ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Fillimisht provokime të ushtrisë ruse ndaj ukrainasve, pastaj sulme shkatërruese të formës së “tokës së djegur”

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

‘Një provokim, dhe më pas ofensiva’, inteligjenca amerikane përgjon biseda mes gjeneralëve rusë! Ja plani sekret për pushtimin e Ukrainës

Foto ilustruese

Inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes gjeneralëve rusë. Nuk përjashtohet që të jetë dezinformim për të ngatërruar kundërshtarët. Para së gjithash, provokimi, ndoshta një sulm i rremë ndaj prorusëve në Donbass, i ndërtuar mjeshtërisht nga shërbimet e Moskës për të pasur një pretekst.

Më pas ofensiva për t’u përgjigjur, që do të nisë mes të mërkurës ose të enjtes, me dy direktiva të mundshme: një operacion shkatërrues, por i kufizuar në kohë, ose pushtimi afatgjatë i Kievit. Këto janë planet e Kremlinit për të pushtuar Ukrainën, “arma shpërthyese” që inteligjenca perëndimore ka kapur. Presidenti i SHBA, Joe Biden ia ka thënë liderit të Kremlinit, Vladimir Putin në telefonatën e djeshme, duke shpresuar ta bindte të ndalonte, përndryshe aleatët janë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për ta bërë Rusinë të pahuajë çmimin më të lartë që ka paguar deri më sot.Sipas burimeve autoritative të shërbimeve të fshehta aleate, përshkallëzimi ushtarak rus në ditët e fundit ka qenë shumë intensiv. Përpara kufijve të Ukrainës, përgjatë gjithë vijës që rrethon vendin nga Bjellorusia në Krime, aktualisht janë vendosur 95 Grupe Batalionesh Beteje. 30 batalione janë të vendosur në mënyrë të përhershme në këto rajone dhe për këtë arsye ka pasur një rritje prej mbi dy të tretat. 17 të tjera pritet të mbërrijnë deri nesër, duke e çuar totalin në 120 batalione, që Putini e konsideron pragun kritik të nevojshëm për të nisur sulmin. Midis 100 dhe 110 mijë burra, gati për të pushtuar.

Ushtarë ukrainas në roje afër pjesës së pushtuar të vendit të tyre në Ukrainën Lindore

Hapi i parë mendohet të jetë një operacion “fals”, që pritet të martën. Ndoshta një sulm i sajuar kundër filorusëve në Donbas, inskenuar dhe zbatuar nga shërbimet e fshehta të Moskës, për të ndërtuar pretekstin dhe më pas ndëshkimin. Jo rastësisht, në rajonin separatist ka patur një përqëndrim mjetesh të blinduara që nuk janë parë qysh prej pushtimit të Ukrainës në vitin 2014.

Me t’u sajuar justifikimi, sulmi do të nisë Të mërkurën ose të enjten, ndoshta nga veriu duke përfituar nga stërvitjet që po zhvillohen në Bjellorusi, me dy skenarë mbizotërues. I pari, ai që konsiderohet më i mundshmi, është “toka e djegur”. Një demonstrim i forcës dërrmuese ushtarake, i kryer në një format hibrid, i cili do të shkaktonte dëme shkatërruese deri në portat e Kievit, por më pas do të pasohej nga tërheqja e menjëhershme e trupave brenda kufijve rusë. Kjo do t’i mundësonte Putinit të tregonte se askush nuk mund të bëjë shaka me Moskën, duke eleminuar edhe akuzat se ka pushtuar vendin.

Kështu ai do t’i ndante perëndimorët mbi masën e përgjigjes së tyre ndaj një operacioni të kufizuar, duke shmangur rreziqet e pushtimit të zgjatur dhe të luftës guerile. Skenari i dytë, nga ana tjetër, do të ishte marshimi drejt Kievit, për të instaluar një qeveri kukull. Ekziston edhe një hipotezë e tretë, ajo e aksidentit në qiejt e Lituanisë, përkatësisht një shkelje e hapësirës ajrore ndaj së cilës NATO do të detyrohej t’i përgjigjej. Inteligjenca e konsideron atë si skenarin më të largët, sepse do të kishte pasoja katastrofike, të cilat mund të shkaktonin vërtet një luftë botërore.

Zyrtarisht Kievi fton të shmangen alarmet, por në realitet i frikësohet pushtimit dhe po shqyrton lëshimet për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut për ta shmangur atë. Megjithatë, nuk është e sigurt që i mjafton Putinit, sepse ai ka kërkuar që të rishikohet e gjithë arkitektura e sigurisë në Evropë. Sesioni i dytë i takimeve me formatin e Normandisë, i cili u zhvillua në Berlin më 10 shkurt, nuk dha rezultate dhe Moska kërkoi që diskutimi të rifillonte në Grupin e Kontaktit Trepalësh, i cili përfshin Rusinë, Ukrainën dhe OSBE-në. Putini mund të tërhiqej vetëm nëse merr diçka shumë domethënëse nga negociatat, përndryshe do t’i duhet t’i japë shfryrje aparatit ushtarak, duke u paraqitur si i sulmuar dhe duke shmangur akuzën e ndryshimit të kufijve me dhunë.  Ndërkohë, më 9 shkurt Këshilli Atlantik miratoi përgjigjet parandaluese, duke vendosur instalimin në Hungari të 4 batalioneve të Forcës së Reagimit të Shpejtë.

Telefonata e djeshme u kërkua nga Biden pikërisht për të ballafaquar Putinin me informacion mbi planet e tij. Kishte një karakter përfundimtar, për ta paralajmëruar se Perëndimi nuk bën bllof dhe për ta bindur të ndalojë, duke i ofruar një rrugëdalje diplomatike. Përndryshe, sanksione të projektuara për të gjunjëzuar Rusinë.

Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar rritjen e numrit të trupave në kufi. Ai tha se “hapi tjetër” ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për “transparencë” në lidhje me planet e Rusisë.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i rreth 100,000 ushtarëve në kufijtë e Ukrainës.

Kuleba tha se Ukraina kishte kërkuar, të premten, përgjigje nga Rusia sipas rregullave të Dokumentit të Vjenës, një marrëveshje për çështjet e sigurisë të miratuar nga anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin Rusinë.

“Nëse Rusia është serioze kur flet për pandashmërinë e sigurisë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë”, tha ai.

Disa vende perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për një pushtim, SHBA-të thonë se mund të fillojë me bombardime ajrore “në çdo kohë”.

Më shumë se një duzinë kombe u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina dhe disa kanë tërhequr stafin e ambasadës nga Kievi, përfshirë SHBA-në.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu