ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Sa është i rëndësishëm lobimi modern?

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Politika nuk është arti i të mundshmes pasive që fillon dhe mbaron me oratorinë estetike ku çdo fjalë e renditur bukur përbëhet nga shkronjat e zeza që mbeten dhe vdesin në letër të bardhë.
Vetëm politikanët tanë amatorë, narcisoid, demagogjikë, populist, koprrac dhe pasivë e kuptojnë politikën në mënyrë kaq primitive.
Sepse për ta politika është një sport individual në të cilin duhet të shkëlqejnë individualisht para publikut, duke lënë nën hije bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë .
Në fakt, politika nuk është aspak sport, megjithëse ka karakter garues.
Politika është një art dinamik i të mundshmes, ashtu siç është dinamike edhe vetë jeta. Ndaj, një shtet që është miku juaj sot mund të bëhet armik nesër dhe anasjelltas, siç dëshmohet nga marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë.
Çfarë dua të them me këtë?
Në pesë vitet e fundit, Serbia ka qenë jashtëzakonisht e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së marrëdhënieve me SHBA-në në nivelin e ngritur nga Tito kur ishte President i RSFJ-së, madje edhe mbi atë nivel.
Sigurisht, kjo fushatë intensive lobimi filloi në kohën e Trumpit rusofil dhe të gjithë jemi dëshmitarë të humbjeve diplomatike që na ka shkaktuar.
Fushata lobuese e Serbisë për të tërhequr njohjet dhe për të rritur ndikimin në Departamentin Amerikan të Shtetit nuk ka qenë kurrë më e suksesshme sesa nën administratën Trump.
Sepse pa lejen e saj nuk do të kishte tërheqje të njohjeve dhe Axhenda për kinse shkëmbimin e territorit (lexo ndarjen e Kosovës) nuk do të përfundonte në Shtëpinë e Bardhë mbi tryezën e Trumpit prorus.
Serbia e ka arritur këtë qëllim me 5 milionë dollarë të investuara në lobim.
Me çfarë argumentesh loboi dhe argumentoi Serbia klerofashiste, diktatoriale dhe e korruptuar deri në palcë ?
Duke theksuar vazhdimisht faktin se Kosova ishte eksportuesja më e madhe e luftëtarëve të ISIS-it, si dhe duke përhapur gënjeshtrën më të ndyrë të mundur, se Kosova është djepi i qytetërimit serb, pra duke gënjyer vazhdimisht që serbët e dëbuar janë të dëmtuarit autoktonë, e jo shqiptarët që robëruan tokën e tyre të shenjtë.
Shqiptarët janë naivë dhe besojnë se të gjithë politikanët dhe diplomatët amerikanë na njohin si Joe Biden, Bill Clinton dhe George W. Bush.
Ky besim është naivë dhe qesharak deri në çmenduri.
Ju betohem se shumica e politikanëve dhe diplomatëve amerikanë nuk e dinë që ekziston Kosova dhe populli i saj.
Prandaj është qesharake të presësh prej tyre konsiderata, vlerësime dhe ndjenja miqësore, e lëre më konsiderata, vlerësime dhe ndjenja vëllazërore.
Sepse ne nuk jemi familja e tyre, kushërinjtë, dajallarët, miqtë e dashur, si dhe djemtë dhe nipërit për të cilët ata përmallohen çdo ditë.
Pra, çfarë duhet të ndryshojë në politikën tonë të jashtme për të pasur sukses.
Ne duhet të organizojmë lobim ekipor profesional dhe kreativ me metodat më efektive taktike, strategjike dhe dinamike, dhe jo lobim individual, të pjesshëm, ngadalshëm dhe pasiv si më parë. Dhe sigurisht që duhet ta financojmë me të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion, madje edhe më shumë se kaq. Sepse asgjë nuk kushton më lirë dhe nuk sjell më shumë rezultate të dobishme sesa lobimi i mirë.
Pse po e them këtë?
Sepse në SHBA, lobimi është metoda më efektive për rritjen e ndikimit në politikën amerikane.
Falë lobimit të intensifikuar, të mirëorganizuar dhe të mirë-financuar, Serbia ka arritur të bindë 14 kongresmenë amerikanë që t’i dërgojnë një letër Presidentit Biden dhe Departamentit për Politikë të Jashtme, duke u kërkuar atyre që të ndryshojnë në mënyrë drastike qasjen diplomatike amerikane ndaj shtetësisë së Kosovës.
Ndërsa pak muaj më parë mediat tona e trumpetonin vazhdimisht lajmin se pas dështimit të rusofilit Trump për t’u rizgjedhur shtatë kongresmenë amerikanë kishin kërkuar shprehimisht nga Presidenti Joe Biden që të rikthejë qëndrimin dhe qasjen e diplomacisë amerikane karshi Kosovës tek burimi i saj, respektivisht tek rrënjët cilësore të administratave Klinton dhe Bush.
Prandaj, për të neutralizuar dhe eliminuar rrezikun e lobimit intensiv dhe modern të diplomacisë serbe me gënjeshtra, intriga dhe shpifje, ne duhet të praktikojnë lobim dinamik, kreativ, intensiv dhe modern duke përdorur fakte të padiskutueshme, sepse e vërteta është në anën tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu