ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Escobar e Lajçak japin detaje pas takimit me Osmanin dhe Kurtin

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

(E plotësuar 18:45) – ​Escobar: SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, dialogu të drejtohet nga BE

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak në një konferencë për media përçuan mesazhin e përbashkët për vazhdimin e dialogut si rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati sllovak Miroslav Lajçak tha se BE dhe SHBA po punojnë bashkërisht sa i përket dialogut në Bruksel dhe mënyrës se si ai do të vazhdojë në të ardhmen.

Lajçak: BE dhe SHBA ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën dhe procesin e dialogut

Jam në Prishtinë që të vazhdoj diskutime me kryeministrin dhe presidenten. Kjo është vizita ime e shtatë si përfaqësues i BE-së për dialog, por ne jemi këtu kësaj here së bashku me kolegun Escobar për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE dhe SHBA punojnë krahë për krah dhe ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën, për procesin e dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për të ardhmen e rajonit. Prandaj, kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për planet tona për javët dhe muajt e ardhshëm dhe ne do të vazhdojmë bisedimet me presidenten dhe kryeministrin dhe do të qëndrojmë këtu deri të mërkurën dhe shpresoj të kemi një fotografi më të qartë të asaj se çfarë duhet të presim nga e ardhmja dhe se si duhet të ndërtohet procesi dhe shpresoj se do t’ju njoftoj më vonë për të gjitha këto”, tha Lajçak.

Ndërsa, emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se vendi i tij mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe se SHBA-ja do të mbështesë procesin e dialogut, i cili do të drejtohet nga Bashkimi Evropian.

Escobar: SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, dialogu të drejtohet nga BE

Nga perspektiva amerikane, dua të theksojë se SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe integritetin e Kosovës dhe ju jeni këtu një partner solid dhe mik të mirë dhe ju falënderoj për këtë. Sa i përket rajonit, ky është një rajon me mundësi të jashtëzakonshme, ju jeni evropianë, dhe ju jeni historikisht e ekonomikisht dhe nga ana e kulturës evropianë dhe ne po punojmë së bashku me kolegët tanë evropianë që të jemi të sigurt që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë dhe nuk ka të bëjë asgjë me rrezikshmëri. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë potenciale për të qenë pjesë e BE-së me të gjitha mundësitë e tyre dhe me të gjitha ato që i shohim në marrëdhëniet dypalëshe dhe shpresojmë që të gjitha këto të arrihen përmes dialogut. Procesi i dialogut ka mbështetjen e plotë dhe duhet të drejtohet nga BE-ja, sepse bëhet fjalë për BE-në, por derisa lëvizë drejt BE-së, ju gjithashtu duhet të jeni miq të ngushtë me SHBA-në, sepse është një miqësi transatlantike dhe procesi i dialogut do të jetë në mbështetje të plotë nga SHBA-ja dhe në afërsi të SHBA-së”, tha Escobar.

Ata këto komente i bënë pas takimit që kishin me kryeministrin Albin Kurti. Para takimit me Kurtin, të dy emisarët fillimisht patën takim me presidenten Vjosa Osmani.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak deklaroi se janë të angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë ndërsa tha se mbështesin edhe bashkëpunimin rajonal duke përmendur Procesin e Berlinit si dhe Tregun e Përbashkët Rajonal.

Pasi përmendi disa prej arritjeve të ekzekutivit, Kurti u ndal edhe te dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin tha se integriteti territorial, sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara.

Kurti: Funksionimi shtetëror duhet të mbetet i pacenuar

Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet dhe është ë angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel për dialogun parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt”, deklaroi Kurti.

Kurti u shpreh se është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnike, por tha se do të merren praktikat më të mira sepse nuk mund të ketë diku komunitet të diskriminuar e diku tjetër të privilegjuar.

Kurti: Jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim

 “Jam kryeministri i të gjithë qytetarëve pa dallim prandaj edhe jam i gatshëm që t’ju përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të qytetarëve serbë me çrast do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimi Evropian e duke pasur në vëmendje edhe praktikat dhe mënyrat të cilat i zbaton Serbia sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitet që janë të privilegjuar e diku tjetër të diskriminuar”, vijoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës u zotua edhe për bashkëpunim rajonal duke thënë se angazhohen në Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, po pa përmendur nismat e tjera siç është ajo e “Open Balkan”.

Kurti deklaroi se Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë.

Kurti: Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë

Gjithashtu angazhohemi edhe për bashkëpunimin rajonal, na e mbështesim fuqishëm Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal dhe e ritheksova që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë. Në këtë kuptim ne dëshirojmë ndihmën e Bashkimi Evropian, ndihmë kjo e cila do të has në vendin tonë respektin më të lartë për vlerat evropiane, pra fondet evropiane dhe vlerat evropiane ne i shohim si të lidhura pashkëputshëm njëra prej tjetrës”, përfundoi Kurti.

***

​Kurti pas takimit me Escobarin e Lajçakun: Jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti të mbesin të pacenuara

Pas takimit tre palësh, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Pas këtij takimi, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës e mbështet procesin e dialogut, që sipas tij duhet të jetë parimorë.

Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet procesin parimorë në Bruksel. Ne jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti, kushtetutshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo e ndokujt. Unë jam kryeministër i qytetarëve pa dallim prandaj jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Ne dëshirojmë ndihmën e BE-së. Fondet dhe vlerat evropiane ne i shohim të pashkëputshme ndaj njëra tjetrës”, ka thënë Kurti.

***

Lajçak pas takimit me Kurtin: Vizita me Escobarin, mesazh BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në konferencë për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kjo është vizita e tij e shtatë në Kosovë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se vizita e përbashkët me Escobarin është mesazh se SHBA dhe BE-ja punojnë së bashku për procesin e dialogut.

Për mua është vizita e shtatë për dialog. Por jemi këtu me kolegun Escobar për të dhënë mesazh se BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut. Kjo ishte mundësi e mirë për planet tona dhe do të vazhdojmë bisedimet dhe do të qëndrojmë deri të mërkurën”,  tha ai.

***

Osmani pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Serbia, bllokuese e progresit në dialog

Presidentja Vjosa Osmani sot priti në takim emisarin special të BE-së Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilët ka diskutuar mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.

Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për dialog që ka në qendër njohjen reciproke dhe u shpreh se Kosova e ka dëshmuar këtë me angazhimin e saj aktiv dhe me propozimet e bëra përgjatë procesit.

Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Kosovës se marrëveshja për njohje reciproke nuk duhet të prekë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jo konstruktive”, tha Osmani.

Duke vënë në pah konstruktivitetin e Kosovës, presidentja Osmani gjithashtu bëri të qartë se lista e marrëveshjeve që nuk janë zbatuar nga Serbia është e gjatë dhe duhet të trajtohet urgjentisht nëse duam të rivendosim besimin në procesin e dialogut.

Osmani tha se Serbia jo vetëm që vazhdon të mos zbatojë marrëveshjet e mëparshme, por ajo gjithashtu shfaq pengesa të qarta sa herë që marrin pjesë në takimet e organizuara në kuadër të dialogut në Bruksel. Në këtë drejtim, ajo tha se pret trajtim të barabartë të palëve në këtë proces nga ana e BE-së si ndërmjetësues i dialogut.

Presidentja Osmani po ashtu theksoi edhe një herë rëndësinë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur si prioritet i procesit të dialogut.

***

I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë mbërritur në kryeministri për takimin me shefin e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.

Të dy emisarët fillimisht patën takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa tashmë edhe me kryeministrin Kurti.

Takimi është i mbyllur ndërsa pritet që më pas Kurti të deklarohet para mediave.

***

I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë nisur vizitën e tyre treditore në Kosovë duke u takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Ata mbërritën në presidencë pas orës 16:00 në një takim të mbyllur për media.

Presidenca ka thënë se nuk do të ketë deklarim të Osmanit por vetëm komunikatë për shtyp, ndërsa të dy emisarët do të mbajnë një konferencë për media mëngjesin e së mërkurës.

Menjëherë pas takimit me Osmanin, Escboar dhe Lajçak do të takohen me kryeministrin Kurti,, takim i planifikuar pas orës 17:00.

Escobar dhe Lajçak sot pasdite takojnë presidenten Osmani

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pritet të arrijnë në Prishtinë ndërmjet orës 15 dhe 16.

Sipas një komunikate për media nga Presidenca, dy emisarët do të takohen në ora 16 me presidenten Vjosa Osmani, ku mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, e më pas do të ketë komunikatë për media.

Rifillimi i dialogut si dhe Asociacioni pritet të jenë dy çështjet që do të jenë ne fokus të takimeve të dy emisarëve me krerët e shtetit dhe liderët politikë.

Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.

Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikë kalimin e përbashkët në Mutivodë.

***

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sot pritet të nisin vizitën e tyre në Kosovë.

Vizita e tyre fillon rreth orës 15-00-16:00.

Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.

***

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të vijnë për një vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

“Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën. Atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar”, ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë.

Në Prishtinë, Lajçak dhe Escobar do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA-ja.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu