ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Avokati Tomë Gashi për “vallen e Profesorit” si dhe për shuplakën e Dardan Molliqajt ndaj policit të Kosovës

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Avokati nga Prishtina Tomë Gashi tek profili i tij në fb kishte shkruar për Dardan Molliqajn, kryetarin e PSD dhe gazetarin Berat Buzhal,  “personazhet” e njohura që tashmë janë bashkuar që ta kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës. Interesant është puna e demagogëve të tillë se si e shfrytëzojnë një problem social që e godet qytetarin për qëllime të tjera.    Molliqaj dhe Buzhala dikur ishtin armiq të njëri tjetrit dhe shpreheshin në mënyrën më të pakulturuar e përçe.

Dëshmitë e grindjeve të tyre kanë mbetur të shënuara në shtypin e Kosovës. Ata tashmë e kanë lënë “të kaluarën grindavece pas” dhe i janë kthyer presionit iracional ndaj Qeverisë Kurti për qëllime të tjera që nuk mund të jenë fare në interes të qytetarit të Kosovës.

Qeveria Kurti dhe vet Albin Kurti mund ti ketë pikat e dobëta ku mund të kritikohet, por ajo nuk i ka krijuar problemet e grumbulluara në këto 22 vite, përderisa “në skenën politike” dhe “mediale” ishte dardan Molliqaj që si kryengritës i LVV i legjitimonte si polic edhe personat që ngisnin vetura edhe Berat Buzhala me gazetarinë e tij speciale.

Në ditën e protestës zëdhënësja e PSD, Natyra Kuçi, ishte në emisionin Oksygen të Besim Dinës, ku u mundua ti shpalonte kritikat e shumëta ndaj LVV-ës. Shihej qartë se e gjithë kjo ishte pjesë e një fushate antiqeveritare që linte përshtypjen se edhe vet humoristi Besim Dina kishte rënë në grackën e saj.

Qytetari i Kosovës ka të drejtë të ngre zërin për të drejtat e veta që mendon se i janë shkelur, por jo që për të drejtat e tilla në krye ti ketë dy personazhe të komprometuara publike, që me angazhimin e tyre lënë përshtypjen se i kryejnë “argashti” kujtdo që s’do ta ketë Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës apo Vjosa Osmanin si Presidente.

Ai që këmbëngul ta largoj udhëheqjen aktuale të vendit kryen punë e detyra për Edi Ramën, që indirekt i zbaton urdhërat e Aleksander Vuçiqit.

“Shuplaka” që kryetari i PSD të Kosovës Dardan Molliqaj në protestën “për shtrenjtimin e rrymës” ia dha policit të Kosovës, është shuplakë rendit dhe sigurisë publike. Në secilin vend europian deri tash ai do të ishte në burg, përpos në Kosovë ku në vend se ta arrestonin u mjaftua me reagimin “sindikal” të Policisë së Kosovës.

Dardan Molliqaj godet me shuplakë policin në protestë – KOHA.net

(Drini.us)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu