Prof. Bajram Binaku, Pejë
Ishin ditët, jo të kollajshme edhe gjatë epokës se “shendrritshme” të Mahmit Bakallit. Kosova mbase, kishte arritur një nivel më të lartë si autonomi politike e territoriale, prap ishte vendi i vetëm në ish Jugvgosllavi, më i shtypuri dhe më i përsekutuari. Atë kohë Kosova ishte komuniteti më i madh numerikisht, pas serbëve e kroatëve, por, qe nuk gëzonte statusin e kombit e as ate të republikës, sikur qe kishin gjashtë republikat tjera jugosllave.
Burgjet mbusheshin përditë e me shumë, me shqiptarë, sidomos pas demonstratave të 81-shit.
Një fond i krijuar për zhvillimin ekonomik të viseve të pazhvilluara, do ti zente frymen zhvillimit politik, me represalje, përndjekje, burgosje e në disa raste edhe vrasje në burgje.
Një aparat i ndërthurur mirë mes, shqiptarëve dhe serbëve, përmes interesit, kumbarisë, shoqërisë e tradhëtisë, mbanin një popull të shtypur për interesa serbe e jugosllave. Universiteti i Prishtinës po shkollonte kuadra, por jo të gjitha patriotike; një shumicë rrjedhte bash nga brumi i bashkëpunëtorëve të sistemit titistë. Të tillët kishin privilegje në punë, pozita e benificione tjera. Për këtë strukturë njerëzish, të vjetër e të rinj, të shkolluar e të pa shkolluar, për miqë e jarana, serbë e jugosllave,Tito ishte babë e nënë, ishte shok e mik, ishte Krisht e Muhamet. Për këtë pjesë, ideologjia e tyre ishte: “Je me Titën, je për bashkim–vëllazërin, je për Jugosllavi, je kundër Enver Hoxhës e Shqipërisë, pra je taman njeri”.
Kështu u krijue miti i pa qenë për Titën.
Në një takim rasti me një jurist, vendas, shqipfolës, qe ka punue në komunën e Istogut, para e pas lufte, me pati kërcënue, lidhur me një deklaratë kundër Titës, pas demonstratave.
Edhe parolla e pas vdekjes se Titës”pas titos Tito”, ishte e shumë përsëritshme tek sejcili titist shqiptar!
Miku e kolegu im, Ali Hasku, rahovecian, veç qe kishte thënë “hiqmu tij se veç sherr i kemi pa”një musafir, ishte çue nga shtepia e tij, kishte lënë meze e raki dhe e kishte lajmerue milicinë. Për gjysëm ore ishte arrestue dhe kishte mbajtë 30 ditë burg.
Pra në një ambient privat nuk kishte mujtë me u shprehë lirshem, profesori.
Këto fakte, qe janë si një pikë ujë në oqean i ceka, qe gjeneratat e reja ti kuptojnë gjyshërit e prindërit, se sa kanë hequr në sistemin titistë, apo se sa ishin të zhytur në baltën e atij sistemi.
Prandaj, gjithë ata, qe Titën e mbajtën për shumë vite në “badifokët” e tyre, sot kundershtojnë Enverin. Kundërshtojnë gjithë ato gjenerata, qe i gëzoheshin shtetit të tyre, pavarësisë se Shqipërisë e udhëheqësit Enver. Kundërshtojnë mijëra të rinj e të reja, qe kishin kaluar vite nëpër kazamatet jugosllave. Kundërshtojnë gjithë ata, qe u përjashtuen nga puna, u persekutuan dhe u burgosen.
Këta “enveristë” të kohës se Titos i futën fitilin Jugosllavisë, ua prishen bashkim-vëllazërimin, kumbarinë e shoqërinë me serbë e jugosllavë, gjithë atyre shqiptarëve të shitur e tradhltarë.
Enver Hoxha u kishte shtirë frikën jugosllavëve, me ushtri, armatim, bunkerë e disciplinë!
Disa herë jugosllavët kishin derguar misione ushtarake në Shqipëri, për ta destabilizuar apo pushtuar, por ishin kapur në momentin e zbarkimit nga sigurimi shqiptar.
Pra, ne, gjithë ajo armatë, qe kemi kundërshtuar Titën e kemi madhëruar Enverin, sepse ai ishte i frikshëm edhe për jugosllavë.
Shqipëria ishte një kafshatë e vogël për Jugosllavinë, po të mos kishte një udhëheqje vizionare trime e të aftë për çfardo kundërvënie, qoftë ushtarake qoftë politike ekonomike e sociale.
Edhe sot kemi kritika drejtuar “enveristëve”, nga pasardhësit e ideve sllavo-titiste. Disa thonë, se enveristët janë komuniste, dikush, janë të kuq e të tjerët thonë, janë prorus e proserbë. Në fakt, janë vet ata komunistë, qe ushqyen Jugosllavinë e Titën, duke shtypur shumë shqiptarë, në emër të bashkim vëllazërimit dhe vazhdojnë akoma. Unë u them distancohuni, distancohuni nga Tita e bashkim-vëllazërimi me serbë. Unë e dij, qe këtë gjë nuk do ta bëni, sepse vet ishit titistë, ishit të shitur.
Pastaj kritikoni “enveristët” e shpifur nga ju dhe patronët tuaj sllavë. Ju, qe keni sulmuar edhe UÇK-në, ndërsa sot shtireni patriotë, kundërshtoni të arriturat e shqiptarëve dhe Shqipërisë, pas luftës se dytë botërore, ku ajo u radhit me shtetet antifashiste, hiqni titizmin nga memorja juaj dhe nostalgjinë për një sistem shtypës e okupues, kontrolloni badifokët,mos u ka mbetë fotoja e Titës aty, pastaj sulmoni, ke të doni.
Nuk e kisha besue qe nje Studenicas trillon kaq shume
kunder shaqiptarve Dhe na shitet per patriot pa e pase asnje
lecke te patriotizmit ne nenderimin e tij !Nisu prej kohes kur
Enferri kishte vellaznillak me Titon dhe kishte ne plan ta formoj
ballkanine qe shqiprija te jete e sunduar prej Sllavizmit qetnik
Por Tito kur i tha Stalinit Var bythen e mos u perzi ne Jugosllavi
se ketu sundoj Une Envferrit i cofen morrat e ballkanise !
Sa kan vuejt baballaret tone ner thunren e Rankoviqit eshte
e papershkrueshme Por kan qendrue Dhe Fadili Mahmuti e
te tjere Titos ia kan kajte hallin dhe aty ku jan gerrshetue
interesat e republikave te tjera Tito kosoves i ka dhane te drejta
aq sa ka patur mundesi per te ruejtur Rahati Une kurr nuk kam
qen antar i Lk. por me kolege te punes kurr skemi pase kurfar
ndryshimi dhe nuk e kemi perdore fjalen shpijun e per te
shti fitil mes shqiptarve siq beni Ju karathite enverist ma te
keqij se fashist ! Adem Demaqi (tunaqi) pasi doli nga burgu
kerkonte te krijohej nje Ballkani Siq po ben enferisti Rama
E ty Binak , due me te thane As ne kohen e Rankoviqit
qetnikt nuk kan guxu me ardhe ne Studenice te bregu i kishes
e me kerku qe temelet e asai kishe te shpallen Serbe
Kisha e Deqanit nuk i kishte 500 hektar toke e as qe guxonte
popi per kurgja me u perzi As patriakana e pejes Nuk pytej
e as qe guxonte te kerkonte majorizim te qetnikve siq po mundet
tani qe ju patriokotat Enverrista tua mundesoni ! Pra
E mbaje mend qe ne buze ruges ne te dyanet Peje Mitrovice
ishin krejt shtepija me kolon serb Ata u shperngulen ne kohen
e Mahmutit Se i humben privilegjet E Sa Millana e dragana
kini pase ju Banje orroberrde e deri ne studenice !
Edhe 5 apo 6 vite mos te ndodhnin demostratat e vitit 1981
ne kosove nuk do ngelte asnje serb dhe nuk do kishim nevoje
per lufte me ta Por Qetnikt ivestueen dhe u gezuen qe te
ken baze per arsyyetim per ta suspendue autonomin dhe
ne kosove per ta kthye serbine ! Kjo qe shkruen Ti
Binak eshte Kurgja ma pak se sa me rrase konflikt mes
shqiptaresh Andaj mledhi qaklat e ha kaqamok e fol ma pak !
Z.Binaku!
Ndoshta dashuria e madhe qe keni per kriminelin Enver ju paska mjegullisur mendjen, prandaj po ju perkujtoj se Enveri me daten 05. 09. 1945, vendimi nr 117, e dekoroi antishqiptarin me te madh Aleksandar Rankoviq me urdherin “Ylli Partizan” kl. I.
Z.Uke shume bukur i rradhisni fjalet e me kete te njejtin doreshkrues nuk do i lexoj ma asnje germe e koment , kuptohet kurre kur nuk din cfare prrallis.Ate Titon e enferrin mos i barazoni per asgje se jane si dita e nata.I pari me kaq shume kombesi arriti nje standart jetese qe jo pak shtete e kishin zili . . Dhe jo pa te drejte kur shihnin shtetet e
tjere te lindjes qe nuk kishin arritur te kombinonin teorine e komunizmit me kufij te hapur.Bota kapitaliste i trembej nje perhapje e komunizmit alla Tito me tej.Dhe sa per Shqiperine e ‘Pashallaret e kuq ‘qe sundonin per dekada ishin jashte cdo standarti njerezor. Ai sistem anti human e anti demokratik sherbeu si nje eksperiment qe dhe sot nuk deshifrohet formula ,krijuesi e ndihmesit e vertete.I ndjeri Demaci me shume te drejte eshte nje ‘Mandela ‘ per nga vitet e shume te burgut ,28 – te vite ne burg ne Kosove.Dhe nje
nje burg ku fjala humanizem respektohej ne permasa njerezore duke thene se nuk kishin miniere e detyrim norme e pune te detyrueshem me ushqim racional e te paket per dite e per vite ne burgjet e Kosoves.Keto eksperimente qe pershkruaj me siper i kishin burgjet e Shqiperise me denime 10 ,20, 25, 30 ,e deri me 35 -se vite per absurditetin e luftes se klasse.Dhe numri i kalon qindra e mijera MANDELA numeron Shqiperia per gati gjysem shekulli.Fol me mire per Milloshevicin dhe aty zbraz me hak urretjen se ai ishte diktatori i vertete qe nga politika nuk mirrte vesh se kujtoi qe Rusia me te vertet do te perballej me NATO-n Te mirat e sistemit te Titos i tregojne me mijera shqiptare qe e jetuan ate sistem.Fol per periudhen pas Titos se besohesh e nuk tallesh nga gjithkush.E keqja e Shqiperise si ne asnje etape e kohe historike i erdhi nga bolsheviket Miladin -gjirokastriti basdart me ‘dipllome franceze’ -V.Tempo. Kete populli i Shqiperise e din me mire se kushdo.Ju mashtruesit e medjave qe paguheni prej vitesh nga grupi qeveritar i maskuar ,me biznesmene e Oligarke koncesioneve mos u lodhni kot .Dhe shqiptaret e Kosoves e dine shume mire se kush ishte enferri e ato qe duan te rehabilitojne ate kane marre persiper te shtremberojne faktet ,deshmite
Makrabiteti i persekutimit te popullsise shqiptare ne burgjet e Shqiperise i kane pershkruar vete ata shqiptare te Kosoves qe erdhen ne token meme e gjeten njerken shtrige. Shikoni deshmite pejan dhe ne se nuk keni zemer te terhiqeni nga ideali qe burgosi nje popull te tere ,e la ne mjerim e ne ushqim me triska
atehere vazhdoni rrugen e pa fund ,rrugen e ‘BUXHETIT’ .A.Xheji ,mik i te njejtit ideal si i juaji pejan paguhet mijera euro tash e vite ne muaj, te shkruaj e prrallis perafersisht si ju , me rruge jo shteterore sic e cakton ligji i pagesave per gazetare ,analiste
etj. E krejt medijat ne Shqiperi gati 90% paguhen me kete menyre me miljona euro nga qeveria e Rames ,me pare kush ishte ne pushtet
per keto dekadat post komuniste. Dhe kjo metode ka kapluar dhe Kosoven.Qe te perfundoj me Xhejin.Kerkoni ne Youtube Internisten qe ka bo ky trathtar,ky ka shfrytezuar e vazhdon te shfrytezoj mbiemrin trashegues qe posedon. ( Xheji ) me kryetarin e partise se ndaluar me ligj tashme ne Greqi ( Agimi i arte e djathte ekstreme) e vete kryetari ndodhet ne burg ,nga shteti i vet.Para gati nje dekade a me pak une jam e shokuar dhe sot se si rrinte ne karrike ky si nuk i pergjigjej pyetjeve e ofendimeve
te kryetarit fashist te partise se Mihallakos e .Biseda ishte nje fyerje e rende e historise se popullit tone.Por Zheji u pagua 100 000 euro per ate interviste ,vite me rradhe paguhet njejte e ,vazhdon te pasurohet e ky pejani e shume te tjere paguhen ,pasurohen pa ju vra ndergjegja aspak kur shtremberojne faktet.Keto enveriste te mjere kerkojne nje kufome te ringjallin por po groposin veten e tyre. Dhe ketu mbaron diskutimi im me kete shkrues qe poshteron banoret e vertete te qytetit te Pejes duke shkruar jo realitetin. Qofshe i penduar ,,,,kur buxheti i ‘komanduar’ te shteroje apo kur mendja te kthjellohet ?