nga: Kushtrim Seladini
Tani më ka kaluar një javë ç`prej se Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedistit, z. Bedri Halimi, me 6 janar të vitit 2022 u arrestua nga policia e Kosovës, por opinioni publik ende nuk po qetësohet. Numri i personave që kanë reaguar me shkrim kundër arrestimit të tij të kundërligjshëm tani më e ka kaluar të njëqindëtin. Deri me tani nuk ka ndodhur që të jetë arrestuar një njeri e të kenë reguar kaq shumë njerëz. Regami i kaq shumë njerëzve kundër arrestimit të Bedri Halimit, flet shumë për pastërtin e tij të njohur për shumkënd në Kosovë.
Duke pasur parasysh se lejet ndërtimore të paligjshme në regjionin e Komunës së Shtërpcës i ka lëshuar ish-kryetari i kësaj komune i kombësisë serbe; duke pasur parasysh se Bedri Halimi nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi në komunën e Shtërpcës, sepse as që ka pasur kompetnca për lëshimin e lejeve ndërtimore në këtë komunë; duke pasur parasysh se fajtori i vërtet (ish-kryetari i Konmunës së Shtërpcës) që ka lëshuar leje ndërtimore të kundërligjshme, është arrestuar dhe burgosur pothujse në anonimitet të plotë dhe, duke pasur parasysh se Bedri Halimi pa pasur objektivisht asnjë faj, u arrestua duarlidhur para kamerave televizive, kjo flet qartë se arrtestimi i tij, i tillë siç ishte, ka qenë i qëllimshëm dhe i paramenduar mirë.
Arrestimi i tillë i Bedri Halimit flet se ai është aranzhuar nga persona të caktuar me qëllim komprometimin dhe linqimin e tij publik, sipas të gjitha gjasave për shkak se Bedri Halimi uk ka pranuar të bëj shkelje ligjore në dobin e askujt. Me fjalë të tjera, Bedri Halimi është viktimë e pastërtisë së vet. Fatkeqësisht Kosova është bërë një vend ku papastërtia, hajdutllëku e korrupsioni të ngrisin lart, kurse pastërtia, respektimi i ligjit dhe moskorruptimi të qojnë në burg.
Shtrohet pyetja kush e bindi apo e detyroi prokurorin e Gjykatës Komunale të Ferizajt, z. Maloku, që ai ta urdhëronte, organizonte dhe të zabtonte arrestimin e tillë sa spektakolar aq edhe kompromitues të Bedri Halimit, ende pa e ditur ky prokuror nëse Halimi ishte apo nuk ishte fajtor!
Prokurori Maloku e ka futur vetën në grackë. Ai tani është i detyruar që viktimës së tij, Bedri Halimit, t`ia vesh ndonjë faj, sa për ta arsyetuar urdhërin e dhënë për arrestimin dhe burgosjen e paligjshme të tij me aq shumë pompoztet mediatik, sikur ai të ishte një kriminel.
Me që drejtësia në Kosovës është bërë si „litari në thes“, Bedri Halimit në kohën e mundshme, nuk i mbetet tjetër rrugë, veçse ta kërkoj të drejtën e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.