Në foto: Eqrem Zenelaj, Reshat Sahitaj dhe Nafi Çegrani
Shkruan: Nafi Çegrani
- Manifestimi i 14-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës mbajtur nga UNIONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË.
Janë bërë 14 vjet që kur Kosova, shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore brenda Ballkanit Perëndimor
Me datë 16, 17. 02. 2022 në Prishtinë u zhvillua një maifest i mrekullueshëm nga Unioni i Shkrimtarëve në kryeme atdhetarin Reshat Sahitajn, dhe në gjithë Kosovën ndodhi një festë e madhe.
Hajdar Fejzullahu, Naim Abazi, Nafi Çegrani
Për te festuar ditëlindjën e shtetit së Kosovës Unioni i Shkrimtarëve, kishte përgaditur një program të begatë, duke ftuar mjaftë mysafirë dhe miq e dashamirësa të fjalës së bukur të shkruar, poetë e miq nga të gjitha trojet etnike shqiptare, nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i zi dhe Çamëria etj. Me dëshirë e mall për të festuar bashkarisht këtë ditë të shenuar dhe të mrekullisë kosovare. Si zakonisht pjesa e parë e programit u mbajt nëBibliotekën kombëtare ku u recituan vjersha evargje të bukura pë Kosovën, lulkuqet e saja prej bozhuri dhe për dëshmorërt e kësaj toke … Më këtë rast, në këtë pjesë të programit dhe më pastaj, gjersa mysafirët u vendosën në hotelin „Grand“ kryetari i Shaqatës Unioni i shkrumtarëve, Reshat Sahitaj, në menyr solemne bëri përshëndetjen e tij, prej shkrimtari dhe në stilin diplomatik, me zemër e shpirt, plotë fisnikëri, duke shpreh dëshirën se do takoheshin edhe për shumë vitenë të ardhjmen me rastin e Pavarsisë të Kosovës. Poetët dhe shkrimtarët, në vazhdimësinë e përqafimeve vëllazërore, dhuruan njëri-tjetrit nga një libër nga veprat e tyre !
Njëri nga mysafirët e pranishëm tha:
„ I këndoj Kosovës me lule bozhuri e krenarie,
I kndoj dhe Çamërisë,
për plagët shekullore dhe varret e djegura !
Nëse na duhet vaj luledielli ka toka çame,
Gjersa të bardha buke grunjerash dhe xehe,
Ka Kosova jonë !“
***
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Një dëshmi e zhvilluar në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ky akt i hyjnishëm ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës dhe gjithëshqiptare. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombetare në Kosovë.
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.“
Më 22 korrik 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se autorët e saj ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të të vendit,
Dhe si fund:
„Faleminderit Unionit të Shkrimtarëve ! Gëzuar Pavarsinë e Kosovës në përjetësi !“
Falnderime, përgëzime dhe komplimente përkushtimi për organizimin ebukur dhe punës së kryetarit Reshat Sahitajt dhe gjithë stafit të mrekullueshëm,që demostruan dy ditë me rradhë dhe me shumë vlera të veçanta të traditës shqipëtare – kosovare!
Edhe mysafirët nga Shqipëria, dhe veças zonja nga Çamëia, uruan suksese në vazhdimësi!
Dhe, në fund fare, me këtë rast, gjersa ushton kënga dhe hareja, shprehi uzdanë time: Gëzuar Pavarsia Kosova me lule bozhuri !