ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Orët e gjata të pritjes!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Florim Zeqa  

Pas vendimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla për  shkarkimin e ambasadorëve, siq i quan ajo të emëruar politikisht duke u thirrur në emrin e reformave të shërbimit diplomatik.

Miratimi i menjëhershëm i këtij vendimi nga ana e presidentes Vjosa Osmani për lirimin nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikisht është bërë temë diskutimi në opinionin publik dhe ka shkaktuar reagime të shumta në mesin e partive opozitare e sidomos nga të shkarkuarit në misionet diplomatike.

I fundit që reagoi pas vendimit të ministres Gërvalla ishte kryeministri Albin Kurti, i cili u shprehë me optimizëm; “ky është hapi i parë në reformën e domosdoshme në shërbimin e jashtëm dhe MPJ, duke shtuar se shumë shpejtë do të bëhet dekretimi i i diplomatëve të rinjë”.

E përbashkëta e deklarimeve të tre zyrtarëve të lartë shtetërorë (Gërvalla, Osmani dhe Kurti) ishte “falenderimi” për ambasadorët e shkarkuar për kontributin e dhënë për vendin!

Në javët apo ditët në vijim kur pritet të bëhet përzgjedhja e ambasadorëve të rinjë, dihen emrat e diplomatëve të shkarkuar 1. Beqë Cufaj – Gjermani, 2. Nait Hasani – Shqipëri, 3. Arbër Vllahiu – Çeki, 4. Lirim Grejqevci – Holandë, 5. Shpend Kallaba – Hungari, 6. Gezim Kasapolli – Kroaci, 7. Avni Kastrati – Slloveni, 8. Gjergj Dedaj – Maqedonia e Veriut, 9. Hajdin Abazi – Australi, 10. Ylber Hysa – Mali i Zi, 11. Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 12. Amir Ahmeti – Katar.

Dilema e hapur mbetët se cilët do të jenë pasuesit e tyre apo emrat diplomatëve të preferuar të pushtetarëve të rinjë!

Në mesin emrave më të përfolur janë edhe të disa intelektualëve krijues në Kosovë dhe Diasporë të cilët i shkrinë pendat e tyre duke ju thurur lavde pushtetarëve të rinjë!

Deri atëherë, lobuesit e pushtetarëve të rinjë do të i përjetojnë orët e gjata të shpresës dhe ankthit, ngase jo të gjithë do ta kenë privilegjin e përfshirjes në stafin diplomatik, përkatësisht të zgjedhjes në postet vakante të ambasadorëve në shtetet respektive ku janë Ambasadat e Republikës së Kosovës.

Pas orëve të të gjata të pritjes, do të pasojnë orët e gëzimit të papërshkruar dhe të zhgënjimit të thellë të intelektualëve krijues dhe disa veprimtarëve që u rreshtuan përkrahë pushtetarëve të rinjë!

E vërteta dhe e përbashkëta e këtij rrotacion politik është e njëjtë, sikurse emërimi i ambasadorëve (diplomatëve) praraprakë që ishte politik, edhe shkarkimi i tyre është politik.

E vërteta është se vendimi politik për shkarkimin e ambasadorëve nuk ka të bëjë fare me përformancën e tyre në shërbimin diplomatik, por si kriter i shkarkimit u përdor përkatësia apo afërsia partiake, pasi të gjithë diplomatët e shkarkuar ishin të përzgjedhur nga ish partitë në pushtet, po ashtu pa përfillur kritere dhe kualitetete profesionale.

Do të ishte e logjikshme, nëse ndonjëri prej ambasadorëve nuk e ka kryer punën mirë, të shkarkohej me procedura të rregullta ligjore dhe të bëheshin transparente mangësitë e punës së tyre, por jo të shkakrkohen në “bllok” duke i “falenderuar” për punën e mirë në shërbim të vendit.

Falenderimi dhe shkarkimi nuk shkojnë në të njëjtit binarë!

Falenderimi për ambasadorët e deritanishëm do të kishte kuptim në fund të mandatit të tyre politik, por assesi pas shkarkimit pa asnjë justifikim bindës për qytetarët e vendit dhe bashkatdhetarët.

Kjo përveq papjekurisë politike, e dëshmon vazhdimin e diskursit të hakmarrjes politike nga ana e pushtetarëve të rinjë, për të sjellur në vend të diplomatëve paraprakë militant partiak dhe servil të rinjë që lobuan gjatë fushatës zgjedhore për ardhjen në pushtet të një klase më pak të re, por më shumë të vjetër dhe të ricikluar politike.

Pas përfundimit të procesit të emërimit të ambasadorëve të rinjë do të jemi dëshmitarë të reagimeve të shumta dhe interesante të lobuesve që nuk do të jenë pjesë e përzgjedhjes së pushtetarëve të rinjë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu