit sharropin nga nga pllajat e Dragashit dhe Opojës, duke u thelluar sukave dhe grykave të Korabit, Maja e Zezë, Luboteni e gjer në Karadak të Shkupit, të cilat janë vargmalale të larta, të pjerrëta, të rrëpinjta, të cilat ulen shkallë-shkallë në drejtim të ultësirës së Pollogut me ara të buta ku kultivohen të bardha dhe grunjere, sipër dhe poshtë Tetovës dhe Gostivarit.
(…Identiteti i Ballkanit është e dominuar nga pozicionin e saj gjeografik, historikisht zona ishte i njohur si një udhëkryq i kulturave të ndryshme. Kjo ka qenë një nyje midis organeve latine dhe greke ose të Perandorisë Romake, destinacionin e një fluksi masiv të sllavëve paganë, një zonë ku ortodokse dhe katolike Krishterimi u takua, si edhe si pika e takimit mes Islamit dhe Krishterimit).
Kur po i afroheshim rrëpinës që ndante Sukën me Liqenin, në rrahën ku mrizonin bagëtia, Vlera e Çmendur më tha se aty merrrte fund rruga e Kolonelit të vrarë. Në pjesën e poshtme, ku hidhen karmat e cofëtinave, ishte hapur një gropë për të.
Këtu, nuk mjafton që të vrasin mizorisht, por edhe të nënçmojnë tmerrrësisht. Kjo i pëlqen turmës së mjerë! Tallandisën nga kjo ndjenjë!
Nuk po u besoja veshëve, sado që sytë ma zinin një grumbull dheu të freskët përballë…
Malet e Sharrit përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore.
Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore, dhe kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Një nga liqenet e ngrira më të mëdha në Malin e Sharrit është Liqeni i Livadicës, i cili gjendet menjëherë poshtë majës me të njëjtin emër në Kosovë. Liqeni është 230 m i gjatë dhe 120 m i gjerë, ndërsa thellësia e tij shkon deri në 7.3 m. Rrëketë dhe lumenjtë e shumtë rrisin nivelin e ujërave të tyre gjatë periudhës së shkrirjes së dëborës. Rrjeti hidrologjik i Malit të Korabit është shumë i dendur dhe karakterizohet nga përrenj të mëdhenj me prurje gjatë gjithë vitit, si dhe nga rrëke të vogla me prurje të përkohshme në stinën e shirave dhe në periudhën e shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi dhe është i mbushur gjatë gjithë vitit me ujë që mblidhet nga fushat e Korabit, Sorokolit dhe nga pjesa më e madhe e zonës kryesore perëndimore që gjendet në territorin e komunës së Kalasë së Dodës, për çfarë shpesh më rrëfente babai im gjërat më interesante të cilat i kishte përjetuar , duke u endur e kaluar shtigjeve të kësaj ane si i ri.Sepse këtej ka qenë e vetmja dhijare e cila i ka lidhur në rrugët malore për të vajtur në Tiranë apo në anët e Lurës…! Përveç përrenjve të kësaj zone, ka edhe shumë përrenj të tjerë të vegjël me rrjedhje sezonale dhe me ujë të pakët, nga të cilët malësorët e pllajave të gjata janë furnizuar me ujë për pije, për nevojat e staneve dhe bagëtive të tyre Të gjithë përrenj e prrocka kalojnë kund rrëzë shkëmbinjësh dhe të lakuar, derdhen në Drinin e Zi.
Kokëfortësia e kohërave dinake kominterniste !
Në kampin fushor, në hyrje të Shkupit kah Gryka e Dervendit, gjeneralat bullgarë me përcjellësit e tyre, çadrat i kishin vendos në rudinën e fshatit tim, the nga aty, sa herë që u kujtohej, vërsuleshin duke prerr ndonjë kokër delje apo dhie, piqnin mish tek rrëza afër Dushkut të Eminit, aty kishin zaptuar edhe ujin e ftohtë të Burrimit i cili delte nga shkëmbinjt e maleve të Opalit e të cilët gjatë tërë natës bëheshin si të çarë duke pirë , ishin shtrirë të dehur. Sharjet e tyre shoviniste ndaj popullatës vendase dëgjoheshin gjer në fshat. Edhe fëmijët dukeshin të trembur fare, dhe gjatë netëve të trishtuara nuk i zënte dot as gjumi. Pleqët më kot krekoseshin, dukeshin të friksuar fare.
Vukosavi, një kapiten serb, ishte ndier i fyer se Mbreti bullgar kishte dërguar një rreshter dhe jo një autoritet më të lartë për negociata lidhur me pjesëmarrjen e fshatarëve shqiptarë në luftë.
Megjithatë kishte pranuar të bisedonte. Pasi ishin ulur në vendet e caktuara, në çadër kishin hyr tri femra shtat hedhura, me flokët të lëshuara përposh dhe me paraqitje krejt të shfrenuar, të sjellura nga anët e Crna Travës.
Njëra nga ato u kishte vendosur para gotat e metalta, tjetra i kishte mbushur me verë dhe e treta i kishte përshëndetur, duke lëvizur e duke përdredhur shtatin para tyre… Stuhia ballkanike po frynte disi me tërbim, sikur të paralajmëronte një hata që vjente përtej sukave me maja thepore të Taulit që formonin një system kodrash të lidhura si kurora gjer tek Gryka e lumit Iliridë, e që sllavët e kishin emërtuar me toponimin tyre “Gryka e Matkës” !
– Eh kakvo telo i kakvi gradi imaat! (Oh, çfarë trupi dhe çfarë gjoksi kanë)-, kishte thënë Vukosllavi duke ngritur dollinë, ndërkohë që një femër zeshkane iu kishte ulur në prehër. Kapiteni bullgar ishte ngritur në këmbë në kohën e dollisë, ndërsa Vukosllavi vetëm kishte drejtuar shtatin e bëshëm dhe në vendin ku ishte ulur dukej më i lartë se kapiteni, i cili ishte më i vogël me trup dhe përballej me cinizmin e kalorësit serb, që paraqitej me fodullëk se ishte kapiteni i kryqtarëve.
… Gjatë bisedimeve që kishin pasur me prijësit bullëgar dhe ndihmës së premtuar nga ata, si dhe bindjes që kishin krijuar se në muret e qytetit do të prisnin mijëra luftëtarë nga mbarë Rusia dhe Karpatet, të sigurt në fitore, ata nuk kishin paramenduar se gjatë rrugës mund të hasnin në ndonjë rezistencë. Grupet guerile të ushtarëve shqiptarë që kishin që kishin përjetuar edhe dyndje të tmerrrshme që nga Çamëria e gjer në Daradani, edhe aq më keq kishin përjetuar ardhjet dhe dyndjet e mijëra sllavëve nga nga Banati e Shumadia, nga Nishi e Toplica, duke përfshirë këtu vendosjen e tyre edhe në anët e Rashkës dhe Sanxhakut, në anët e Moravës dhe Karadakut në fushëgropën e Shkupit, të shtrirë edhe më tej në viset jugore kah Velesi dhe Manastiri gjer në buzët e liqenit të Prespes dhe Dojranit: kishin raportuar se një forcë e madhe njerëzish, jo vetëm ushtarë por edhe gra e fëmijë ishin nisur për të shtegtuar drejt Fushëgropës së Pollogut.Shumë prej tyre kishin raportuar se ajo forcë njerëzish ishte e çakërdisur, e dezorientuar dhe krejtësisht e shthurur, por ishte shumë mirë e armatosur, të gjithë kishin mburoja të metalta e pancirë mbrojtës. Syrit të vëzhguesve turq nuk u kishte shpëtuar pa u vërejtur edhe fakti se kuajt mezi lëviznin nga ngarkesat, stolitë, madje edhe armatimet e metalta me të cilat ishin veshur sipëri kuajt e kalorësisë së lartë. Në përshkrimin e tyre të gjithë vëzhguesit pajtoheshin me një pikë se grupet ushtarake shqiptare të pozicionuar rreth lumit Vardar dhe Iliridës me të gjithë vullnetarët malësor të Sëllarrevës, Gurguricës, Koritës, Strajanit, madje Çajla, Vardaria e Podgoria me Çegranin, më tepër dukeshin si ushtrarë të pathyer dhe të guximshëm e trima, që ktheheheshin me trofetë e fitoreve ndër beteja, sesa ushtritë sllavoserbo bullgare që i kishin përballë.
Nga informatat që kishim, kuptuam se në çadrat e tyre të rrethuar me pisha të Petriqit ishin të pranishme edhe disa femra gjysmë lakuriqe, të cilat dukej sikur përkujdeseshin të venin rregull mirëmbajtje dhe ushqimi brenda çadrës së madhe ku pushonte Car Borisi.
– Sa ushtarë ka Brigada e guerileve shqiptare?-, kishte pyetur ai.
– Ata janë rreth 12.000 mijë, ndërsa ne rreth 19.000,- ishte përgjegjur gjenerali Kamenov.
Vukosllavi kishte qeshur me zë dhe nuk i kishte dhënë rëndësi pranisë së tre të huajve edhe pse dyshonte se në rastin konkret mund të ishin dy spiunë, që kishin ardhur për të parë kampin nga brenda. Kjo madje i shkonte për mend që të fliste në superlativë dhe për të treguar epërsinë e ushtrisë së tij nga ana e Serbisë, duke i dhënë akcent të veçantë për luftë edhe Arradhës së tyre të cilët gjendeshin të vendosur në livadhet e Crna Travës.
-Nesër u dërgoj disa kalorës dhe bisedojmë për kushtet e dorëzimit apo bashkimit me ne. Mirë që nuk jeni turq, edhe pse një farë e ligë jeni të gjithë, iu kishte thënë një oficer i Komandës bullgare derisa ata po largoheshin. Përcjellësi i rojave të jashtme i kishte shoqëruar deri në dalje të Kampit, dhe ata ishin nis dhijaresë me gurishte drejtë brigjeve të lumit Crna, duke mbajtur si orientim Majën e Zezë të Sharrit.
Një histori e tillë plot acar e ngrica akulli, rrëmujë e rrëmete uraganesh e stuhish që kanë fryrë të tërbuara mbi ballin rrënduar me rrudha e brenga jete dhe ekzistence në luftën për mbijetesë, i tërë fati i shqiptarit i përcjellë ndër shekuj e dekada ka qenë nën vrojtimin dhe ndikimin e kombinacioneve të betejave serbo-sllav, me qëllim që çështjen shqiptare në analet politike dhe diplomatike të mbetet e ndërlikuar dhe e pazgjidhur, duke u bërë hije në sytë e Perëndimit, në veçanti përpara shteteve si SHBA, Anglia, Gjermania, Franca, etj.
Njashtu edhe politikat e fshehta, ato diplomatike e në veçanti, të spiunazhit në gjithë Ballkanin dhe më gjerë, sidomos pas ardhjes së sllavëve të jugut nga Karpatet në troje tona, sidomos serbosllavët dhe sllavo-maqedonasit me prejardhje bullgare, u ndeshën me shqiptarët etnikë në shekuj, u bënë përplasje të mëdha dhe u zhvilluan luftëra tmerrri dhe vdekje me prapavija të errëta, që edhe sot e kësaj dite, kanë specifikat e interesit të blloqeve dhe fuqive të mëdha, në rrethana të ndryshme Shqipërinë dhe shqiptarin i kanë përdorur si monedhë për të larë hesapet e tyre, si kurban në shtigjet e Ballkanit me male të egra. Me të vërtetë Shqipëria është “një pikë e vogël” në hartën gjeografike të botës, por pikë e madhe dhe me rëndësi për sa i përket kulturës njerëzore, tolerancës dhe shpirtit human si komb e si popull me specifikat e veta historike të traditës, gjuhës, kulturës me përmasat ballkanike dhe europjane. Shqipëria si tërësi gjeografike në këtë cep të Ballkanit, shërben si urë civilizimi mes Lindjes dhe Perëndimit, e të mos flasim pastaj për aspektet gjeostrategjike, ekonomike, kulturore, ushtarake e demokratike për interesa mbarë njerëzore jo vetëm në Ballkan, por edhe gjithë Europën dhe Mediteranin e gjërë…
Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav !
/SLUZBA Državne Bezbednosti/
Shërbimi Shtetëror i Sigurimit ( SDB ) , zakonisht më i njohur me emrin e saj origjinal si UDB-A, e cila eshte formuar me 13 maj 1946 dhe në dekadat e saj e fundit ishte të përbërë nga gjashtë organizata gjysmë të pavarura të policisë sekrete – një për secilën nga gjashtë republikat federale të Jugosllavisë – koordinuar nga zyra qendrore federale e Beogradit.
Edhe pse është operuar me më shumë përmbajtje sesa agjencitë e tjera të policisë sekrete në diktaturat komuniste të Evropës Lindore,UDB-a ishte megjithatë një mjet frikë kontrollit. Pretendohet se UDB-a ishte përgjegjës për ” eliminatoret ” e dhjetra e armiqve të shtetit brenda Jugosllavisë dhe jashtë vendit ( vlerësimet rreth 200 vrasje dhe rrëmbime Eliminime të ndryshojnë nga ato të Luftës së Dytë Botërore Ustaše (fashiste ), udhëheqësit Ante Paveliç dhe Vjekoslav Luburić ( në Spanjë dhe Argjentina ), ndaj emigrantëve kroat Bruno Bušić .
Me shpërbërjen e Jugosllavisë , ai vazhdoi të punojë si Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Republikës Federale të Jugosllavisë .
***
UDB-A , pra siç ceka më lartë, ndër vite u riformuar si një pjesë e madhe e shërbimeve informative jugosllave nga 1946 e gjer më 1991, kur u shemb komunjizmi , dhe ishte kryesisht përgjegjës për sigurinë e brendshme të shtetit . Pas 1946 UDB iu nënshtrua të sigurisë dhe inteligjencës ndryshime të shumta për shkak të çështjeve aktuale në atë kohë , duke përfshirë : luftën kundër bandave , mbrojtjen e ekonomisë ; Kominformës / Informbiro ; dhe aspiratat burokratike . Në vitin 1945 dhe 1946 , për shembull ,UDB u organizua në rrethe . Në vitin 1950 , kur njësitë administrative -territoriale u hequr si autoritete , UDB u riorganizua sërish . Gjatë kësaj periudhe aktivitetet e zbulimit dhe sigurisë përqendruar më pak në inteligjencën dhe më shumë për sigurinë e brendshme . Nuk ishte një theks mbi kolektivizmit , vëllazërisë , harmoninë sociale , besnikëri , dhe tolerancës ndaj ata me pikëpamje të ndryshme . Devijimi nga ky grup vlerash u bë një çështje imediate për shërbimet e sigurimit .
Më vonë , përdorimi i forcës është zbutet dhe kur procesi i ” decentralizimit të pushtetit popullor ” filloi , inteligjencës dhe shërbimet e sigurisë iu nënshtruan riorganizimin e mëtejshëm me qëllim për të decentralizuar pushtetin dhe rritjen e efektivitetit . Akti për Punë të Brendshme dheDekreti për Organizimin e Sekretariatit të Shtetit Punëve të Brendshme rregulluar autoritetin e sigurisë shërbimit të fshehtë si prerogativa e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme . Por që secila republikë jugosllave dhe ajo e Krahinës së atëhershme të Kosovës, ishin më vete sipas Riorganizimit, pas rënies së Rankoviqit dhe Konferencës në Brione më 1966 dhe në vijim, çështjet që lidhen me kompetencat e federatës ( sigurimit të shtetit , të trafikut ndërkufitar , qytetaret e huaj , pasaportat , futjen dhe shpërndarjen e shtypit të huaj dhe droga ) mbetennën urdhërat, kompetencat dhe dirigjimet nga ombrella Federative (si SSDB me qendër në Beograd, thuajse ishte po e njejta “UDB” !).
SDB në republikat nuk ishte autonome , por ishte e lidhur me Shërbimin Federativ të RSFJ, i cili ka koordinuar punën dhe të nxjerrë udhëzime .
Sigurimit të shtetit u rregulluar me legjislacion të fshehtë ( sekret Gazeta zyrtare ) , e cila e përshkruar përdorimin e operacioneve speciale . SDB kryer kërkime shtëpi, përgjimet e fshehta brenda lokaleve , përgjimin e telekomunikacioneve , përgjim të fshehtë e njerëzve , dhe zënie të fshehur të letrave dhe dërgesave tjera .
Me interes kryesor në SDB ishte siguria e brendshme , identifikimin dhe penguar aktivitetet e “armikut të brendshëm ” ( dmth” borgjeze djathtist ” , clericalists , anëtarët e Kominformës , nacionalistë , dhe separatistët ) . Puna Inteligjencës jashtë vendit është konsideruar më pak i rëndësishëm dhe ishte nën kontrollin federal .
SDB ishte një ” polici e fshehtë politike ” , përgjegjës për organizimin e partisë nga e cila ajo ka marrë udhëzimet e tij dhe për të cilën raportohet . SDB ishte rrënjosur aq thellë në sistemin politik se një nga detyrat e saj ishtepërgatitja e ” vlerësimit të Sigurisë politik ” , që është, vlerësimet më fjalë për fjalë të gjitha sferat e jetës .
Gjatë veprimtarisë së tij ,SDB gëzonte një gamë të gjerë të pushtetit , duke përfshirë fuqitë klasike policore ( identifikime , marrjes në pyetje dhe arrestime ) .
Organizata SDB është vazhdimisht në ndryshim dhe duke bërë përmirësime , por ai mbeti i lidhur me njësinë qendrore në kryeqytetet republikane dhe grupe më të vogla që punojnë në këtë fushë . Të gjitha informatat dhe të dhënat rrodhi në njësinë qendrore në kryeqytetet dhe dërguar në nga atje për të përdoruesit . Grupet në terren kishte kontakte pune me autoritetet vendore , por nuk iu përgjigj atyre .
***
Kur bie mbrëmja në në 12 fshatrat shqiptare që struken si koshere bletësh mes kurorave dhe sukave të maleve të Sharrit, për banorët fillon gjendja e jashtëzakonshme. Shumë vetë nuk i lenë më fëmijët të luajnë jashtë, stallat mbyllen me kyç e kush del jashtë e bën këtë me shumë kujdes. Në ato gryka malesh ulurin ujqërit dhe ariu.
Gati çdo natë arinjtë e murrmë vijnë nga pyjet përreth dhe „shëtisin” deri në orët e mëngjesit nëpër fshat. Shpesh ata shkatërrojnë gardhe apo ara, hyjnë në stalla, hanë kafshët shtëpiake, nganjëherë sulmojnë edhe delet. Në zyrat e Bashkisë ve Lokale të Lisecit, Shipkovicës, Gajres, Beshallës, Gjermës e gjer poshtë që nga Kalishti , Gjurgjevishti dhe Nerasha e Dobroshti edhe zhvillimet protokollohen me kujdes. Në muajt e vjeshtës egërsirat e malit kanë dale gati çdo të tretën natë nëpër prona dhe kanë bërë dëme., duke ngrënë misrat dhe bereqetin.
Më kot ishin parashtruara ankesat e banorëve të kësaj ane tek organet e Komunës… Por, ata edhe atje kishin kokëçarje të tjera…dhe kujt nuk i hante palla pë hallet e fshatarit që përballej me egërsirat e maleve, sidomos të arinjëve të cilët iknin nga gjëmimi i armëve dhe bombardimet në Kosovë dhe suleshin këndej Sharrit që nga Vraca e gjer tek Majat e Lubotenit…
***
… Tufa e deleve si fjolla të bardha shpëndahej pllajave, e bariu ishte i zhytur në mendime, se nëse nuk kujdesej me sy i zgjuar, bashkë dhe qeni i tij, ata sikur për çdo çast, mund të gjendeshin para çdo rrreziku, sepse malet ishin të mbushur me ujqër grabitqarë, dhe askush nuk ishte më tmerrrues se bariu.
“Kur ju blegëroni, Unë nuk kam gjumë o delet e mia. Kur Qeni im u rri pranë, o tufa ime , unë ndjej dhimbje. Kjo zemër e madhe, e ndarë me dyshë?! Pritni delet e mia, sat ë dal drita, o malet e mia thepore, Ju djepi im keniqenë me shekuj , e do mbeteni gjithmonë, me maja si tunxhi… !”
( Vijon )