ARKIVI:
28 Nëntor 2024

Shoqata Atdhetare “Dheu i Shèjt” kërkon nga parlamenti shqiptar strukturë etike për mbrojtjen e figurave kombëtare (Video)

Shkrime relevante

Pjesëza nga intervista e Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, në “Dita e Hapur” me rastin e Ditës së Forcës dhënë RTK-së

Gani I. Mehmeti DIÇKA NGA INTERVISTA E NËNKOLONEL VËLLAZËRIM QERIMI, NË «DITA...

Mërgata Shqiptare në Botë ua uron Shqiptarëve 28 Nëntorin

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Gjithë shqiptarëve, ku...

Shpërndaj

KERKESË PARLAMENTIT SHQIPTAR !

Kërkojmë që të ketë një strukturë etike për mbrojtjen e figurave kombetare. Mendojmë se figurat, siç është Skënderbeu, që kanë vlerë kushtetuese (të mbrojtur kushtetushmërisht), duhet patjetër që të jenë edhe në strukturën etike të medieve shqiptare. Në mënyrë kategorike, mediet shqiptare nuk duhet të pranojnë, që të shahet Gjergj Kastriot Skënderbeu. Të gjithë heraldiket që kemi ne, duke filluar që nga flamuri, por edhe heraldiket e tjera, ku paraqitet përkrenarja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, janë simbole identifikuese të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Pra, janë kredenciale të kombit shqiptar. Unë mendoj se edhe statusi i njerëzve që flasin në medie duhet parë; përse duhet të bëhej publike një thënie delirante apo armiqësore e një të vetëquajturi historian?! Për të hapur një debat artificial, i cili është steril në esencë apo për të treguar një alarm? Alarmi që, për figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ka më tabura, nuk ka më elementë të mbrojtjes së logjikës historike, por përkundrazi mund të shahet lehtësisht. Të gjitha këto lidhen me kuptueshmërinë e medieve dhe me vetëdijen tonë për historinë e Shqipërisë. Një kritikë shkencore apo një mendim alternativ për figurat historike, pa sharje, mund të krijojë debat. Por, kjo është çështje shkencore. Ndërsa, sharjet ndaj figurave që përfaqësojnë kredencialet, shpirtin dhe çdo gjë të shenjtë që kemi në shqiptarët, në mënyrë kategorike nuk duhet as të pasqyrohen në medie, sidomos kur këto gjëra thuhen nga njerëz pa asnjë lloj përfaqësimi.

Kam njohur edhe historianë turq, që kanë prezantuar tezat e tyre shkencore, por me mirëkuptim. Kjo figurë, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka një mbrojtje kushtetuese, prandaj çdo përçmim dhe sharje ndaj tij, duhet të ketë një paralajmërim. Detyrimisht, ambasadat turke që kemi në Shqipëri duhet të kenë një lloj përgjegjësie, t’i tërheqin vëmendjen dhe të marrin një lloj mase për të, duke nisur që nga verifikimi, nëse është apo jo shtetas i Turqisë. Që mos të përsëriten më gjëra të tilla. Mendoj se ky person duhet të shpallet non grata. Nga institucionet tona kërkojmë të ketë një veprim. Kjo ka të bëjë me fuqinë konceptuale dhe me vetëdijen e shtetit dhe kombit shqiptar. Shpesh te ne, kjo vetëdije është e zbehtë. Aq më tepër që, gjenerata e re është pak indiferente dhe nuk ka njohje në thellësi për figurën madhështore të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ne nuk mund të lejojmë që thashethemet, mllefet apo deliret, kundra kësaj figure, të kenë statusin e një lirie në të folur. Në emër të kujt është kjo liri e të folurit?! Perversitetit?! Perveristeti nuk është status, është anti­ status. Nuk është hera e parë, që hidhet baltë mbi figurën e Skënderbeut. Para dy vitesh u gjet një statujë e përçudnuar e heroit tonë kombëtar, në Qafë Kashar të Tiranës…

E vërtetë, u gjet një pseudoskulpturë në bronz, ku Skënderbeu paraqitej me forma të përçudnuara, ishte një skulpturë groteske, e cila bëri bujë të madhe në atë kohë. Dikush e ka bërë, prandaj shikoj se ky sekt ka fituar një lloj terreni, te myslimanët ekstremist, që nuk kanë të bëjnë me islamin e vërtetë. Ata mendojnë që Skënderbeu është një figurë anti­islamike, tradhtare, sepse ka tradhtuar islamin. Thjesht marrëzira të inabsurdes, por që duhet pasur kujdes. Nëse ne i ndalojmë këto, duke mos i bërë publike, fare mirë mund të shmangen dhe debatet, që mund të quhen sterile. Ne themi se na bashkon gjuha. Por, gjuha edhe mund të na ndajë, sepse me të njëjtën gjuhë edhe shahemi me njëri­tjetrin, në mënyrë të skajshme. Atëherë çfarë na bashkon? Janë disa figura, të cilat në mënyrë konsensuale janë të përbashkët për të gjithë ne, pavarësisht ideve politike. Është Skënderbeu, Marlin Barleti, Gjon Buzuku, Onufri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, De Rada, Migjeni etj. Ne quhemi shqiptarë, sepse në kujtesën tonë janë këta emra. Ne mendojmë se Shqipëria duhet të ketë detyrimisht një qendër, (që mund ta hapë edhe në Itali), që mund të quhet Qendra e Studimeve Skënderbejane. Për Migel Servantes, spanjollët nuk kanë lënë shtet, pa ndërtuar një qendër servastiane. Po ashtu edhe italianët për poetin e tyre Dante Aligeri. Nëse ata janë të njohur mjaftueshëm, përse ndërtohen këto qendra?! Mendoj se, nëse nuk studiohen mund të zbehen dhe në kujtesë.

Prandaj ne duhet detyrimisht të kemi Qendrën e Studimeve Skënderbejane. Kjo qendër mund të jetë edhe në; Krujë, Tiranë, por duhet të jetë edhe në Prishtinë, në Tetovë, por në Kozenca tek arbëreshët në Kalabëri. Gjithashtu duhet të jetë edhe në Francë, sepse atje ka sheshin më të madh me emrin “Skënderbe”. Populli thotë një gjë të madhe: “Kur të shoh me sy, më vjen mendja për ty”. Prandaj, tjetrin po nuk e kujtove e harron.

Lekë Frroku

Shoqata Atdhetare “Dheu i i shenjt “

Shih videon e mëposhtme se si shprehet mbetja e osmanlive Olsi Jazexhi për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i cili në këtë foto shihet në Gazimestan duke i ngritur lartë tre gishtërinj nga simbolika e njohur e nacionalizmit serbomadh, pikërisht nga vendi ku nisi ti futej flaka mbarë hapësirës së atëhershme të Jugosllavisë.

Ja videoja:
Duke e komentuar atë që e thotë për Gjergj Kastriotin joshqiptari Olsi Jazexhi, intelektuali i njohur nga Gjakova Fahri Xharra, thotë se këtë njeri me urgjencë duhet dëbuar nga trojet shqiptare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu