ARKIVI:
18 Tetor 2024

Fytyra e vërtetë e demonëve, që demonizuan gazin lotsjellës

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Në asnjë vend të botës pasojat e politikës së keqe nuk vijnë nga opozita por nga pozita.
Pra, çdo përpjekje për të fajësuar gazin lotsjellës për ekzistencën e Zajednices, Delimitimit, Gjykatës Speciale, rajonalizimit etnik, papunësisë, drejtësisë së kapur, vrasjeve të pazbardhura politike, migrimit marramendës, prokurorisë së kapur, privatizimit dhe tenderimit mafioz, si dhe grabitjes shumëdimensionale, ishte dhe mbetet edhe sot, një përpjekje qyqare për të larguar vëmendjen e viktimave jo vetëm nga plaçka dhe shtypja e kriminelëve në pushtet, por edhe nga tentimi i tyre për ta copëtuar shtetin.
Pra ishte dhe mbetet një tentim qyqarë për të larguar vëmendjen e popullit nga grabitja që iu bë njëzet vjet rresht, dhe nga tentimi për copëtimin dhe shkatërrimin e shtetit në të cilin jeton.
Ose edhe më saktësisht ishte dhe mbetet një tentim qyqarë për ta zhvendosur vëmendjen e popullit prej krimeve të shumëfishta të kleptokratëve në pushtet tek metodat me të cilat opozita u përpoq të shpëtonte të njëjtin popull nga plaçka dhe shtypja dhe të njëjtin shtet nga copëtimi dhe zhdukja.
Prandaj opozitën e solli në pushtet me 51% të votave, pikërisht përpjekja e kriminelëve të shumëfishtë dhe mbrojtësve të tyre për ta fajësuar opozitën për gjendjen e rëndë të shoqërisë dhe shtetit, vetëm pse e përdori gazin lotsjellës gjatë protestës kundër politikanëve kriminalë, kleptokrat dhe kuislingë që shpërdoronin pozicionet vendimmarrëse për t’u bërë milionerë përmes krimit të shumëfishtë.
Për të fshehur jo vetëm gjurmët e plaçkës dhe shtypjes së popullit, por edhe gumet e tentimit për copëtimin e shtetit, këta kriminelë gjakatarë bashkëpunuan madje edhe me armiqtë e jashtëm, të cilët u garantonin shpëtimin nga përgjegjësia dhe në të njëjtën kohë i shantazhonin me kundër shërbim.
Çuditërisht, në çdo vend normal të botës, elita intelektuale është në anën e së vërtetës, por jo në Kosovë.
Çfarë vërteton kjo?
Kjo vërteton të paktën dy diagnoza shumë shqetësuese:
1. Që nuk ekziston fare
dhe
2. Që ekziston, por është shitur për para dhe është vënë nën kujdesin dhe mbrojtjen e kriminelëve shumëdimensional.
Dhe çfarë është më e keqja, në këtë rast kemi një kleptokraci me mentalitet feudal, e cila ka kryer plaçkitje shumëdimensionale dhe shtypje të dhunshme, dhe një popull që ka qenë dhe mbetet viktimë e grabitjes dhe shtypjes së saj shumëdimensionale.
Çfarë bëri e ashtuquajtura elitë intelektuale?
Ose heshti, ose fajësoi opozitën vetëm pse me gaz lotsjellës tentoi të ndalonte plaçkitjen dhe shtypjen shumëdimensionale.
Ose edhe më saktësisht e fajësoi opozitën, vetëm pse tentoi me anë të gazit lotsjellës të ndalë plaçkitjen e popullit dhe copëtimin dhe shkatërrimin e shtetit.
Natyrisht, ajo e bëri këtë me vetëdije të plotë dhe me të vetmin qëllim për të larguar vëmendjen e viktimave nga shkaqet dhe gjurmët e grabitjes dhe shtypjes shumëdimensionale drejt metodave të rezistencës.
Dorën në zemër, vetëm UDBA sillet kështu.
Dhe nëse kjo nuk është dëshmi se elita jonë intelektuale përbëhet kryesisht nga kllounët e UDB-së që flasin shqip, atëherë nuk e di se çfarë është dëshmia.
Kjo është njësoj si të fajësosh NATO-n pse ka ndihmuar shqiptarët të shpëtojnë veten nga gjenocidi i Millosheviçit, ose si të fajësosh një mjek vetëm pse donte të shpëtonte një pacient nga vdekja.
Cili është motivi që i shtyu të ashtuquajturit intelektualë të shpërfillnin të vërtetën?
Sigurisht një jetë pa brenga, si e zagarve nën hambar, nga kockat e kriminelëve.
Prandaj kishim një Shoqëri Civile dhe një elitë intelektuale ose krejtësisht joaktive, ose aktive sa për sy e faqe, ose shumë aktive, por jo në mbrojtjen e së vërtetës, por në justifikimin e kriminelëve ose fshehjen e gjurmëve të krimeve të tyre shumëdimensionale. .
Fatkeqësisht, shumica absolute e mediave tona e kanë bërë të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës dhe në atë mënyrë kanë dëshmuar se financohen nga të njëjtët politikanë me të njëjtat para që ia kanë grabitur popullit të tyre.
Një gjë është e sigurt:
Sa më shumë që politikanët kriminelë dhe mbrojtësit e tyre lënë pyetje pa përgjigje, aq më shumë dëshmojnë se nuk kanë argumente për të justifikuar grabitjen dhe shtypjen e tyre shumëdimensionale.
Prandaj, ata zgjedhin metodat më qyqare të mundshme për të shmangur një përballje argumentuese me të vërtetën.
Ata e bënë këtë gjatë gjithë kohës dhe akoma vazhdojnë ta bëjnë, vetëm e vetëm për të shmangur përgjegjësinë.
Dhe këtu kemi njëherësh përgjigjen në pyetjen ; se pse pushtetet e pasluftës arritën të bëjnë kaq shumë krime të papenguara prej askujt, përveçse prej Vetëvendosjes.
Dhe këtu e kemi njëkohësisht edhe përgjigjen në pyetjen : Se pse Vetëvendosje nuk e arriti plotësisht synimin e saj për ta parandaluar dhe ndalur plotësisht krimin shumë-dimensional, por vetëm pjesërisht.
Sepse sabotohej vazhdimisht nga elita intelektuale, Akadamia e Shkencave dhe Arteve, Shoqëria, Civile dhe mediat e shitura.
Përveç kësaj sabotohej jo vetëm nga ata shqiptarë që jetonin si Zoti në Paris nga bashkpunimi me kriminelët kuislingë por edhe nga ata shqiptarë që ua shisnin votën kriminelëve të shumëfishtë për një mbushje apo burek.
Fatkeqësinë elita jonë intelektuale, Shoqëria Civile, Akademia e Shkencave dhe Arteve dhe shumica absolute e mediave tona edhe sot e asaj dite vazhdojnë të jenë përkrahës të kriminelëve të shumëfishtë.
Dhe kudo ku elita intelektuale, Shoqëria Civile, Akademia e Shkencave dhe Arteve dhe mediat janë përkrahës të kriminelëve për motive lakmitare, viktima janë populli dhe shteti.
Kështu, kushdo që përpiqet të shpëtojë popullin dhe shtetin nga kthetrat e politikanëve hajdutë dhe shtypës, trajtohet si armik i elitës intelektuale dhe i hajdutëve shtypës.
Sepse janë nën të njëjtin jorgan.
Prandaj, në mungesë të argumenteve për të vërtetuar se rezistenca ndaj krimit dhe shtypjes është e panevojshme, sfidohen dhe demonizohen metodat e rezistencës.
Por nëse vendosim në njërën anë të peshores dëmin material dhe njerëzor që patëm atëherë nga gazi lotsjellës dhe në anën tjetër dëmin e sundimit njëzetvjeçar të qeverive të mëparshme, do të shohim se demonizimi i metodave të rezistencës është plotësisht i njëanshëm dhe qesharak.
Me sa duket, këta të ashtuquajtur intelektualë donin që organizatorët e rezistencës me gaz lotsjellës t’i prisnin kriminelët dhe kuislingët e shumëfishtë me buqeta lulesh në parlament dhe të ndalonin zullumin e tyre, pra copëtimin dhe shitjen e territorit duke ua mbështjellë mikrofonin me gjethe lulesh.
Albin Kurti në fakt hartoi një plan emergjent të veprimit parandalues, duke parë se asnjë institucion joqeveritar nuk arriti të dëshmojë besueshmërinë e tij.
Dhe kjo dëshmohet shumë qartë nga heshtja dhe pasiviteti i elitës intelektuale, Shoqërisë Civile, Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe mediave.
Sepse ato jo vetëm që nuk e përkrahen popullin dhe shtetin për t’u çliruar nga kthetrat e kriminelëve dhe tradhtarëve, por edhe i përkrahën vazhdimisht autoritetet e korruptuara, kriminale dhe kuislinge për ta shtypur dhe plaçkitur popullin dhe për ta copëtuar shtetin.
Por veprimi emergjent nuk mund të ketë efekt nëse metodat e rezistencës janë të buta, ndaj përdorimi i gazit lotsjellës ishte plotësisht i justifikuar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu