NJOFTIM PËR GAZETARËT E GAZETËS “RILINDJA”
Të nderuar kolegë!
Pas shumë përpjekjeve të Udhëheqjes dhe Sindikatës së gazetës “Rilindja” dhe përkrahjes së Qeverisë Kurti, mjetët për 20 për qind për Pallatin e “Rilindjes”, janë derdhur në xhirollogarinë e AKP-së dhe së shpejti pritet t’ju shpërndahen punëtorëve.
Para se kjo të ndodhë, kërkohet nga ju që urgjentisht t’i dërgoni te Zeqir Shkodra, në Hotel Grand,Kati i III, kopjet e letërnjoftimit dhe certifikatat e lindjes. Kjo është kërkesë e AKP-së. Dosjet me dokumente tjera gjenden te Zeqir Shkodra.
Ne ka tre vite që dosjet e gazetës i kemi bërë gati, por AKP-ja i kërkon këto dëshmi duke menduar se të më hershmëve iu ka kaluar afati.
Pas marrjes së këtij informacioni, ju lusim t’i njoftoni kolegët me këtë informacion, që nuk janë në dijeni me rastin.
Me respekt!
Zeqir Bekolli, drejtor
Tel.:044 497 798