ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Për ambasadorët e shkarkuar, gjimnazisët e gjeneratës së parë të Rahovecit dhe Gjergj Dedajn që një pushues nga Haga “ia bani shpinën ma t’butë se barkun!”

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Fotografi e gjimnazistëve të gjeneratës së parë të gjimnazit ”Ramiz Sadiku”, viti shkollor 1965/1966

Sinan Kastrati, Suedi

  • Vazhdon nga numri i kaluar ”Për shokët e miqt besnikë dhe nxënësen time, Emmën, krenarinë Shqiptare në Skåne! Botuar në Drini.us 19 Maj 2021 në rubrikën ”Dossier”

Bajram Begi n`kali,  

Në syret ma i pari” 

Nuk e dija se ku të ia filloj: të merrem me të kaluarën apo me të tashmen. Unë mund edhe të mos shkruaj fare ose të flas deri sa të ”më mirret zâni” por gjendja vazhdon me të vjetrën, si rrjedhat e lumenjëve

Dje, një ish shoku i studimeve që tash jeton në Zvicër më shkruante:

-Po shkruaj edhe për mua o turjakas!

-Do të shkruaj, po si dhe do të këndoj si dikur kur e këndonim Bajram Begun, sapo i lëshonim delet në mal me kullot:

”Bajram Begi n`kali, 

Në syret ma i pari,  

Mazun ish kân dalë”. 

Dje ndodhi ajo që pritej të ndodhte, MPJ-ja e Kosovës mori hapin e parë dhe filloi me i këthye në shtëpi disa nga ambasadorët e konsujt që kishin ”punua” pa u lodhur disa vjet në ambasada e konsullatat kosovare nëpër botë.

Gërvalla duket se e ka përnimend. Ajo e ka nis ”me kâm t`djathtë e t`marë”, po i kthen për pushime e pension të merituar:

  • Edon Canën (Anëtar i PDK-së dhe dhëndërr i Vlora Çitakut)
  • Arbër Vllahiun (Anëtar i AAK-së dhe ish-zëdhënës i zyrës së Kryeministrit Haradinaj),
  • Avni Arifin (Anëtar i AAK-së dhe shef i kabinetit të Kryeministrit Haradinaj)
  • Qëndrim Gashi (Ish-këshilltar i Atifete Jahjagës dhe ish-anëtar i FER),
  • Beqë Cufajn (Anëtar i AAK-së), nga Gjermania,
  • Shpend Kallabën (dhëndërri i Memli Krasniqit nga PDK), në Hungari,
  • Gëzim Kasapollin (Ish-këshilltar i Kadri Veselit), në Kroaci
  • Lirim Grajiçevci (Anëtar i PDK-së), Holandë
  • Nait Hasani (ish deputet i PDK-së), nga Shqipëria nënë që aq shumë e deshi Naiti.

Qenkan shumë po iu shkruaj vetëm emrat se edhe ashtu këta emra do të mbeten në histori:

  • Ylber Hyseni (anetarë i LDK-së)
  • Amir Ahmeti (anëtar i AKR-së),
  • Asdren Zemaj, i ngarkuar me punë (vëllai i Armend Zemajt të LDK-së,
  • Esat Brajshori, konsull i përgjithshëm (anëtar i AKR-së) dhe ish ”liberali”:

Gjergj Dedaj (ish Zëvendës ministër në MPJ dhe drejtues i partisë PLK në Kosovë), që nuk kishte zyrë kur punonte si Zëvendës ministër i Hashim Thaçit në Kosovë.

Gjergj he Gjergj, ty të ka pas hije me i hip ”Gjogit të Mujit” e me ardhur deri në Oslo të Norvegjisë për me e lënë një lutje- propozimin për Çmimin Nobel për Paqë, për Hashim Thaçin, ai i cili të rrasi mirë dajak, por ”Gjergji u bë u burrë, ia fali kabahatet Hashim Harambashit. I shkoi edhe te shpia n`pame, për Hashimin. Gjergj i ke ndjell kob Hashimit se ai nuk ka vdekur por e ka ndërruar ”mënyrën e jetesës”, ”ka n`rru jetë”. 

Mbrëmë ”Gjergji u lajmërua nga Shkupi me një panegjirik foli si ”bilbili” për Vjosën, Gjergj ”burri” 

”Burrë, burrë me të vërtetë 

Por kur erdhi mbrëmja, 

Me macen dhe me qenin, 

Ra të flerë” (prafrazim i një vjershe të M. Metos?).

Uh sa kohë pask`na humbur duke përmendur fakte me gjithë këta emra he mozomakeq.

Gjergji e krahasoi Vjosa Osmanin, “presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin Lenka Çuko, e njohur si një prej figurave qëndrore të pushtetit komunist në Shqipëri

”Vjosa Osmani ka nisur një grushtshtet dhe po bën diskriminim dhe krim të paparë ndaj tij siç e quan ai sikurse Sllobodan Milloshqviqi kur i kishte vrarë familjen”, njofton Klan Kosova.

Por Gjergi i Dedajve, tha se nuk do ta liroi as zyrën e ambasadorit në Shkup.

Gjergji ende nuk e ka larguar fotografinë e Hashimit nga Zyra, kujtim nga e kaluara … dhe malli e mërzia që ish ”i nominuari” për NOBEL, është në Burgun e Hagës.

Gjergj, iku “koha e Qirezit” që jo vetëm ti por shumë të tjerë fituan poste e privilegje pasi ”Hashimi iu bani ma butë shpinen se barkin”. pastaj Hashimi u ndëgjegjësue për bëmat e veta dhe mundohej t’i fshihte gjurmët e krimeve. Mundohej të lantë m. me sh. që ti ikte burgut të cilit ia kishte ndi erën. Por, Hashim Aga burgut nuk arriti t’i ikte dhe në fund u detyrua “vullnetarisht” që të shkoj për t’ia kaluar pushimet në Hagë. Për të reflektuar dhe medituara për të kaluarën e vet superheroike, nga koha kur ishte “formue” nga poezitë romantike të Naim Frashërit për AtMëmëdhenun.

Hashim Patrioti!

Gjergj, Vjosa i ka votat e elektoratit ndërsa ty të ka vendosur Hashimi herë zëvëndës ministër e tash ambasador. Ti je ambasador që të mos dëshmosh për hashim Agën në Hagë. Ti e din shumë mirë këtë, por shtiresh se nuk e din.

Gjergjo, kush më me meritë nuk e ka fitua vendin e punës se ti, ”e ka vllaqit me shpinë”.

 ”Gjergj Dedaj flet pas shkarkimit: Këtë ma kishte bërë vetëm Millosheviqi kur më vrau familjen”, Gazeta Express,19/05/2021 23:40 

https://www.gazetaexpress.com/gjergj-dedaj-flet-pas-shkarkimit-kete-ma-kishte-bere-vetem-millosheviqi-kur-me-vrau-familjen/

Gjergj Dedaj e përjeton rëndë shkarkimin/ Ja si e quan Vjosa Osmanin, 19 MAJ 2021 NË ORA: 23:37 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1587802/gjergj-dedaj-e-perjeton-rende-shkarkimin-ja-si-e-quan-vjosa-osmanin/

Zonja, Donikë e Vjosë, mos u ndalni:

Filloni me shkronjën ”A”, që nga Australia, me Abazin, Hajdin, alias ”Lum Haxhia”, e deri te shteti me shkronjat e fundit të alfabetit, nëse ka ndonjë shtet me shkronjën ”Zh”, ”Z”, ”V” ….

Pastaj mos harroni, kthehuni në qerdhen e korbave, në RTK, aty ku më së fundi Ganiu, vëllai i Hashimit i punësoi edhe tre familjarë e miq.

Pastrojeni shtëpinë e mandej, ”hajatin”, ”divanhanen”, ”yzerhanen” e oborrin …..

Fotoja e gjimnazistëve të gjeneratës së parë të ish Gjimnazit ”R. Sadiku” të Rahovecit 

E kisha lënë në gjysmë shkrimin për gjimnazin e gjimnazistët e Rahovecit. Pasi publikova një copëz të vogël të fillimit të punës kur hapet gjimnazi në Rahovec, filluan të më shkruajnë disa nga ish gjimnazistët e asaj gjenerate- gjeneratës së artë, Fetah Berisha dhe Bejtullah Sokoli. 

Para dy ditëve më shkruajti Fetah Berisha- Gjyshi nga Prizreni:

-Sinan, ta kam sigurua një fotografi të gjeneratës së parë të gjimnazitëve të Gjimnazit të Rahovecit.  Bejtullah Sokoli ish nxënësi i gjeneratës së parë, kishte një fotografi dhe ai ta dërgon.

Nuk vonoi e Bejtullahi më shkruajti në E-mailin tim privat, që ia kishte dhënë Gjyshi:

”I nderuari Sinan, uroj dhe deshiroj të jeni mirë me shëndet dhe me familje. Ne ende jemi vertikalisht.

Gjyshi me kerkoi t’ju dergoj pakë të dhëna dhe këtë foto nga gjenerata e parë në gjuhën shqipe të ish-gjimnazit “Ramiz Sadiku” në Rahovec, i cili u pat hapur në shtatorin e vitit shkollor- mësimor 1965/66.

Atë kohe ishin dy paralele në gjuhën shqipe: IV/3 dhe IV/4, te cilat kishin nga 29-30 nxënës, perfshirë dy vajza:

Nerxhivane Cana dhe ……………. Berisha, emri nuk më kujtohet (është motra e prof.Zeqir Berishës) (Nurie Berisha, nërh. Ime).

Në këtë foto është klasa IV/3 me 29 nxënës me kujdestarin Mehmet Surdullin, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Përndryshe, kjo është është një fotografi në mbremjen e maturës në ambientet e Bodrumit të vjeter të rrushit ,veres e të rakisë, që e kemi mbyllur në maj të vitit mësimor 1968/69.

Kaq per momentin.

Gjithe te mirat!

Dhe unë e falenderova”

Bejtullah, po pate kohe, flasim ne mbremje, sot, neser ose kur te kesh kohe ti. Numri i telef. tim privat e të punës po ta dërgo.

Të pershendes perzemersisht: Sinan Kastrati, Suedi

P. S.

Po pate mundesi, skanoje fotografine e ma dergon edhe njehere dhe, nese njeh ndonjerin nga nxenesit ne foto, mi shkruan emrat e tyre!

”Per fat te keq nuk më kujtohen të gjitha emrat. Aty-ketu, kuptohet: jam unë, Idriz Vuciterna, Mustafe Kasapi, Metush Isaku, Halit Isaku, Shaban Krasniqi, Smajl Kastrati, Haki Pacarizi, Samedin Dula, Jetush Kabashi, Avni…?, Fetah Berisha, Enver Kabashi, Rexhep Kabashi, Shaban…?, Qamil Sokoli….???

Kaq.

Ja edhe fotoja:

Vazhdon 

Malmö, 20 maj 2021 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu