ARKIVI:
28 Nëntor 2024

Letër mikut, shkrimtar

Shkrime relevante

Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Lufta në Ukrainë, që ka filluar në shkurt të...

Pyetje për Andrija Mandiqin, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

Gani I. Memeti Pas kërkesës së kryetarit të kuvendit të malit të...

Kryeministri Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve të SHBA

Prishtinë, 27 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi...

Nëse do ta njohësh karakterin e Shqiptarit, jepi pushtet për ta pa se mund të bashkohet edhe me armikun …!

Afrim Caka, Gjakovë A DËSHIRONI TA NJOHËSH KARAKTERIN E SHQIPTARIT, JEPI PUSHTET Ndonëse...

Ragip Muharrem Hoti, simboli i lirisë kombëtare !

Nga: Arif Ejupi RAGIP MUHARREM HOTI, ME HEROIZMIN E TREGUAR DHE GJAKUN...

Shpërndaj

Nga: Bajram SEFAJ

Letër mikut, shkrimtar
(që mund të lexohet edhe i fragment i shkëputur nga novela, me titull pune, “Koktej”, në ndërtim e sipër).

I dashuri, fort i çmuari, z. Meti
(kështu e quan ai, Mehmet Krajen!).
Sot, po pikërisht sot, hiç më larg, një mëngjes me pak diell mashtrues, i ditës së shtunë, fillim muaji shkurt, ky vit, mbarova leximin e romanit tënd me të ri, (kurrë të fundi!), “Liria ime”. Ndoshta nuk të intereson fare mendim im, aq më pak vlerësimi im modest, ngase ti e di mirë se, kur je Ti dhe, vepra jote letrare në nyje, vlerësimi im është, mbase i pa saktë, është tejet subjektiv. Kjo është jashtë çdo dyshimi.
I lemë anash gjithë ata romane, gjithsej katërmbëdhjetë (a sa janë saktësish!) që i ke shkruar e botua deri me sot. Lë të dihet se ndërkohë, i kam lexuar vetëm katër prej tyre. Njëmijë e treqind e nëntëdhjetë e dy faqet e katër romaneve tua, të botuar vjetëve të fundit: “E zeza dhe e kuqja” – 462 faqe, “Prishtina” – 335 faqe, “Sëmundja e ëndrrave” ribotim, – 290 faqe, dhe “Liria ime” – 305 faqe. Padyshim se, kjo me “kualifikon” dhe, në një farë dore, me jep të drejtën legjitime që, edhe unë t‘i bashkëngjitëm armatës, turmës së madhe të lexuesve tu besnikë, që të shpreh mendimin tim, çfarëdo qoftë ai. Sipas vlerësimit tim (u mor vesh, gjithandej subjektiv), romani yt me i mirë, deri më sot, është “Liria ime”. Jo pse është më i riu, por sepse është më me i miri, më i realizuar, në çdo pikëvështrim. Ky roman yti, me çmendi fare. Me deziluzionoi, me dëshpëroi, me hallakati dhe me shpartalloi dhe me qiti në mal. Liria nuk qenka vetë jotja, po aq, qenka imja. Qenka e të gjithë neve bashkë! E të gjithë vdekatarëve të gjorë njësoj, të kësaj bote të shkretë. Këtë gjë që, është dashur ta dija me vakt, e mësova tash: Liria nuk paska asnjë lidhje me Lumturinë, (pos nistoreve, që dyja këto fillojnë me shkronjë “L”), por që nuk kanë asnjë lidhje mes veti. Njëmend, ashtu është: njeriu mund të jetë i Lirë sa të dojë, deri në të pakufi. Por, në anën tjetër, të mos jetë i Lumtur aspak i. E kur njeriu është i palumtur e, të tillë jemi të gjithë, gati-gati pa asnjë përjashtim të vetëm, atëherë çdo gjë që ta sheh syri, që ta prek dora, ta ndien zemra, çdo gjë, çdo qenie njerëzore, në këtë rast, është e pa lumtur. Është pikëlluese. Depresive. Është e zymte, e galme…, si e vrarë lije! Çfarë në fakt është atmosfera në romanin tënd “Liria ime”. Kur aspak i lumtur nuk është as qenushi i zonjës Dita, i cili në një vend, thotë: Mua me kujtohet, së voni, se njëherë e kam parë vërtetë të lumtur të zonjën time, një pasdite ajo thirri dike me telefon, i tha duke qeshur se e kishte marrë malli të qihej me të… Sa parë bën ky çast i ngushtë dhe, tejet i vetmuar i lumturisë që, nuk zgjatë hiç më shumë se që është një përftim i beftë drite, kur burri që u skërmit…, pastaj shau zonjën Dita…, i tha kurvë e mutit… Me pas (zonja Ditë!) u kthye nga unë dhe me foli me zë të butë, Bubi, me thuaj ti, të kujt ishin, pra, ato ëndrra që mbrëmë u futën në dhomën time dhe ma trazuan gjumin?
Nuk pandeha të them asgjë tjetër me këtë dialog të shkëputur krejt rastësisht, nuk synova të arsyetoj asgjë, i shënova këto dy-tri fjalë ashti hiç, instinktivisht, ashtu si me erdhën, vetëtiu e spontanisht! Është punë e rendë dhe e pakryer kurrë ashtu si duhet, të marrësh mundin, të ndash e të veçosh diçka të jashtëzakonshme, specifike nga veprat tua romanore. Këtë e di nga përvoja. Sa herë që kam provuar, njëherë të ndaj e nënvizoj krahasimet në akëcilin roman tendin, po aq herë kam dështuar. Kam ngel me gishta në gojë. Pa dy fije mëndë kam mbetur. Çdo rresht, lirisht mund të them, në çdo fjali, (lumenj të rrëmbyeshëm e vërshues!) të thjesht apo të përbërë, has në krahasime marramendëse, sa të bukura, po aq edhe origjinale. Thes potë me ar, Thesar! E njëjta gjë është edhe me fjalët e mençura, porositë universale, por, edhe fjalët që, nuk përdorën zakonisht që, sikur t’i shënonte ndonjë pendë tjetër e topitur, do të qukeshin fjalë të renda, më së paku. Por kur i thotë Meti ynë, ato fjalë marrin tjetër ngjyrim, tingëllojnë ndryshe dhe janë të pranueshme për çdo kënd! Kjo dëshmon se shkrimtarët e talentuar, para vetës kanë fushë të gjerë manovruese s, dhe se, s’ka kush që ua cenon atë. Janë sovranë e trima. Të pa kompromis. Pushtues të hapësirave të paskajshme dhe skutave të panjohura. “… zonja Halime ngre dorën me shumë unaza dhe byzylykë, merr një gotë nga tabakaja dhe flet gati me zë të lartë, që ta dëgjojnë edhe disa veta përreth: Ahmet, ta marrsha të keqën, merre këtë pidhin tem e çoje me ba shurrën!”, (nga romani “Prishtina”, faqe 128), dhe, “…televizori i një kati më poshtë ritransmetonte planin për ndarjen e Kosovës, Konçuli dhe Dabëlldeja përfshiheshin në Kosovë, në Konçul, në mes të fshatit, kishte një plep, mbi të cilin shkrepnin rrufetë në të gjitha stinët, në fund të shkallëve, në murin ballor ishte shkruar me shkronja të mëdha LDK mbi të PDK, dhe në fund, në anën e majtë, me shkronja të kuqe dhe të pjerrëta, ishte shkruar pidh, pastaj muri ishte gëlqerosur…, (nga romani “Liria ime”, faqe 24). Shkëputën këto dy citate, si justifikim e dëshmi, sado të përcipta, e asaj që u tha më lartë. Si ilustrim! Kur është fjala për shkrimet krajane, duhet shtuar se Meti ynë, është përshkrues i hollë, tejet i vëmendshëm dhe elegant, i “qejfeve të mishit”, siç begenisë shpesh të pohoi ai vet, por kur pa rrëshqitë e zhytur asnjëherë në ujërat e turbullta të pornografisë, prite zot, atyre erotike, po, më shpesh!
*
“E zeza dhe kuqja”, Onurfi – 2015, “Prishtina”, Onurfi – 2018, “Sëmundja e ëndrrave” (ribotim), Onufri – 2020, ”Liria ime”, Onufri – 2021… Onufri, Onufr, Onufri, Onufri…, Onufri në vazhdimësi… A mos do të thotë kjo se Onufri, kjo Shtëpi botuese e mirënjohur në përmasa kombëtare, në të ardhmen e afërt, do të jetë botuesi yt ekskluziv, ashtu siç ishte dhe është, rasti me pararendësin tënd, shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, me famë botërore!
Shtojcë vocërr, si vjegë!
Xemi, (kështu e thërret ai, Azem Zogajn), thotë: Me Krajën kemi studiuar bashkë, në Universitetin e Prishtinës. Sa herë kujton ditët e studimeve, po aq e më shumë herë, me mburrje e lavd, Xemi përsëritë duke thanë se M. Kraja, jo vetëm që ishte studenti më i mirë në gjeneratën tonë, por edhe për shumë gjenerata, para dhe pas nesh. Studimet e rregullta i ka mbaruar, madje me sukses të shkëlqyer, për vetëm tre vjet. Më pak e rëndësishme kjo. Xemi, pothuaj se, nga periudha e paraqitjeve tua të para me vepra letrare, i ka renë zërit duke thënë se M. Kraja, nuk është shkrimtar shqiptar nga Kosova. Është shkrimtar shqiptar nga Kraja, nga Malësia e Madhe e Mbishkodrës. Unë shkoj edhe më larg dhe, pa fije hezitimi ngre zërin e pohoj se, z. Mehmet Kraja, nuk është shkrimtar shqiptar as nga Shkodra, as nga Prishtina, as nga Tirana. Meti ynë, është shkrimtar gjithë shqiptar që, moti kohë, ka zbërthyer rrathët e përkatësisë etnike shqiptare. Ai është ekzemplar i vetëm. Është unik. Si i tillë ai, tashmë nuk është as shkrimtar ballkanik,( me Open Ballkan as me atë tjetrin Ballkan!). M. Kraja, sypatrembur dhe krenar, them unë, është shkrimtar evropian dhe botëror. Duke u pajtuar, katërçipërisht, duke u pajtuar me (të gjithë ata, gjithë sa janë!) që pohojnë se: “Mehmet Kraja është shkrimtar i temave të rënda dhe i subjekteve interesante, që gjithmonë shndërrohen në histori të mrekullueshme…”. Megjithatë, porosisë që zotërinë e tij, qysh tash, të hartojë dhe të bëj gati fjalimin, tradicionalisht solemn, për Akademinë Mbretërore të Suedisë, me rastin e çmimit të radhës Nobel, për letërsi. Nga andej, nga Prishtina, vjen lajmi i mirë se, romani më i ri “Liria ime”, kryevepër kjo e Krajës, shqipfolësi i mrekullueshëm, njohës i shkëlqyer i letërsisë shqipe dhe rrjedhave të saj, z. Sébastien Gricourt, intelektual i shquar, shumë shpejtë, do të përkthej në frëngjisht, në këtë gjuhë të madhe botërore. Lajm i mirë për Krajen s autor, lajm i mirë për letërsinë shqipe në përgjithësi! Kështu, në saje të përkthimeve të Sébasten-it, pas Eqrem Bashës, Zija Çelës e ndonjë tjetri, edhe vepra madhore letrave e Mehmet Krajës, do të flasë frëngjisht!

(Gaillard, 09/02/2022)

Mehmet Kraja:… Dileme më e madhe, por njëkohësisht edhe synimi më i paarritshëm për çdo krijues letrar duhet të jetë pikërisht gjuha. A mund të arrihet një ideal i tillë krijues, përveç rrafshit semantik, përveç të qenit shenjë dhe ide njëkohësisht, të ketë diçka më shumë, një funksion mitik: të jetë vetë perëndia e gjithëfuqishme e shkrimit letrar…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu