ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Armiku i lig ta prish edhe ditën e mortit

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nue Oroshi, Kiel, Gjermani

Sot e 554 vjet më parë më 17  janar 1468 u nda nga jeta heroi më i madh i të gjithë shqiptarëve Gjergj Gjon Kastrioti.Kjo është një ditë ku shqiptaria ka mort.Në këtë ditë të gjithë politikanët nga të gjitha trevat shqiptare është dashur ta vizitojnë vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë.Por fati i keq është kur e ke armikun të ligë ai ta prishë edhe ditën e mortit, dhe mundohet ta shënderroj në darsëm apo festë.Po si nuk i mjaftuan sulltan Erdoganit që edhe vet nukë e di se çfarë prejardhje kombëtare ka që ta vizitoj Shqipërinë, 364 ditë të tjera dhe e gjeti pikërisht ditën e mortit të Shqiptarisë që ta vizitoj Shqipërinë.Por ky nuk ka faj.Faji është tek ky mekshi apo kishku ynë Edi Rama, personi i cili e ka humbë vetëdijen dhe ka kohë të gjatë që gjindet në komën politike.Kjo komë politike e këtij mekshi ka orientimin e vijës politike Beograd-Stamboll-Moskë,që ësht shfaqur hapur permes ides se Serbis per Ballkanin e hapur.ku Erdogani, Rama edhe Vuqiqi kanë një shef të përbashkët Putinin. Kishk kuptoje more i mjerë se orientimi i shqiptarëve është në vijën politike Berlin-Bruksel-ëashington. Lavdi marrisë, rrnoftë Shqiperia Etnike, jashtë vijës politike Beograd-Stamboll-Moskë.Shqiperia është e shqiptarëve e jo e klyshve të Miskovit kanë thënë dikur atdhetarët shqiptarë edhe pse kishku ynë Edi Rama e ka një vella biologjik në Rusi, si pasojë e martesës se babait  të ti Kristaqit me një grua ruse.

Shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e perëndimit, e ky kishku mundet mi zgjedh tre vende për varr: Beogradin,Stambollin apo Moskën.

Shqipëra  e shqiptarëve-Vdekje tradhtarëve!

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Nganjehere po kam dyshim se cilen rruge e kane zgjedhur shqiptaret. Mendoj qe numri i atyre qe shiqojne kah lindja po rritet me te shpejte.

  2. Nexhmije Mehmetaj
    Dje e kemi parë Kryeministrin Edi Ramë sa i nënshtruar dukej para sulltanit Erdogan. Dhe gënjente kur fliste për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe turqve se janë vëllazërore, ato nuk kanë qenë dhe nuk do të bëhen vëllazërore, sepse sundimi 500 vjeçar me vrasje, shkatërrim kulturor, shkretërim kombëtar nuk na lejon, aq më keq që kurrë nuk kanë kërkuar falje.
    Erdoganin askush nga vendet evropiane nuk e fton veç Shqipëria dhe Serbia, sepse është mik i Rusisë. Asnjë shqiptar nu ka nevojë për këso vizita broçkulla.

    Nexhmije Mehmetaj

    • E nderuara zonje, ashtusi shume te tjere edhe ti mundohesh me e proklamu para miqeve e farefisit patriotizmin qe ke ne zemer. Per me qene cfare deshirojme te jemi,e qe skemi qene kurr prej atehere kur baba i Gjergj Kastrioit e dha Gjergjin te Turku,se spati fuqi me ju kundevy armikut,duhet pune e jo fjale.Ne edhe pushken kur e kemi rroke me hile e kemi rroke.Po ti oj zonje e nderuar,ke dhene nje qindarke per termetin ne Shqiperi? Po pse ti e patriote te tjere nuk i ndertuat vete ato pallate? Po pse i pranoni keto pallate nga ARMIKU I KAHERSHEM? Po pse nipat e Gjergjit me prkatesi kombetare shqiptare e me perkatesi katolike po pranojne me hy ne ato pallate? Po pse? e doni pergjigjen? Sepse,jemi popull pa EGO,pa krenari, e veq lehim e lehim ne portale e TV e shitemi shuuume lire.Qe te gjithe,qe te gjithe, e edhe une e TI posaqerisht !

      • Ky shkrimi yt po me duket pak si i cuditshem…!
        Nuk kane faj ata skamnore qe hyjne ne banesat e ndertuara nga turqit. Te shkretet, nuk kane rrugedalje tjeter. Fajtor eshte Ballaban Ram Pasha qe pa asnje aresye pranon vasalitetin e turkut.
        Nje udheheqes patriot nuk mund te pranoje dhurata (donacione) qe jane te kushtezuara. Turqit keto dhurata nuk po na i bejne per te na ndihmuar. Ata po i bejne per qellime te liga. Kam frike qe keto dhurata te turkut jane te njejta me dhuraten qe greket i bene trojaneve. Sa mire do te benin trojanet nese nuk do ta pranonin kalin e drurit te dhuruar nga greket.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu