ARKIVI:
17 Tetor 2024

Informata për gjenocidin nuk mund të maskohet qoftë edhe me shkrimet kishtare serbe

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

Akademik Hakif Bajrami, historian

* Propoganda serbiane për ta relativizua krimin.

Dy shkolla sot janë përball njëra tjetrës, madje edhe në Hagë: Shkolla objketive shqiptare dhe Shkolla e rrenave serbiane.

Cila ka përparësi dhe çka do të mbetët prej tyre, është pyetje që e mundon çdo intelektual të mirëfillët në tërë globin, sepse nuk ka më smundje dhe luftëra lokale, që mund të maskohën me rrena dhe shpifje meskine. Megjithë këtë shkolla e shpifjeve po metastazon, në shumë vise të botës, prandaj është obligim që ta pengojmë çdo padrejtësi kudo që lajmërohet.

Shkolla shqiptare me fakte dokumenton se Serbia zyrtare ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, sidomos nga viti 1877, e që është manifestuar në forma të ndryshme pastaj, nepër etapa, deri më 10 qershor 1999. Shkolla serbiane në anën tjetër, jo që të mbrohet mga akuzat e dokumentuara shqiptare, por po merr pozicion sulmues dhe në nivel injorimi, po provon dhe shkruan për: “Gjenocidin shqiptarë mbi serbianë gjatë shekullit 20”, botim i Eparhisë Prizren-Rashkë më 2008, pale mos rrenën do ta pranojë ndonjë qendër idiocive nepër glob. Në këto matje të muskujve, serbianët e ngarkuar me shovinizëm, po bëhet një shekull që krekosen se janë: “Popull qiellor”, se prapa e kanë Rusinë dhe Kinën komuniste me disa agjntura në Perendim. Ndërsa, shqiptarët mbrohën se mbrohen, se: “jemi në tokën tonë, në trojet tona, se prapa e kemi SHBA, NATO dhe BE-n. Unë mendoi se vetëm drejtësia dhe demokracia, do të na shpje përpara, me miqë të drejtë, por jo krah për krah me ata që i kanë duartë e përgjakura. Lidhur me këtë, moti e kam mësuar një aksiomë se:

Duartë e përlyera ujin nuk e kthiellin!

Po një kahë të gjatë me ka munduar mendimi se cili është EMRUESI i përbashkët i të gjitha programeve serbiane (35 programe-hb),të cilat udhzëjnë për t` i shfarosë shqiptarët. Dhe, duke i lexuar të gjitha progarmet antishqiptare serbe, me kujdes shumë të madh, se mos të bie në ndonjë grackë të kontrapropogandës, e atë pozicion serbianët e deshirojnë, kam ardhur në përfundim se shkrimet e Dr Vlladan Gjorgjeviqit,Stojan Protiqit (Ballkanikusit), janë në çdo epokë MODEL për shovinistët serbianë, qoshin pushtetarë apo popa e intelektualë melezë, se si duhet të sillen për ta realizuar ëndrrën e tyre për dalje në Adriatik, ëndërr kjo që ua sugjeron pa pushim Rusia, sepse përmes kësaj “ëndrre” provon për t` i mbuluar okupimet e veta në trevat e Azizë, e sidomos, pas OKUPIMIT të Karhinës KRIMESË . Ja shembulli, se çka shkruan Vlladan Gjorgjeviq, qysh më 1897 (sipas dorëshkrimit) për shqiptarë, kur e përpiloi “Akuzën për 231 varsje të serbëve në Vilajetin e Kosovës”, drejtuar Gjykatës Drejtësisë në Hagë më 1899, fakt ai që pas hetimeve detale, doli se ishte fjala për 231 RRENË serbiane. Teksti që pason është i Vlladan Gjorgjeviqit: “ Shqiptarët janë rajë pa emër, që banon në vend pa emër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atribitet, pra që njeriun dhe fisin e bëjnë llojë njerëzor. Pra, këta Gegë dhe këta Toskë , këta melez të tipave të ndryshëm antropologjik, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialkete plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thret ndër veti në anarki shterrëse… Një pjesë e tyre ka bisht të kalit e pjesa tjetër ka bisht të dhisë. Madje këtë fakt e kanë parë edhe të huajtë kur i kanë vizituar trevat e tyre. Realiteti i tyre shkon deri aty sa që gati të gjithë nuk dijnë se çka është krypa e çka është sheqeri”!. ( Marrë nga: Ditari i Koça Popoviqit, Si Nuk duhet trajtuar popujt joserbianë, dorëshkrim 1953, për nevoja të diplomatëve, meterial intern diplomatik. Para meje (Hb), këtë shkrim e kishte hulumtuar Mirosllav Kerlezha, kur e shkruante një dramë: “Për mardhënjet Kroato-Hungareze” ).
E sot ( viti 2022), serbianët nuk kanë ndryshuar fare, jo pse nuk e dijnë se duhet ndryshuar, por e dijnë dhe punojnë me vetëdie se lufta antishqiptare u shpërblehet, në rend të parë duke i zbatuar ato metoda që i preferonte Vasa Çubrilloviq, e që botohen në këtë studim. PO, serbët janë në “luftë” me qenjën e tyre të smurë për krime; janë në luftë me Kroatët (Lexo: “Do istrage nashe ili vashe 1902”- Deri në shfarosjën tonë ose tuejn 1902”); serbët janë në luftë me Boshnjakët ( Lexo” Aleksa Shantiqin: Ostajte ovde sunce tuxheg neba; neçe vas grijati ko shto ovde grije; Gorki su tamo zallogaji hleba; gde svoga nema i brata nije”- (Rrini këtu dielli i qillit huaj; nuk do t` iu ngrohë sikur këtu që nxenë; të idhta janë atje trohat e bukës; ku tëndin se ke dhe vllau të mungon”). E këtë tragjedi ia ka shkaktuar bashnjakut serbiani në Srebernicë në fund të shekullit XX-t. Dhe shih për këtë targjdi trillojnë paralelizma numrash të masakruar në Jasenofc, për çka Boshnjakët nuk e kanë asnjë lidhje (1943/44). Lidhur me armiqësinë me shqiptarë, serbianët nuk mund ta gjejnë në asnjë etapë historike, në ndonjë shkrim të një shqiptari, që do të shkruante në stilin e llojit të Vlladan Gjorgjeviqit, bje fjala për adetet dhe zakonet serbiane të Kralevës, Jagodinës, Valevës dhe Çaçakut, të cilat adete dikush që nuk është serbian do t` i quante me ndënjë tonë nënçmues, të paktën. E armiqësimi i serbianëve është edhe më eklatant me bullgarë. Janë me dhjeta projekte se si “duhet serbizuar Shopët në krahinën e Pirotit dhe Zajçarit”. Askush nuk mirret me ato shkrime që kundrëmojnë shovinizëm. Madje, askush në Rumuni sot, nuk shkruan se Sherbimi kontrainformativ i APJ ia futi flakën Rumunisë në vllavarsje për ta rrxuar Çausheskun dhe familjën e tij miznatrope nga pushteti. Fakti më e lehtë për ta kuptuar tragjedinë Rumune, është se RTJ me seli në Beograd e jepte tërë skenarin se çka do të ndodhë në vijim. Me të njejtin skenar veproi sherbimi kontrainiformativ i Serbisë në Shqipëri më 1997. Krahsoni fotoset. Me ato “temperatura” të fytyrave të skuquara dhe të ngjyrosura, do të përdhoset populli shqiptar në Kosovë më 1999.
**
Por, po mbushën gati njëqindë vjetë që shqiptarët ankohën nepër forume dhe mediume informative se pushteti serbian ka bërë shfarosje të popullit shqiptar nepër etapa. Në këto ankesa, të cilat kanë mbetur nepër arkiva, autorët janë ndër më të ndryshimit. Por mbi të gjithë prinë Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (si forum politik) si dhe Hasan Prishtina, si individ. Duke i lexuar me pa anësi dhe duke i krahasuar me dokumente të proveninencave të ndryshme, ato ankesa shqiptare, kuptushëm rrezulton se Kombi Shqiptar, ishte, është dhe nuk ka “shpresë”, se nuk do të jetë si po sillën serbianët sot (2022), populli më i nepërkëmburi në Evropë. E vërtetë, se shumë të huaj e kanë përkrahë shqiptarinë në kërkesën e vet për drejtësi, e kanë përkrahë dhe përshkruar zërin e kombit shqiptar, sidomos nepër kongrese e konferenca, e pas tyre. Por politika serbiane e shfarosjës shqiptarëve ka vijuar dhe po vijon, me të vjetrën, me mësimet e Dr Vlladanit (A la: Dr. Resheri, nazist).
Karshi fakteve dhe të drejtës shqiptare pë t` u mbrojtur nga shfarosja që oragnizon pushteti serbian, shumë individë dhe institucione politike e “shkencore” serbiane kanë marrë pozitë që të shkruajnë se: “Shqiptarët kanë bërë gjenocid ndaj serbianëve”. Me këto akuza, një ditë Gjykata e Drejtësisë në Hagë duhet të merret seriozisht, dhe të japi verdikt, se për ndryshe paqe në Ballkan, nuk mund të ketë. E neve nuk na mbetët mundësi tjetër vetëm se t` i prezantojmë faktet e gjenocidit shtetëror serbian nepër etapa 1844-1999:
Etapa e parë e gjenocidit serbian ndaj shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit 1877-1912
Nuk ka shembull në Evropë që një shtet fqinjë t` i ketë bërë 35 progarme për ta shfarosë një popull fqinjë, siç ka vepruar Serbia zyrtare ndaj shqiptarëve gjatë kohës 1844-1999. Ky programim i ka patur qy qëllime, që të zgjërohet Serbia në dëm të tokave shqiptare, dhe të dali në detin e hapur. E tërë kjo politikë nuk është zbatuar në asnjë etapë pa pelqimin e Rusisë. E gjenocidi, sipas argumenteve është manifestuar ndaj shqiptarëve, në pesë etapa. Shkojmë me radhë.
Kjo etapë de fakto ka filluar me përpilimin e programit “Naçertania 1844”, me autor Ilija Garashanin. Në realitet, më 1807 i ashtuquajturi “Pravitelstvujushqi sovjet” (Një lloj kuvendi-HB), mori vendim që qytetet e Serbisë të spastrohen nga Hebrenjët dhe Aranutët (shqipatrët), për faktin se në shumë qendra urbane ishin në numër më të lartë se sa serbët.
Por, hovin agresiv, Serbia e mori mu atëherë kur lindën kërkesat për themelimin e një VILAJETI SHQIPTAR më 1869, orientim ky që u stopua nga Sulltani menjëherë. E autori i këtij projekti ishte Mithat PASHA, për ndryshe drejtues i Sanxhakut Nishit, më 1876, me sekretar Ismail Qemalin (babai i shtetit shqiptar). Duke e vrejtur këtë organizim politik dhe shpitëror shqiptarë, më 15 janar 1877 Austro-Hunagaria dhe Rusia, do të lidhin Marrëveshje sekrete në Budapesht, për ndarjën e sferave të interesit në Ballkan. Njëherit, Franjo Zah që kishte pozitë kryesore në ushtrinë serbiane, do ta përëpilojë programin: “PERANDORIA E SLLAVËVE NË BALLKAN”, për të u bërë krah i Perandorisë ruse, në të cilën: “Dielli kurrë nuk do të perendon”, sepse llogaritej se do t` i ketë 23 milonë kilometra katror, siperfaqe. Në Budapesht, Wjena do të obaligohet për ta ndihmuar Serbinë në zgjërim kah Vilajeti i Kosovës, kurse Peterburgu do të obligohet për ta ndihmuar Bullgarinë, për zgjërim deri te muret e Stambollit (Konstandinopojës). Gjithnjë në bazë të kësaj Marrëveshje (15 janar 1877) Rusia më 23 mars 1877 do t` i shpallë luftë Perandorisë Osamne. Lufta do të përfundojë me një Marrëveshje në mes Rusisë dhe Portës në Shën Stefan më 3 mars 1878. Në këto rrethana kur Perandoria Osmane ishte e dërmuar, më 1 XII 1877 Principata e Serbisë do t` i shpallë luftë Portës dhe për 26 ditë do të arrijë për ta okupojë Sanxhakun e Nishit dhe Sanxhakun e Pirotit, duke i shfarosë me koamndë 714 katunde dhe 6 qytete (Nishin, Pirotin, Leskofcin, Vrajën, Prekupën dhe Kusjhumlinë) me shumicë të popullsisë shqiptare. Serbia në këtë luftë do të zgjërohet për 10 850 kilomatra katrorë. Dokumnetet e kohës e quajnë veprimin serbian KREMATORIUM, ralitet ky që u injorua në Kongresin e Berlinit më 13 qershor 1878.

Etapa e dytë e gejnocidit serbianë mbi shqiptarë 1912-1914

Në Luftën Ballkanike më 1912 do të gjinden në cilësisnë e instruktorëve 614 oficerë të lartë evropianë. Posa filloi Konferenca e Londërs më 17 dhjetor 1912, në trevat e okupauar do të fillojë shpërngulja e shqiptarëbve në Anadolli. Sipas dokumenteve serbe si dhe shtypit të kohës, deri më 28 qershor 1913 do të kthehën në gërmadha 182 fshatra shqiptare. Në Gazimastan për një ditë (28 VI 1913) do të ekzkeutohen 500 prijës shqiptarë. Do të themelohen dy kape të përqëndrimit, kinse për shqiptarët që “janë nxënë robë lufte”, e nuk kishin marrë pjesë fare në luftë. Lidhur me këtë, për një kohë të shkurtër (deri më 1 korrik 1913), do të aktivizohen 395 anije evropiane për të bartur shqiptarë të rreligjionit islam në Anadolli. Ata nuk pyeteshin fare, dëshirojnë apo jo për t` u shpërngulur. Kjo politikë ishte konstante deri me fillimin e Luftës Parë Botërore (më 29 korrik 1914), si në zonën e okupaur nga Serbia, ashtu edhe në atë të okupuar nga Mali i Zi dhe nga Greqia. Ndërsa në Zonën e okupuar nga Mali i Zi, menjëherë do të fillojë një fushatë e KONVERTIMIT të popullsisë shqiptare në rreligjionin ortodoks, pa marrë parasysh a janë shqiptarë të rreligjionit islam apo katolik.
Sipas dokumenteve të KMKK më 1912-1914 pushteti okupator serbian dhe malazezë i bërën këto krime ndaj shqiptarëve: Nëntor 1912-civilë të vrarë 179998 shqiptarë, civilë të plagosur-22000, shtëpi të rrënuara 158 500, shqiptarë të burgosur 17400, në Turqi shpërngulën 8866 persona; dhjetor civilë të vrarë 8200, civilë të plagosur 23000, shtëpi të rrënuara 12880,shqiptarë të burgosur 7800, shqiptarë të shpërngulur 11493. Janar 1913-civilë të vrarë 8215, civilë të plagosur 9500, shtëpi të rrënuara 5280, shqiptarë të burgosur 6200, shqiptarë të shpërngulur 12087. Shkurt – civilë të vrarë 2118, civilë të plagosur 4296, shtëpi të rrënuara 3800, shqiptarë të burgosur 6150, shqiptarë të shpërngulur në Turqi 12088. Mars 1913, shqiptarë të burgosur 1800, shqiptarë të shpërngulur në Turqi 7553. Prill –civilë të vrarë 7180, shqiptarë të burgosur 3900, shqiptarë të shpërngulur 6725. Maj 1913 –shqiptarë të burgosur 3100, shqiptarë të shpërngulur në Turqi 2813. Qrshor –shqiptarë të burgosur 659, shqiptarë të shpërngulur 9386. Korrik 1913- shqiptarë të vrarë 392, civilë të plagosur 11, shtëpi të rrënuara 6, shqiptarë të burgosur 116, shqiptarë të shpërngulur 21045. Gusht 1913- shqiptarë të shpërngulur 29 312. Shtator 1913- shqiptarë të shpërngulur 13390. Tetor 1913- shqiptarë të shpërngulur 14764. Nëntor 1913,- shqiptarë të shpërnguklur 17213. Dhjetor 1913-shqiptarë të shpërngulur 15502.
Më 1914. Janar shqiptarë të shpërngulur 10192, Shkurt 1914- 25062 shqip. Të shpërngulur, Shkurt 1914- shqiptarë të shpërngulur 25062 persona, Mars 1914- shqiptarë të shpërngulur 2346 persona, Prill 1914- shqiptarë të shpërngulur 6520, Maj 1914 –shqiptarë të shpërngulur në Turqi 15414. Qershor 1914 –shqiptarë të shpërngulur 14821, Korrik 1914 –shqiptarë të shpërngulur në Turqi 26237 persona. Mizoritë serbo-malazeze ndaj shqiptarëve i stopoi Lufta e Parë Botërore.

Etapa e tretë e përpiekjës së Mbretërisë SKS (Jugosllave) për gjenocid ndaj shqiptarëve 1918-1941

Ata që e kanë lexuar studimine Dragisha Llapçeviqit, DY MUAJ NË SIBIRIN JUGOSLLAVË, Novi Sad 1921, e dijnë mirë se çfarë mizorishë kanë organizuar oficerët serbianë dhe mercenarët francezë më 1918-1921 ndaj shqiptarëve. Në atë studim, Dragisha që është vet serbian, distancohet nga mizoritë që i ushtronte oficeri serb mbi plakun, plakën, nënën, apo vajzën për me ia plaçkitë një unazë, apo një bagëti të çdo lloji, dhe më në fund për ta vrarë për pikë të çefit, vetëm, “pse është shqiptar”. Lexone dhe mësoni se ku ishim dhe ku jemi falë luftës sënë të drejtë dhe MIQËVE të sinqertë.
Pas kthimit të pushtetit Mbretëria SKS (Mbretëria SKS u themelua më 1 dhjetor 1918) nga trevat shqiptare do të grumbullohën 604 familje dhe do të vëndosën në tri Kampe të përqëndrimit: Në Nish, në Leskofc dhe në Nikshiq. Lidhur me këtë Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani me kujdes e përcillin tragjedinë e shqiptarëve nën pushtdetin e Jugosllavisë (1 maj 1918 -28 Nëntor 1927).
Më 1927,Hasan Prishtina do t` i paraqet Shoqatës së Kombeve në Gjenevë PETICION: “Për pozitën e Shqiptarëve në Jugosllavi”. Në vijim, pas atentait ndaj Nazim Gafurrit (më 1928), më 1929 prap Hasan Prishtina do ta dërgojë PETICIONIN E DYTË, drejtuar Shoqatës së Kombeve në Gjenevë, ku në mes tjerash thekson vrasjet sistematike të personaliteteve shqiptare, si dhe grabitjën e pronës së tyre, me pasoja tragjike sepse detyroheshin të shpërngulën në Anadolli.
Lidhur me këtë Hasan Prishtina, duke i lexuuar raportet e botuara në gazetën KOSOVA më 1930 me tituj: Vajtojnë gërmadhat e Plavës dhe Gucisë; Lotët e Dukagjinit dhe Vaji i Kosovës, prap do t` i drejtohet më 1930 Shoqatës së Kombeve në Gjenevë, duke kërkuar drejtësi, e duke theksuar ndër të tjera se: “Shqiptarët që janë populli i katërt për kah numri në Jugosllave, sot (1930) nuk e kanë të lejuar asnjë shkollë shqipe, nuk kanë asnjë libër shqip, nuk kanë asnjë të drejtë përpos të “shkruajnë vetëvrasjën”, e të shpërngulën në Turqi.
Hasan Prishtina, duke e vrejtur se pozita e shqiptarëve të robëruar po përkeqësohet nën diktaturën monarkofashiste jugosllave, sepse detyroeshin për me hiekë dorë edhe nga kombësia e të quhën “jugosllavë”, do ta ftojë Porfesor Mehmet Vokshin, që ta shkruaj një publikim diplomatike në lidhje me shqiptarët e mbetur jashtë kufijëve të Shqipërisë së shpallur e pavrur më 28 XI 1912 në Vlorën heroike. Profesor Mehmet Vokshi në një kohë rekorde (për dy muaj) do ta shkruaj librin: “TUTTA L` ALBANIA DI TUTTI ALBANESI, Romë 1930 ( Shqipëria e të gjithë Shqiptarëve). Profesor Mehmet Vokshi në publikimin e tij diploamtike do të mbështetet në argumentet që më 1913, i kishin publikuar: Leo FREUNDLICH, ALBANINENS GOLGOTA, WIEN 1913; do të mbështetet në Raportin e: “DOTATION CARNEGIE POUR LA PAIX INTERNATONAL, ENQUETE, DANS LES BALKANS, raport, presante aux firecteures de la Dotation par les Membres de la Comission d` rmquet , Paris 1914;Hasan Prishtina do t` i referohet shkrimit të Lazër Mjedës, Llav Trockit dhe “Vashington Postit” më 1913; do të i referohet Raporit të: Prof Bedri Pejanit, Dr Kol Batzi, Assaf Tchami, LES DROITIS DE L` ALBANIE A SES FRONTIERS NATURELLES, VALONE 1921; (Shqipria dhe kufijtë e saj nayral), do t` i referohet Raportit të: Gjon BIZAKUT, Shtjefen KURTIT dhe Luigj GASHIT, LA SITUATION de la MINORITE en YOUGOSLAVIE, 5 maj 1930, (Pozita e shqiptarëve në Jugosllavi). Me këto infirmata të lasuara në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë, Beogradi, Stambolli, Roma, Tirana dhe Wjena, si në orkestër do të marrin pozicion: “TAJMIIAJNDING” për shqiptarë. Aksionin vrasës ndaj shqiptarëve do ta filloi kush tjetër përpos i pari Beogradi. Lidhur me këtë Lija Milikiq do të theksoi se: “Më në fund (5 maj 1933) ka ardhur koha që ta fshijmë nga rendi i ditës çështjën e “IRLANDËS SONË-KOSOVËS, e kjo është Irlanda e Hasan PRISHTINëS, e cila në personalitetin e tij, duhet ta marrë denimin e duhur”. Me këtë konkluzë do të dakordohen edhe Wjena, Stambolli, Roma dhe Tirana.(Shiqo: DASIPB. INTERMINISTERIALNA KONFERENCIJA BEOGRAD 1933). Pas vrasjës së Hasan Prishtinës në Selanik, ish beglerët nga: Mitrovica, Vushtrria, Prishtina, Shkupi, Vraja dhe Nishi, do të klithin: “ U vra ai çafiri (armiku) i Padishahut!”. (Informata në koleksionin “Ilija Milikiq dhe korespodenca me Hasan Sakën. Edhe në Romë do të thuhet se me vrasjen e Hasan Prishtinës, Çështja e Kosovës është bërë punë e kryer”. Pas këtij konstatimi, pas atentait ndaj Mbretit Aleksander Karagjorgjviq (1934) në Marsej të Francës, pazareve jugosllavo-Turke do t` u hapen të gjitha portat, dhe deri më 11 korrik 1938 do të përpilojnë Konventën famëkeqe Jugosllavo Turke për deportimin e të gjithë shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi, deri më 1944 (prill, shiqo: Nenet 2 dhe 4 të Konventës).
Në rrethanat e krijuara pas Luftës Parë Botërore, Greqia dhe Turqia do të lidhin Konventë në Llozanë më 28 XI 1923, për këmbim të popullsisë. Edhe Mbretëria SKS (Jugosllave) nuk do të pushojë duke bërë pazare sekrete me Ankaranë, sidomos nga viti 1927, kur do të follojnë kontaktet e drejtë për drejta, që një pjesë (deri në 60 për qindë e shqiptarëve të rreligjionit islam, të detyrohen me dhunë përmes shpronësimit, të shpërngulën në Turqi. Politika e kontakteve do shkoi deri në atë shkallë sa që për t` i paralizuar Peticionet e Hasan Prishtinës, pikërisht më 1927, Qeveria e Bozha Maksimoviq-Kundak do të i kryej pazaret që Minjera e Borit t` i jipet në KONCESION FRANCËS, kurse Minjera e TREPÇËS t` i jipet në koncesion Anglisë, me kusht që ta pengojnë vënjën në rend të ditës Peticionin e Hasan Prishtinës, në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë më 1927. Çdo gjë do të arrihet dhe Peticioni i Hasan Prishtinës do të vihet në “shportë”, në fund të vitit 1927.
Por Hasani nuk pushon. Do të pasojë Peticioni i dytë për “Pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi më 1929. Kuptohet, pas vrasjës mizore të Nazim Gafurit (1928), pas vrasjës mizore të Shtjefen Gjeçovit (1929), pas vrasjës mizore të mikut të shqiptarëve kroatit Millan Shufalj (1931) në Zagreb, vrasje këto që ishin atentate të kurdisura, që çështja shqiptare mos të ketë hapësirë mediale, parndaj çështja shqiptare dhe Hasan Prishtina, po luftohej me të gjitha mjetet. Dhe, duke i lexuar argumentet që kanë mbetur nepër arkiva, shihet se në këtë avanturë të shfarosjës së shqiptarëve, merr pjesë aktive jo vetëm Jugopsllavia por edhe Turqia, sepse pazaret ishin ordinere dhe për to posedohen fakte zyrtare. Shtrohet pyetja: Pse ndodhë kjo histori e hidhur, deri me sot askush nuk ka lëshuar konkretizim. Sidomos, pse merr pjesë Turqia në një kasaphane terthorazi 1923-1938 tani më dihet çdo gjë. Përgjegja ndoshta do të kërkohej në Çështjën e Kurdëve, apo të Çamërisë Por, duke i lexuar disa analiza bullgare, vrehet se nuk është çështja as te Kurdet e as te Armenët e shkretë, pse Jugoslavisë i bashkangjitet Turqia në luftë, për ta zhdukur racën shqiptare. Pikërishtë, Turqia intelektuale e dinte fare mirë se në Greqi çfarë popullsia është në ÇAMËRI, e që nuk është me origjinë greke. Në rend të parë ishin shqiptarët Çamë ata që pësuan me Konventën famëkeqe të Lozanës së 28 XI 1923.
Nga viti 1924 dy agjentë serbianë do ta njohtojnë rregullisht Kemail Ataturkun se çfar synimesh kanë Franca dhe Anglia ndaj Republikës Kemjaliste. Këta agjentë kryenin punë sepse Turqia e pranonte popullsië shqiptare dhe njëherit lironte prona për t` u instaluar në to kolonistët sllavë. Në vitin 1925 në aktivitetin antishqiptar (proturk) do të integrohet edhe një grek, i cili e njihte fare mirë shqipën. Në fund, këta tre “diplomatë” do të themelojnë një zyre private në Parisë dhe prej asaj Zyrëje do të i luftojnë edhe peticionet e Hasan Prishtinës dhe dërguesëve tjerë në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë, për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Veprimtaria e tyre (tre agjentëve, “diplomatë”) do të zgjatë deri më 1933, për të kaluar legalisht në nivele shtetërore në Beograd dhe Ankara.’

Djetë vite më vonë

Më 28 XI 1933 Mbretëria Jugosllave dhe Republika e Turqisë do të lidhin Konventë që sipas shembullit grek të “këmbejnë popullsi”. Por me që Jugosllavia nuk kishte popull në Turqi, konventa do të konsiderohet null. Do të pasojë Konventa e lidhur në mes Jugosllavisë dhe Turqisë më 24 qershor 1934 për detyrim të shqiptarëve që të shpërnguën në Turqi, përmes konvertimit në “turq”. Edhe ky akord nuk do të japi shansë që të zbatohet GJENOCID, sikurse shembulli i Toplicës (Sanxhaju i Nishit 1877), dhe çështja do të bartët në planin global që me detyrim të shpërngulët çdo familje shqiptare e rreligjionit islam në Anadoll deri më 29 prill 1944. Konventa do të lidhet në Stamboll më 11 korrik 1938. Megjithë këtë deri më 1941 në Turqi do të detyrohen të shpërngulën 260000 shqiptarë, pa të drejtë kthimi. Gjenocidi pra është planifikuar, por nuk ka mundur të zbatohet për shkak të luftës 1941-1944.
Në bazë të dokumenteve te Seksionit pashaportave, për shkak të terrorit shtetror serbian në Turqi janë shpërngulë: Më 1919 shpërngulën 23 508 shqiptarë, më 1920 shpërngulën 8536 shqiptarë, më 1921 shpërngulën 24532 shqiptarë, më 1922 shpërngulën 12307 shqiptarë, më 1923 shpërngulën në Turqi 6389 shqiptarë, më 1924 shpërngulën 9630 shqiptarë, më 1925 shpërngulën 4315 shqiptarë, më 1926 u shpërngulën 4012 shqiptarë, më 1927 u shpërngulën 5197 shqiptarë, më 1928 u shpërngulën 4326 shqiptarë, më 1929 u shpërngulën 6219 shqiptarë, më 1930 u shpërngulën 13 215 shqiptarë, më 1931 u shpërngulën 29 807 shqiptarë, më 1932 u shpërngulën 6219 shqiptarë, më 1933 u shpërngulën 3420 shqiptarë, më 1934 u shpërngulën 14 500 shqiptarë në Anadolli, më 1935 u shpërngulën 9565 shqiptarë, më 1936 u shpërngulën 425 shqiptarë, më 1937 u shpërngulën 4234 shqiptarë, më 1938 u shpërngulën 7 251 shqiptarë , më 1939 u shpërngulën 7255 shqiptarë, më 1940 u shpërngulën 6 729 shqiptarë. Gjatë tre muajëve të vitit 1941 u shpërngulën 2883 shqiptarë që u detyruan të shkojnë si “turist’ dhe nuk u lejuan të kthehn më.
E si ishte hapur kjo plagë e pasheruar mbi trupin e kombit shqiptar. Po e shënoi këtu një dokument të nxierrur nga Arkivi Diplomatik i Jugosllavisë: “ Më 12 maj 1913 Vlladan Gjorgjeviq (autor i librit- Arnauti i Velike Sille, Beograd 1913) dhe Vasa Çubrilloviqi, që rrinin e kuvndonin së bashku një kohë të gjatë. Nga njëherë kundërshtoheshin ndër veti, shkruhet në një dokument. Vlladani si më i vjetër dhe i lodhur nga pesha e shovinizmit, vjetëve dhe lakmisë për pushtet, gjithnjë në bisedime shfaqte preokupimin për t` i pushtuar tokat shqiptre, bile në tërësi, pa asnjë hap të lirë. Vasa Çubrilloviq në anën tjetër e kishte si parim që së pari Serbia duhet për ta okupuar Bosnje Hercegovinën, sepse Austro-Hungaria pastaj nuk do të largohej dot nga ato treva shumë të pasura me minerale dhe ujë e natyrë të pastër. Këta dy bashkëbiseduonjës (Vlladani dhe Vasa), pas çdo ndarëje e kishin një emrues të përbashkët. Urrejtja ndaj shqiptarëve ishte emrues i përbashkët i të dy shovinistëve, dhe ai parim i tyre mbetej aksiomë konstante. Lidhur me këtë, deri sa i pari (Vlaldani) na e la para botës se: “Shqiptarët kanë bisht, nuk dijnë çka është krypa, as sheqeri, jetojnë nepër kasolla si bagëtia…”. I dytë më vonë do të shkuraj duke synuar shfarosjen e shqiptarëve, që po pritej të sanksionohej me konventë, në akord me armikun e shqiptarëve-Turqinë. Vasa në lidhur me këtë do të shkruan më 7 mars 1937: “Shfarosja e shqiptarëve mund të arrihet në shumë mënyra. Duhet shfrytëzuar ndikimin e tyre fertar dhe çdo gjë duhet rreshtuar kah Turqia. Në këtë drejtim, shtypi mund të luaj rrol të mirë në lavdimin e “realitetit” në Turqi. Mjeti vijues për shfarosje të shqiptarëve është shfrytëzimi i aparatit shtetëror. Duhet shfytëzohen ligjet dhe mënyrën e helmimit të jetës së tyre në shtetin tonë. E ato mënyra janë: gjobat, arrestimet, zbatimi i dispozitave policore, denimi për spekullime, prerëja e pyjeve, ndjekjet në masë, LËSHIMIN E QENËVE, punën në hangari, dhe të gjitha mjetet tejra që është në gjendje t` i zbatoi një polici, pa asnjë përgjegjësi. Shqiptarëve duhet të mos u pranohen tapitë e vjetra, të ndalohet puna në kadastër në ato rajone, të caktohën në mënyrë të pamëshirëshme tatimet dhe me dhunë të paguhet të gjitha, t` u merrën kullosat shqiptarëve, të u suporimohen lejet e punës, të aplikohen masat sanitare, nga shtëpia e deri te tregu i bagëtive, të u rrënohen murret dhe gardhiqet, të pengohet me masa veterinare qitja e bagëtive në tregje, të malltretohen klerikët, t` u PRISHËN VARREZAT. T` u jipen ARMË kolonistëve, të përtrihet aksioni i vjetër i çetnikëve. Sidomos duhet përdorë një masë që është aplikuar me pas shfarosjës së madhe më 1877, e që ka vazhduar më 1878 kur natën i kemi DIEGUR FSHATRAT dhe KUARTET e qyteteve, që ishin të banuara me shqiptarë”.(Marrë nga dorëshkrimi: Vasa Çubrilloviq, Shpërngulja e shqiptarëve, 7 mars 1937, në Dosjën “Srpski kulturni klub 1935-1939”.).
Si pasojë e aplikimit të këtyre masave fashiste,jo vetëm në Turqi, por shqiptarët do të detyrohën të arratisën edhe në Shqipërinë Bregdetare me këtë itinerar: Më 1919-1923 në Shqipëri do të arratisën 583 familje shqiptare; më 1924 do të arratisën 43 familje shqiptare; më 1925 do të arratisën 148 familje; më 1926 do të arratisën 299 familje, më 1927 do të arratisën 316 familje: më 1928 do të arratisën 149 familje: më 1929 do të arratisën 216 familje: më 1930 do të arratisën 199 familje: më 1931 do të arratisën 624 familje: më 1932 do të arratisën 211 familje: më 1933 do të arratisën 181 familje: më 1934 do të arratisën 328 familje; më 1935 do të arratisën 386 familje: më 1936 do të arratisën 182 familje, më 1937/38 do të arratisën 105 familje. Gjithësejtë do të shpërngulën në Shqipërinë Bregdetare (sipas dokumenteve ushtarke jugosllave-AVIIB. P.17. K. 95-a. d. 1. Pov. 429. Dokumentet dëshmojnë edhe për lokalitetet se ku ishin vëndosur ato familje, të cilat, edhe në Turqi edhe në Shqipëri monitoroheshin nga agjenturat serbiane).
Hitleri për interesa të Rajhut ua la serbianëve (Qeverisë Kuisllinge të Millan Nediçiq, Qarkun e Mitrovicës. Në lidhje me këtë, Ferat Draga dhe Komiteti i Bedri Pejanit, do të kërkojnë që Mitrovica, Vushtria dhe Llapi t` i bashkohën Zonës Italiane të okupimit. Por, Zyra e Hitlerit do të përgjigjet, në akord me Zyrën e Milan Nediqit (1942) se: “ Duhet të ndalet kërkesa e shqiptarëve, sepse Trepçën nuk mundemi ta lëshojmë. E zgjidha është në DEPORTIMIN E TË GJITHË SHQIPTARËVE NGA KRAISKOMANDATURA E MITROVICËS, ku viceba është Xhafer Deva (njeri i ynë-Eberhart), në Zonën Italia ku pushteti ka ligje dhe rregulla shqiptare të lejuara-Fitzum). Ja pra edhe gjatë Luftës Dytë Botërore, serbianët nuk janë ndalë së programuari gjenocidin ndaj shqiptarëve.
Etapa e katërt e përpeikjës serbe për të organizuar gjenicid ndaj shqiptarëve 1945-1966
Në nënetapën e parë 1945-1949, ka pasë vrasa e pushkatime masive ndaj shqiptarëve, me qëllim që populli të frigësohet. Në këto rrethna më 8 shkurt 1945 u vëndos Diktatura ushtarke në Kosovë. Ai pushtet, do t` i varsë pa gjyq 4800 shqiptarë në Drenicë, në Bihor vritën nepër shtëpia 3820 shqiptarë, në Prishtinë me rrethinë vritën 3675 shqiptarë, në Mitrovicë dhe rrethinë vritën 1970 shqiptarë,në Sanxhak vritën 1410 shqiptarë, në Shkup dhe rrethinë vritën 1450 shqiptarë, në Ferizaj vritën 1260 shqiptarë, në Gostivar vritën 715 shqiptarë, në Rahovec vritën 750 shqiptarë, në Kumanovë vritën 780 shqiptarë, në Dragash vritën 500 burra, në Preshevë vritën 690 burra e gra e fëmijë, në Kërçovë vritën 490 burra dhe gra, në Llap vritën 384 burra dhe gra e 26 fëmijë.
Në nën etapën e dytë 1949-1966, pushteti jugosllavë do të ndërmerr aksione barbare për ta detyruar popullsinë shqiptare që të shpërngulet, dhe pronat e tyre të kolonizohen me sllavë. Për këto qëllime do të themelohet Shatbi i Aleksandër Rankoviqit dhe Krste Cervekovskit, në Beograd. Shtabi planifikonte shfarosjën e shqiptarëve në Jugosllavi. Anatrë shtabi ishin: Svetisllav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vukçeviq, Pavle Iviçeviq. Këta kriminelë organizonin me dirktiva pastaj nënshatbet si: Llazar Kolishevski në Maqedoni dhe Nënshtabi i Moma Markoviqit në Kosovë 1949-1966.
Si pasojë e terrorit shtetëror jugosllavë, shqiptarët do të detyrohen të shpërngulën në Turqi. Së pari do të organizohet konvertimi i një pjese të shqiptarëve në Turq. Pastaj në Shkup do të themelohet një Qeveri marionetë me në krye Apostol Tanefin. Kjo qeveri kishte për detyrë që ta rrxojë pushtetin në Tiranë dhe ta thelojë një pushtet ala “Ahmet Zogolli 2”. Pas këtyre aksioneve Shtabi i Rankoviq-Cervenkovski, do të organizojë në Shkup një nënshtab për propogandë, e të cilit do të i bashkangjitet edhe Konzullati i Turqisë, duke lëshuar viza për shpërngulje në Turqi. Më 1951-52 shpërngulën 37000 persona, më 1953- 19300 persona, më 1954 -17500, më 1955- 51000, më 1956- 54000, më 1957- 7710, më 1958- 41 800, më 1959-32000, më 1960- 27800, më 1961- 31600, më 1962- 15940, më 1963- 25720, më 1964- 21530, më 1965- 19 821, më 1966- 12250 shqiptarë të shpërngulur në Turqi. Në bazë të seksionit të pashaportave jugosllavo-turke në Turqi si pasojë e Marrëveshjës Xhentelmene Tito-Kyprili (MPJ i Turqisë) lidhur më 3 mars 1953 në Split, në Turqi janë shpërngulë 415215 shqiptarë.Në pronat e tyre janë kolonizuar 62 612 sllavë. Ndërsa në Maqedoni janë kolonizuar 33 612 sllavë të brendshëm. Sllavë të kashtëm janë trefish më tepër dhe për mënyrën se si i solli Kolishevski ata nuk do të dihet tani për tani.
Në bazë të dokuemneteve jo vetëm me shpërngulje, por edhe me burgje shqiptarët nën okupimin jugosllavë do ta zënë vendin e parë në Evropën e pas Luftës Dytë Botërore. Bile Adem Demaçi është REKORD me burgim të pandërprerë për 28 vjetë në Evropë. Madje, në bazë të dokumenteve të tyre serbianët dy herë tentuan ta varsin Adem Demaçin në brurg: një herë më 1965 dhe njëherë më 1989, vrasje kjo që në Kryesinë e Jugosllavisë e kërkon Borisav Joviqi (antar i Kryesisë RSFJ). Në të dy rastet Adem Demaçin e shpëtuan kroatët: më 1965 Vlladimir Bakariq e në rastin e dytë Stipe Mesiq.
Me gjithë këtë nuk ishte në pyetje vetëm Adem Demaçi. Mjafton të hetohet dhe publikohen një fenomen i vrasjesë së ushtarëve dhe civilëve shqiptarë nga viti 1981 e tutje, vrsëje kjo që organizohej nga Shtabi i Nikola Lubiçiqit. Në realitet, në kushte të diktaturës shtetërore mbi Kosovën, më 5 prill 1981 në Beograd themelohet Shtabi i Nikolla Lubiçit për ta orkestruar akuzën ndaj shqiptarëve, duke ia tejkaluar kohës së banditizmit rankoviqist me 750 000 dosje dhe mbi 700 000 vjetë burgje të rënda ndaj shqiptarëve.Më 1981 vritën 13 civilë dhe 4 ushtarë shqiptarë; më 1982 vritën 2 civilë dhe 7 ushtarë shqiptarë; më 1983 vritën 3 ushtarë shqiptarë; më 1984 vritën 3 civilë dhe 2 ushtarë shqiptarë; më 1985 vritën 1 civilë dhe 5 ushtarë shqiptarë; më 1986 vritët 1 ushtarë shqiptarë, sespe në këtë vit publikohet Memorandumi i Akademisë Serbe; më 1987 vritën 6 ushtarë shqiptarë; më 1988 vritën 4 ushtarë shqiptarë, por publikohet “PROGRAMI JUGOSLLAV PËR KOSOVËN” me 92 detyra të kolonizimit; më 1989 vritën 33 civilë dhe 1 ushtarë shqiptarë, sepse në këtë vit ndodhë grusht shteti kushtetues serbian mbi Kosovën, prandaj civilëve duhej “tregur dhëmbët”; më 1990 vritën 39 civilë dhe 5 ushtarë, sepse duhej treguar se kush është fuqia serbiane duke i larguar 160 000 punëtorë shqiptarë nga puna dhe duke sllavizuar tërë aparatin administariv; më 1991 vritën 14 civilë dhe 1 ushtarë shqiptarë; për të vazhduar nga viti 1992 vetëm me vrsaje të civilëve (u vranë 20 civilë shqiptarë); më 1993 u vranë 15 civilë shqiptrë; më 1994 u vranë 18 civilë shqiptarë; më 1995 u vranë 14 civilë shqiptarë; më 1996 u vranë 14 civilë shqiptarë.

Kush ishte prapa çrregullimeve në Shqipëri në mars 1997

Më 1997 u vranë 17 civilë shqiptarë. Në këtë nivel të krimeve Shtabi i Nikolla Lubiçiqit ishte kthyer në Shtab të Sllobodan Millosheviqit e ku ishte edhe një pjesë e kreut të Kishës Ortodokse Serbe. Parndaj do të analizpojnë situatën (Arkivi i Serbisë o/5/97 strogo tajan drzhave) dhe do të vijnë në përfundim, sidomos Akademik Kresiqi, se “për ta shfarosë popullsinë shqiptare në Serbi (lexo në Kosovë-hb), së pari duhet destabilizuar Shqipërinë. Për këtë detyrë do të plasohet fond i veçant dhe do të angazhohën agjentë të paguar nga Lindja dhe Prendimi. Ishin nja 5230 “ekspertë të çregullimeve që ishin larguar nga Avganistani dhe nga disa vise të krizave në botë!-Burimi: Elaborati i Akad. Kresiqit për Shqipërinë 1996/7.).

Më 1998 fillon lufta frontale çlirimtare e shqiptarëve në Kosovë

Më 1 tetor 1997 Etapa e politikës paqësore në Kosovë merr fund, sepse okupatori po i thellonte mizoritë mbi civilët duarthatë shqiptarë. Në këto rrethana studentët dhe profesorët patriotë të Univerzitetit Prishtinës, do të ngritën në demonstratë, për t` i treguar okupatorit se nuk jemi ata që duhet të strukemi nën diktatin e asnjë partie, dhe ilegalisht jemi me organizatërët e tentim kryengritjës shqiptare më 1981. Tani, më 1 tetor 1997 ishin krijuar dy realitete njera përball tjetrës: Me një anë Rektori në krye me profesorët patriotë dhe organizatorët e demonstratave, studentër rrevoluconarë për rreth tyre në të njejtin frontë. Në anën tjtër forcat e okuptaorit me tanke dhe automatikë u qëndroni përballë, dhe provonin (okupatori) të dëshmojnë se edhe pse i kanë humbur TRI luftëra (në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje Hercegovinë), tani në Kosovë donin të dëshmojnë se kanë kapacitete për t` e shfarosë tërë popullin shqiptar. Dhe ashtu provuan më 1998 dhe 1999.

Etapa e pesë e gjenocidit serbian ndaj shqiptarëve 1989-1999

Qarçet neofashsite serbiane qysh në filim të marsit të vitit 1989, do të i fillojnë aksionet për kthimin e të gjithë ish udbashëve serbianë në detyrë në Kosovë. Për këtë qëllim do të themelohet Shtabi i Nikolla Lubiqit. Kështu, në bazë të argumneteve nga viti 1981 qarqet politike serbe do të lajmërohen me një politikë agresive, të cilën e institucionalizuan duke themeluar Shtabin e Nikolla Lubiçiqit dhe Gjenral Graçaninit. Ky Shtab kishte për detyrë për të akuzuar shqiptarët për çdo gjë, e që shqiptarët nga vitit 1945 nuk pyetëshin për asgjë.Madje, më 1989 qarçet e Beogradit ndërmarrin me grusht shtet defaktorizimin e Kushtetutës Kosovës nga viti 1974. E vërteta, pas 23 marsit 1989 në Kosovë çdo gjë do të serbizohet. Do të largohen nga puna të gjithë punëtorët shqiptarë. Do të mbyllet Univerziteti dhe shkollat e mesme dhe ato fillore, për shqiptarë. Do të mbyllet çdo mjet informativ shqip. Do të fillojë një fazë e re politike me elemente të holokaustit. Do të fillojë aksioni i RRAHJEVE publike të shqiptarëve nepër vende publike, krejtë me qëllim që të frigësohen dhe të largohen nga Kosova. Në këtë drejtim, politika paqësore nuk do të arrijë për ta realizuar atë që deputetët e Kuvendit Kosovës kishin vëndosë me 7 korrik 1990, që Kosova të avansohet në Republikë. Ndërsa më 7 shtator 1990 deputetët do ta aprovojnë Kushtetutë të Republikës Kosovës. Këtë rreshtim pushteti okupues do ta luftojë me të gjitha mjetet. Por shqiptarët do të detyrohet të mbrohen edhe me fuqinë e armëve përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra lufta shqiptarëve u ishte e imponuar.
Sidomos më 1998-1999, pushteti neofashist i Sllobodan Millosheviqit dhe shtabit tij, do të provojnë që në Kosovë të përseritet “Sanxhaku i Nishit 1877”. Kjo do të dëshmohet se nga 1392 fshatra, Serbia do t` i bombardojë 1007 fshatra. Gjatë këtyre bombardimeve do të rrënohen 122775 shtëpi. Madje do të bombardohen edhe 80 përqind e shkollave nepër fshatra. Do të digjen të gjitha bibliotekat nepër bashkësi lokale. Do të fillojë pushkatimi masive i shqiptarëve duke u arratisë nepër kolona nga fshatrat e tyre. Do të krijohen KATËR KAMPE PËRQËNDRIMIT: në Bllacë (në mes Kosovës dhe Maqedonisë), në Stankovec dhe Çegran të Maqedonisë dhe në Kukës të Shqipërisë. Brenda Kosovës do të hapën 600 varreza masive. Nëpër kampët e sipërtheksuara do të kalojnë 993 588 shqiptarë.
Për shkak të dhunimeve dhe mizorive të papara, shqiptarët do të shpërndahen nepër botë gjatë prillit dhe majit- qershorit: në Shqipëri 507 800 shqiptarë; në Maqedoni 360 000 shqiptarë; në Mal të Zi depërtohen 70 000 shqiptarë. Në Bosnje deportohen 21000 shqiptarë; në Kroaci deportohen 4000 shqiptarë, në Slloveni deportohen 3450 shqiptarë.
Në Francë nga kampet e përqëndrimit do të deportohen 6300 shqiptarë, në Itali deportohen 10 000 shqiptarë, në Gjermani deportohen 14000 shqiptarë, në Britani deportohen 3300 shqiptarë, në Suedi deportohen 7000 shqiptarë, në Norvegji deportohen 8000 shqiptarë, në Finlandë deportohen 1000 shqiptarë, në Danimarkë deportohen 2800 shqiptarë, në Belgjikë emogrojnë 9000 shqiptarë, në Turqi emigrojnë 18000 shqiptarë, në SHBA emigrojnë 6100 shqiptarë, në Kanada emigrojnë 3200 shqiptarë, në Australi emogrojnë 3500 shqiptarë, në Zvicër emigrojnë 4100 shqiptarë, në Zelandë të Re emigrojnë 600 shqiptarë, në Izrael emigrojnë 450 shqiptarë.
Sipas KLMDNJ dhe H. R. Vatch në Kosovë janë dhunuar 20 000 femra.Janë bartë kufomat e shqiptarëve për t` u humbur gjurmët dhe janë diegur nepër shkritore. Ndersa disa janë hudhur edhe nëpër liqene nepër Serbi.
Për të gjitha këto konkludime posedohen dokuemnete të shkruara nga Oragnizatat humanitare dhe ato të drejtave të njeriut. Por mbi të gjitha posedohen fotografi të cilat janë të sistemuara në Librin Porf Dr Nusret Pllana, Terrori i serbisë ndaj shqiptarëve 1844-1999, Prishtinë i botuar në 5 gjuhë botërore.
Në ofenzivën e fundit (1998/1999) serbe për shfarosjën e shqiptarëve nga Kosova, pushteti okupator serbian do ta kthej këtë trevë në vednin më të militarizuar, pas Luftës së Dytë Botërore, duke e mbuluar me 160 000 trupa ushtarke dhe policore, plus duke i siellë dhe aktvivizuar si policë dhe mercenarë 150 000 serbian nga Kroacia. Me këto forca do të bombardohëmn 1008 fshatra shqiptare, do të rrënohen 22 775 shtëpi banimi, do të dëmtohën 85 336 shtëpi ndihmëse, do të digjen 8286 biblioteka, do të minohën dhe shkatërrohën 113 ambulanta fshati, do të digjën 103 biblioteka publike, do të digjën 28 516 biblioteka private.
Për shkak të këtyre mizorive NATO do ta fillojë bombardimin e pozicioneve ushtarake dhe policore serbiane më 24 mars 1999, duke i hudhur me 1200 aeroplanë përmes 35000 fluturimeve 3000 raketa, 30 000 bomba me 25000 tonë ekspoliziv. Lidhur me këtë në saje të luftës së DREJTË të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në saje të luftës së DREJTË 78 ditëshe të NATO-s, RFJ (Republika Federative e Jugosllavisë-Serbia dhe Mali i Zi) do ta nënshkruajnë K A P I T U LL I M I N në Kumanovë më 9 qershor 1999. Kapitullimi u nënshkrua pas një debati dy ditorë në mes oficerëve të NATO-s dhe oficerëve të Ushtrisë Jugosllave.
Në rrethanat e rikrijuara serbianët që ishin siellë si armiqë të përbetuar ndaj fqinjëve shqiptarë, duke i deportuar mbi NJË MILIONË nga shtëpitë, duke i vrarë dhe duke krijuar mbi 600 varreza masive, duke i dhunuar 20 000 femra, ata (serbianët e kolonizuar) nuk do të qëndrojnë në Kosovë, por do të LARGOHEN së abshku me ushtrinë dhe policinë okupatore. Nëse ky realitet i krijuar me FAJIN e pushtetit serbina, mund të quhet “gjenocid ndaj serbianëve”, nga ana e shqiptarëve, sot bota e dinë fare mirë, kush ishte viktima (popullsia shqiptare) e kush gjelati (pushteti serbian). Në rrethanat e reja, qarqet kishtare, sidomos, të mundura në luftë, sepse kishin qenë nxitëset kryesore të krimeve, duke lakmuar pronat e shqiptarëve, e duke shpresuar se do të përseritet Toplica 1877, tash nuk kanë kah t` ia mbajnë por mund të shkruajnë për “një gjenocid” fiktiv, që nuk ka ndodhë, edhe pse serbianët janë mësuar të RREJNË. Por, kësaj radhe bota është e informuar sepse i posedon edhe dokumentet edhe fotografitë e bëra nga agjnecitë informative neutrale

BOTIMET E TRILLUARA TË KISHËS SERBIANE

“Gjenocidi shqiptarë ndaj serbianëve gjatë shekullit 20”, botim i Eparhisë Prizren-Rashkë më 2008.

Tash shtrohet pyetja për ata që e njohin histoirinë e shekullit XX-të, sidomos marrdhënjet shqiptaro-serbiane. Kjo pyetja duhet të studiohet deri në hollësi, sepse tendenca e Kishës Serbe është që të bombardohet opinioni i painformuar me rrena ordinere, se “shqiptarët paskan bërë gjenocid mbi serbinët gjatë shekullit 20”. E kur të vihën në tavolinë të gjitha dokumentet, sidomos serbiane, se çka dhe pse ka ndodhë gjenocisdi ndaj shqiptarëve (shiqo: 35 programe i kanë bërë serbët, për shfarosjen e shqiptarëve) në Kosovë, del se sa ka investuar Serbia në lëminë e gjenocidit, alias del se sa ka investuar Mbretëria SKS (Jugosllave), dhe ajo Federative, për t` i shpërngulur shqiptarët në Turqi dhe për ta kolonizuar Kosovën dhe Maqedoninë me sllavë.Ja faktet e tyre: Nga dokumnetet del se më 1912-1914 në viset e pushtuara të Kosovës dhe Manstrit janë kolonizuar afro 30 000 sllavë, kryesisht duke u punësuar në adminstratë dhe në hapjën e firmave nepër pronat e shqiptarëve. Në mes Dy luftërave botërore janë shpërngulur 260 000 shqiptarë në Anadoli ndërsa janë kolonizuar 64 250 sllavë, duke ua grabitë shqiptarëve gati 300 000 hektarë prona buke. Kuptohet se me kapitullimin e Jugosllavisë më 17 prill 1941, tërë ajo masë sllave që ishte EKSPOZUAR me krime ndaj shqiptarëve, në saje të njëfar “lirie” që e proklamoi nazifashizmi, ata kolonistë që ishin ekspozuar me krime ndaj fqinjëve, duke ua grabitë edhe bukën në maxhe shqiptarëve; duke ua lënë pushteti familjës shqiptare vetëm 0 40 ari tokë, do të LARGOHEN nga Kosova. Kuptohet jo të gjithë, por dokumenetet theksojn se ishin 11 153 familje sllave. Askush prej tyre nuk është vrarë, por janë larguar nga pronat që i kishin përvetësuar me ndihmën e pushtetit. Nëse ky “është gjenocid i shqiptarëve”, atëherë lind pyetja kush ishte Gjenerali Eberhard, adminstratoroi Nojebaher dhe Gestapovci Fitzum me Smithuberin. Jo, jo, nuk munden ma serbianët të shesin “dhi të egra për dele të bardha”.
Rasti i dytë që mund të komentohet si “gjenocid” sipas autorëve të librit pamflet, të KOS, është se pas Plenumit Brioneve, me mija sllavë që ishin shndëruar në DAHI në Kosovë do të detyrohen të largohen atje ku i kishin pronat e dyfishta. Këta nuk do të i largojë askush, përpos faktit se nuk kishin mundësi PSIKOLOGJIKE të shohin në Kosovë njëfar barazie ligjore në mes qytetarëve. Fakti tjetër është se u themelua njëfar Komisioni Shtetëror për hulumtimin e krimeve në Kosovë, por ai institucion mbeti vetëm emër në letër sepse urdhëri nga lartë ishte që mos të denohen fare: “Është fjala për shqiftarë”!!
Rasti i tretë i largimit të kolonistëve sllavë nga Kosovë është në qershor 1999. Ky rast është histori e “përseritur”, sikurse më 1941, sepse realiteti ishte i njejtë. Në fakt, nga ana e shqiptarëve e sidomos nga ana e UÇK nuk ka mundur të vritet e të detyrohet në shpërngulje askush, kur pushtetin de fakto dhe de jure e kishte UNMIK-u dhe KFORI.
Pse detyrën e institucioneve shtetërore për “gjenocidin” fiktiv ndaj serbianëve në Kosovë për një shekull, e ka marrë Kisha Ortodokse Serbe, çështja bëhet e njohur pas një “incidenti” diplomatik në mes për faqsuesit të BE-s më 2010, kur delegatit serbian ia venë librin përpara “ALBANIAN GENOCID OF THE SERBS…..DOC, 2008”)-Shiptarski genocid nad srbima u 20. Veku, Dokumenti, ). E publimin në anglishte pushteti i Beogradit e kishte distribuar nepër ambasada, e ato zyreve të shtetit përkatës. Në këtë publikim janë plasuar aso konstruksionesh, sa që asnjë polici kriminalistike në botë nuk do të dinte për t` i trilluar, për të kurdisë RRENA në nivel të tillë. Lidhur me këtë, në takimin në Bruksel, zyrtari serbian i përgjigjet zyrtarit evropian: “Kjo është punë e kishës. Te ne këto publikime janë të lira! ”. Zyrtari evropian: “Të lira mund të janë por janë shumë helmuese, sepse janë rrena të kurdisura, e ne po tundim ujë në havan kot këtu. Nuk ndertohet historia paqesore kështu, duke u maskuar pas Kshës. E për këso maskimesh ka edhe sankcione ligjore, në çdo shtet ku sundon ligji dhe rendi. E vërteta, kisha e ka botuar publikimin, por ambasadat e jueja e kanë shpërndarë si material akuzuzonjës ndaj shqiptarëve. Ku jetoni ju?!!!”.
Kështu pushteti serbian, ka krijuar “popullin e qillit dhe kishën e yjëve”,dhe shteti që u “sherben dy palëve”, dhe nuk i japin askujtë përgjegjësi për asgjë. Po në këtë mënyrë më 1987 Kisha seriane i nxorri eshrta e Princ Lazarit dhe i shetiti nepër Jugosllavi. Andej kah u shtetitën popat me ata eshtëra të kalbur, andej u zhvilluan luftëra që eskaluan kudo, deri në gjenocid, i cili duhet të sankcionohet, kushdo që e ka bërë, por me fakte, sepse sot, bota para informatës, drejtësisë e padrejtësisë, është shumë e vogël.

Literatura:

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Shpërngulja e shqiptarëve me dhunë shtetërore nga Shqipëria Kontinentale 1877-1999, Prishtinë 2022, Botoi “Faik Konica” f.640;Prof Dr Hakif Bajrami, Naçertania, Prishtinë 2004; Prof Dr Hakif Bajrami, Politika e shfarosjës së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, “QIK”, Prishtinë 1995; Prof Dr Hakif Bajrami, Konventa jugosllavo-turke 1938, Prishtinë 2003; Prof Dr Hakif Bajrami, Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili 1953, Prishtinë 2004.
Dragisha Vasiq, Dva meseca u jugoslovenskom Sibiru, Novi Sad 1921;
Josef Martinsen, Bunari smrti në Kosovu 1999, Pristina 2006;
Dr Vladan Gjorgjeviq, Srpsko-turski rat (uspomene i belske) 1877-1878, Beograd 1908;
Rade Radovanoviq, Qeshja nën trekëmbëshin e varjes, Prishtinë 2021, botim “KOHA” f. 541
Prof DR Nusret Pllana, Terrori i serbisë ndaj shqiptarëve 1844-1999, Prishtinë 2021, (botimi i oarë më 2001 dhe disa ribotime në 5 gjuhë botërore, ku pasqyrohet gjenocidi me fjalë dhe fotografi).
Burimi: KLDMNJ, Raporti për vitet 1999/2000.
H.R. Vach, Raporti për dhunimet dhe varasat nepër Kosovë më 1999.
Genocid Siptara nad Srbima tokom 20 veka, botim i Eparhisë Prizren-Rashkë 2008.

Prishtinë, më 23.02. 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu