ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Vepra e Ukshin Hotit, testament i shenjt për Albin Kurtin!

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Kushdo që e njeh për së afërmi Albin Kurtin, e di shumë mirë se për të vepra e Ukshin Hotit është një “Testament i Shenjtë” .
Një testament me një mesazh dhe amanet aq domethënës, saqë për asnjë çmim të kësaj bote s’do ta tradhtonte.
Uniformen e ushtrisë jugosllave e kanë veshur detyrimisht të gjithë meshkujt e rritur dhe të aftë kosovarë të kombit shqiptarë, që s’kanë ditur të aktrojnë me mjeshtri paaftësi psiko-fizike para komisioneve përkatëse ushtarake të testimit.
Postimi i fotografisë së Ukshin Hotit me uniformë të armatës jugosllave nga Albin Kurti, mund të mos ketë qenë një përzgjedhje fatlume, por të kërkosh me mikroskop qëllim djallëzor pas veprimit të tij, është thjesht një tentim qyqarë për të gjetur qime në vezët e pulës.
Mirëpo problemi qëndron në faktin se mikroskopin për t’ia gjetur dobësitë Albinit aty ku nuk i ka, e përdorin kundërshtarët e tij politik dhe analistët e nivelit moçalor prej momentit që ai ka vendosur për t’u kyçur aktivisht në politikë.
Apsurdi qëndron në faktin se kundërshtaret e tij politik dhe analistët e nivelit moçalor e fekalor, kanë aq shumë qime në lëkurën e tyre të trashë dhe në karakterin e tyre të kontaminuar, saqë sikur të mos lëviznin me dy këmbë, do të ishin dele rude.
Ndërkaq gjyshet e tyre prej leshit të tyre të qethur do të thurnin aq shumë opinga, postaqi, çorape, shoka, tirqi dhe xhurdi të leshta, saqe do t’i veshnin dhe mbathin me to të gjithë patriotët folklorik që janë ngjitur në olimpin e patriotizmit të rrejshëm me ndihmën e rrotave nga karota, sepse trurin e kanë të stërmbushur me limite dhe fusnota.
Përgjigja e saktë në pyetjen : Pse u ka penguar Albini aq shumë kundërshtarëve të tij politikë dhe analistëve të tyre zvarranikë, saqë janë detyruar për të kërkuar me mikroskop qime në karakterin e tij, s’do shumë mend dhe filozofi:
Albini përmes aftësisë së tij brilante analitike dhe parashikuese, si dhe përmes biografisë së tij të pastër si filigrani, u ka shkaktuar atyre komplekse të pafalshme dhe të patejkalueshme, vetëm pse ua ka deshifruar të gjitha hieroglifet dhe zbërthyer të gjitha muhalifet në të gjitha trajtat dhe format më brilante të artit, filozofisë, shkencës dhe politikës.
Në fakt Albinit nuk iu ka dashur shumë mund dhe energji për t’i lënë ata dhe ato që të duken si paçavura pranë tij.
Ka mjaftuar potencimi i të së vërtetës për t’ua nxjerrë atyre mbi sipërfaqe të gjitha të zezat që i kanë bërë gjatë gjithë jetës.
Në anën tjetër kundërshtarët e tij politik, kurrë asnjë dëshmi valide nuk e kanë gjetur për ta kontestuar atë bindshëm, përkundrazi, pas çdo tentimi kanë dalë edhe më të pafytyrë, cinikë dhe qesharak, sesa që janë në të vërtetë.
Imagjinojeni sikur ta kishte përdorur Albini mikroskopin për ta gjetur një çikë dritë në karakterin e tyre të shëmtuar dhe të humbur në errësirë?
Do të kishte qenë mision i pamundur dhe jo vetëm shumë i vështirë.
Prandaj mikroskopi që ata e kanë përdorur për t’ia gjetur atij dobësitë aty ku nuk i ka, është dëshmuar si arma më e fortë e Albinit, sepse i ka lënë hulumtuesit amator dhe dashakeq të dobësive të tij, për t’u dukur pranë tij si paçavura, apo si specie mjerane të cilëve u mungon sinqeriteti, dija, shija, etika, morali, edukata dhe kultura.
Më këtë s’dua të them që Albini është i përkryer.
Përkundrazi, nuk ekziston asnjë gjallesë e përkryer në këtë botë.
Analistëve serioz dhe profesionistë për shembull, nuk u duhet fare mikroskopi për t’i gjetur dobësitë e Albinit, edhe pse dorën në zemër ai ato për çdo ditë i zvogëlon.
Dhe ai nuk e bënë këtë për të qenë gjithmonë një hap para tyre, por sepse është i tillë prej natyre.
Prandaj ndaj kritikave të argumentuara mirë ai reflekton shumë shpejtë, sepse është një njeri i mençur, modest dhe i drejtë.
Dhe ky talent nuk i ka pikur atij nga qielli, por e ka krijuar me shumë sakrificë dhe mund, sepse ai për çdo ditë diçka të re mëson, që do të thotë se asnjë çast të vetëm se mësuari nuk pushon.
Ai në fakt është një njeri modest, të cilin dija, shija dhe kompetenca e lë që të duket në shikim të parë si një njeri arrogant.
Mirëpo arroganca e tij është vetëm një mashtrim optik, sepse ajo s’mund të jetë pjesë e karakterit të një njeriu që ka synim aq atdhetar dhe fisnik.
Ose edhe më qartë, megalomania s’mund të jetë veti e një njeriu aq të ditur, modest, fisnik, human dhe atdhetar.
Prandaj jo rastësisht pas Ukshinit, Albini është politikani i parë, të cilit i beson dhe ia ka lakmi, çdo shqiptar normal.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu