Nuk ka ditë që udhëhqja ushtarake dhe politike e Serbisë, nuk shpreh urrejtje ndaj shqiptarëve duke kërcënuar në rikthimin e pushtimit të Kosovës. Pamje të një ushtrimi gjuajtës nga ana e ushtrisë së Serbisë.
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Përkujtim:
HERONJËT sjellin liri dhe siguri për Kombin – Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.
- Ju e dhatë jetën për Kosovë. Po ne u shprehim admirim të pashuar!
Serbia ka mbetë një oazë shtetërore ku vlon neofashizmi- kërcnimi dhe urrejtja ndaj joserbëve. Sot, Rusia, Bellorusia, Korea Veriore, Serbia dhe Turqia janë shtete ku nuk ka demokraci. Në rastin serbian, ky popull dhe ky shtet, në dy shekujt e fundit nuk ka pushuar së luftuiari për “hapësirë jetësore” te tipit hitlerian, gjithnjë i nxitur nga Rusia. Parndaj, ky popull ishte dje dhe është sot, po nuk ka shptesë s do të ndryshoj pozitë pa e përejtuar deri në palcë duke i paguar dëmet që ua ka siellë fqinjëve. Ky popull është në hasmëri me Bosnjen e Hercegovinën, me Kroacinë, Hungarinë, Rumuninë, Bullgarinë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi. Këtë shtet sot e rrethojnë shtetet në NATO si: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Hungaria, Rumnia dhe Bullgaria. Edhe në këtë gjendje, Serbia neofashiste provon të i tregojë botës dhëmbët përmes shefit (A. Vuçiq) të informatave në kohën e pushtetit të Kasapit të Ballkanit (S. M), se është me Rusinë dhe për këtë BE, po dhe deri në një masë edhe disa funksioanrë në SHBA, po provojnë ta tolerojnë në silljet neofashiste, krejtë me qëllim që të largohet nga thonjët e Dedës (Rusisë). E kotë, Serbia nuk do të ndrrojë kurs në asnjë vijë të shovinizmit të saj të deshmuar me gjenocid, sidomos kundër shqiptarëve. Në këtë shkrim analitik do të dëshmojmë se më i rrezikshëm është shtijësi se sa vrasësi.duke pasë për bazë Rusinë (nxitëse) dhe Serbinë (vrasëse).
Se pjesa më e madhe e popullit serbian ende nuk është sheruar nga shovinizmi, po e citojmë kryetarën e e “historianëve të historisë moderne”, nga Nishi. Ajo në një emision të “Evropës Lirë”, që e drejtonte Rade Radovanoviq, në pyetje: “Cilët janë heronjët e juej sot?” përgjigjet: “Radovan Karaxhiqi, Ratko Mlladiqi etj.” E tutje gazatari insiston dhe e merr përgjegjën se: “Heronjët tjerë janë: Nebojsha Pavkoviq, Ojdaniq, Smilaniq”, do të thot ka harruar ta shtojë Nikolla Shainoviq, etj”. Por historiania shtron kontra pyetje. Cilët janë kriminelët tuej zotëri (gazatar)?. Gazatari i përgjigjet me gjakftoftësi: “ Komandanti Supre-Sllobodan Millosheviqi dhe të gjithë ata që i përmende se janë herojë, për mua janë kriminelë”. E Heroi im (gazatari) është ai piloti që u mbytë me MIG19-un e tij mbi hapësirën e Drinës, më 23 prill 1999, nga një avion i NATO-s, që fluturinte ddisa kilemotre mbi te. E vërteta, edhe për gazetarin e “pa anshëm”, “NATO ka bërë luftë kriminale, sepse ka vrarë serbian dhe shqiptarë. E thekson rastin në rrugën Gjakovë-Prizren”. Pra me këtë konstatim mbushët mozaiku serbian i shovinizmit, duke mos elaboruar mëtej përse bëhej tërë ajo luftë serbiane që u humb në katër raste: në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. E po të vazhdonte lufta në Kosovë, sigurisht se ajo do të mbaronte në Maqedoni, pasi që Shqipëria nuk llogaritej sepse Shesheli do ta okupnte me “Shoqatën e gjuetarëve”.
Po, sot në Serbi urrehet nga një pjesë e madhe e popullit S. Millosheviqi, jo pse ka bërë krime, por pse e ka humbur luftën. E po ta fitonte, po mos të intervenonte NATO (SHBA), S. Millosheviqi sot do të ishte personi i shekullit për të gjithë serbianët. Me këtë aksiomë, argumentojmë s ei tërë populli serbian duhet ta ndiej peshën e denimit për gjenocidin që ka bërë në Bosnje dhe në Kosovë. Madje do të forcohej rrena tradicioanle serbiane se: “Me 28 qershor 1389 në Kosovë është fituar lufta, dhe asgjë nuk janë disa shekuj sepse Princ Lazari është dashtë t` i sherojë plagët, “nga një predhë e NATO-s, në krahror, dhe ajo plagë ka qenë infektim radioaktiv, e shkaktuar nga një grafit bombë që shkakton tempetraturë dhe i shkrinë edhe parmakët e hekurit, qfardo trashësie të kanë. E këtu ishte qëllimi për të dalë te e verteta lakuriq, se si është përgatitë skenari për masakrimin e qindra shqiptarëve në rrugën Gjakovë-Prizren. Pra, del haapur se më i keq është nxitësi se sa vrasësi. E lidhur me këtë tragjedi, së pari Llazareviqi kishte lëshuar urdhër që për dhjetë ditë (13 prill 1999) pjesa kryesore e Rrafshit Dukagjinit duhet të mbetet pa shqiptarë. Ajo popullsi duhet të gjëndet në rrugën e asfaltuar, duke u larguar për në Shqipëri. Diku në një fshat që quhet Korishë, duhet t` i vejmë parmakët e metalit me trashësi enorme. NATO do të mendon se popullsia e ndiekur ka BARIERË të çelikut në rrugë dhe nuk mundet mëtutje. I vetmi mjet për t` e shkrirë atë barierë ÇELIKU ishte hudhja e bombave që shkaktojnë nxehtësi deri në 1800 gradë celzius. Dhe ashtu ndodhi. Pra nuk është këtu fjala se kush e hudhi bombën, por kush e mendoi skenarin dhe autori i tij do të krekoset se ka zbuluar një efekt që i mvishte kundërshtarit. Ja edhe një fakt serbian, se ia vlen me rrejtë, dhe me zbatuar dinakëri ndaj atyre që janë të gjykuar të vdesin.
Serbia ende shpreson se përmes tokës shqiptare do të dalë në det?
Kure lexova librin e Vlladan Gjorgjeviqit, Lufta serbo-turke 1877, (ditar), Beograd 1907, vëmendja kryesore më ishte përqëndruar se ky njeri si njohës i medicinës edhe atëherë si është siellë me plagët dhe të mjerët shqiptarë, që ishin buzë vdekjës nepër aukull dhe borë, në dhjetor 1877. Shumë gjakftoftë dhe indiferent, ishte Vlladani, sepse ai e pasonte porosinë e Karagjorgjit se edhe nënën duhet vrarë për fron, nëse pengon. E Vlladan Gjorgjeviqi kishte për qëllim sapastrimin e Sanxhakut Nishit nga një popull që nuk është sllavë. Dhe më 30 dhjetor 1877, qëllimi ishte arritur dhe ëndrronte si do të duket Sanxhaku i Nishit kur të serbizohet, deri në fund të shekullit XIX-të (janë fjalë të tij).Por, leximi i vemendëshëm i argumenteve tjera (ditarëve të oficerëve serbë e joserb 1877) të shpije në qëndrimin se Vlladani është inferior në përshkrim të tragjedisë. Në fakt ose nuk është i aftë për t` i përshkruar sqenat e tmerrshme të shqiptarëve të masakruar me bajoneta nga ushtria e tij, ose nuk ka pasë nevojë t` i njeh, ose dëshironte që t` i injorojë. E në këtë ‘injorancë’ primitive shoviniste si dergjë kombëtare serbe, bie në sy se Vlladani më vonë avansohet në Kryetar Qeverie. Kuptohet, me që pazaret për toakt shqiptare nuk i kishin mbyllur ende, Vlladan Gjorgjeviqi, po në këtë kohë do ia bëjë një vizitë Sulltan Abdylhamidit. Me rastin e vizitës, si një kryetar që synonte ta realizojë Programit e Vukut, “Svi srbi svuda 1836”, do ia bëjë sulltanit disa kërkesa. Aty, kërkesa kryesore ishte që: “T` i lejohet Serbisë një rrugë hekurudhore për dalje në detin Adriatik, nepër tokën shqiptare”. Serbi dinak me këtë donte së pari ta trasojë vetëm një rrugë hekurudhore, asgjë më tepër. E pastaj pasonte realizimi i ëndrrës së zgjërimit të hapësirës së hekurudhës në të dy anët e shtrirjës, drejtë Shën Gjinit, ose Durrsit, madje edhe drejtë Selanikut. Në bazë të fakteve, Sulltan Abdylhamidi pa u konsultuar me askend, aty për aty do të shpërthej: “Harrone këtë ide që e synoni qe sa dekada. Ju doni që të na gjakosni në ato toka për të cilat kemi derdhë më së shumti gjak, e që tani i konsiderojmë se janë tonat me tapi”. Natyrisht se pas këtij refuzimi, më nuk kishte pazare, as biseda.
Por, nga ajo bisedë doli një ide se: “Aranutët dduhej AKUZUAR, se nepër vilajetin e Kosovës po bëjnë mizori mbi serbian”. Kjo akuzë ishte e gatëshme më 1898/99, me autor Stojanoviqin (ambasador i Serbisë në Stamboll) në prag të fillimit të punës së Gjyqit Nderkombëtar të Drejtësisë në Hagë. Aty, LËNDA e parë është e regjistruar me titull frengjisht: DOCUMENTS DIPLOMATIQUES, Correspondance concornate les actes de violance et de briganage des Albanais dans la Vieills-Serbie (Vilayet de Kosove) 1898/1899. Këtë dokument diplomatët serbian do ta shpërndajnë nepër ambasada serbisht me titull: “ALBANSKA ZVERSTVA U KOSOVSKOM VILAJETU”, në 231 dosje. Pra dosjet që u dërguan në Hagë më 1899, e kishin një paralajmërim të kobshëm. Por Stambolli, atëbotë nuk ndejti duarkryq. Tefik Pasha në postin e Kryeministrit do ta themelojë një komision prej ekspertëve të qeverisë. Por, në Komision do t` i angazhoi edhe TRE SERBIANË, njerin prej tyre do ta caktojë Ambasadori serb në Stamboll Stojan Novakiviq, një serb do ta caktojnë serbët e Kosovës nga loakliteti ku “kishte ngja krimi” dhe një serbian do ta caktoj Valiu i Kosovës. Komisioni do ta vizitojë çdo fshat, i cili përmedej në akuzë. Do të marrë përgjegje një nga një: “Në fshatin tonë nuk ka pasë as nuk ka njeri që është varë”. Raporti i Stambollit për montimin të rrenave serbiane për “231 serbët e varë”, do t` i prezantohet Gjykatës Drejtësisë në Hagë me nënshkrime, dhe do të pasojë VERDIKTI: “231 akuza-231 rrena serbiane”. Në bazë të tri dokuemneteve që pushojnë në Arkivin e Serbisë, në përpilimin e akuzës kundër shqiptarëve, kishin marrë pjesë edhe dy JURISTË rus, nga viti 1897. Ata nuk do të gjënden fare në verifikimin e “krimeve” të supozuara, por me të dëgjuar se Tefik Pasha kishte themeluar Komison special, për hulumtimin e krimeve që thuheshin në akuzë, të dy rusët do të largohën për Rusi. Por, megjithë këtë ata, ishin dekoruar në prani të Vlladan Gjorgjeviqit me medalje të “Shën Savës” për ndihmë vllazërore”. E kur doli rrena në opinon, atyre pas vitit 1903 (kur ndryshoi edhe dianstia sunduese serbe, nga ajo Obrenoviqe në Karagjorgjeviqe) u provua që t` u mirren dekoratat, por tash këndohej “këngë tjetër”. Planifikohej që Serbia të zgjërohej në dy limane bregdetare shqiptare, në dalje në detin e hapur: në Selanik dhe në Durrës.Siq dihet dalja u provua dhe në një masë u rrealizua, më 1912.
A do të ndodhë e njeta histori me akuzat e Gkykatës Speciale pas dy dekadash hetime kundër UÇK-ës
më 2022
Gjykatësit e Gjykatës Specialës kurrë nuk e kanë studiuar një fenomen shqiptar. Ky popull ka qenë disa herë prej okupatorëve të ndryshëm i okupuar. Por NËNSHTRIMIN shqiptari, edhe pse në radhët e veta ka pasë tradhtarë dhe konfident sa të duash, masa popullore nuk e ka pranuar kurrë pozitën koloniale kurrë. E për këtë pozicionim, sidomos okupatori serbian në shekullin njëzetë kishte një “zgjiddhje”. Provonte që përmes LUFTËS QYTETARE, shqiptarët të luftojnë në mes veti, dhe ashtu okupimit i lehtësohet pushteti. A nuk ka ngja një fenomen në luftën e fundit 1998/1999. Lidhur me këtë, një plagë nuk duhet harruar se: nuk kalonte qoftë edhe një ditë që nga shqiptarët e “verdhë” politikisht, të mos shkrepinin akuza ndaj UÇK-ës. Madje, në emër të ideologjisë së “djathëtË, themeluan edhe njësi ushtarke. Atyre njësive u dhanë edhe emrin dhe u nisën në luftën vllavrasëse. Për fat nuk doli në tërësi “falli” ashtu si u projektua. Dhe nuk ndodhi sepse diplomatët, sidomos ata amerikanë vinin e shkonin, dhe për çdo takim, fitonin nga NJË NJERI në disa argumente, duke u përgjegjë se: përse LUFTOJNË SHQIPTARËT (?), se lufta e tyre nuk ka lidhje me ideologji, edhe pse disa individë të pakët provojnë t` i japin luftës ngjyrën ideologjike. Po, ata mund të jenë të “ngjyrosur vet”, do t` u thot BACA DEMË. Por, lufta e tyre është PATRIOTIKE dhe më së shumti plumbi po i merr ata. Ju lutëm, ju i keni informatorët për çdo ditë e javë, në teren. Ma gjeni vetëm një rast që UÇK do ta ketë sulmuar një familje serbiane. Unë jam këtu, në qendër të Prishtinës, dhe pa ndonjë procedurë më pushkatoni. E kundërta, një shtet, ngritët me aeroplanë, me tanke, me kampanjolla, me topa dhe e sulmon një familje atdhetare në Prekaz. Ky presedan duhet të kuptohet se populli im më nuk ka ku shkon përtej pragut shtëpisë”. E në saje të kësaj lufte në takime, njëd ditë, Riçard Hollbruk do t` i thot BACIT DEMË: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk është terroriste. Ne jemi aleatë nuë luftë kundër çdo okupatori, sidomos kundër neofasahizmit, kudo që lajmërohet. Mos u nënshtroni.”!
BACI DEMË: Djlemoshat dhe vashat tona nepër tërë trevën e Kosovës luftojnë dhe bëjnë luftë të drejtë. Degjojeni Radio “Kosovën e Lirë”. Hollbruk e nderpret:”Keni radiostacion që i jep lajmet nga pozicionet e luftës”. BACI: “Pyetëne Villiams Vokerin. Ai ju tregon”. Hollbruk: E tash, lufta juej qenka kompletet çlirimtare!.
Post festum dhe “kthyerja e pushkës veti”
Historia, thonë se përseritet herë si realitet e herë si farsë. Por nëse nuk mësohet, përseritet edhe si targjedi. Më kujtohet se çfar rrëmuje zhvillohej nepër korideoret e Kuvenidit të Republikës Kosovës, kur duhej votuar Gjykatën Speciale për “pretendimet e Dik Martit”, në Kuvend. Dhe më në fiund, pas shumë peripetishë, ku reagonte VV, AAK…Gjykata u votua. Ani, le të pastrohet lufta jonë, pati klithë një partiot, i neeverikosur, e që i kishte kaluar 15 vite burg të rëndë nepër kazametet e përgjakura të Serbisë.
Por, tani po e shënoi një raritet: Një gjykatës i Specialës do ta pyet shefja e zyrës në dhjetor 2021: Ku gjindet Kosova?. Gjykatësi në globin që e ka në zyre, kufijtë e Kosovës i kërkon dhe i kërkon, diku afër Kievit, në Ukrainë!Ja sa janë të informuar ata gjyaktës, se ku është Republika e Kosovës. Ata mund ta njohin ligjin, por nuk e njohin mentalitetin shqiptar. E si duket ata nuk e kanë në dieni se Komiteti i Kosovës (i themeluar më 1 maj 1918 në Shkodër) në program e kishte të shkruar:” Serbët vendas dhe pa armë në dorë, nuk guxohet të vritën. Çdo kufomë e armikut, nuk ka për t` u varrosë pa ardhë një Komision Ndërkombëtar”. E këto ditë kriza në Ukarinë e ka siellë Luftën e Ftofë buzë një mundësie që bota të sillet para një rreziku me pasoja shumë dimenzionale.
Këto ditë (janari 2022), pata mundësinë ta lexojë një libër publicistik, botim i kompanisë “KOHA” me titull Rade Radovanoviq, QESHJA NËN TREKËMBËSHIN E VARJES, Prishtinë 2021. Pas një përshkrimi të krimeve në Kosovë, autori e nxen në përshkrim edhe një “deklaratë” të Zoran Gjingjiqit (ndjerë) se paska thënë që: “duhet të nderprehen bombardimet e NATO-s”. E kur e pyesin, filozofi (Gjingfjiqi), të cilin e pata njohur në Novi Sad (1988), u përgjegjë se “kurrë nuk kam kërkuar e as që kam thënë një gjë të tillë”. Po kush e bëri atë “atentat-akuzë”, askush tjetër përpos Kryetari i Serbisë sot-z. Aleksander Vuçiq, atëherë si ministër i informatave. Pra, embrioni i atentatit ndaj Z. Gjingjiqit ishte shumë i hershëm dhe në çdo kohë ka ndejtë latentë në ajr, kuptohet i nxituar nga ata që Ivan Stamboliqin e hudhën për së gjalli në një gropë të gelqerës, e ata ishin dueti Millosheviq-Sheshel, ata që e varnë Profesorin e gjuhës shqipe në Mitrovicë-Latif Berishën, ata që e varnë advokatin-Bajram Kelmendfin, me dy fëmijë, në Prishtinë, ata që vranë pastaj nepër lokalitete gra e fëmijë, pleq e plaka, shqiptarë.
Kur isha student e pata lexuar një biografi për Karagjorgje Petroviqin, prijetarin kryengritës serbiane. Kur disa kolegë e lavdonin, pastaj, që kishin mësuar nga librat e leksioneve, vetëm OFSHAJA dhe shpërtheja: Po Karagjorgji e ka vrarë nierkun, nënës ia ka vu kosharën me bletë në kokë dhe ajo ka vuajtë deri në vdekje nga helmimi. Shokun e vet e ka vrarë për asgjë. E vetë pastaj e psoi më 1817 nga një monstrum i nhgjajshëm, por si ai, duke ia prerë kokën dhe duke e bartë kokën e tij në Stamboll. Monstrumi do ta vejë kokën e Karagjorgjit para këmbëve të PADISHAHUT. Jo vetëm kaq, më 1903 po ajo lozë e ligë terroriste, do të grimcohet tërë familja e mbretit mizor. E po atë vit (Dhjetor 1903), do të përgatitet edhe plani: “Depërtimi në Perendim”, për ta okupuar Bosnje e Hercegovinën, të cilën pastaj Wjena më 1908 e aneksoi. Kështu, Beogradit nuk i mbeti rrugë tjetër vetëm të ua mësyjë sërsih viseve shqiptare, për të vrarë nëna me fëmi ngryk, duke hikur në Anadolli, e për ato palgë shqiptare mjfton të lexxohet Lazër Mjeda, Llav Trocki, Leon Fraindllingu, në shumë gazata të kohës, ku shihen soldatët serbian, sikurse në luftën e fundit, duke prerë me thikë fëmi e nëna para popullit, vetëm pse nuk kishin bërë kryq, duke dhunuar dhe prerë kambë e duar dhe duke i hudhur në zjarrë. Ai zanat do të përseritet më 1999, kur babanë, nënën, djalin dhe vajzën (1999), i dunojnë dhe i diegin të gjitha kufoamt. Ja kjo është Serbia që i vrau Vllazërit Bytyçi edhe pas mbarimit të luftës, ja kjo është Serbia që provoi gjenocid në fund të shekullit, madje duke vrarë edhe serbian e duke provuar t` ua mveshë shqiptarëve; duke i hapur 600 varreza masive, jo vetëm në Kosovë, por edhe nëpër Serbi.
E të bisedoish sot me një pushtetar serbian për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, është sukurse të kërkoish prej gjarprit të bëhet dele, apo mos të kafshoi. Prandaj, shtrohet pyetaj: kush e vrau studnetën shqiptare duke u përgjegjë në provim; kush provoi ta varsi profesorin Enver Petrovcin, duke i pyetë studentët; kush e varu Fehmi Aganin, profesorin e të gjithë profesorëve; kush ia humbi çdo gjurmë Profesor Ukshin Hotit; kush e kurdisi krimin në Burgun e Dubravës; kush e kurdisi krimin në Korishë e gjetiu; pse më nuk përmednet “shtëpia e verdhë”e Dik Martit dhe Frano Barambierit,(një zvicran dhe një kolumbian). E Rade Radovanoviq, të nxierrish herojë serbian, nga një luftë e tillë, përmes pilotit, i cili nuk ishte ngritë me MIG19, për më u shtetitë nepër qiellë, por me vrarë fëmi e pleq e plaka- shqiptarë nepër kolona duke u arratisë nga Kosova. Madje, me vra shqiptarë në kolonë prej së cilës nxirrën njerëzit dhe masakrohen me sharrë. (Rasti në Makofc etj). E kjo bëhet për ta nxierr një baraspeshë të keimeve,jo nuk shohë sherim të dergjës serbiane në urrejtje, dhe, në lakmi për troje të huaja. Nuk shohë katarzë, në asnjë veprim të këtij populli, kuptohet me këta prijës, kur dihet e kaluara e tyre gjenocidale, kur nuk e kuptuan eutanazinë e kufomës tyre shtetërore nga 24 marsi e deri më 9 qershor 1999. E dikush do të pyetë: Populli i Svetozar Markoviqit, Dimitrije Tucoviqit, Dragisha Llapçeviqit, Sushan Popoviqit, Velko Vllahoviqit, Millosh Miniqit, nuk e meriton këtë epitet. Po, do të kisha dëshirë të jetonim në paqe dhe lumturi të gjithë. Por, turri serbian nuk ka stacion as nuk ka rrugë e barierë që ia ndalë rreshtimin. Në humnerë o populli serbian të kanë vi prijësit tuej, në humnerë do të mbetesh edhe një kohë shumë të gjatë, sepse në urrejtje je infektur në dergjë që si duket nuk ka sherim. - Prishtinë më 28. 01. 2022.