Gjermania e mbështet arsimin profesional në Kosovë: 3 milionët e parë janë ndarë për bashkëpunimin në mes shkollave profesionale dhe ndërmarrjeve për të avansuar arsimin dual
Në ceremoninë e ndarjes Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe Ambasadori Jörn Rohde paraqitën grantet e para të iu dorëzohen institucioneve të arsimit profesional dhe ndërmarrjeve, të cilat së bashku do të ofrojnë arsim të përshtatshëm profesional, gjatë të cilit nxënësit do të pajisen me shkathtësitë dhe kompetencat në përputhje me nevojat e tregut të punës. Këto bashkime institucionesh kanë aplikuar me sukses në kuadër të Fondit Rajonal të Sfidave (Regional Challenge Fund – RCF) që mbështetet nga Gjermania përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW.
Ambasadori Rohde theksoi:
“Fondi Rajonal i Sfidave është një promotor i shkëlqyeshëm e arsimit dual në Kosovë, i bazuar në modelin e suksesshëm gjerman. Për ekonominë e Gjermanisë bashkëpunimet e tilla të ngushta në mes të ndërmarrjeve dhe institucioneve të arsimit profesional mbeten esenciale. Ne e mbështesim bashkëpunimin në arsimin dual për të forcuar ekonominë e Kosovës dhe për të gjeneruar vende pune për të rinjtë në Kosovë.”
Arbërie Nagavci
Thirrja e parë e Fondit Rajonal të Sfidave ka tërhequr 205 aplikime të bashkimeve të institucioneve të arsimit profesional nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër janë përzgjedhur gjithsej 37 projekte në thirrjen e parë, ndër to gjashtë aplikime të suksesshme nga Kosova. Bashkimet që i kanë fituar grantet do të marrin 3 milion euro grante për investime në pajisje, infrastrukturë dhe aktivitete të aftësimit në institucionet e arsimit profesional.
RCF së shpejti do të publikojë edhe thirrjen e dytë për propozime. Shkollat profesionale të interesuara dhe ndërmarrjet mund të gjejnë informata më të hollësishme në uebfaqen https://rcf-wb6.org. Fondi Rajonal i Sfidave është një institucion financiar i disejnuar për të rritur punësimit ndër të rinjtë dhe për të nxitur konkurrencën në mes ndërmarrjeve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. RCF është një iniciativë e Gjermanisë që implementohet nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW përmes fondeve në vlerë të përgjithshme prej 30.5 milion euro grante që janë të ndara nëpërmjet një procesi sfidues rajonal në disa thirrje për propozime brenda një periudhe pesëvjeçare. Forumi i investimeve i 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) është implementues i projektit.