ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Edhe unë jam me Ambasadorin gjerman në Kosovë: “ Mos e shtrembëroni të vërtën” . Jo, renovimit të shtëpisë së Xhafer Deves !

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Fahri Xharra, Gjakovë

Me përfundimin e nacizmit gjerman ka përfunduar edhe historia e Xhafer Devës. Nuk e kuptoj aspak qëndrimin shqiptar ndaj bashkëpunëtorëve të nacizmir e sidomos ndaj Xhafer Devës. Nëse ka mbetur patriotizmi dhe atdhedashuria e jonë në lartësimin e figurës së Xhafer Deves, atëherë kemi ra nga provimi i atdhetarisë. Pse Ministria e Kultures se Kosovës e fillon një punë së cilës nuk ia di pasojat politike? Pse fillohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Deves pa një diskutim publik ? A nuk kemi ndonjë objekt tjetër historik që e pret renovimin? Pse nuk financoni në përmendorët e të parëve tanë historik, si Teuta , Agroni, Bardhyli, Priami Pirroburri etje? Këto do i jepnin mderë shqiptarisë. Po, kush e nisi këtë nismë me pasoja të rënda politike, të cilave ju të Ministrisë as që iu dini të ardhmen . Pse nuk i pyesni historianët e vërtetë që e mendojnë t`ardhmen e Kosovës? Kush ju mashtroi që të nrisni një veto të të madhe në Bashkësinë Europiane kundër nesh. Edhe unë jam me Amasadorin gjerman kur thotë :” kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë.”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, e cila sipas Ministrisë së Kulturës është një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në këtë komunë.

Rohde ka deklaruar se kjo mënyrë e të kujtuarit është e gabuar, teksa bëri thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta sa i përket Holokaustit.

“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. Asnjë zbardhje e historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Mbro Faktet”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas tij, kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë.

“Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman. Mendimi im . mos kundër Kosovës ! E shihni foton? Xhafer Deva një cukël në krahun e Kosta Peçancit, kriminelit më madh çetnik në Kosovë? Mësoni historinë ju të Ministrisë së Kulturës. Po e japi në detaj; gjatë kohës së okupacionit , Xhafer Deva ka ardhë në Gjakovë ka ardhur me qëllim të djegëjes së rrugës së shqiptarëve ortodoks në Gjakovë me shpi e katandi . Paria e kohës nuk e ka lejuar këtë krim që kishte me na u përmendë tërë jetën E falem nderoj Ambasadorin gjerman Zotin Rohde që ka dalë kundër këtij rindërtimi dhe me këte i ka ndihmuar Kosovës. Historia nuk “zbardhet” me bashkëpunëtorët e llojit të Kosta Peçancit !

Me 07.02. 2022

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Se pari, Xhafer Deva nuk ishte “cukel ne krahun e Kosta Pecancit”. Nje konstatim i tille eshte i rreme dhe qellimkeq. Nese nuk keni dijeni per z. Deva mos folni pa lidhje. Fotoja e Xhaferit me cetnikun nuk do te thot se ai ishte “cukel” i tij. Eshte teresisht e kunderta. Ja deshmia:
    https://dardaniapress.com/xhafer-deva-tmerri-i-kosta-pecancit-ky-arnaut-i-vogel-ka-me-na-deri-ne-nish/
    Se dyti, pajtohem me ju kur thoni qe kemi edhe objekte te tjera historike qe duhet renovuar, por kjo nuk do te thot qe nuk duhet renovuar edhe shtepia e patriotit Deva.
    Se treti, shqiptaret ortodokse qe ju i permendni, nese vertete me pare ishin shqiptare, tani me nuk jane te tille. Ata jane te asimiluar dhe fare nuk dallojne nga serbet e vertete. Gjate LDB nacionalistet shqiptare nuk i luftonin serbet vendes por luftonin kunder kolonizatoreve serbe. Kete e thot edhe Adem Gllavica.
    Se katerti, renovimi i shtepise se z. Deva nuk do te thot qe shtremberohet e verteta sa i perket Holokaustit. As populli i thjeshte dhe as udheheqesit e regjences nuk e dorezuan as edhe nje hebre tek nazistet.
    Shqiptaret gjate LDB u gjeten ne nje pozite shume te veshtire. Komunistet, te perkrahur nga serbo-malaziasit ishin e keqja me e madhe per shqiptaret. Nacionalistet shqiptare te udhehequr nga Mit’hat Frasheri nuk paten zgjedhje tjeter dhe u bene me pushtuesin… Kjo nuk ishte zgjedhja me e mire, por ishte zgjedhja me optimale, shume me mire se sa te beheshin me morrat e kuq.
    Prandaj une jam per renovimin e shtepise se Xhafer Deves!

  2. Profesor te vleresoj mendimin tuaj por kohet kane bere mbrapsht…. Xhafer Deva ish minister i brendshem dhe kryeminister ne periudhen e fashizmit Gjerman ne Tirane. Ai eshte shefi qe firmosi dhe beri 04 shkurtin 1944. Plote 84 vete te masakruar dhe plote e plote qytetare te pa fajshem te tjere i rrembyen dhe i derguan ne kampin e Prishtines, preadej ne kampet e Gjermanise, ky eshte Xhafer Deva.

    • Me 4 shkurt te vitit 1944 u be “masakra”, thone komunistet. U vrane 84 vete te pafajshem.
      Por a e din “Mirditori” se si erdhi deri te ajo “masaker”. Duket qe nuk e di ose ndoshta behet se nuk e di. Po ja perkujtoj une.
      Ate dite u be nje atentat nga ana e komunisteve sllavo-shqiptar kunder trupes se Ministrit te Brendshem, Xhafer Deves. Z. Deva i shpetoi atentatit, por mbeti i vrare nje i afert i tij. Pas ketij atentati, Ministria mori akcion duke i ndjekur atentatoret. Sipas qeverise komuniste te Shqiperise u vrane 84 qytetare. Duket qe ky numer i te vrareve eshte i fryre sepse komunistet kurre nuk i treguan emrat e plote të të vrareve.
      Ne kampet e Prishtines u derguan bashkepunetoret e Miladinit, Mugoshes, Tempos, Rankoviqit…
      Dhe mire ua beri, se ata ishin e keqja e tere shqiptarise.

  3. Jam dakort me komentin e z.Albert.Komenti i tij permblidhet me thenien e njohur se qellimi justifikon menyren , rrugen qe zgjedh.Per te mos pranu ideollogjine bolshevike dhe me djallin vete do te bashkpunoja une si Rite.Tash per restaurimin e shtepise se Xh.Deves eshte nje teme qe don vemendje ,hulumuntim e historjane te pa anshem e intelektuale.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu