Nail Draga, Ulqin
Diskursi demografik
Të dhënat e publikuara nga CEDEM-i nga mesi i muajit dhjetor në vitin e kaluar gjatë hulumtimit të opinionit në mes tjerash kanë paraqitur të dhëna në lidhje me strukturën kombëtare të popullsisë në Mal të Zi, ku për shqiptarët kanë prezantuar shifrën prej 4.6% në kuadër të popullsisë së përgjithshme, nga del se është më e ulët për 0.3% se nga regjistrimi i popullsisë i mbajtur në vitin 2011, çështje e cila mbetet e diskutueshme deri në regjistrimin e rregullt të popullsisë që duhet të mbahet gjatë këtij viti, nëse në ndërkohë nuk vendoset ndryshe
Ka kohë që CEDEM merret me hulumtimin e opinionit publik në Mal të Zi duke prezantuar të dhëna me interes për opinionin, ku përveç analizës së spektrit politik, ofruan të dhëna në lidhje me strukturën kombëtare të popullsisë. Duke marrë parasysh se regjistrimi i fundit në Mal të Zi është mbajtur në vitin 2011, ndërsa regjistrimi i rregullt që është dashur të mbahet vitin e kaluar, të dhënat për strukturën kombëtare të popullsisë në këtë mjedis janë me interes edhe për ne shqiptarët, ku sipas hulumtimit të tyre shqiptarë momentalisht paraqitën me 4.6% të popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.
Anketimi si test i momentit
Bëhët me dije se këto rezultate janë të ngjajshme me ato të anketimit të muajit qershor, dhe diferenca e vogël është në kuadër të mundësisë së gabimit statistikor prej 3.1%. Në anketimin e qershorit si shqiptarë deklaroheshin 4.1% e të anketuarve, dhe rritja në 4.6% nuk do të thotë rritje të numrit të tyre. Megjithatë, të dy këto anketime tregojnë përqindje më të ulët të shqiptarëve se në regjistrimin e vitit 2011, kur si të tillë, deklaroheshin 4.9% e popullsisë së Malit të Zi.
Se shqiptarët kanë rënie të numrit të tyre askush nuk e vën në dyshim, sepse krahas rrethanave të pavolitshme shoqërore, në tre vitët e fundit kemi pasur goditje nga pandemia Corona-19, që as shqiptarët nuk janë përjashtim. Por, sa është vërtetë numri i shqiptarëve dhe sa mund të trajtohen si reale të dhënat nga ana e CEDEM-it, mbetet çështje për diskutim.
Në pritje të regjistrimit të rregullt të popullsisë
Pa mohuar angazhimin e hulumtimit të opinionit nga ana e CEDEM-it, të dhënat e publikuara janë të rastit por nuk mund të injorohen sepse kemi të bejmë me një subjekt serioz në Mal të Zi, që ka një përvojë në këtë fushë të hulumtimeve.
Madje deri në regjistrimin e rregullt të popullsisë që sipas gjasave do të mbahet gjatë këtij viti, nëse në ndërkohë nuk vendoset ndryshe, ky subjekt mund të organizojë ndonjë hulumtim tjetër, duke na ofruar të dhëna tjera. Por, nuk ka dilemë se valide do të jenë të dhënat nga regjistrimi zyrtar i popullsisë, pavarësisht se sa do të jetë përqindja e pjesëmarrjës së shqiptarëve në popullsisnë e përgjithshme në Mal të Zi.
Por, zhgënjyes është e dhëna që ka të bëjë me ndryshimin e shqiptarëve në aspektin e përkatësisë kombëtare si dhe te gjuhës amtare. Një dukuri e tillë nuk është e panjohur sepse ka ndodhur ehe me herët ku numri i shqiptarëve së gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare është me i lartë se sa i përket përkatësisë kombëtare. Andaj, një e dhënë e tillë pa dilemë do të jetë identike edhe në këtë registrim të popullsisë, madje do të ishte senzacion të ndodhë e kundërta. Është çështje tjetër pse ka qenë e pranishme një dukuri e tillë, si veprim subjektiv i të regjistruesëve apo të qendrimit indiferent të te intervistuesëve në ditët e regjistrimit të popullsisë.
Diaspora e përjashtuar nga regjsitrimi(!?)
Ashtu si në regjistrimin e kaluar të popullsisë, edhe kësaj radhe janë gjasat që diaspora do të mbesë jashtë këtij procesi me rëndësi të veçantë shoqërore. Nuk ka dilemë se në sajë të dhënave që disponojmë shqiptarët janë populli i cili ma se shumti ka emigruar duke dëshmuar për pozitën sociale e shoqërore të tyre të pavolitshme në Mal të Zi. Ndërsa pas shqiptarëve të dytët janë pjesëtarët e popullit boshnjak, e më pas janë malazezet e serbët.
Mos gadishmëria e Qeverisë, që të evidentohet në regjistrimin e popullsisë edhe diaspora, dëshmon qartë politikën denigruese të pushtetit ndaj qytetarëve të cilët kanë lindur dhe kanë kontribuar në aspektin shoqëror dhe ekonomik në vendlindjen e tyre.
Përjashtimi nga regjistrimi i popullsisë i paraprinë fshirjës nga evidentimi I vendbanimit të lindjës dhe nga regjistri zgjedhor, për të marrë pjesë në zgjedhje, qofshin ata lokale apo parlamentare. Diaspora nuk e meriton një qasje të tillë, sepse kujtojmë me këtë rast se votat e tyre ishin vendimtare në referendumin për pavarësi të Mali të Zi, të mbajtur me 21 maj 2006.
Regjistrimi i popullsisë jo vetëm çështje statistikore
Pamarrë parasysh se kur do të mbahet regjistrmi I popullsisë gjatë këtij viti, partitë politike të shqiptarëve që janë parlamentare duhet të angazhohen që përmes amandamentëve të ndikojnë në Ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive shtëpiake dhe banesave, i cili duhet të miratohet nga parlamenti gjatë muajve në vijim të evidentohet edhe diaspora në këtë rast në mënyrë të veçantë ajo shqiptare. Një veprim i tillë duhet të jetë obligim politik, moral dhe kombëtar, sepse ajo është pjesë e pandarë e identitetit tonë kombëtar, sepse regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm çështje statistikore.
Po ashtu në komisionin në përgatitjen e regjistrimit të popullsisë shqiptarët duhet të jenë pjesë e tij me individë profesionist që njohin çështjet demografike, jo vetëm në procesin e regjistrimit por edhe në ate të përpunimit dhe të publikimit te tyre te cilat janë zyrtare për këtë proces të rëndësishëm shoqëror dhe jo vetëm statistikor në këtë mjedis.
(Shkurt 2022)