Bekim Morina, Celle, Gjermani, shkurt 2022
Për ta evituar rrezikun e keqpërdorimit, këtu me qëllim nuk janë dhënë burimet e citateve dhe të tjera shënime plotësuese, të cilat vetëkuptohet se do të jenë në dispozicion për një botim shkencor; ato janë të dokumentuara, të siguruara, e të garantuara, ashtu sikur edhe e drejta e autorsisë, në të gjitha variantet dhe fazat e dorëshkrimeve. Mendimet profesionaliste, kritika konstruktive, vërejtjet që kontribojnë, si dhe propozimet konkrete që janë të interesuara për zhvillim të mëtejshëm, janë të mirëseardhura, të tjerat nuk do t’i komentoj.
“Gjaqet i la Leka si nja-nja”, “Del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit”. Gjergj Kastrioti Skanderbegu i dërgoi nji ditë fjalë me shndet Lekë Dukagjinit, tuj e grishë që të vite në Kuvend të Dheut, në të cillin do t’i peshojshin disa punë gjaqesh; mbas gojëdhanët të kombit tonë, të gjitha Kuvendet e Dheut janë mbajtë në gjytet të Lezhës. Fjalët e Lekës “shpirti për shpirt, se dukën e falë zoti”, “në kandar të vet se i cilli peshon 400 derhem”, tuj mos lanë veçim nder njerëz, por të jetojnë e të peshohen sa njani-tjetri, Kastriotin nuk mbërrijtën me ia mbushë mendjen: “Gabim je or Lekë, se gjaku i të mirit nuk do ba bludë, por duhet të veçohet prej gjakut të të keqit”; derisa qi Leka i mërzitun, ia përplasi ndër sytë të gjithëve: “Gjergj, shko e pvet t’amë; e ajo ka me të diftue se çë farë tatet ke pasë, pse prej tij ke dalë ti!”- Dhe ky ishte argumenti definitiv që i jep të drejtë Lekës, principi kryesor në të cilin bazohet Kanuni, i barazisë së njerëzve. Shoqëria nuk mund ta bënte dallimin në gjak të mirë dhe të keq, aristokracinë që mund ta trashëgonte njëherë e përgjithmonë, por duhej ta dëshmonte vetën secili çdoherë dhe përsëri; për të afërmin e tij çdo njeri e kishte vlerën e plotë dhe të veçantë. Kjo simbolikë tregon, se shoqëria shqiptare nuk arriti në atë shkallë të zhvillimit t’i delegojë kompetencat individuale një autoriteti më të lartë, një mbreti, shteti, por i ruajti për vete; Skënderbeu nuk arriti të bëhej një sundues absolut mbi shqiparët, por mbeti vetëm një prijës ndër të barabartit, ashtu si tha Leka. Nuk ka fare rëndësi se a ka ndodhur kjo bisedë me të vërtetë, apo është vetëm një gojëdhënë si shumë të tjera, me rëndësi është se besohej të ketë ndodhur. Malësorët e njohin te Kanuni burimin e vetëm të së drejtës tradicionale të tyre, ku zakoni është ligji më i fortë që rregullon jetën brenda fisit, shqiptarët kërkojnë “adetin”, të drejtën zakonore. Kanuni e ep të drejtën e marrjes së gjakut, si përpjekja e parë e individit të mbrohet nga tekat e të tjerëve, jeta shpaguhet vetëm me jetë, edhe nderi gjithashtu. Kjo është gjakmarrja shpaguese, që çon në normën e taljonit – Les talion – e drejta romake, gjak për gjak, dhëmb për dhëmb – parime drakoniane.
E drejta shqiptare, kodi etik, dinjiteti i njeriut i ngritur në kult në jetë dhe vdekje; karakteri demokratik i shoqërisë shqiptare, liria e fjalës, individi nuk i nënshtrohet askuj; i thonë “a je burrë”, çmimi i jetës së nierit asht nji. Mohimi total i skllavërisë, e drejta dhe detyra e rrogtarëve dhe punëtorëve; zotnia s’ka të drejtë t’a shajë a t’a preki me dorë rrogtarin. Robëria vihet në dyshim edhe te ilirët. Ngujimi si burgim vullnetar, prejashtim absolut i ndëshkimit fizik dhe torturës; burri vritet por nuk preket, e rrahmja ka turp, kore; derisa te Zakoniku i Dushanit gjymtime gjymtyrësh. Sipas Fallmerajerit, “shqiptarët popull fanatik për liri”, Makushevit, “shqiptarët nuk mund të bëhen skllavë”, Joviçeviçit, “fytyra për shqiptarin është një gjë e shënjtë”.
Në Evropë qysh nga koha e legjendave, shqiptarët e hershëm të afërt me grekët dhe romakët e hershëm, qëndrojnë në një shkallë të kulturës që grekët dhe romakët e kishin tejkaluar; vetëm shqiptarëve dhe grekërve në Ballkan u takon e drejta e të parëlindurve. Nga tërë këto vende vetëm Shqipëria i ka ruajtur tiparet më primitive të jetës, kontinuiteti kulturor, gradinat përputhen me banimet e sotme. “Malsia e madhe” kushtet dhe format ekonomike parahistorike, barinjtë me struktura tribale të ruajtura, traditat më shumë të konservuara se të çrrënjosura. Edhe gjuha, mënyra e të menduarit dhe e të jetuarit ka mbetur e ngrirë. Legjendat enden nëpër një shkallë të atillë të zhvillimit kulturor pa shembuj te popujt e tjerë evropianë. Ky popull ka diçka që është më e fortë dhe e qëndrueshme se te popujt tjerë, pas gjithë atyre shekujve kanë mbetur të pandryshuar. Asnjë nga popujt ballkanik me virtyte aq burrërore, hakmarrja edhe sulmi shpërthen në çast, e ashpër dhe e dhunshme, kur vjen vdekja askush nuk trembet. Popullsia malësore mundësinë të vetëruhet e ka burimore, e drejta zakonore, gjakmarrja dhe kuvendet te ilirët. Individualismi i theksuar, të qenët anas dhe as Lindje, as Perëndim. Ky individ duke e dashur lirinë e vet nuk mund ta sakrifikonte atë të të tjerëve, jo të natyrës dyndëse, pushtuese. Shqiptari nuk dëshiron asgjë të huaj, të shënjtë apo të mallkuar, me parimin më mirë të varfër por të lirë.
Këtu në malet e veriut janë ruajtur zakonet e vjetra indoevropiane; në Malësi e drejta kanunore vendase, ku mbizotron i pakundërshtueshëm Kanun i Lekë Dukagjinit, princi i fundit i saj. Studiuesit i paraqesin duke i krahasuar format e himariotëve dhe suliotëve me ato të Spartës. E drejta shqiptare nuk ka një kohë të përcaktuar krijimi, nuk njihen përpiluesit e saj; elemente të një besimi të hershëm parakristian si “kulti i vatrës”, betimi mbi gur, shpirtërat e të parëve etj.; precedent kohor në gjurmët e kësaj të drejte jo vetëm në viset e dukagjinëve, te shqiptarët e jugut të thellë shqiptar Peloponez edhe te shqiptarët e Italisë. Tradicioni shumë i lashtë i gjakmarrjes në Kretë, Epir apo në krahinën e Manit, vetë në Athinë bërthama ishte aq shqiptare, tribunali në të drejtën e tyre. Një e drejtë shqiptare vepronte njëlloj në të gjitha viset shqiptare, nga veriu në jug, nga veriperëndimi në juglindje; nga Malet e Zetës, Ohër, Himarë, pranë Thesalisë dhe Pilurit, tokës pyllore siç e quanin shqiptarët Epirin; Kanuni i Lekës edhe te shqiptarët e Italisë nga Peloponezi. Zakonet, adetet, traditat, Kanuni njëlloj edhe në popullsi të besimeve të ndryshme. Kanunet e Bendës, Labërisë, Dibrës apo Skënderbeut, Çermenikës deri në Çamëri, arvanitëve apo shqiptarëve të Italisë; Lum Vlorës e Himarë, Kanuni i Musë Ballgjinit Çermenikë, apo i Gegës, i gegëve, shartet e Idris Sulit në Labëri; Kanunin e Papazhulit në Kurvelesh tradita popullore nuk e njeh, në Labëri e Himarë nuk përdorej fjala kanun, kurse Idris Suli, Musë Ballgjini ishin pleqnarë. Ligji i Dukagjinit nuk është kurrsesi me prejardhje serbe, “ligjet e vjetra” në Mal të zi dhe Hercegovinë si shqiptare. Nëpërmjet degëzimeve të fiseve Kanuni edhe në Metohi dhe Kosovë. Nuk është me rëndësi si quhej Kanuni dhe i kujt ishte, por se kishte të njëjtën vlerë.
Historiciteti i Lekë Dukagjinit mbetet misterioz, e mbështjellë mjegulla e mitologjisë. Për vetë Lekën dihet pak gjë, ia kalon fama Skënderbeut. Patkonjtë e mbrapshtë të kalit të Lekës nga miti i Hermesit. Sipas Shuflajt, Leka i tretë Dukagjini (1459-1479) i vrarë nga turqit, pasardhës i Skënderbeut. Gjin Tanushi titullin “dukë” 1281, Progon Dukagjini në Lezhë, vajza e tij e martuar me Strazimir Balshën. Fisnikët e fshatit të ardhur nga rrethina pas murtajës së madhe, Jonina, Span e Dukagjin. Kryqi me urdhër të Pal Dukagjinit, vulëruajtës Pjetër Duka; djali i Palit Leka zotëronte Vulpianin, në Statio Creven (Va Spasi-Has) kalaja e Lekës; Pal Zenta nga lat. për Zetën, Genta si i afërt i tij. Dukagjinët Pali; Gashin, Krasniqen dhe krahinat e Pejës dhe Gjakovës. Në Lumë një prijës Lekë Kapedani. Në legjenda Leka kishte dy vëllezër, Palin dhe Kolën. Për të dhe Bushatlinë populli tregon shumë të këqija, por jo për Kastriotin. Pal Dukagjini qenka rritur me Gjon Kastriotin, djemtë Nikollë e Llukë. Edhe gjyshi i Skënderbeut quhej Pal, dy fshatra në Mat. Në legjendat serbe Rosanda motra e kapitan Lekës në Prizren, kurse Kraljeviç Marku e paska bërë pleqërinë e ndarjes së Lekës me të vëllanë. Pal Dukagjini i jati i Lekës nuk paska shkuar të luftojë kundër turqve në Kosovë, derisa Leka qenka arratisur nga Rashia në Orosh; për fisin e drekaloviçëve thuhet se rrjedh nga dera e Gjergj Kastriotit. Stema e Dukagjinëve ishte shqiponja e bardhë. Duhet të theksohet se në asnjë dokument nuk përmendet që ai të ketë qenë ligjdhënës, vështirë të besohet si lëshim i rastit.
Por duhen edhe gjurmë tjera, më të vjetra të ndiqen. Lekë Dukagjini lidhje gjaku si Kanuni i Aleksandrit të madh, kundërshti të pashpjegueshme; se shqiptari i sotëm është pasardhës direkt i popullit primitiv të egër të Ballkanit, e Aleksandri pa dyshim shqiptar, kjo nuk diskutohet, në “Statutet e Shkodrës” privilegj sa i pagjasë, aq edhe domethënës i tij për ilirët deri në Itali të jugut. Aleksandros në gjuhën greke do të thotë “ai që ka lindur për t’i mbrojtur njerëzit”, ose “ai që mbron nga luftëtarët”, kjo ndoshta ka të bëjë me precedentin, trajtimin njerëzor që ka bërë për nënën dhe motrën e Darit, duke mos i lejuar luftëtarët e tij t’i ndajnë ato si plaçkë lufte, një kthesë të vërtetë në ligjet e luftës, një cezurë. Një rol të madh luan kalimi i pushtetit pas vrasjes së Filipit, derisa Olimpia kishte ëndërruar se ishte mbarsur nga Zeusi; sipas këtij miti ai ishte djali i Zotit, edhe shpallja në oazën Siva në Egjipt të Zeus Amnon si faraon i legjitimuar, me sinokizmin e Lindjes dhe Perëndimit mbret i mbretërve të Persisë. Nga ky precedent i Aleksandrit të gjithë pasrendësit e tij e synonin këtë legjitimitet, Diadokët ashtu edhe Perandorët romakë thirren në këtë të drejtë të dhënë nga Zoti, e pranuar dhe e miratuar prej të gjithëve, Aleksandri si sunduesi i parë i botës së atëhershme të njohur – Oikomenës. Lesh është përkthim shqiptar i “Aleksandrit”, Lezhë-Lissos, për Shkodrën rasa vendore Skandri, Skandari, turqisht Iskenderish, Skënderbe do të thotë Aleksandër. Mark Milani e bën dallimin ndërmjet Skenderies, Shqipërisë dhe Serbisë së vjetër; në Mal të zi kemi Lisenska Nahija, e Aleksandrit. Mirdita e feston shën Lleshin si patron të Oroshit, Abati i shën Aleksandrit martir në Riciperas, se kishat e Shqipërisë pothuajse vetëm nga ndikimi i Lindjes, mali i Oroshit nga greqishtja “Oros Hagion” mali i shënjtë, në Lurë quhej Varosh. Por thuhej edhe pleqnimi ndër Lekë – malësorë të Mbishkodrës dhe Dukagjin; këtu kemi dilemën e vjetër cila ishte më e para, veja apo pula.
Fisi i dukagjinëve të mbiquajtur të lirë, fisi i gjashtë bajrakëve: titulli prink, prenk, principas si mirditas, me pesë bajraqe, Oroshi, Kushneni, Spaqi, dhe dy nga lindja Dibri dhe Fani; emri me vlera topografike-gjeografike si Lika ose Maina. Sundimtarët nga shtëpia e Gjon Markut kapidan rreth vitit 1700 nga fisi Markolaj në Orosh, por Mirdita nuk ka qenë feud i tij. Sh. Gjeçovi i ka ngarkuar më tepër kompetenca; Dera e Gjomarkut- themeli i Kanus, ka tagrin e fjalës së kputne, me dnue per dekë; “kortarët janë të fiseve, kryet asht e Gjomarkut”. Morinët muslimanë në Pashtrik të afërt nga gjaku me këtë familje. Kuvendi si bashkim i fisit i quajtur Shën Pal, kisha ku grumbullohet gjithë Mirdita; në mos të pëlqefët gjygji tek a’ sh.Pali – Gryka e Oroshit; në Lis kuvendi i katër Semteve të Matit, Malsia e Lezhës (Zhuba) në Malungë ke Dardha Kerbucë, Arbënia në Larushk, Capa (Zadrima) në Dajç.
Mati dhe Dibra jetojnë sipas të drejtës së quajtur të Skënderbeut, oxhaqe Matja dhe male Dibra; Bajraku apo mali, oxhaku; u bënë ajanë e me kohë u shndërruan në oxhaqe. Mali edhe si fis edhe si teritor, mali i Hotit si emërtim, Bena si Mal; Malësia e Madhe ndahej në dhjetë male nga pesë fise të mëdha, nëntë malet e Dibrës, venomet e Himarës, Bajrakë në Kosovë. Derebejtë në jug, bajraktarët në veri, krijesë e karakterit turk, që krijuan një gjykatë të posaçme “Xhibal” (Malësia) me bylykbashin. Vojvoda te serbët shënonte flamurtarin, por edhe dukë, prijës ushtrie; fjala greke që përkthen “flamuriras” e drejta e mbajtjes së flamurit në luftë, te kroatët dhe boshnjakët “hercog”, në Bërdë kemi bajraktarë. Numri i 12 fiseve konvencional; në Himarë çetë për vllazëri, një nëngrup i madh “frateri”, por edhe mahalla. Frang Bardhi për krerët e Pukës – Qefali, në Shalë “katër këmbët e fisit”. Lidhja Suljote pleqria 11 vetë me vulën e saj, “udhëhequr nga nomet e të parëve tanë”. Në Venedikën e vjetër dhe në Mainë (Mani) të njohur me titullin kapedan, bej i maniotëve. Mirditorët me një flamur të tyrin një diell të madh që rrezaton; bajrakë të tjerë me një dorë, një shpatë, gjysmëhënë dhe yll.
Fis në veri, në jug farë, por në veri edhe termi farefis. Të dalunit fare, plangu i shuem. Këtu e kanë ruajtur ndarjen e vjetër të fiseve të kohës pararomake. Fis në greqisht fizis, kurse termi mahall edhe në gjermanishten e vjetër. Te Homeri kuvendi ku tubohet mali të armatosur; shqiptari në shtëpi e jashtë shkon i armatosur; asnjë dukagjinas nuk mban këmishë, por të gjithë e kanë nga një pushkë. I pari i fisit njeri i zakonshëm, pa lidhje me qenie të mbinatyrshme, i dihet zanafilla dhe vendvarrimi. Vllaznitë e barqet e fiseve të mëdhenj e ruajnë emrin e të parit. Tek Arbëreshët e Greqisë në Peloponez edhe sot gjënden gjurmë të fisit të madh. Në një fis të thjeshtë nga disa bajrakë, bashkgjakës të bashkuar në vëllazëri. Fisi ndahet në vllazn, barqe, shtëpia. Familjen e përbajn gjindja e shpisë, dahen në vëllazni, vllaznia në gjini, gjinia në fise, fiset në flamur e këto në komb. Kreu i fisit plak, gjaku ndahej në mëhalla, brenda fisit nuk martohet. Fisi e kishte orën e vet, në rast lufte “burrë për shpi” me i dhanë “kushtrim” fisit. Bajraku nuk i dënonte krimet e kryera jashtë vendit. Kemi rendin shtëpi e marifet, katund e adet, zakon e bajrak, Kanu e Gjomark; principi edhe i teritorit edhe i prejardhjes, toka e lidhur për gjak.
Vjegë prejardhjeje, gjaku; brezat rrjedhin a prej gjakut – baba, a prej gjinis – nana. Fëmija ishin barku i të atit, edhe sikur burri me dy gra; vëllai për nënë jo vëlla i vërtetë, i shpifun, i len nanës me burrë të dytë. Burri asht tapraku i shtëpisë, shtylla e konakut, grueja asht “derë e botës”. Grueja shqiptare farë trashëgimi s’ka te prindja. Trashigimi mbrenda gjakut ndjek barkun, jashtë gjakut pshtetën. Lisi i gjakut, lisi i tamlit; nipit të trungut a të gjakut, e jo nipit të tamlit a bijash; nip bije nuk mund të varet në krrabë t’ungjve. “Katundi” vllah ndryshon nga ai shqiptar, që nuk mbante djalë motre a kunat. Vdekja e një burri nuk shpaguhet me vrasjen e një gruaje, armët e shnderuara, kurse vdekja e një gruaje duhet të shpaguhet me çdo kusht. I biri njihet si bulgë sa asht i gjallë ati; bulg thirret njaj i cili hinë me punue tokën e njaj zotnie; ma kish çu baba n’rrogë tu nji zotni. Shka të bajn metujt (mecat) burrnimi do ta laj. Kjo shpjegohet edhe me fjalën “rob”-pjestar familje, që shpesh keqkuptohet me fjalën rob i luftës, skllav; te shqiptarët me kuptim të përgjithshëm njeri, rob i Zotit.
Familjarët e të vramit duhet të përmbushin ndjetin e gjakut; farefisit gjaku, vojvodës gioba. Gioba nuk llogaritet për gjakun. Sipas zakonit gjaku s’mund të mirret para se një fëmijë të ketë rruajtur kokën. Vrau biri t’an, grihet prej fisit, me vra t’amën, bie në gjak me prindet e s’amës. Kush vret vedin shkon gjakhupës, “gjakun e tij e lanë dreqi”; vllai të vllanë gjakhupës shkojnë porse giobën Flamurit. Me dështue, me mbytë grueja barrën a fëminë e pa lemë vullnetisht, lëshon në gjak prindet me gjak burri. Me vra i shoqi të shoqen bjen në gjak me prind e grues; shoqia të sho’in, prindja bijn në gjak; gratë janë bijat e dheut, gjakun e çojnë në gjini. Vëllezër e motra e duan njëri-tjetrin me një dashuri të paparë; grueja mbetet pa burrë por jo pa gjini, se është e vdekur ndër të gjallë; më i afërt vëllai se burri, kemi rastin e Hajrisë, që vret burrin, vjehrrën dhe djalin, për t’u hakmarrë për vëllezërit e tradhtuar. Grues Kanuni nuk i ven detyrë me marrë gjak, por ja njeh me kjese e ban ket punë.
Gratë blihen prej burrave. Burri e blen mundin e të jetuemt e grues, por jo jetën e saj, “çmimin e gjakut të saj e ban prindja e jo burri as djali i saj”, “Robi i juej e gjaku jonë”. Blerja e gruas gjithashtu te maniotët. Grueja e humb bashkëshortin mbetet pronë e shtëpisë; kur të vdesë burri muhamedan gruen mund ta marrë më i afërmi i burrit, edhe te krishterët nga kisha më kot e ndaluar “të mbajnë kunatat për konkubina”. Grueja kurdoherë mavaret, asht ndera; “ndera e burrit asht grueja”. Me i rrogue pa zhibla grueja burrit, me mkambë fëmin me nder. Burrat thonë “gratë” për gruen e vet, gratë “burrat”; o ti njeri, more, oj ti grue. Grueja e dytë e marrë për të pasë fëmijë se e para ishte shterpë e ligjshme, fëmijët trashigojnë. Fëmija që quhet i huej, kopil gardhiqesh, s’ka trashëgim. Në pjesën katolike nën presionin e kishës të mos vënë kurorë pa lindur fëmijë, martesa me provë, Kanuni i Skënderbeut nuk e njeh, sepse ishte në fise kryesisht myslimane, nuk e kishin këtë problem. E ëma e Bib Dodës vrau nusen për t’u martuar sërish djali, pasi shkurorëzimi nuk lejohej nga kisha. Nëna e duron si një Niobë humbjen e bijve të saj.
Grues me “barrë të vrame” i lind fëmija pas vdekjes së burrit, kjo edhe pas nëntë muajve, në disa krahina edhe nëse martohet tjetër kund fëmija i parë i takon familjes së burrit të parë, dhe mban mbiemrin e babës së kujtuem. Këtu duhet të theksohet, se është një fenomen shumë i rrallë i përshkruar, i ngurtësimit të fetusit me vite e dekada të tëra si fëmijë të vdekur në bark të grave. Kemi edhe adoptimin bir a bi në shpirt. Toka që iu dha bijës jo hise, por falë. Në Kosovë i kanë marrë dy herë në vit bijat në “t’panë”, për shën Gjergj dhe shën Mitër; “me shku te daja” me trajtim të veçantë “si nipi te daja”. Festa të veçanta për bijat në Mat – Shmarkun, në Pog – Shnakryqen. Kishte edhe raste kur janë pranuar në teritor të fisit nipërit e bijës si Buzhalë – bijë Berishe, ose Bisak në Gojan, Bijs-akë, djemtë e bijës. Kanuni e ndalon kryekput “hyrjen dhëndërr në shtëpi të nuses, kollovar”; “A ka ma zi, dhandrri në shpi”, “Kush asht ma i bardhë se pllumbi – nipi te daja; ma i zi se korbi – dhandrri”.
“Gjaku shkon për gisht”, grueja e prifti nuk biejn në gjak. Grues nuk i ep be Kanuni, nuk preket, nuk ngitet, nuk bjen as kërkohet për gjak. Grue, fëmij, anamend nuk pranohen për dorxanë. Grueja gjysë gjaku burri, s’ka shëngjetë për gjak. Për dy punë e ka fishekun në shpinë grueja, të prindes së saj, për kurvni, për mik të pren. Dhanja e fishekut nuk lëshohet pa dëshmitarë. Vrasja në flagrancë; Flamuri i grin të dy tuj jau ba gjakun giobë, prindja e të marruemve nuk mund t’i kërkojnë gjak, por do t’i apin dorasit fishekun e prishun me “Të lumët dora”. Theku i prem i brezit – me lshue gruen; gruen e lshon vetëm burri i vet e askush tjetër. Pse nuk ban fëmijë grueja nuk lshohet. Kush lshon gruen pa faj të saj bie në gjak për huj. Vajza e lshueme mund të martohet. Po grabiti kush vajzë a grue bie në gjak për huj; të ikunit e vajzës së fejueme, prindët e vajzës së dhanme tue lshue fishekun. Vajza e grabitun e vajza që ikë nuk veshet nuse po shkon vajzërisht, pse eci kundra Kanunit.
Nuse pa shkuesi s’bahet. Me fejue d.m.th. me za cucë, jo me ble. Fejesën vetëm me fjalë Kanuni nuk e njeh, duhet sheji. Sheji as ndrrohet as kthehet, me shej përdorohet vajza. Shkuesi apo misiti bën ndërmjetësimin, merret vesh për çmimin e gruas, paratë e largimit, shlyente mergjurin, detyrim me të holla për dasmë; me pre Fen, me da ditën e vadën e kputme. “Me dek të dhandrrit sheji xehet i hupun”. Krushqve s’u ndalet udha edhe me pas të dekmin në shpi, nusja hin në shpi, i dekni del shpijet. Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë, kjo e ka kuptimin se ajo mund të refuzojë, e ka të drejtën ta zgjedh vetë burrin. Krushqit nuk mund të dalin pa nuse a mbesin në vend. Krushqit vijnë si grabitçarë e si ni tubë cubash. Me u ngurrue dy lagje krushq e mos me ia lëshue udhën, ata do të vriten e do të turshehen – vorret e krushqve. Krushkapari – prija e krushqve s’luhet as ndrrohet; në Kosovë nipi e mbante flamurin. Dhantitë për nuse mbi bukë të pathyeme. Në Shqipëri zakoni vajzat me veshë të burrave “virgjinat Shqiptare”; në Rugovë-tybeli, në Mat-Sadik, në Rranzë-Ndoc, Kurbin-Gjon, në Mirditë-Virgjinë ose Çika. Virgjineshë asht nji vajzë që rrin pa martue dhe banon te prindet e vet, nuk veçohet prej grash tjera.
Ligji zakonor shqiptar dënonte këdo që kryen vepra kriminale. Principi kryesor “gjaku për faj nuk jet”, por për punë të ligë në dhunim të grave e bjerr fuqinë e vet; me asgjë nuk justifikohet vrasja e njeriut përveç këtyre prejashtimeve, gjaku duhej të mirrej dhe të paguhej. Për dy gjana mund të hakmerret, për gjak apo për huj. “Dami pa dashje asht gabim, nuk asht faj”, dami ka çmim, por jo giobë, jo pushkë. Ku Kanuni zbatohej me rreptësi fajtori dënohej, në Bajrak si Kthella rrinte i ngujuar. Për shqiptarin ligji i gjakut siç qenë Furitë, arratisja e vrasësit si në Greqinë e vjetër, vrasësi duhet ta braktisë vendin për një kohë. Dorërasi e ka të luejtmën natën e aty ku ta çilë dita do struket. Të ramt gjak po u ba vrasa në katund do të dalin prej katundit e do të shkojnë ndër miq, gjaksi hiku, i dogjën shpin gjaksit. Në 24 orët e para deri kur zgjasin valët e gjakut në Malci të Mdha e Dukagjin, ata qi vejnë rubën e zezë në shej të zisë biejn në gjak ose kërkohen për gjak, i dami i zjarmit pas kësaj kohe nuk i ruhet ma gjakut.
Kush vret për të marrë gjak nuk bie në gjak, e merr hakun e vet, e vret gjaksin e vet; u muer gjaku do të varet pushka. Këtu është vendi të largohet përshtypja e krijuar gabimisht, për një zingjir të pandalur të gjakmarrjes. Skenderbegu e ka lejuar marrjen e gjakut “nipit për dajë e dajës për nip”, mbrenda tre brezash gjakun e marrin e në gjak nuk bien. Simahorë mund të thirren për të marrë gjak, e jo për të ra në gjak. Në gjumë burri nuk vritet, as për gjak, në momentin e gjuajtjes duhej t’i bante za në emën. Me shkrepë pushka pa hiri i zoti bjen në gjak, çmimi i gjakut pa hiri asht i njëllojtë; vrasa pa hiri nuk e ka të ndjekun me pushkë, dorasi lan gjakun e dorzanitet. Gjaku s’bahet gjobë, varret hupin e jesin gjak për gjak, por kemi edhe dy plagë nji gjak. Pushka e nisun ka giobë, e çon gjakun te shpija; pushka s’ka kandarë, sa ka grykën ka nafakën. Kush vret grue shtatxanë bie në dy gjaqe, se grueja shtatxanë asht si maza e tamblit, edhe po të dështojë gruaja e trembur nga kërsitja e pushkës; kjo e ka kuptimin nëse nga kërsitja e pushkës çahet maza e tamlit si provë, atëherë dështimi ka ndodhur për këtë shkak. Me çilë të vramen për ta vërtetuar a ishte djalë apo çikë; mbreti i Mesenasve Aristodemi, i nipi i Herkulit, e mbyti të bin edhe e çili, për me diftu se ishte i rrejshëm zhgarkim i dhunshëm qi u fol kundra fjeshtis së vajznis së saj.
Kush vret “vra e hup” do të ndëshkohet prej Bajrakut deri në grimje të fajtorit, digjet, giobitet e nxierret prej vendit, “Leçin” e gjakut tuj pershi vllaznin marë. Nëse një vrasje mbetet e pasqaruar, nuk dihej se kush e ka bërë, përgjegjësinë e merrte teritori, fshati apo Bajraku ku ka ndodhur; ata ose duhej ta zbulonin duke ndjekur fërkemën, duke i shtyrë të bëjnë be apo me kapucarin, ose u mbetej gjaku në derë. Qitja jashtë vendit asht karmimi i nji shtëpie me rob e robti, asht e perkoshme simbas fajit, tokat mbeten zmole, djerr, ose përzihet, me lang e me plang janë nxjerrë prej vendit, të dalun. Ixhranë, zbatimi i ndëshkimit, Flamuri i dorërasit e sodumë pasunin e dorasit, me unën e zjarmit e premja e pemve në hije të asaj shtëpie. E premja e shpisë, “shembet me mur e themel”, t’i zhgulin gurët e katër stepeve të shpis për rrazë themelit, mbasi digjet. Pajtimi i gjakut, çmimi i gjakut të falun edhe një armë zjarri-shëngjetë; kryqi në derë të vrasësit të falun si të vehet për fije pajtimi asht sheji i gjakut të pajtuem, vehet në gur të pragut t’eper; vllaznimi me pi gjak me pajtim, me duer kryqzuar ia kojn shoqi-shoqit. Kush të vrasë kend mbas gjakut të pajtuem, me urdhën të Sundit do të xirren prej katundit e do të bahet “fani”. Autoriteti i Bajrakut dhe i pleqve garantonte zbatimin e ndëshkimit, kushti vendimtar për funksionimin e Kanunit dhe drejtësisë, pa të cilin do të mbretëronte anarkia. Në Shqipëri ngrenë muranë gurësh në vendin e vrasjes për të mos shkelë atë vend, këtë zakon e gjejmë dhe te muhamedanët e Palestinës dhe në Atlasin e Algjerisë, iu përgjigjet “Marteln” në Alpet.
Hija e shtëpisë asht e paprekshme, shtëpia e hija janë nji. Si në mal, si në vrri, si në fushë ka kufi. Guri i kufinit ka dishmitarë mprapa, kufini e vija nuk mund të luhen prej askuj. Eshten e vorrit e guri i kufinit faqe kanunit janë paraz. Kufinin Bajrak me Bajrak e xëvendson murana, aty ku të ngulen muranat jet vendi i kufinit. Këta janë kufijtë e fituem me gjak, me gura pesha, ose rrasë të ngarkueme, e me të ngulën të spatës – Kanun vigajsh. Vejet e kufijve, cup të krahit nji gur a nji bucë dheu “per ket gur, per ket dhe, ose per ket peshë”. Pashtraku është vendi i kullosës mbrenda kufinit të Flamurit në Mirditë, në Kelmend Halija.
Kishës, mullinit, tregtores dhe farkës nuk i pritet kush mik, prifti s’bien në gjak, as nuk çohet në be. Kush vret a rreh kend në vorre bjen në giobë si për hije të kishës. Duhet theksuar, se botimi i Gjeçovit përpiqet ta paraqesë Kanunin si dëshiron kleri i Shqipërisë së veriut, ai vetë u desh ta lëshojë famullinë e Prekalit për të mos mbetë pre e hakmarrjes, gjendja e pasigurtë e klerikëve i ka detyruar të hynin në institucionin e dorëzanisë.
Themeli nuk zhgulet, a’ në Kanu, toka e shkelun s’ka ma pendim. Udha ndjek diellin, e s’nalet as mund pritet. Ujët asht gjaku i tokës, vija ka rrjedhë ka ba vendin amë, ama e ban vendin plang. “Plang” pjesa e sipërme, “lang” e poshtme e vijës, vadës. Vija duhet të jet qitë heret me nji farë tregut, janë shkelur me pleq e me gjind, e dame e kputme. Megjt e shtëpisë, duhet lënë sa xen vend streha, muri sa asht trashsia e ledhit. I ndamë quhet njaj që ka vu gur e kufi, ka ndez zjarm në vete, jemi nda nji zjarmi, vetëm një votër e vetme në shtëpi. Një shtëpi mund të kishte shumë degëzime, ndarja si fatkeqësi, “qoftë e hajrit dasa”. Jemi nda me vëllaun por nuk e kemi ndarë vëllazninë. Gjithçka ndahej përveç prijes, pronës së përbashkët e gjakut të papaguem. Gjaku mbas tokës, kokë a tokë. Dahet me tërkuzë toka, uji shkon mbas tokës. Kujria, mali e bjeshka s’dahen. Ndahen për bark a krah pune, a për gojë. “Berrat dahen për pushkë, drithi dahet për gojë”.
Besa – fjalë me origjinë thellësisht shqiptare. Institucione, besa, dorëzani, ndorja, amaneti. Beja lidhet me Zotin, asht thirrja e emnit të Zotit në dëshmi të së vërtetës, ai që betohet hjek kësulën, bie në gju. “Beja e ka rrfenë mprapa”, në rrenë e ka faqen e zezë e rrfenë prej Zotit. Besa, armpushimi i Zotit si në Mesjetë nën mbrojtjen e gjithë fisit. Besa e gjasë e e çobanit, barinjtë dhe kosaçtë e kanë besën, ndorja e skapit të kumbonës, ndera e vathit asht në kumbonë, ogiçi. Ndërmjetsi i quajtur bestar, besa si ndreqës. Me mbajtë fjalën e dhanun, me ruejtë nderën e zdotjen; për fjalën e dhënë jipet jeta, me fjalë jeta falet, fjala e hangun. A po ma jep besën e Shalës, se Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, as kokat pa armë. Be e s’ka përtej, “përtej ben, nuk shtyhet mllefi”. Beja ka porotën, pa porotë nuk bahet; betarë a poronikë njihen disa “dorë bejet”, dëshmitarë përbetues; prandaj ka vu porotën Kanuja. Porotë, provë, lamje, poronik, provtarë e lasë kanë të njëjtin kuptim. Beja me porotë ajo që ban kush me disa shokë lasë, është “ujtë me të cilin lahen të gjithë”. S’i epet as s’i gjegjet beja atij qi don me la vedin pa poronikë, se “ulku e lpin misht e vet, të huejin e han”. “Nuk të qes deri në be”. M’ba be n’Parod, me dhanë besën ndër popull. Të ruhej nga koria, besëshkalë, e lante vedin. Berrejshmi ia njet vulën e shnjerzimit, gjobën e besë së rrejshme katundi nuk e ha kurrë. Yzerli të detyruem me ba be, tybeli të mos bënte be në asnjë rast. Porota që ta han bukën benë e ka të bame. Be mbi be kanuja s’ban. Mohi e ka benë, asht mospranimi i nji padije, i bie moh. Po i ra mohit ben e ka me 12 paronikë, 6 të njehun e 6 të panjehun. “Ban e hup” e jo “ban e merr”. “Beja merr” d.m.th. zhgarkuesi do të baj be. “Maja e bes asht Sedija”, betimi “nuk e di” ose “gjaja”. Ben e plotë e ven para besë me sedije. Po i duel kapucari i cili difton fajin e hjek ben, akuzuesi duhej t’i jepte një palë këpucë. “Mohin për të dekun kanuja s’e xen”, për çdo ankesë qi të bahet mbi të dekun beja mbi varr, un kaq kjaj mbi ket të dekun, tuj i zhgarkue. Betimi i pleqnarit, “mbi mish e mbi shpirt e paç ket gur”. Janë betimet mbi gur apo kryq, gur trekindsh, me tri bira, terezi, tue e kalue dorë me dorë rrethas nji gur. Me ba be mbi kokërr të Re-së, guri i murmurimës, fulgurite. Beja me peshë, prinë me gur e buk mbi guri mbi sup të krahit, për me caktue kufij të humbun a të luejtun. Guri i vorrit gjatë betimit mbi shpinë, guri i pendesës.
Prona madhore familjare dhe shoqrore është nderi, ndera i mirret burrit me ja çartë ndërmjesinë a besën. Janë dy gisht nder në lule të ballit. Ndera e marrun giobë nuk ka, s’falet kurr; i korituni ka derën çilë përkrah ndera: peng s’shtron, pleq s’merr, gjygj s’lyp, giobë s’merr, i forti e ban gjygjin vetë, “nderën burri e çon vet në vend”. Njeriu që e humbi a ja muerën nderën quhet i vdekun, i vramë, ftyrën e vrugnueme në daç laje në daç zezoje. Emër i mirë, za i mirë, “erz e shpirt”, ajo që kërkojnë eshtë lavdia, emrin dhe fisin lart ta ngrenë. Sa dalin nga djepi turren drejt lavdisë dhe kujtimit të veprës, duke ngjallur shpirt gare, rivalitetin në mes njëri-tjetrit, se kush mund të jetë më i miri, është vështirë qoftë në grabitje qoftë në drejtësi t’ia kalosh shqiptarit, ata i gëzohen të paktës dhe të bukurës siç i zemërohen të voglës dhe të shëmtuarës.
Ndera vetjake dhe shoqërore si besa, mikëpritja, ndorja. Ndorja asht mbrojtja e kuj, jemi në dorë të filanit, miku që ia ka përmendur emrin. Po të ra ndore kush edhe tu ta xanë vetëm emnin, edhe gjaksi po t’i bie mënore, i hyn në shtëpi nuk mund t’i bëjë më të keqe, edhe po të ua ha edhe një lakër në kopsht është në bukë, atëherë nuk mund t’i vrasë. “Buka e lan damin”, si të hini miku në shpi ta ka la detyrën gjak me t’pas. Shqiptari në shtëpi te vet nderon edhe gjaksin; mikpritja, para saj ndalet gjakmarrja. Azili ku çdo njëri ishte i mbrojtur nga hakmarrja; një burrë s’vritet për të marrë gjak nëse është i shoqëruar nga një grua apo fëmijë, në shoqëri apo besë. Një shtëpi me miq brenda është e prejashtuar nga gjakësia. “Shpija e shqiptarit asht e Zotit e e mikut”. “Oda e mysafirëve”, ia ka mësy konakut t’ua hapin oxhakun. Mospatja e bukës për mikun më e keqe se sa vdekja; buka thehet, kurrë nuk pritet. Miku nuk mund të hijë në shpi pa ba za n’oborr. Kanuja s’na ven leçi mos me nga mikun në shpi tonë. Me ia dhunue bukën, me ia thye shpin; po ta dhunoi bukën miku, për shpi e vath të thyem. Po iu pre kuej miku kanuja i ka lanë dy udhë: a të fiket, a të koritet; “çdo send me dorë të majtë, e për nën giu, mje qi ta paguej mikun”. Me gojë të Kanunit: baba, vllau, e deri kushrija e dalun fare falet, porse miku nuk falet. Mikun e prem, armët e gruen e dhunueme kanuja s’i perket, nderin se cili e ka për vete, nuk hyn Kanuni për gruen e çneruar. Pushka e shtime për mik të prem të lshon në gjak por jo në giobë, pushka për grue të dhunueme s’ka gjak as giobë. Në vitin 1912 në një fshat pranë Shkodrës për mik të prerë fisi asgjëson krejt familjen. Në kohë të lashtë mikun e vramë e varrosnin pranë hyrjes së kullës. Fjala greke për burrin – aner.
Gjygjë e pleqni në gojë të Kanunit janë nji. Kur nga një shtëpi dilnin tre breza rresht pleqnarë ajo mbahej shtëpi gjyqi. Pleqtë gëzonin më tepër autoritet atëror familjar sesa ligjor. Plaku asht amanetçar e amanetin e ruen edhe toka. “Çka lau gjygji preu tageri”. Pleçni pa peng nuk ka; po hini puna nder pleq e pegje. Plak mbi plak, gjygj mbi gjygj e be mbi be kanuja nuk ban. Burrat në kuvend rrijnë ndejun, pohimi “i rri kuvendit”, një gur e përcillnin dhe në fund i jipnin krah e e hidhnin gurin. Rrinin rreth rrasës së besës – usull i përgjithshëm, zakon i veçantë: vendim, pleqni, usull, vendom. Dorëzanë fisi apo usulli. Dorëzania është garanci nëse dikush nuk e lan ose nuk e mban fjalën, atëherë kërkohet prej dorëzanit. Vendimet që merr nji katund për vedi nuk mund t’i prishë Bajraku; “tym për shtëpi adet për katund”. Në Shalë trup gjykues i përhershëm bajraktari me katër kambët e fisit. Toponime si “lami i Gjyqit” në Urën e Shtrenjtë, “ju a ba beja” në Domën të Postribës, “Gurapeshi” në Rajë. Kemi emrin e njësuar të vogjlisë, sterpleqtë mbajn anën e saj; të rinjtë e gjithë Mirditës – Djelmnia. Me leçitë, tuj i hjekun çdo tager, hir e nder. I leçituni asht si i vdekun për shoqni që e ka da. Kuvendi ose besa për gjak merret dhe epet me bestarë. Me çu gjind për besë asht kanu, me dhanë besë asht detyrë e burrni; poj dha besë dorasit do shkojë në mort e gjamë. Dorëzanët e gjakut si të hijnë njiherë nuk dalin ma. Ndërmjetsi si lajmtari nuk ban faj as nuk xehet, lajmëtarët janë amanetçarë.
Parimi rregullues është ligji “dy për një”, dypërnjahja për çdo gjë të vjedhun. “Dorzanë, dordhanë”- thotë Kanuni. Për fajde a kamatë s’ka peng e pleq; “fala s’ta fala” Kanuni s’ban kend burrë të mirë me zort. Kanuni i tregtisë, a blen e shet pa qyshke, me të këputun, kapari me qyshke. Ban rrugë merr rrogë, kali me qira ka lkurën mbë tra. Fjala mort s’ban, shtriga në gjak nuk bjen.
Shqiptarët edhe pse ishin besimtarë të devotshëm nuk ishin fanatikë, besimi e ka vendin e vet, Kanuni të vetin, nuk biejnë në kundërshtim, në rastet e veçanta fiton pragmatizmi, Kanuni. Luftërat ndërfetare të panjohura dhe të pakuptueshme për shqiptarët, persekutim fetar nuk ndodh brenda fisit. Nëse e kanë ndërruar fenë s’do të thotë janë çvllazëruar, nuk harrojnë gjakun e vet. E zakonshme lidhja martesore me myslimanët, gratë e krishtera të martuara me myslimanë, burrat e tyre i shtrëngojnë priftërinjtë t’i shugurojnë gratë e veta të krishtera. Si gratë e krishtera ashtu edhe myslimane sillen njësoj, si në rini dhe në pleqëri. Katolikë me emra myslimanë, martesa mes Gashit dhe Mërturit katolik. Arnautët të premtën në xhami, të dielën në kishë, shën Kollin e dimrit e festojnë të gjithë. Sakramentin e pagëzimit si kumbari edhe të pafe; Kollokotronët e besimit ortodoks vëllamë me Smajlajt myslimanë të Lalës.
Shka asht gjaku e gjinija përkah krushqia asht edhe kumbaria, këto janë tri duersh; Pagizimit, Kunorës, Flokvet. Vëllazërisë së gishtit, probo, probatim, vëllam. Vllaznimi tuj pi gjak e ndalon krushqin përgjithmonë, vëllami është më i afërt edhe se vet vëllai. Kumar e ndrikull ndalohet krushqnia. Lidhje gjaku midis atyre që pijnë disa pika ose premja për herë të parë e flokëve, vënë emra myslimanë. Nun a kumbarë thirret aj qi merr flokët famullit a famulleshës, pagzim, nun e nunë, gruaja që i pret litarthin e kërthizës. Quhen edhe shën Gjon e Derë e Kishës, kumbaria e dytë, “të kesh një shën Gjon”, me marr n’Shnjon, si marrëdhënia e Krishtit me shën Gjonin – vëllamë; këto janë marrëdhëniet me të huajt që janë bërë të afërt, janë zgjeruar. Për t’u mbrojtur nga anarkia dhe kërcënimet, shtëpia e trupëzuar në një fis, të vllaznue, shoqni-shokë, ose vëlla trojs (Dibër), të bashkuem me gjak e kumari flokësh, mbështetej te një fis i fuqishëm. Vllaznitë e pshtetuna hyjnë në mbrojtje, me ba vlla kend në katund; miq krushqie, ndorjeje dhe buke. Në Labëri hynin nën këmborë (mbrojtje), parasuljotët hynë kumborë të fiseve suljote, që i pushtuan 7 fshatra çifligje të agallarëve çamë. Gjergj Boçari kundërshtoi vendimin e kuvendit, braktisi Sulin me farën e vet, edhe Foto Xhavella u dëbua.
Fisi vendas, fisi i ardhur, pothuajse të gjithë, kontradiktat në gojëdhana, duke besuar në parathanë, shpjegonin ndonjë dukuri duke e lidhur me të ardhmen. I dyndur, të larguar nga trojet e veta, hamendjet se Shala e Shoshi, Mertur e Gimaj u larguan nga Kosova në shek. 17, tërheqja e fiseve nga fusha e qyteti në male nuk gjen mbështetje, ballafaqimi me fakte historike i zhvlerson, gojëdhanat nuk duhet t’i besojmë symbyllur. Th. Ippeni, stolitë në varrezën e Komanit vazhdimësi të të njëjtës popullsi. E. Qabej, shpjegimi për Shalë, Shoshë e Mirditë, i tillë i sajuar vonë nuk është aspak shkencor. Nga armiqsia e xhelozia u krijuan gojëdhëna me përmbajtje fyese për fise, që gjoja të parin e patën magjup, kopil, topall, qeros, qose etj. sipas radhës së fiseve uleshin në sofër, e drejta e prijës. Informata të gabuara të hulumtuesve të huaj nga përkthyesit e shoqëruesit, por edhe të sajuara sidomos për Sulin e Mirditën. Përkimet onomastike të krahinave të jugut, te arbëreshët e Greqisë me ato të Gegënisë, nuk duhet shpjeguar vetëm me shtegtim fisesh apo stratiotësh, në të kaluarën antroponimet me zanafillë vendase të përbashkëta, zbritja nga “Ana e Epërme” kishte kuptimin, se secila Krahinë kishte hapësirën ku shkarkonte popullatën e tepërt. Shumë fise malësore i kishin kullotat verore dhe dimërore, ku një pjesë e familjes qëndronte gjatë gjithë vitit, shpesh pas një kohe ngulitej përgjithmonë, sikur Kelmendi dhe Shkreli në breg të detit. Malësorët kur zbresin thonë po shkoj në Arbni, dikur shtëpia në Breg të Matës, me prodhimin e misrit u bë më e mirë se stani në bjeshkë. Por kemi edhe shfarosjet, fisin e dalun fare, farë e tretur, Gzhoba fisi më i vjetër në Shalë u shua, siç thonë pse kishte vra mikun në besë.
Muhagjirët dy vëllezër në dy fise, deri romët paraqiten si Shalë. Në Lumë thuhet me iu vesh, në Malësi të madhe quhen anas (shokë, ortakë), anas tubimeve; Durhami tregon për emas-anas, vendas. Banorët e vjetër të Nikajs – Vujushët, në Gash – Alas, në Shllak – Loheric, Lumabardhi ose Lumadhi në Dushman, Berisha paska qenë e banuar me gjul e latin, për Thaçin thuhet se janë të ardhur prej dheut të poshtër, Nik Dedaj nga Mirdita në Palasë, Thopaj nga Dukagjini në Vuno, Gegaj e Matej nga Mati në Sul. Nga dy vëllezër na dalin dy fise, një mysliman dhe një serb, Vasa e Krasa, të dëshpëruar kur shohin se nuk e flasin të njëjtën gjuhë. Kemi urrejtjen e gegëve për toskët dhe anasjelltas, qytetarë e katundarë, fusharakë e malësorë e kështu me radhë. Popullatat e përshkruara si të vjetra, latinët, gog, gjul; shprehjet malazeze çifut, judelli dhe jahud; rrëfenja se Shqipëria veriore paska qenë e sunduar nga hebrenjtë, duke i identifikuar çifutët me xhullitë, tumat quhen “gomilla” nga koha e xhullive. Ndërtimi i mureve të vjetra, në Rumani gjigantët quhen Urias dhe çifutët jidovi. Kurse sot në Shqipërinë e jugut Koçovllahët quhen gog; për gogët thuhet se kanë qenë shumë të mëdhenj, në vorret e gogëve qenkan gjetur kocka gjigantësh. Në Plakë të Athinës shqiptarët janë quajtur gagarej.
Nga krahasimi i ceremonive të faljes së gjakut origjina shqiptare e malazezëve, “viera” besa; si malësorët dhe malazezët s’e harrojnë gjakun e tyre. Fisi i Kuçit 1610, gjysma ortodokse gjysma latine, “Chuzi albanezi” sot serb, ata në shënjë aprovimi bëjnë “amen” duke grumbulluar gurë. Normativa e Shkodrës si burim i drejtëpërdrejtë i Zakonikut 1349, gjithsej 278 kapituj, vetëm shtatë të parët marrëdhëniet me mbretin serb; Kurorës katër gjëra, mbreti gjykon tradhtinë, vrazbën (urazba, vendica, vendeta) d.m.th. taksën e gjakut, vrasjen e shërbyesit dhe të kalit. Gjakmarrja jo si te Kanuni, besa, beja “boni homeni”, ata që thirren të betohen. Banorët e Shkodrës dallohen si “qytetarë” nga sllavët, shqiptarët dhe të huajt; një qytetar shkodran jo në gjykatën mbretërore por me 12 dorëzanë; në Budva porotë, poronikë në Kanun. Të drejtat e mbretit kufizohen nën një kapitano, në Shkodër sovrani përfaqsohet nga një kont që e merr gjysmën e gjobës, shpesh edhe në Kotorr. Termi “parzon”, ndarja e pasurisë mes bashkëshortëve, vajzave të martuara nuk u takon pasuri, vetëm nëse nuk kanë vëllezër, vajzat jetime kanë pjesë të barabartë në pasuri, si në të drejtën e korrektuar të Gortinit në Kretë. Si veçori në të drejtën e vjetër gjermane, betimi për pafajsi, në kuvend të armatosur, çmimi i gjakut, pjesa e mbretit – Fredun. Edikti i Rotarit ka dispozita të njëjta të kapjes në flagrancë si gjakhupës; në Lex Burgundum porotët ishin sacramentali, ose Con juraktores. Delegimi i kompetencave te sovrani si arritje civilizuese.
Mes fiseve të Shqipërisë së veriut lidhet një tufë flokësh e quajtur “perçin”; burra të vjetër me shej mbajshin perçe, një tubë flokësh të gjatë si gërshet mbas kreje. Lënë mjekrrën, rruajnë kokën, s’mbajnë kapelë; dukagjinasit e lënë në majë të kokës pak flokë; në Mal të zi e rruajnë gjysmën e flokëve, fshatarët në Bihaç e mbajnë perçinin; hungarezët një pjesë të kokës e kanë rruajtur tjetrën gërshet. Në Morinë të Bosnjës legjenda e “varreve të Krushqve”, vendi i gjigantëve, viganëve, Burmaz – fjalë shqipe. Te sllavët e jugut këmisha e përgjakur për hakmarrje, profecia me shpatull, kurse tatuazhi nuk është zakon sllav, te katolikët e Bosnjës sikur te shqiptarët kundër syrit të keq, mësyshit; sipas ngjyrës së fisit gratë vllahe të frashëriotëve bëjnë nishana blu me tatuazh. E drejta vallahe – jus valachium – me vojvodë e knezë prej mbretit hungarez. Veshja shqiptare me disa ngjashmëri të luftëtarëve grekë të vjetër dhe romakë; manteli gjerman dhe fustani ilir. Barinjtë i kanë lojrat gjimnastike të kohës homerike; shqiptarët dhe barinjtë rumunë nuk kanë mbiemra, sikur në Antikë grekët e vjetër.
I vdekuri në Shqipëri vihet me kryet drejt lindjes dhe këmbët drejt perëndimit. Kufomën para se ta varrosin monedhën në gojë, i vëhet në parzëm, në dorë pare metalike, për të kalue në trape e ura, monedha e Karonit në Greqinë e vjetër. Gjama, vënë jagzën e gjoksave mbi krye, me i ra gjoksit, gërrithja e faqeve; tuj ba gjamë burrnimi grrishten dhe tundin krahnorin. Kryqet e varrit me korba, pëllumba të drunjtë si zogj shpirtrash, vorret me skalitje të kalit. Për të ruajtur të mjellurat nga syri i keq kafka kuajsh ngulur mbi një hu të lartë, mbi shqim të sipërm të derës një patkue; syri i keq edhe te triballët dhe ilirët. Shpirti i shkëputur nga identiteti i tyre si zog, vënja e mollave në varr. Tri ditë para se shpirti të ndahet nga trupi i atij që po vdes, del hija e tij, vihet gurë në bigëzimin e rrugëve; në kohën e Homerit edhe grekët dallonin shpirtin e trupit dhe të frymës. Me pritë për “krye shndosh”, në Palestinë ngushëllojnë me fjalë “koka shëndosh”. Dikur ka qenë zakon në Malcinë e Shqipërisë së veriut, që t’i kujton “kullat e heshtjes” të Parsëve të Indisë, ku të vdekurit i treteshin kockat që i binin në një gropë nën tokë, një paralele me kultin dualist të zjarrit të Zaratustrës.
Vatra, guri, shpirti i të parëve i moçëm; kulti i vatrës romak, hyjnie të shtëpisë, me origjinë nga viset ilire. Vendi i nënës së votrës, carani, larët; vendin bosh për shpirtin e të vdekurve. Në Shkodër çdo shtëpi ka gjeniun, frymën e shtëpisë, që ka formën e një gjarpëri, dhe jeton fshehur në vrimat e murit, në Shqipëri të mesme e quajnë vitore ose bolla, sipas Pedersenit edhe në Shqipëri të jugut si gjarpër i vogël i trashë, në veri e quajnë Brevë. Te karakaçanët stoikeion, gjarpër, shpirt, hija mbrojtëse e shtëpisë, gjarpëri i themelit. Gjarpëri kafshë totemi dhe kryepar i fisit ilir, fjala greke “illo” nga “uel” “rrotullohem”. Në fshatin Orman në kodrën e quajtur Zmijanik, gratë beronja luajnë valle (ore) për gjarpërinjtë, besojnë se do mbesin me barrë. Murimi i kafshëve të flijuara në themel, kurbani i themelit dash; në Mal të zi flijimi i sqapit për çeljen e bunarit.
Kur një gjarpër bëhet 50 vjeç pa e parë njeri atëherë, bëhet bullar, pas 50 vjetëve të tjerë bëhet “ërrshajë”, do të thotë kulçedër, kafshë rrëshansë; rumunët besojnë se bëhet “zmok”. Kuçedra që jeton në liqen të Shkodrës “Azhda”, në Rikovac “Zmaji”, në liqenin e Plavës “Karakonzhuli”. Dragojtë si armiq të kuçedrave jetojnë ndër meshkuj kafshësh dhe njerëzish, kuçedra ndër femra; shënjat e lindjes së dragoit, porsa lind foshnja ka flokë të verdhë nga një pendë në krah në gropë të sqetullave, por nëna këto shënja nuk i zë në gojë se vdes. Gjatë eklipseve shtien me dyfeqe për të vrarë Kuçedrën me Dragoin. Dragojtë për mburojë kanë djepin, për armë dore parmendën. Besimi i “Kulshedrës-Dragoit” në Itali, “Klyshedra” vajza e Diellit si orë mbrojtëse. Shën Verbt (Rmoria) perëndi shumë e fuqishme e Shqipërisë së veriut e breshrit, shën Shurdh, në Shalë – Rumria, si Zibelsunduesin e Thrakisë e gjuajnë me pushkë, ndezin zjarre në oborr dhe flakin drapër e sopatë; në Kelmend për ta ndalur breshërin i nxjerrin foshnjat, në Kosovë i shtrojnë një sofër me bukë e kripë. Në Malcinë e madhe sipas Cozzit, besojnë se njerëzit e këqinj pas vdekjes bëhen lugetër, këta krahasohen me vrukollakët e Greqisë, eklipset e Diellit dhe Hënës janë vepra të tij. Në rrethin e Tomorit lugati shndërrohet me kohë në Kukuth, një njeri trupvogël me bisht dhie si Satyrët në Athinë. Në Shqipëri të mesme kukudh quhen perënditë e sëmundjeve, femëroret Fljemet. Në Bosnjë personifikimi i murtajës quhet Kuga, në Maqedoni perëndeshën e fruthit e quajnë Ronsa, në Bullgari Quma, Çbutka si virgjëreshë të Murtajës. Një demon grua – Logieta, Lia si grua, emri s’i përmendet – lia e bardh. Të vdekurit u vihen pas të gjallëve – vampiri, nëse të vdekurin e kapërcen ndonjë mace, pulë apo gjë e gjallë, prandaj e ruajnë të vdekurin; që të gjejë qetësi kapërcimi me kalë mbi varrin e një vampiri. Çvarrosjen e një kufome që kujtohet se është bërë lugat, vampir ose verkolaç, duke e përshkuar me hell, e kanë të përbashkët rumunët, zibenburgasit, bullgarët, boshnjakët dhe shqiptarët. Shtriga shqiptare i përgjigjet asaj dalmatine dhe Marës së Bosnjës; vjeshtica malazeze në Dalmaci quhet Strezhë. Hija e Tomorit në Shqipëri të mesme njihet me emrin Mamthia, është identike me Marën gjermane, Morenë sllave dhe Tradën alpine.
Orët shqiptare u përngjajnë “vilave” të Bosnjës, qënie të padukshme si engjuj mbrojtës, por janë të vdekshme që marrin me vete edhe të mbrojturin; në Mal të zi dhe Dalmaci qëniet mbrojtëse quhen vjedogori. Përveç njerëzve orët e tyre kanë edhe kuajt, këndesat, pëllumbat, dhitë e egra, thesaret, bile edhe burimet, që i kujtojnë stoikat e grekëve; orët e shndërrura në gjarpërinj. Ka edhe të tilla që i mbytin kur lahen në liqen, në Jezercë të Bjeshkëve të Nemuna një bari nga Lohja u zhduk, tash quhet liqeni i Lohjanit, në këtë formë ajo quhet stijt apo stikia. Mujin e plagosur ora e ruante, gjarpni e mjekonte e uku s’i linte kend. Orët si demonë që e përcaktojnë fatin e njëriut, Orët e bardha dhe të zeza, faqebardhë. Në Shqipëri të mesme dhe jugore këto bestytni tri ditë pas lindjes, pritja e Orëve ose Mirat, “të tri gratë”, emri grek Mirat (Moirat=Mirë), në Atikë quhen Fatilet (Fatijet), të “Jashtme” jashtë krishtërimit; T’Lumet e Natës, Të Lumët e ditës, orët, zanat e malit. Besa e zanave e orvet dhe e kreshnikëvet, probatesha Zana – Zojt e mali; “Tamël gjiut Mujit për me i dhanë” forcë e jashtëzakonshme; zanat shtangojnë, tri dhitë e egra – Diana me dhi për dore. Me shkelë sofrën e Zanave “Të ndeshunit, t’hasunit” me një shpirt, Orët, Zanat, shtojzovallet. Zanat njihen edhe në Rumani me këtë emër.
Emri nuse e lalës është përhapur që nga Greqia e ishujt, deri në Hungari e Bullgari, nuk bën të flitet keq për të – tabu. Si në Lesina dhe në Bohemi, ashtu edhe në Shqipëri për bletët thuhet që nuk ngordhin por vdesin, në Greqi thuhet të marrtë “qoftëlargu” për djallin. Në Pult kemi gjurmë të besimit të dy fuqive, Dielli dhe Hëna. Bestytninë të mos presin të premtën, profecia nga leximi i kockave të shpatullës së bagëtive apo gjoksit të pulave, duke hetuar shënja në to; të gjithë meshkujt e krishterë mbanin vathë. Në veri të Shqipërisë 1 Marsi fillimi i vitit, kalendari i barinjëve të Bjeshkëve të Nemura, fillimi i vitit shën Gjergji, shën Mitri më 26 Tetor; Kabashtë e shën Palit nuk shkojnë pas kalendarit gregorian, në ligj të vjetër del buka e re. Buzmi vjen në mbrëmjen e Krishtlindjes, Nata e Buzmit, kërcuni i madh, digjnin buzmin e Kërshëndellave. 15 Nëntor deri më 6 Janar koha u luzmimit – Karneval. 24 Dhjetori dita e bukës së kripur; ditët e Drimit 12 Mars – Nevruzi, krasitja e hardhive; në Qershor, në mbrëmjen e shën Gjonit kapërcimi mbi zjarr.
Vallet, romajka dhe pirrikja, valle të rrëmbyeshme me armë; lojëra e valle me përmbajtje luftarake si presa me tagana, klliçoja e parë, kcimi me shpatë, loja e Rugovës etj. E quanin vallja e cubave shqiptarë, muzika e grekërve të Epirit shqiptarëve krenarë; vallja e Osman Takës si dëshirë e fundit para ekzekutimit. Vallja fallike në Pramanda, me shumë interes për ata që spekulojnë me origjinën dhe natyrën e komedisë greke, si dhe lidhjet e saj me kultin e Fallusit.
Këngët tipike shqiptare s’gjasojnë me asgjë tjetër, poezia shqiptare, motivet, veprimi hakmarrës me shtjellësi lakonike, ndryshon nga poezia sllave e pasur me fantazi, përkundrazi i përafrohet lirikës dhe tragjedisë greke; Rexhën e Kelmendit e varrosin krushqit. Sipas Koliqit këto janë “Këngët e vdekjes së bukur”, për Fishtën nuk ka gjë më krahasuese “pos të damit të Hektorit prej Andromaket”, Lamberci, elementet e dukshme pagane mitologjike, bazë të lashtë ballkanike nga elementet ilire dhe greke të vjetra, të Urdhërit të moçëm shqiptaro-ballkanik, të mbledhur rreth një Tryeze të rrumbullakët të bjeshkëve. Cikli shqiptar është më arkaik, Muji është një hije e Herakliut, zgjedh forcën; Koruglu turk, djali i të verbërit. Hija i Circës gjendet te Zana që i kthen në gur, motivi i Elektrës te motra e Ali Bajraktarit, e nxit të vëllanë ta vrasë të ëmën bashkë me dashnorin sllav; Zuku bajraktar ta kujton Orestin, e tradhton nëna; Euminidët si Zanat, Orët; vajtimi i Ajkunës t’i kujton nënat homerike, kur kjan Omerin N’lugje t’verdha; “Thirri Zot, thirri Orë e Zanë, me i lshue nierit nji të fortë namë”. Motivi i Medesë te Rusha e bija e Krajlit, që vret vëllezërit binjakë.
Edhe në përralla, “i gjeturi”, figura e Edipit dhe Remit e Romulit nga letra e Urisë; përrallat për Mirat në Atikë profecojnë për Pashën, fatumi të cilit nuk mund t’i ikë, “Visojidhas” ai që e ka thithë dhinë – Edipi. Me qëllim që ta vononin një demon (Sfingun) “llafet e lirit”, e përhitura – Maro shqiptare, knus kacageli në greqisht Kutsopettos. Duçe Aga tjetërsimi shqiptar i emrit arabik “Xhoha”, për Nasradin Hoxhën, “Till Eulenspigel”, si duket një palaço në oborrin e Timurlangut. Nën emrin Katalla kallxohet prralla e Ciklopit të Odiseut, banojnë nëpër shpella, hanë mish njeriu dhe kanë vetëm një sy në ballë, në vitin 1309 beteja katallane në Kephius. Shën Nikolla ua lyp prindve djalin me e pjek, te shën Mëhilli dhe Luciferi “sagat djallëzore dualiste”, në këngën për Carin Duklan, shqiptarizimi Dul Pjek, Dula Plak, sigurisht me ngjyrim bogumil. Kulti i Shirgjit dhe Bakut, Rosapha në Euphrat, versioni serb si nusja e Gojkos, vëllait të Vukashinit, Ura e Fshejit legjenda e murosjes, kurbani njerëzor i themelit.
“Këngët Kreshnike” përbëjnë një cikël me vete, 63 rapsodija për Mujin e Halilin të gjitha një lidhni, me eposet në Evropë, Nibelunget, sagat e Arturit, sidomos me serbokroat, por kjo vetëm ndër boshnjakë e hercegovinas, ndër malazezët, shqiptarët e veriut, që korrespodon çuditërisht me përhapjen e varrezave bogumile, si varreza impozante të gjigantëve. Kënga e Lule Frangut te arbëreshët dhe Shqipëri para shek. 15, studiuesit sllavë epika serbo-kroate shek. 17-18, “Leonora Lied” nën emrin e Konstantinit të vogël te Italo-Shqiptarët, Aga Ymeri, Konstantini dhe Dhoqina (Doruntina), Halil Garrija e Merrushja. Kënga e Gjergj Elez Alisë një prelud, shën Gjergji mbrojtës i virgjinave. Kemi invokacionin, thirrjen Zotit t’i ndihmojë për këngë; Lum e lum pët t’Lumin Zot, na’ jem kanë e Zoti na ka dhanë; në përmbyllje; Kshtu m’kan thanë, se atje nuk jam kanë; na atje bre shokë s’jemi kanë, na kanë lanë ket rrenë; Se kto janë prralla prej moti, ndimën paçim na prej Zotit; Kangë e gjeta e kangë e knova; si justifikim për ngjarjet mrekulluese.
Zakonin e robtit, rrëmbimit të vajzave apo grave, në Kanunin e Lekë Dukagjinit robtit-krushqit. Qendra e këtyre fiseve Jutbina, Troja e Mujit, kurrë nuk pushtohet me luftë, ky dyluftim ndërmjet dy fiseve me vjet pa mujtë asnjë lagje, në qytetin e vogël kroat, krahin te Muji n’Klladushë, vend në Bosnje, këto këngë quhen “krahina”. Gjeto Basho kryetar çete, Muji çoban nga “mujtë”, 30 agallarët e Jutbinës fëmijë jetim sikur jeniçer. Qytete të Kotorrit, Kotorret e reja në Dalmaci, të Budinës e të Zaharës, nëpër Bjeshkët e nalta, në Janinë të vogël e të madhe; Pasha i Dumlikës (Dulmikës), Çupërli veziri, Zahari i Tetovës, maxhartë (hungarez); Halili e rrëmben Tanushën buzë Tune (Danubit), Jevreninë e kërcënojnë me martue ndër gumana (Kumana); Paji i Harambashit – shka, Vuk-e Harambashi probatin i Mujit, Januka (Janka) e bardhë, plaku Basho Jona, çikat e Behurit me pandur t’vet; Dizdar Osman Aga nip i Mujit sikurse edhe Gjuli (Gjuliq-e Brahim); Arnaut Osmani e tradhton Mujin. Kemi Deber (Dever) e xhibash, krushku që rrinte ngjat nuses. Zuku e Muja për Rushën e Kralit; “T’binë e mbretit për vedi, nusen Halilit”; Gjelinën e bardhë Radi ia çon Halilit. Bani Zadrili – shka, e rrëmben Kunën, të motrën e Mujës. Ajkuna herë shoqja, apo motër e bijë e Mujës; “Se e kam lanë Ajkunën me barrë, kam uzdajë na falë Zoti nji djalë”, Omer Aga i Ri. Krajl Kapidani ia rrëmben gruen, motrën e bin, që e tradhton pastaj si Helena, Halili e liron të vllanë, “e ka pre at meremet turk’in, e t’motrën e të bin”, e merr të shoqen e Krajlit kthejnë në Jutbinë. Kemi edhe duelin e Halilit me Mujin, sikur edhe bejlegun ndërmjet dy vllaznëve të panjohur, Arnaut Osmani e Hyso Radoica. Kotozi Belali vret motrën me djem; te Deka e Hasapit vajtimi i motrës “se gjith sendi n’at vakt po folke”; Hargelja (pela) ka ba nji maz – Gjogun e Mujit. Arma ka qenë mazdraku – shigjeta, por Muji vret edhe me pushkë. Motivi i dhunimit të varrit, Kreshto Kapidani vorrin e Halilit, ftimi në duel – Don Zhuani; Mujin pas deket Halili e nxjerr prej vorrit të gjallë.
Shumë elemente të huaja, sepse ata duhej të kenë qenë një tjetër racë, më të mëdhenj, zotra, heronj, “gjigantë”, vigaj, pra kreshnikë, vend tjetër, çka përshtatet edhe me gojëdhënat për muret ciklopike, eshtrat e gjigantëve, një popullatë mitike, e ndryshme nga e tashmja, sikur në legjendën e fundit të kreshnikëve; Muji e Halili ndeshin nëpër mal nji bari, i cili ua shpon shuplakën me pushkë, vijnë në përfundim, se ka kaluar koha e trimave, arma e zjarrit i barazon të gjithë në duel; të dy bashkë hijnë në bir të dheut e s’u pan ma, ende gjall ndër shpella të Bjeshkëve të Kelmendit në Qafë të Diellit. Halili më pas takon një banor të kësaj kohe, i çuditur thotë; “njeri ish ba i vogël, sa gishti i vogël i Mujit”!
Gegë dhe toskë, proces divergjent midis tyre së paku një milenium, dialektet nuk kanë ndryshime qenjësore. Në jug të Via-Egnatia epirotët, toskët; thesprotët-çamët flasin shqip edhe greqisht në të njëjtën kohë. Në Peloponez kanë folur vetëm toskisht, dallimet e brendshme të të folurave arvanitase janë të vogla, prejardhja e tyre e përbashkët si formë e toskërishtes jugore. Gegishtja gjuhë më arkaike i ka ruajtur format më të vjetra, toskërishtja ngjashmëri me greqishten dhe latinishten. Huazimet nga greqishtja e vjetër shumë të rralla dhe në formë fonetike dore. Dialekti dor ka më së shumti tingëllim gegë.
Sipas historianëve të lashtësisë banorët e Epirit nuk konsideroheshin nga grekët si racë helenike, por megjithatë fiset jugore të krahinës ishin shumë të lidhura me Greqinë dhe shpesh flisnin gjuhën greke. Straboni i quan epirotët dhe maqedonët jogrekë, barbarë, këto fise flisnin dy gjuhë; Epiri kurrë nuk ka qenë plotësisht i helenizuar, një përzierje me origjinë ilire dhe greke; rruga Egnatia, epirotët në të djathtë, ilirët në të majtë, sikur Shkumbini që i ndan fiset ilire nga ato të Epirit, gegët në veri, toskët në jug. Epirotë janë edhe amfilohët si edhe ata nga veriu, me këta janë të përzier fiset ilirike. Epiri grek ishte i ilirëve, tokë jogreke, vend i molosëve. Dodona nga mbishkrimet helenisht e pastër në mes të ilirishtes, grekët veriperëndimorë më tepër se dorët me ilirët të përzier, Molosia quhej Adonia dhe Pyrrhias, kaonike barazohej me dodonike; te Hesiodi – Helopia toka e liqeneve. Pindi banohej nga talarët dhe etikët, fise molose. Pas ilirëve vijnë kaonët, Korkyra e quajtur ilirike. Epirotët ndahen në 14 fise, luftojnë për atdheun, miqtë dhe farefisin. Grekët i kanë helenizuar shqiptarët, ata pretendojnë se “shqiptarët” janë më grekë se ata vetë, dhe kjo përkon me përshkrimet e së kaluarës, identitet i dyfishtë, simbiozë dhe ambivalencë. Sipas Polibit shumica e fiseve etolike nuk kanë folur greqisht, molosët përveç qyteteve Ambrakia dhe Dodonia i mban për barbarë. Etolët lindin cuba, ata janë epirotë me tipare barbarike, agriejtë popullsi jogreke në Etoli, edhe popullatat paragreke jo si greke, në pjesën më të madhe të fisit ilir. Etolët, akarnët, maqedonët gjuhën e tyre jogreke. Lidhjen e Molosëve, dokumenti epigrafik i shek. 4 p.e.s. mbreti i detyruar sipas ligjeve dhe zakoneve, kaonët nuk sundoheshin nga mbreti; “Koinon” demokracia ushtarake, “Lidhjet- Ligat” koinon ose ethnos, si duket me kuptimin e Kanunit. Kryerja e betimit prej mbretërve epirotë e përshkruar nga Plutarku sipas një riti pastoral. Dërgata romake te Teuta, këta ishin prijës e jo mbret; Polibi i quan këta prijësa “polidynastoi”, duhej të thuhej “Mbreti Pirro dhe molosët”, mbreti ishte vetëm komandant i luftës; Pirro si fëmijë ishte rritur te mbreti ilir i taulantëve Glauku. Paralelet edhe gjuhësisht, plakat në gjuhën e thesprotëve e molosëve pelia, peligonë, njerëz të nderuar, te lakonët masaliotë pleqtë. “Peligones” një fjalë maqedone për “Këshillin”, “Gerusia”-pleqtë.
Barbarë edhe popujt me zanafillë greke, që e shqiptojnë më ndryshe greqishten jo në konfederatën amfiktionike; popullsia e përzier iliro-greke miksobarbaroi të Euripidit, gjuha e të cilëve sipas Thukididit, fare e pakuptueshme, d.m.th ata nuk e flisnin gjuhën e kultivuar. Sipas Strabonit maqedonët, epirotët dhe ilirët jugorë gjuhën e njëjtë, maqedonët thrakas, kurse epirotët i ndan rreptë prej grekëve. Maqedonët një gjuhë të ndryshme nga grekët, që flitet edhe në brigjet e detit Jon dhe në Korfuz, gjithë viset gjer në Korkyrë i quajnë Maqedoni, edhe të qethurën, të folurën, mantelin e njëjtë, disa janë dy gjuhësh. Epirotët dhe Maqedonët (Mak-edonët) të afërt, një degë e pavarur e fisit të madh ilirik. Kundërthëniet mbi nacionalitetin e disa fiseve të veçanta, mbretëresha Euridike një bijë princese linkete ilire, sipas Livit Edesa, Beroja dhe Pella të banuara prej ilirëve. Maqedonët me fisin hyllej të dorëve ilirikë, i pari i fisit zoti-Herakliu; “Hylleis” emri i vjetër i fyllës dore të përcaktuar me komponente ilire ose epirote. Hyllis fis në Argo, në Doridë dhe Troezemi anëtarët e fisit quhen hylleus.
Sipas Strabonit tre popuj në Ballkan, helenët, ilirët dhe thrakasit, ose në një kontekst më të zgjeruar katër popuj jogrekë, maqedonët, ilirët jugorë, veriorë dhe thrakasit. Epirotët qenkan pellazgë, si duket ata e kishin humbur çelësin e parahistorisë duke i mbajtur për të huaj, derisa për Dionis Halikarnin pellazgët ishin helenë. Por duhet theksuar se në kohën e Herodotit gjuha pellazge në Greqi ishte e vdekur, prandaj ne vetëm mund të spekulojmë. Maqedonia më parë quhej Emathi, populli quhej pellazg, kurse krahina Botia, këtë vend e kanë sunduar fiset epirote dhe ilire, pjesën më të madhe e kanë përbërë botiejtë dhe thrakët, botiejtë me prejardhje nga Kreta – Boton, kurse prej thrakasve pierejtë rreth Olimpit. Maqedonia qenka populluar nga grekët, që aty i kishte gjetur thrakasit. Maqedonia ndikime ilire dhe thrake, gjuha vlente si johelene, për ta ishte vetëm fisi etni, gjinia ende e gjallë te maqedonët dhe thrakasit. Mygdonët një popull thrak në Maqedoni, maqedonët si vëllezër të thrakasve. Tek Aleksandri barinjtë shtegtarë, gunat e dhenve, fqinjët ilirë dhe thrakas, uniforma me plisin thesal. Shkalla kulturore e maqedonëve para Filipit të dytë e njëjtë me shqiptarët, ia lënë foshnjën në djep kundërshtarit për falje të gjakut; Aleksandri i parë në lojrat olimpike si barbar. Komploti, Filota ka përkthyer ndërmjet maqedonëve dhe grekëve, se në kohën e Aleksandrit të madh maqedonët nuk kuptoheshin me helenët, ata të dy flisnin greqisht, por kjo ishte gjuhë e huaj, maqedonët kishin gjuhën e tyre, sipas Polibit gjuhë e vjetër ilire. Filipi në vitin 339 e nënshtroi Thrakinë, ata i shërbenin mbretit të tyre vetëm në rast lufte, mbreti Theres në paqe nuk dallohej nga nënshtetasit e tij. Maqedonët sikur thrakasit përpiqeshin t’i iknin vrasjes së panevojshme të njeriut, edhe Aleksandri sikur babai i tij e kursenin me dëshirë jetën. Në Maqedoni vetëm shtresa e lartë kulturore greke e vërtetë, masa e gjërë ilire dhe thrakase; maqedonët në sytë e helenëve vlenin si barbarët më të këqinj. Makednos në gjuhën greke kishte kuptimin e një vendi të lartë – malësi; Albanon – mal perëndimor i Maqedonisë.
Gjuetarët e Paeolitit në rrugën e vllehëve. Mbarështimi i dhenve qysh në kohën e bronzit, nga kjo periudhë fushimet e ngushta të barinjëve janë çuditërisht të ngjashme me stanet e vllehëve, përkon me zonën e kullotave dimërore me zbritjen e tyre, homogjeniteti i kulturës. Në Helladën antike kishte popuj nomadë që i ndërronin vendbanimet e kullotave sipas sezonit, verë e dimër, te “Edipi mbret” i Sofokliut barinjtë kaluan dimrin me dhentë e veta, njëri në Tebë e tjetri në Korint, dhe pastaj i shpunë së bashku për 6 muaj në malin Kiteron; Arriani te Maqedonët shek. 4 p.e.s., Filipi i dytë e shpërngulte popullsinë e qyteteve, ashtu si tash barinjtë i shpërngulin kopetë e veta, në mënyrën e vjetër të jetës të ruajtura të pandryshuara, ndër kullota dimërore e pastaj në ato verore. Rrugëtimi i hiperboreanëve nga Dodona në Delos, sipas Herodotit nëpërmjet gjirit malik.
Straboni dhe Pausania, duke e cituar Hekatin e Miletit; Peloponezi dhe gjithë Hellada në kohët e lashta para helenëve të banuara nga barbarë, nga Frygia, Egjipti, dryopët, kaukonët, pellazgët, lelegët e të tjera fise, duke e ndarë ndërmjet tyre vendin si përbrenda dhe jashtë Istmit; Atikën e pushtuan thrakët, Daulidën e Doridën i zuri Teleu, Kadmenë fenikasit, kurse Beotinë e populluan aonët, temikët dhe hyanët; karakteri barbar edhe në emra, e vjetra si e huaj. Thrakët, ilirët dhe epirotët edhe tash i banojnë krahinat anësore, padyshim barbarët më tepër se tash, e kanë pasur pjesën më të madhe të Heladës së sotme, thrakët kanë Maqedoninë dhe disa vise të Thesalisë, viset e sipërme të Akarnisë dhe Etolisë i kanë thesprotët, kasopët, amfilohët, molosët dhe athamanët fise epirote. Ilirët në Epir dhe në jug të Italisë nuk mund të dallohen lehtë prej grekëve, në lindje me maqedonët dhe thrakasit të përzier; edhe tributë e dorëve hyllët fis ilirik. Kjo si analogji parahistorike korrespodon me përzierjen e grekëve modernë me shqiptarët, emërtimi graet me ndërmjetësimin ilir si fis fqinj i tyre. Është një fakt i pamohueshëm se shumica e topografisë së Greqisë nuk shpjegohet me gjuhën greke, pastërti të racës nuk mund të njihet për asnjë fis grek, të gjithë me gjak karik, ilirik dhe thrak.
Grekët janë formuar në zemër të Ballkanit të brendshëm, ata vetë në të gjitha kohërat aty e kanë kërkuar djepin, vetëm në Heladë janë bërë helenë. Ardhja e tyre përshkruhet nga perëndimi, jo nga lindja, afër Shqipërisë së sotme, ashtu sikur edhe e dorëve, ndryshimi i klimës. Shoqëria tradicionale e grekëve si ilire, arsyetimi i skllavërisë si racë më e ulët; përpuethshmëria e dokeve të varrimit te ilirët dhe grekët, edhe religioni i tyre e ka bazën e përbashkët shpirtërore, lidhja në mes religjionit paragrek të popullatave të vjetra parahistorike. Në Greqi 1200 p.e.s. paskan ardhur elemente thrake dhe ilire, pa mundur ta mbanin pavarsinë etnike përherë, duke vërshuar edhe në Azinë e vogël e Lindjen e afërt, e duke u kryqëzuar me njëri-tjetrin në vend. Format e shumta jogreke të kryqëzuara nga këto emigrime, t’i quajmë lelege e pellazge është shumë e rrezikshme, lidhja në marrëdhënie afërsie me këto nënklasa, në konsiderim mund të vijnë vetëm si relikte më të vjetra thrakase dhe ilire; pas këtij vërshimi një njësi akeje kishte mbetur vetëm në kujtesën e poetëve, fantazi. Edhe në Apolloni dhe Durrës ilirët dhe grekët nuk përbëjnë grupe të ndara, por formojnë familje të përbashkëta, kjo vërehet edhe në gjuhë; greqisht balios me njolla të bardha, në gjuhën ilirike bora u takon maleve, në gjuhën epirote daksa i kanë thënë detit.
Lajmet mbi mbretërinë ilire “grekocentrike”. Polibi nuk ka qenë mik i ilirëve, si duket ai flet nga raportet jo çka ka parë me sy. “Illyroi” e paqartë, Plini dallon ilirët në kuptim të gjerë dhe të ngushtë, ilirët e vërtetë; Apiani i quan me emrin e përbashkët – Ilir; Homeri nuk i përmend ilirët por pajonët; vepra e Prokopit 558 e.s. nuk e ka njohur mirë etnografinë e rajoneve. Koncepti “Illyris” te autorët grekë është shprehje gjeografike me karakter etnografik, emër i një fisi ose emër i përbashkët me të cilin grekët i kanë quajtur fqinjët veriorë. Etnografët antikë nuk japin një dallim të qartë ndërmjet thrakasve dhe ilirëve, nuk është i njohur dhe shumë i pasaktë kufiri gjuhësor iliro-thrak. Reliktet e fiseve antike thrako-ilire në jug të Istrit deri në Heladë, thrakët dhe ilirët si të njëjtit fis. Ilirët fis prej Cavtatit deri te Lisusi, populli daulant, qytet i parthinëve Lisi, ata banonin në vendet malore; Iliria shkon deri në Tergeste, sipas Apollodorit mbi hyllejtë janë liburnët dhe disa istrë që quhen thrakë, gadishulli më i madh se Peloponezi; Herodoti venetët i njeh për ilirë, pas liburnëve vijnë ilirët, japodët – ilirë të përzier me keltë, armatimin e kanë si të keltëve janë tamam si ilirët e tjerë dhe thrakët; dalmatët i kanë ndarë tokat kullosave çdo tetë vjet, rreth detit Adriatik shumica barbare 1,5 milion, sipas shën Hijeronimit në Dalmaci flitej barbarisht, njësia e ilirëve e quajtur “speira”. Ilirishtja vlen si një gjuhë as satem as kentum, grup i mëvetësishëm dhe me tipare të ngjashme sikur shqipja, një satem i një lloji të veçantë, edhe satem edhe kentum, por duhet theksuar se asnjë shkrim nuk e shpreh me saktësi vlerën fonetike barbare, vetëm vlerën e përafërt.
Sipas C. Patsch përpara ilirëve në tërë Ballkanin shtriheshin thrakasit, në Ballkanin perëndimor ilirët i paskan shtyer thrakasit drejt lindjes, ose qenkan bërë raja e ilirëve, emrat e shumtë të vendeve në gjuhën thrake, ardianët paskan pasur 300 mijë prospelatë, dardanët nga 1 mijë duloj; prospelatët, dulojtë dhe oberatët (punëtorët) si helotë. Straboni është i pari që dardanët i konsideron ilirë, por me kundërthënie, të tjerët i veçojnë nga ilirët. Liburnët nën pushtetin e grave. Ilirët përshkruhen si ushtarë të mirë, derisa thrakasit vlenin për kalorës të mirë.
Thrakasit si popullata më e vjetër ndërmjet Karpateve dhe Egjeut, ekzistenca e tyre në jugun e Gadishullit, raca e madhe thrako-frigide që banonte në juglindjen e Evropës; në rajonin e Egjeut thrakasit para grekëve. Thrakia një pjesë e veçantë e Botës, përkrah Evropës, 1/4 e tokës; mbi veriun e Thrakisë kufirin më të largët të botës nuk dihet asgjë. “Autoktonët”, kujtesa se edhe fise të tjera kanë jetuar në teritorin grek, thrakasit, pellazgët, abantët, lelegët dhe karët; sipas famës së kulteve të vjetra të një popullate parahelene, e cila dikur ishte e vendosur në pjesët e ndryshme të Greqisë, e kanë themeluar kultin e shërbimit të muzave në Helikon dhe kultin e Dionisit. Në krahinat e Greqisë së mesme ishte e gjallë kujtesa për vendbanime të përhershme, për një Daulis, Fokis dhe Beoti me popullatë të vjetër thrake; në Parnas, në Megarë me Eleuzisin kultin e pjellorisë, ritet orgiastike, beja për të vdekurit dhe heronjtë. Olimpi grek ishte një mal thrak i perëndive, emri “Olimp” një apelativ për fron zotrash; thrakasit nga Olimpi në Helikonin beotik, në Pieri rrëzë Olimpit kultin e muzave; një vend Frygia ndërmjet Beotisë dhe Atikës, thrakasit nëpër Arkadi. Atikën e pushtuan thrakët, Beotinë e populluan aonët; abantët me prejardhje nga Thrakia në Eube, qyteti fok Abai. Pushtimi i Tebës epigonët 1215 p.e.s. të shtyrë nga popujt thrakë. Athinasit dhe thrakët si të afërm të fisit, ka të bëjë me legjendat e futjes së bujqësisë nga thrakasit në Atikë; eponimi i Eumolpidëve vetë thrakas i egër, martuar me vajzën e Erektheut thrakas, në luftë me djemtë e Posejdonit. Thrakasit “pellazgjia”, në mes tyre dierët dhe pierët, pellazgët që kishin banuar në kështjellë – Akropolis. Homeri për Samosin thrak sithonik, Samothrake dhe Tenedos popull vendas thrak, në ishullin Kreta banorë frygë, në Heladën lindore populli i afërt i myzëve. Fisi edonik i mygdonëve, Bithynia quhej dikur Mygdoni Bizanti venbanimi thrak e mbajti emrin e vjetër. Rreth 620 p.e.s. stuhia e egër e kimerëve thrakas në Azi të vogël; kikonët, paionët, moinët thrakas; Lemnosi prej folësve me gjuhë të huaj – sintët. Lapithët banorët e mëhershëm të Thesalisë nga parafytyrimi i kentaurëve në Thraki, silenët si gjysmë kuaj jonikë. Kultivimi i kuajve profesioni kryesor i thrakasve të vërtetë nga fisi i sapëve.
Pika qëndrore e gjithë popujve thrakë – Dionisi “profet i thrakasve”, “kulti thrak i entuziazmit” me pasionin religjioz, në Delfi para Apollonit. Thrakasit sipas Herodotit vetëm këta zotra, Aresi, Dionisi dhe Artemisi. Besët thrakas një kastë priftërinjsh si kuretët, në kohët homerike kanë profetizuar “sellët” në Dodonë. Besët u takojnë satrëve, Satro-kentoi kasta udhëheqëse, më luftarakët ndër thrakasit, besët si popullata e thjeshtë e dierëve. Besët dhe odrysët përshkruhen si armiq të përjetshëm, edonët një fis thrak në Strymon, në qafën Shipka në Bullgari në veri tribalët, getët përtej Danubit. Ata i këndonin ligjet në malet e lira të Thrakisë, në Haimos (Ballkan) nga fryn borea, Nysa e lokalizuar në Thraki. Poeti Orfeu thrakas ashtu sikur edhe Thamynisi, rapsodët (aodët) që shtegtojnë; librat e ligjeve të getëve dhe dakëve në formë të këngës. “Zalm” e mbretit dak – Zalmodegikos në gjuhën thrake do të thoshte “i ndritshëm, shkëlqyes, i kthjellët”. Kalendari me javët 6 ditëshe, 30 javë, dy gjysmëvite, plus 5 ditë të mbetura festive. Trausët thrakë i qanin të porsalindurit dhe i këndonin të vdekurit në varrim si të liruar. Aylos vallja thrake me armë, kalabrismos si pyrrhikistët. Në bregdetin e Thrakisë dygjuhësia, të helenizuar, greqishtja në mbishkrimet dhe përkushtimet, edhe Thukididi me gjak thrak. Thrakasit përshkruhen si barbarë që luftojnë sa për ta kaluar kohën, Ksenofoni njofton për zakonin e tyre të rrëmbimit të grave dhe poligamisë. Ndarja nga gruaja, paja e kthyer, derisa vejushat e reja mund ta zgjidhnin një burrë të ri nga fisi i burrit. Ata mbanin kësula dhe pantollona të gjera.
Shoqëria e krijuar artistikisht e Homerit aristokrate, heronjtë një klasë, të tjerët “Laoi”, agathoi të nderuarit, të pasurit, në kundërshtim me të ultit, të vegjëlit “kleiranes, herees”. Tek akejtë stolia e burrit të lirë janë flokët e gjatë, frizuara lakedemone; burrat me kulturë të Kretës flokët e gjatë të lëshuar i mpleksin gërshet; çuba me gërshet e abantëve të Eubesë homerike, të vjetërit që nga Aristoteli e shohin te ta një popull thrak. Në paraqitje mungojnë plotësisht zanatet, zejtaria industriale qytetare, shihen vetëm bujq e barinj, qentë; më tepër mirren me blegtori, mbajtja e kopeve, gratë mirren me punët bujqësore dhe nuk jetojnë ndër barinj. Veshja e thjeshtë e leshit, endja si punë e përhershme e vajzave ende të pamartuara. Tekstilet homerike leshi dhe liri, moda nuk ka ekzistuar fare dhe pothuajse e pandryshuar; kitoni i gjatë dhe i bardhë si bora me shumë palë i burrave dhe i grave, këmishë me mëngë deri në bërryl si fustanellë; kitoni i gjatë i athinasve, veshja e sipërme paros apo klaina, mbathjet e lëkurës-pedila, kapuçi i plisit apo i lëkurës, të mbështjellur me lëkura të dhenve pellitë, pantollonat e gjera – brakae. Plisi edhe në kostumin e priftërinjëve dakë, fustanellat që ua mbulonin kofshët. Odiseu përshkruhet me flokë të kuqe, nën një kapuç të plisit konik gjysmëvezor të mystagogëve dhe profetëve, pilos kapuç i rrumbullakët që mbanin Dioskurët, plisi moezik ose në formë frige. Tipare arkaike antike, fustanella, dollama, guna. Si veshje e dalluar e grave vetëm peplosi, mbulesa e kokës – kredemon apo kurora (kordele). Gratë e martuara të mbuluara, vajzat jo, Andromakja dhe Medesikastja mbanin shamija, Poliksena sipas zakonit të vajzave të reja i mbante flokët gërsheta.
Përshkrimi i sistemit të organizimit fisnor shqiptar ka ngjallur interes të madh te historianët e Greqisë antike, përkon me formën primitive nga mori zhvillimin polisi grek, për këtë ka shkruar Aristoteli. Edhe hollësitë e gjakmarrjes duken tepër të çuditshme, njihen fare mirë nga studiuesit e qytetërimit të lashtë grek, në Iliadë përmendet shpesh shpërngulja vullnetare apo e detyrueshme e vrasësit, një nga skenat në mburojën e Akilit përpjekja gjatë kuvendit për mbylljen e një gjakmarrje, çmimi i gjakut. Gjakmarrja nuk lejohet gjatë lëvrimit, sipas Plutarkut konvencion i njëjtë në Megaridë në kohët e lashta. Drakoni në Athinë shumë shekuj më vonë, ndaljen e gjakmarrjes me anë të “faljes” së vrasësit që ikte në mërgim, vetëm nëse të afërmit e të vrarit, në mungesë të tyre “vëllezërit” e farefisit e miratonin njëzëri; në Athinë vrasësi duhej të ikte për çdo vrasje, Soloni shpalli disa prejashtime nga ky ligj. Vrasja në flagrancë sikur në Shqipëri, kurse vrasja në “rrugë” vështirë për t’u kuptuar, por zonja Hasllëk me studimin e mjedisit shqiptar e jep shpjegimin e vërtetë, vrasje e kryer për të drejtën e kalimit si te “varret e krushqëve”.
Hakmarrja te grekët ka disa tipare të veçanta, e drejta e patjetërsueshme e hakmarrjes, detyrimi i paevitueshëm i marrjes së gjakut, principi kërkon gjakun për gjak, poetët dhe dëgjuesit i kishin bindjet e njëjta. Shpirti hakmarrës i të vrarit, gjakmarrja si detyrë e shënjtë, altari i Erinive “Jemna” ose Euminidet, betimi në Erinitë si shpirtra të të vrarëve për të cilët ende nuk është marrë gjaku, gjakun e flijuar e pinin si vampirët, pastrimi nga gjaku i të vrarit. Theba u dënua me murtajë sepse vrasja nuk u shpagua, vetëm fëmijët dhe zotrat nuk i prek Nemesisi, çmendja e dyfishtë, vrasja e fëmijës dhe e mikut. Procesi i Orestit, gjakmarrja e zgjeruar edhe me vrasjen e nënës, pas vrasjes ai e kthen mbarë kufomën e Egistit; paprekshmëria – azylia, e drejta athinase e gjakut, përshpirtërimi i trupave të vdekur në formë fetishi; Apolloni e bën ndalimin e gjakmarrjes edhe më tej ekzistuese. Detyra e marrjes së gjakut pjesëtarit më të afërm, ndërsa atëvrasjen nuk e ndjek askush në Athinë. Gjyqi i gjakut mblidhej në kodrën e Aresit “Aeropag”, perëndia shumë e lashtë e pajtimit, mallkimi i gjakut. E drejta zakonore e Drakonit “Drangue”-gjarpër, tabelat e ligjit 620 p.e.s., e drejta e kodifikuar e gjakmarrjes, kjo mund të paguhej edhe me para, dëmshpërblimi – poine, akusia falja e gjakut, çmimi i gjakut, nëse është refuzuar kompensimi dëbohej në ekzil. Vrasësi i ikur, gjakmarrja e humb të drejtën pasi vrasësi e kalon kufirin e krahinës, e braktis familjen, të përzënë, të leçitur brenda fisit. Ngulja e shtizës në varr të të vrarit, mbytja me gurë e të ikurit dhe murosja. Ata apelojnë në “aidos”, detyra ndaj të vrarit, ndreqja për fyerje, ofrohen dhurata, garancia – një dekret elatik imuniteti. “Të ikurit”, refugjatë me prejardhje të ndryshme nën mbrojtjen dhe shërbim të aristokratëve, familjet kanë jetuar nën mbrojtjen e mikpritjes. Ligji i amnistisë së Solonit, ndalimi i gjakmarrjes – agos deri atëherë të praktikuar, heqja e hipotekave, gurëve të kufijve të ngarkuar me tribut, detyrime; kretasi Epimenides e paska pajtuar, çliruar vendin nga mëkati – faji i gjakut.
Degëzimi i shoqërisë homerike në komunitete, shtëpi të veçanta “oikoi”; “Zeus Herkaios” mbrojtësi i shtëpisë, oborrit dhe të huajit – mikut; emri grek për të huajin – xenos (mysafir, mik), në kundërshtim me “të jashtmin”, atij që nuk i takon, armikut; mikpritja dhe klientela, i mbrojturi si mik, proksenos, azilia, mikpritja; fli për Zeusin e grekëve, sepse ai ishte Zoti i mikpritjes të cilin Paridi e ka shkelur, dyluftimi me Menelaun. E ashtuquajtura “prokseni”, edhe i varfëri, i dobëti nën mbrojtjen e Zeus Ksenios, me ligjet e mikpritjes – ksenia; i huaji dhe lypësi janë të dërguar nga Zeusi; i huaji dhe ai që kërkon mbrojtje për njeriun me ndjenja është vëlla; te Hesiodi pikërisht për të huajin, më tepër se për vendasin e drejta e mbrojtjes. Diomedi dhe Glauku e ndërpresin betejën, kur bëhet e njohur një mikpritje e gjyshrave të tyre; Akili ua ndan mysafirëve me dorë të vet mishin, kurse kufomat e armiqve dorëzohen të varrosen. Heronjtë që vrasin dhe ikin në një krahinë të huaj, i pranon një princ heroik, i paguan, u jep dhurata, duke i bërë shpesh edhe trashëgimtarë. “Pjesa e presë” së një burri është edhe “pjesa e nderit”, martos (pjesë, hise), epimartos ajo që të takon, e dhënë dhe e pranuar, e caktuar nga fati. Nderi “time”, i pander, i pafytyrë – atimia. Emri i mirë, nami, ishte dhe mbetet në themel dëshira kryesore e helenit të vërtetë; olbos – nami, të dashur dhe të nderuar nga miqtë, të tmerrshëm dhe të frikshëm për armiqtë, nën principin “unë kurrë s’e kam tradhtuar mikun dhe në shpirtin tim nuk jeton asgjë robëruese”; vetëm një dëshirë; të vritet në luftë për atdhe, dhe askush nga familjarët të mos vdes përpara tij.
Figura e heroit, të madhit, të vdekurit të hyjnizuar. Gjinitë e vjetra vlenin si zotra, te grekët heronjtë, te romakët paraardhësit. Festa e vjetër për të vdekurit – Genesia; “genos” gjinia nga ati, me emrin “Atë” zoti më i lartë është thirrur; i pari i fisit, ati, edhe “të lirët” i takojnë atij, djem e nipa nën urdhërin, patronatin, mikpritjen e tij. Vetëm babai krijuesi i njeriut, nëna vetëm ushqyesja, burri sundues absolut mbi gruan, fëmijët duhet të ishin legjitim. Akti i përvetësimit ka mbetur gjithmonë në fuqi, si dhe e drejta e babait për ta përzënë apo vrarë fëmijën. Në epokën klasike helenët e konsideronin veten e tyre si një bashkësi e familjes, jo etnos por genos. Fjala indoevropiane për vëllain vetëm në Joni dhe Athinë, frateritë, por grekët nuk e kanë kuptuar me këtë fjalë vëllain, te dorët patria e thonin për gjini. Toponimet atike i mbajnë shpesh emrat e gjinive, grekët e vjetër nuk kanë pasur mbiemra, burri i lirë mban emrin e fisit dhe të babait, “eponymos” d.m.th. “ai prej të cilit e kemi emrin”; njësia më e lartë – fisi (phyle), heroi e ka marrë emrin e fisit, ata janë paraardhësit e fiseve, fylet si popullata të tëra, frateritë si nëndarje. Heronjtë ishin mbretër, vetëm luftrat dhe aventurat e tyre, por monarkia kishte vlerë vetëm për shtëpinë, i zoti i shtëpisë. Manifestimi i fuqisë së Zotit aretës, një fuqie vepruese të jashtëzakonshme, që i bënte burrat zotra, “isotheo” të ngjashëm me zotrat, të bëhen si burrat e mëdhenj të së shkuarës “zelos”. Si duket vetë në shtëpi e kishte fillimin e tij kulti grek, i provuar në vatër, zjarri i vatrës shuhet dhe ndizet një zjarr i ri, prej zotit të shtëpisë, në këtë çështje secili burrë ishte edhe prift. Primogenitur, përparësia e djalit të parë, jo vajzës, te lokrët dhe fokët të rinjtë u shërbenin të vjetërve, të parëlindurve, udhëheqësi i gjinisë burri më i vjetër, djali i parë, nëse nuk kishte djalë atëherë e zëvendëson kushëriri më i afërt, epikleros – të afërmit e radhës, kushërinjtë, vëllazëria më e afërt. Qënia agonale, instikti i garës, konkurrenca ndër të barabartit ishte dhe mbeti ajo që e karakterizon grekun e vërtetë. Nga reformat në Athinë, jo gjinia të drejtën e parë të trashëgimit, ashtu sikur shteti e rregullon gjakmarrjen, në fillim të shek. 6 p.e.s. Soloni një ligj mbi detyrat martesore, nëpërmjet tij në Athinë toka bëhet e “lirë”, mali, pylli janë prona të bashkësisë, “gjinitë” janë shoqëri, riorganizimi i fiseve, reforma e Kleistenit, shoqëria, shokë (filia), shoqëria e burrave të një moshe – hetoiroi. Sipas Aristotelit shteti është fisi, qyteti-polisi një keqkuptim. “Fratria”-vëllazëri, 4 fiset jonike (fylet), 3 komunat – demoi, bashkësi fshatra. Në kohën klasike gruaja nuk mund të trashëgonte, ligji i korrektuar i Gortinit në Kretë paraqet një kthesë për kuptimin e të drejtës greke, kurioze sikur edhe në statutet e Shkodrës “vajza trashëguese”, që nuk i jeton më babai dhe nuk ka vëllezër nga babai i njëjtë, por këtu duhet ta martojë vëllanë më të vjetër të babait apo birin e tij, si duket një keqkuptim, me siguri është fjala për të drejtat e grave të veja, apo një tutorizëm që e kishin më të afërmit e gjinisë së saj, pasi trashëgonin e kishin për detyrë ta martonin, por tjetër kund, jo t’i marrin për vete, që do të ishte incest, kjo për shoqërinë greke tabu.
Arkosi nga arke d.m.th. “paria”- të lartit, e udhëheqte, erke, fisin; fylarkët kryetarë fisi, më vonë “nëpunës”. Këshilli i pleqve gerontët, në Spartë Gerusia, arkegetai; “rhetra”- thëniet, vendim, e drejta ligjore, neni, në të drejtën zakonore të pashkruar të Spartës; mbledhja e ushtrisë apela, ose tubimi i bashkësisë “Apelloi”, në kuvend me 30 vjeç, 5 eforët. Bulea këshilli i pleqve të qytetit, i fylarkëve, kuvendi; Heliaia gjyqi i madh popullor, ashtu sikur agora vjen prej grumbullimit, tubimit të burrave, mbledhja e pleqve, kuvendi; laosi apo demosi, plethos një emërtim i vjetër për demosin. E drejta qytetare – politea, njohja e të drejtave të nderit “timoi”, “atimos” i pander, i përzënë, i leçitur, “i lirë”, vetëmbrojtja para gjyqit – dikea. Në Korinth zyrtari më i lartë me titullin “prytanes”, në Kios “bole demosie”, këshilli, mbledhja e popullit. Krerët “gerontes”, ligjet e mira “eudikos”, “në agorë ke të drejtë ta luftosh edhe mbretin”, konfliktet nëse basileu-mbreti e injoron vullnetin e popullit, emri “basileus” aty-këtu do të thotë gjykatës i lartë, populli ka zgjedhur mbretër të tillë, të cilët të drejtën mbi jetën dhe vdekjen e kishin vetëm në fushata luftarake, në kundërshtim me tiranët, sundimin e të cilëve nuk e duan. Mbretërit si ruajtës të së drejtës zakonore, mbledhës të rasteve të precedentit, më tepër pleqnarë; një betim i cili e lidh një bashkësi duhej të bëhej nga mbreti. Në vendin e feakëve Alkinoi ishte njëri nga 13 mbretërit; fylet me emra të sundimtarëve të huaj. Mbretëria e dyfishtë e spartanëve, privilegj i vetëm i tyre ishte një ceremoni e veçantë e varrimit, si zakon jogrek me nderim të heronjëve, fjala hero një emërtim nderi për të vdekurin, të lumtur, të lavdëruar ishin familjet e të rënëve, nënat me qëndrimi stoik, fjalimet heroike.
“Ajo që e sjell ligjin” – Thesmophoros, thesmos-përcaktim, nomos-ligji, rregullimi, në fjalën që kishte kuptimin e ligjit, “themis” – vendos, jap, vë, dhënë, që ishte toka nënë -Themisi, neni, adeti, që i lindi “horet”-rregullat, para “Dikes” – bijës së Zeusit, e “drejta” e Zotit. Eunomia – rregullat e mira, nga ligjet “nomoi”, “që mban drejtim, kurs” edhe për monedhën, kushtetuta “politea”; ligjet e pashkruara “koinoi nomoi Hellades”, ligjdhënës “nomothetes”. Eunomitai është edhe për porotën, betarë, ata që bëjnë be – homotes, folja kohore “epeio peuein” – të bësh be. Janë dy emërtime për gjykatësin, “ai që gjykon” dhe “ai që e jep të drejtën”, gjykatësi është “histor” dëshmitari, ai që di “martys ose martyros”, kjo bëhet nëpërmjet “be-së” dhe “nëmës”, be-ja është “nëma e vetës”, berrejshmëria është një krim i pafalshëm, mallkimi, leçitja dhe fjala që ka kuptim “pa nder”, “për të nuk paguhet gjaku”. Zoti i be-së “orkos”, djali i Erisit, çdo të pestën ditë të muajit dalin Erinitë të hakmerren në berrejshmit, beja është marrë nga Mystagogët. Betimi publik, asnjë popull nuk e ka pasur këtë kualitet aq të lartë të besës, e pavërteta grekun e ka rënduar shumë. Ligji i Kymes në Argolis një numër të caktuar të dëshmitarëve, betarëve, në Gortyn të Kretës “fiton ai që ka më tepër betarë”, betarët janë ligjet, porota quhej Heliaia; “beja Geruside” është bërë nga trojanët – Gerontët, mbledhja, thookos për kuvendin. Menelau e kërkon be-në e Antilokut, në Iliadë ka pasur kuvend të ushtrisë, në Itakë mungon “këshilli”. Në kuvendet e popullit grek nuk qëndronin në këmbë por rrinin ulur; tubimet në Athinë janë mbajtur në Pnyks. Dëshmia e skllevërve, marrja në pyetje për ta vërtetuar se a thonë të vërtetën (basanos), kjo edhe në Kanun bëhej për robtë e shtëpisë, i zoti duhej të bënte be për ta, ose si dëshmitarë duhej të viheshin në provë nga pleqnarët; dokimasia – prova e procesit, shkopi si be. Ndër rregullat themelore, i vjedhuri në shoqërinë e fqinjëve të tij duhej të shkojë i paarmatosur, me një tunikë të shkurtër pa brez. Guri i akuzuesit dhe të akuzuarit, i ubrisë. Gurët e kufirit – horos, të një krahine të sundimit, horoi – dëshmitë e fajit, borgj, gur hipoteke, i ngarkimit, peshë (gurapesha), temenos, i ndarë, asylon, askush në atë teritor të sulmohet.
S’ka të drejtë të nënës, blerja e nuses, çmimi i blerjes – pariks, paja si pronë e lëvizshme nuk bëhej pronë e burrit. Gruaja ishte elementi i lëvizshëm i dasmës, dhëndërri e përcillte nusen në shtëpi të tij, Eurimedusa ishte grabituar nga feakët prej Epirit. Dhuratat e nuses – hedna (edhna), për vjehrrin e ardhshëm, endja e famshme e Penelopës ishte qefini për vjehrrin e saj Laertin. Për ndërmjetësim të martesës të dhënat për shkuesin – meilia (ëmbëlsirat). Vajzat ishin të rritura me 14 vjeç – menarke, mosmartesa si kob “nomos agamoi”, e ndaluar me ligj. Virtyt për vajzat e shtëpisë ishin heshtja dhe fjalët e pakta, më mirë të mos flitej fare për to; fati i gruas ishte i rëndë, si shkaktare e luftës së Trojës; ndërsa thyerja e kurorës është trajtuar si një vjedhje e zakonshme; ishte një bindje e përgjithshme se gratë nuk duhej të binin në dorë të armikut, por të bënin vetëvrasje. Ato nuk lejonin as t’i thërrisnin në emër, motiv kryesor e kishin ta largonin hakmarrjen larg familjes, një burrë apo djalë mund ta bënin përsëri, por një vëlla më jo. Bigamia nuk ishte një delikt që e ndjek shteti, Priami pos Hekubës kishte edhe një grua tjetër – Laothoe. Bigamia greke si antipod i shembullit thrakas, te maqedonët ende në fuqi. Në anën tjetër thuhej se në Spartë shumë vëllezër mbanin një grua, sigurisht një propagandë antispartane. Gruaja pronare trashëguese si në Kretë, që e zgjidhte të shoqin, këtu duhet të jetë fjala për të drejtën e grave të veja. Natyrisht ata shpesh kanë legjitimuar bastardë për të mos mbetur pa trashëgimtarë. Odisenë kur e merr malli për vendlindjen, nuk e përmend gruan dhe djalin, por pasurinë dhe robtë, derisa Kriseida dhe Briseida ishin vetëm objekte shkëmbyese, plaçkë. Në botën e Hesiodit pasuria ishte kryesorja, fqinji më i afërt se vëllai, kontakti me të vetëm me dëshmitarë. Adjektivat për pasuri nga numri i krerëve të kafshëve. Shtëpitë ishin me oborre dhe shtylla, oikos, domos, megaroni – salla, dhoma kryesore, dhomat e grave ishin të ndara, dritare nuk kishte, vetëm dyer, muret nga jashtë si në shtëpitë orientale, këtë lloj ndërtimi turqit e kanë marrë nga grekët. Edhe tregu grek ishte një bazar oriental; bujtina, hani (leshe), farkëtari i fshatit.
Bashkimi – sinokizmi i Athinës nga 12 vendbanime, kryesorja Kekropia, sipas legjendës e bërë nga heroi i vendit Tezeu, dëshmi e autoktonisë së popullatës së Atikës, ndryshe nga jonët. Bashkësitë e vjetra – komen, polisi i rrethuar me mure. Shuma e burrave të rritur – damos, bashkësi fshatare. Bujkrobi homerik – dmos, dmoe ishte ama; bujqit dhe qytetarët nën emrin “Demos”. Secili demos e nderonte një krijesë mbinjerëzore – hero, si eponim, statujat e 10 heronjëve të vendit, të fyleve. Banorët e fshatrave, krahinave bujqësore “laoi”. Qenia fisnore atike e vjetër, afërsia e profesionit, 4 fise, 12 frateri dhe 360 gjini. Emrat e fiseve, gelontët (bujarët), hopletes (të armatosurit), aigekorai (barinjtë e dhive) dhe argadeis (punëtorët, bujqit), ose tri kasta, eupatridët (aristokratët), geomorët ose agriokët (bujqit), demiurgët (zejtarët); kalorësit – hoplitët nga “ippeis”, këmbësorët zeugët; këtu shihet sa e vështirë është të marrësh informata të sakta nga koha klasike, ato shpesh janë të ndryshme dhe kundërthënëse, si duket më vonë nuk i kanë kuptuar. Origjina e efebisë së kohës klasike në Athinë, djemtë e qytetarëve me 18 vjeç hynin në “Efebën” – një lloj ushtrimi i obliguar ushtarak. Skllavi i takon familjes, athinasit më me dëshirë e përdornin si pjesëtar i familjes “oikenes”; jo të lirët si dmoes, oikes, dulo, duhet të jetë fjala për pjesëtarët e familjes, robtë. Të lirët e klasave të ulta punonin me rrogë, thetes “të papronët”, këta përshkruhen si helotë, punëtorë, rrogtarë, për një kohë të caktuar, një klasë e punëtorëve të fushës – heksomores. Njerëzit pa atdhe, metokët, të marrur në mbrojtje, të afërmit, si bashkëbanorë, mund të banonin si të lirë në Atikë por pa të drejta qytetare, bënin zanatet dhe tregtinë, paguanin paratë e mbrojtjes ligjore, to metoikon, korrespodojnë me anasit në fiset shqiptare, vlla i trojs. Metokët dhe skllavët në masa aq të mëdha, para së gjithash si joqytetarë. Klerukët si kolonë atikas banonin në Athinë, por u jepnin tokat me qira vendasve, u ngjajnë qifligjeve. Në Athinë kemi edhe ostrakizmin, gjyqin e copërave të keramikës, kjo kishte kuptimin e leçitjes, përzënies jashtë vendit, të dalunit, fanët.
Në Spartë dhe Kretë luftëtari ishte pronar, që e lë helotin në të drejtën zakonore, mbreti ua ndante tokën me short si duket nga pasuria shtetërore. Në Lakedemoni, spartanët në luginën e Eurotas posedonin tokat dhe të drejtat e plota qytetare, edhe në Meseni ishin pronarë, derisa “periokët” – banorët përreth jashta kësaj “toke të qytetarëve”, si periferikë në rrethinat e qytetit, banorë të lirë pa të drejta qytetare. “Paroikoi” me short 30 mijë pjesë, duhej të shërbenin si këmbësorë ndihmës, bënin zanatet dhe tregtinë e ndaluara për spartanët. Këta si banorë të krahinave kufitare lakonike dhe mesinase, sikur ishulli Kythera, ishin të respektuar, sepse ishin rrethi mbrojtës i Spartës, qytetet e tyre përveç dy në Meseni, u kanë qëndruar besnike deri në betejën e Leuktrës, kur kaluan në anë të Thebës; por kemi edhe kundërthëniet politike në mes të spartanëve dhe periokëve në Lakoni. Bujkrobërit fshatarë si “skllavë shteti”, shumica, me numër dominant, 6 herë më të madhe, kur u pushtua Meseneia 400 mijë he(i)lotes-rob, ose helos-moçal, si të patokë “kleroi”, me zakonin se si duhej të jetonin – agoge, të përshkruar në gjëndje diskriminuese, e mbanin 2/3 e prodhimit, helotët mesenë duhej ta jepnin gjysmën; 7 familje në një parcelë toke spartane, ose 7 helotë për një spartan, gjithsej 63 mijë familje. Në Kretë klerotët korrespodojnë me helotët lakonikë. “Të liruarit”, në kastën e të “pa të drejta politike” si banorë; miq të bërë vëllezër, metokë, Sparta nuk ka lejuar.
Krijimi spartan – “Kosmosi”, ligji i Likurgut, ndjekja e rregullave, agogës spartane, si edukim shtetëror apo ushtrim i kohës arkaike, mënyrë e jetës, zakoneve, nga Delfi prej neneve të Likurgut të quajtura Rhetra (Eratrai), vendim d.m.th. marrëveshje, lidhje, bast, përçuar nga kujtesa vetëm gojarisht. Sparta është formë tipike greke, jo qytet, por e përbërë nga 5 komene; Pitaja, Mesoa, Limne, Kerosana, që së bashku e japin të pestën – Spartën, sinokizmi; pamfilitë si popullatë e përzier. Të gjithë qytetarët spartanë me të drejta të barabarta, i zoti shtëpisë i parëlinduri e ndante gruan me të vëllezërit, rrëmbimi ritual i gruas. Ndarja e popullit në phyle dhe oba, si nëndarje e fiseve spartane në 4 obet, fshatra, principi i lokaliteteve – oboi. Gerusia ose gerontët – kuvendi i ndarë në 30 obe, 5 agogë ose edukim publik. Eforët si funksionarë të Spartës, të zgjedhur nga kuvendi, rojet, kujdestarët, vëzhguesit, mbikqyrësit, nuk vepronin sipas statuteve apo ligjeve, por sipas bindjeve të tyre. Në Spartë mbreti quhej bagoi – udhëheqës, ago me digamë, Agis, Agiadët. Ora ishte një kohë e caktuar e hënës së plotë kur bëhej Apellazeia, nga apell, polia; Alia te dorët emri i kuvrendit, vendi ku mbahej Skia-Agora. Në Kretë kolegji i 10 burrave, kosmai-rregulluesit. Nënave u janë marrë fëmijët 7 vjeçarë, duke i vendosur në njësi, ndarje të moshatarëve (ile, Ilia), një tërësi më e madhe “agela” (hordhi, njësit, tufë, kope), quhej edhe bua; për çdo “ilë” një udhëheqës “ilark”, për çdo bua një “buagor”, si duket nga Ili (Hyllos), i biri i Herakliut. Me 12 vjeç bëhej “pais”, me 20 pranohet si “eiren”; të rinjëve më të vjetër u bëhej prova e pjekurisë, e ashtuquajtura “krypteria”, shërbim sekret, duke i përzënë nga qyteti për të jetuar nga grabitjet ose vrasjet e natës ndaj helotëve. Pjekuria natyrore quhej “Ebe”, efebët (18-21 vjeç), “hetairoi” shpesh i përkasin moshës së njëjtë. Mothakët ishin të liruar, si fëmijë të helotëve që ishin rritur së bashku me spartanët, eupeunaktët kanë ndarë shtratin duke bërë fëmijë me helotë. Parthenët quheshin fëmijët e martesave të paligjshme, ose djemtë e vajzave. Qytetarët luftëtarë mblidheshin dhe kuvendonin në “Leshe”, ndërtesa të mbuluara me çati, por që më vonë kanë marrë edhe kuptimin e bujtinave, haneve.
Për qështjen e skllavërisë ne nuk marrim kurrfarë përgjigje, nuk është e qartë kur dhe në cilat qytete ka ndodhur, në periudhën paraheleniste kemi diku 10 nocione për skllevër. Fjala “dulos” vetëm në trevën jonike, e karakterit thrako-frigas me kuptim të shtëpisë, jashta saj zëvendësohet me “ojketes”, që do të thotë pjestar familje, fqinj, skllav, shërbëtor, si duket me kuptimin shqip të robit të shtëpisë, në dorisht bule, bula, tholos. Gjëndja e tyre nuk ka qenë aq e rëndë si pretendohet, vetëm një gjë i sillte turp skllavit, emri i tij, Diogjeni qëndroi vullnetarisht te blerësi i tij Kseniandri i Korinthit, çmimi mesatar për skllavin jipet me 4 qe. Tregtia ishte në duart e të huajve të ngulitur – metokët. Njësitë “kokë bagëtish”, “trekëmbësh”, “shufra të hekurta”. Numri i skllevërve jipet me mbi 20 milion në Greqi, në Atikë 350 mijë, Korinth 460 mijë, Eginë 470 mijë, Arkadi 300 mijë, kjo për rrethanat e Antikës e paparamendueshme.
Geomorai ose dorisht gamorai, me shumë prona, në Sirakuzë aristokracia e vjetër e kolonëve, ata që e ndanë tokën, kurse tokat janë punuar nga “Killykiroi”, popullsia e vjetër e sikelëve të nënshtruar. Këto ishin kastat e lidhura për tokën, helotët lakedemonë, mnoikët, klarotët, atamiotët në Kretë, “penesthoi” thesalë, nga poneies (punëtorë), pasardhësit e popullatave të nënshtruara të vjetra, të fiseve perhebeje dhe magnete, robërit e luftës, oberatët te ilirët. Klasë bujqësore e nënshtruar në Argos gymnetët, sikur thetët, me kuptimin të zhveshur, lakuriq, ndoshta për të armatosurit lehtë, që nuk kanë të drejtë të posedojnë armë; “jo të lirët” sikur periokët në Thesali, penestët, burra të lirë, ushtri e lehtë, në Sikon të armatosur me hunj, e kanë marrë emrin edhe sipas veshjeve, p.sh. një përparëse të lëkurës së dhenve.
Kulti i zotrave olimpik te Homeri i njëjtë si në kohën klasike, grekët e vjetër kanë qenë një popull shumë i devotshëm, më tepër se çdo popull tjetër, por ky ishte një “religjion profan”. Fysis fillimisht e ka pasur kuptimin e krijimlindjes, i vetëlinduri. Jeta dhe bota për grekun vlente shumë pak, ishte e rëndë dhe e keqe; Akili qante nga inati, dhe ishte aq i mrekullueshëm sepse do të vdiste i ri, faji i Ajaksit nuk ishte kryeneqësia ndaj zotrave por ndjenja e një fuqie të jashtëzakonshme. Për të mundurin, si një e drejtë e patjetërsueshme për të mos u bërë skllav, ishte të bënte vetëvrasje. Heronjtë nuk vdisnin, por shkonin për të jetuar nëpër skajet e botës. Në shek. 8-7 p.e.s. besimi se të vdekurit nën tokë ushqehen me ushqim të mbitokës, në Ballkan mbahej një gosti në varr. Gjarpëri, kafsha e shënjtë e fuqive hthonike nëntokësore, në gjarpër të shtëpisë paraqitet një i vdekur, simbol i paraardhësve; Erga e ndalon fjetjen me gruan pas kthimit nga varrimi. Alibas ose alybas, jo i varrosur si duhet, vampir. Kemi larjen dhe pregatitjen e të vdekurit, ekfora, përcjellja në varrim me një këndim të veçantë “threnos”-vajtim. Homeri e përshkruan gjëmën e të afërmve, në kufomën e Hektorit paraqitja e këngëtarëve “aiodoi”, që këndojnë një këngë rituale, marrin pjesë edhe gratë. Soloni e ka reduktuar gjëmën për të vdekurin, gërvishtjen e fytyrës. Në asnjë vend tjetër poezia nuk kishte arritur të bëhej një nevojë aq e madhe, e domosdoshme për popullin, vetë Akili ishte këngëtar; vrasësit janë festuar, pa marrë parasysh çfarë motivi dhe personaliteti kanë pasur. Kënga e Diadokut, këngëtarit të verbër te “Odisea”, agoni sportiv në agorë, ku është shpalosur mrekullia e vallëzimit. Deklamimi muzikor apo recitues është bërë në odeon – ndërtesë e rrumbullakët. Një “hymeneos” është kënduar në dasma me valle, kënga lutëse “paeni” këndohej pas një pandemie, “kënga e Linos” për vjeljen e rrushit në festat e Dioniosit. Kurbani i themelit ishte gjel, mace apo qen. Në ditën e 40-të bëhej qethja e të porsalindurit. Kalendari grek bazohej në hënë, çdo 8 vjet i shtohej një muaj i 13-të. Kemi mungesën e shkrimit edhe vetë në Athinë, titulli apo zyra e “mnemones” – atij që duhej të mbante mend, gjuha formulore e kuvendit atik me gjurmë të gojores, kërkesa me shkrim, por formulimi “ai tha”. Sa i përket homoseksualizmit shumë të përfolur të Antikës, ajo çka Alkaji dhe Anakreoni admirojnë nuk ishte epsh, por diçka e dlirshme, platonike.
Kemi edhe anën tjetër të medaljes – antipodin e kohës pasklasike, rënien totale morale të shoqërisë: Athinasit e dinin shumë mirë çka është e drejta, por nuk e bënin, ndjenja për drejtësi ishte aq e ulët, e vërteta kishte aq pak vlerë, nëse nuk e posedonte aftësinë bindëse. Ka ndodhur mbytja e ndershmërisë me anë të një dyshimi të përgjithshëm, se nuk mund më t’i besohej një populli ku “beja e rrejshme” ishte bërë një gjë e zakonshme, mburrja një profesion e liçencuar, e nderet shfrytëzuar aq shumë prej ambicionistëve të pangopur, sikur privilegji për ngrënie të përjetshme falas në Prytanion, para së gjithash për olimpianikët athinasë. “Gjinkallat këndojnë vetëm një a dy muaj nëpër degë, kurse athinasit e kalojnë tërë jetën nëpër procese”, ishte krijuar një turmë aq e madhe e denoncuesve, që njerëzit e zellshëm duhej t’i mbanin me bukë si një e keqe e “domosdoshme”. Secili proces e kishte tendencën të shkonte në politikë, sepse polisi qëllonte me mllef e verbërisht në të gjitha anët, duke bartur në vete edhe të drejtën e hakmarrjes. Ka sunduar masa e jo ligji, se ndër luftrat grekëve në mes vete humbësi shkatërrohej plotësisht, sepse e fliste gjuhën e njëjtë. Dhe s’kishte gjë më tekanjoze se akuza për tradhti. Kurrë dhe askund më nuk ka ekzistuar një kundërthënie më qesharake, në mes të ndjenjës për t’u hakmarrë për zotrat e fyer, dhe vlerës aq të vogël etike dhe teologjike të këtyre zotrave. Me pasoja të një mosbesimi të të gjithëve ndaj të gjithëve. Pranimi publik i kësaj murtaje sociale, këtij terrorizmi shoqëror, i këtyre filistëve të tmerrshëm e me mijëra ekzemplarë, ka shkuar deri në kohën diadoke dhe romake. Më kot që të 30 tiranët ia dolën t’i vrisnin shumë prej tyre, por kjo farë ishte si e hithrave, rritej dhe shumohej me të madhe dhe shumë shpejt përsëri. Ligjdhënësit e nevojshëm ishin vetëm redaktorë. Dhe kësaj kohe dikur i erdhi fundi, një epilog të palavdishëm, pasi që nuk mund ta arsyetonte as ekzistencën e vet.
___________
Shënime për autorin
Biografia e Bekim Morinës
Bekim Morina ka lindur në Prizren më 7 shkurt 1972
Më 1989 për shkak të aktiviteteve politike u burgos dhe u përjashtua nga gjimnazi. 1990 anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka qenë aktiv në degën e Prizrenit. 1993-1997 studjoi Letërsinë dhe Gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë një kohë redaktor në revistën e fakultetit “Fryma”. Më 1995 boton përmbledhjen e parë me poezi “Dëshirë dhe Heshtje”, më 1997 poemën “Nëna e Qytetit”. Pranohet në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës.
Në fund të vitit 1998 ,gjatë luftës, largohet nga Kosova me të shoqën e tij dhe pas një peripetie dymujore, arrin në Gjermani. Që nga viti 1999 jeton si refugjat në Saksoni të Ulët në Gjermani. Prej qershorit 2003, është bursist i Fondacionit »RWLE Möller« në Celle.
Botoi librin “DIÇKA MË TË MIRË SE VDEKJA” -” ET WAS BESSERES AL S DEN TOD” E përkthyen dhe e përshtatën në gjermanisht Oskar Ansull dhe Oda Buchholz , botuar nga shtepia botuese ” Revonnah 3″ Hannover.
Që nga qershori 2006 jeton në banesën e tij në Celle.
www.bekimmorina.com