ARKIVI:
19 Tetor 2024

Biden: Ushtarët amerikan e vranë liderin e Islamic Stat (IS), Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi

Shkrime relevante

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

E përgatiti: dom Nikson Shabani ___ 1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29...

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më rastisi të njoh një grua që jeta...

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Shpërndaj

Ushtarët amerikanë sulmuan këtë shtëpi në Idlib, Siri, të enjten. Të enjten, Presidenti Joe Bajden njoftoi se kishin vrarë udhëheqësin e IS-së. Foto: Ghaith Alsayed, AP / NTB

Udhëheqësi i IS-is-it Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi u vra në sulmin e mbrëmshëm ndaj një fshati në veri të Sirisë, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden.

  • Hanne Christiansen, Korrespondente në Lindjen e Mesme. NTB

    Sulmi kishte në shënjestër fshatin Atmeh në provincën Idlib. Gjashtë fëmijë dhe katër gra thuhet gjithashtu të kenë humbur jetën, sipas dëshmitarëve okularë.

    “Mbrëmë, me urdhërin tim forcat amerikane në veriperëndim të Sirisë zhvilluan një operacion të suksesshëm për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.

    “Duke iu falënderuar guximit të forcave tona të armatosura, ne kemi vra Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi në fushën e betejës,” vazhdon Biden.

    Ai tha se të gjithë amerikanët janë kthyer të sigurtë nga operacioni.

    “Une do ti drejtohem popullit amerikan më vonë. Zoti i ruajt ushtarët tanë,” shkroi  Biden.

    Shtëpia që u sulmua në fshatin Atmeh.

    Qurayshi ishte udhëheqësi i dytë i IS-it. Ai mori përsipër detyrën pas vrasjes së Abu Bakr al-Baghdadi, i cili u vra nga forcat speciale amerikane në tetor 2019. Ai u vra gjithashtu në provincën Idlib.

    Bagdadi e shpërtheu një jelek antiplumb pasi u ndoq nga trupat amerikane në tunelin e një shtëpie. Ai mori tre fëmijë me vete në vdekje.

    Menjëherë pas kësaj, Qurayshi u zgjodh udhëheqësi i ri i IS-it nga një këshill i ashtuquajtur shura. Emërimi u bë publik nëpërmjet organeve të medias të IS më 31 tetor.

    Një zyrtar i lartë i tha New York Times se Qurayshi gjithashtu shpërtheu një bombë vetëvrasëse që vrau disa anëtarë të familjes së tij. Midis tyre, thuhet se ka pasur si gra, ashtu edhe fëmijë.

    Analistët e quajnë këtë një humbje serioze për grupin terrorist.

    Udhëheqësi i ISIS vritet në ndjekjen nga SHBA-së

    Kush ishte ai?   

    Nuk dihet shumë për Qurayshin, i cili sipas The Guardian është një emër-nofkë.

    Emri i tij i vërtetë është Amir Mohammed Abdul Rahman al-Mawli al-Salbi.

    Qurashi dallohet në mesin e udhëheqjes së lartë të IS-së sepse ai nuk është arab. Ai është me origjinë nga një familje irakiane-turkmene nga qyteti Tal Afar në Irak.

    Qurayshi thuhet se është takuar me Bagdadin kur që të dy u burgosën në një kamp burgimi të SHBA-së në Bucca në Irakun jugor më 2004.

    Ai është përmendur si një ideolog shumë me ndikim. Ndër të tjera, thuhet se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në mizoritë e tmerrshme të IS-it kundër grupit etnik Jezit  në Irak.

    Një nga fotot e pakta të liderit të IS Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.   

    Dy orë luftë                                                                                               

    Dëshmitarë okularë thonë për AP se helikopterët amerikanë fluturuan mbi fshat dhe forcat amerikane luftuan me njerëz të armatosur në tokë për dy orë. Dëshmitarët tregojnë për të shtëna të vazhdueshme dhe shpërthime që tronditën fshatin Atmeh pranë kufirit me Turqinë.Në këtë zonë do të ketë disa kampe me refugjatë të zhvendosur brenda vendit nga lufta civile në Siri.

    “Momentet e para ishin të tmerrshme, askush nuk e dinte se ç’po ndodhte,” i tha AP Xhemil el-Deddo, një banor i një kampi refugjatësh aty pranë.

    Agjencia e lajmeve thotë se kati i sipërm i shtëpisë që u sulmua është shkatërruar pothuajse plotësisht. Sipas hulumtimit të të dhënave të fluturimit, dronët gjithashtu thuhet se kanë rrethuar qytetin Sarmada dhe fshatin Salwah pranë Atmeh.

    Shumë sulme të IS 

    Operacioni ndodhi vetëm disa ditë pasi ushtarët amerikanë ndihmuan forcat kurde të rimerrnin kontrollin e një burgu në qytetin Hasaka, në verilindje të Sirisë.

    Atje, disa qindra luftëtarë të ISIS javën e kaluar arritën të futeshin dhe të barrikadonin veten për më shumë se një javë. Midis 3,000 dhe 4,000 ish anëtarë të IS ishin në burg. Nuk dihet ende se sa prej tyre arritën të arratisen.

    Beteja të ashpra vazhduan për shumë ditë. Rreth 500 vetë u vranë, si luftëtarë të IS,fëmijë dhe staf burgu.

    Luftimet u përshkruan si përplasja më e madhe midis IS-it dhe forcave amerikane që kur i ashtuquajturi kalifat i IS-it ra gati tre vjet më parë.

    Fotografitë e shtëpisë së sulmuar nga amerikanët tregojnë se kati i tretë i shtëpisë është shembur plotësisht.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu