ARKIVI:
19 Tetor 2024

Njohja reciproke e Kosovës me Serbinë është në qendër, jo në fund; prandaj ju kisha lutur mos thoni njohja reciproke vjen në fund

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Prishtinë, 25 shkurt 2022

  • Pjesë nga fjala e kryeministrit Albin Kurti në debatin parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

Një pjesë e fjalës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në debatin parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

Faleminderit nënkryetare,

Unë ju falënderoj për këtë mundësi që të debatojmë, mirëpo më lejoni të ritheksoj se edhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës edhe pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë kurrë nuk ka qenë më i favorshëm sesa tani.

E kemi gati një vit pa asnjë koncesion. Prej kur ka filluar dialogu në vitin 2011 nuk ka pasur vite pa koncesione e kompromise, e ky viti i kaluar është një vit në të cilin kishim rritje ekonomike 9.9 për qind të bruto produktit vendor, kishim luftim të krimit e të korrupsionit, kishim menaxhim të mirë të pandemisë, top në Ballkan, dhe përkundër problemit me Serbinë pra ne kemi dëshmuar se jo vetëm që shteti i Kosovës është i suksesshëm, por në të njëjtën kohë ai nuk është i varur nga njohja e Serbisë.

Ne nuk e kemi shpallur pavarësinë që ta zëvendësojmë varësinë nga Serbia, me varësi nga njohja e saj. Kemi treguar që shteti i Kosovës dhe populli i Kosovës janë të përcaktuar në rrugën evropiane dhe euroatlantike, se ne e bëjmë shtetndërtimin demokratik, e bëjmë sundimin e ligjit dhe zhvillimin socio ekonomik, përkundër problemit që kemi me Serbinë dhe se Kosova nuk është problem, por Kosova ka problem. Brenda e ka korrupsionin dhe në raport me Serbinë e ka mosnjohjen e Serbisë.

Tash, unë ju falënderoj shumë për gatishmërinë që ta ndihmoni qeverinë. Një mënyrë shumë e qartë që të më ndihmoni është të mos flisni për njohjen e ndërsjellët me të cilën përfundon procesi, siç e tha njëri prej kryetarëve të partive opozitare apo siç e ka thënë tjetri, marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme e cila ka epilog njohjen reciproke. Kjo është shumë gabim. Ju ma dëmtoni mua pozicionin negociator me këso konstatimesh.

Që prej vitit të kaluar ka ndodhur një zhvendosje tektonike në kuptimin diplomatik të fjalës, e raportit tonë me Serbinë në bisedimet e Brukselit. Nuk është më njohja në fund, si epilog, por është në qendër, jo në fund.  Ka zhvendosje prej kohës në hapësirë. Jo një proces që përmbyllet me njohjen reciproke, por një proces në të cilin njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes.

Këtë e thotë dhe Presidenti Biden, këtë e thotë edhe Sekretari Blinken, në letrën që ma ka dërguar në janar. Në qendër është njohja reciproke, jo në fund. Pra, ka marrë fund ajo ‘sallami taktika’ ku Kosova bën koncesione e kompromise në pritje të njohjes që na vjen në fund, e që s’vjen asnjëherë. Dhjetë vjet i kemi pas të kornizuara në një mënyrë të tillë. Në vitin e kaluar është bërë ndryshimi. Në vitin e kaluar jemi zhvendosur nga koha te hapësira, jo një proces kohor në fund të së cilit vjen njohja por një marrëveshje në hapësirën e së cilës në qendër është njohja reciproke.

Prandaj, ju kisha lutur, ju kisha lutur si kolegë që të më ndihmoni, mos thoni njohja reciproke vjen në fund, se i bëni dëm Kosovës. Njohja reciproke është në qendër, jo në fund. Jo të përmbyllet procesi ose epilogu njohja reciproke, njohja reciproke është në qendër, sepse ka ndodhë zhvendosja prej kohës në hapësirë. Kjo është e para, tejet e rëndësishme është.

E dyta, fjalia e parë e Sekretarit Blinken në letrën në Janar, lexojeni ju lutem me vëmendje thotë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova gëzojnë një marrëdhënie të rrënjëzuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe në përkushtimin për Kosovën e pavarur dhe sovrane, pikë. Kjo është fjalia e parë.

Pra, ne jemi të pavarur. Nuk është dialogu vetëm për neve. Dialogu është për raportin tonë me Serbinë, jo për Kosovën. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga vjeshta e vitit 2010, dy muaj pa u bërë plotësisht të mendimit këshillues të GJND-së, të 22 korrikut 2010, thotë që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është dialog mbi raportin, jo mbi qenien tonë a statusin tonë, ajo është kryer.

Por, gabimi i dialogut 10 vjeçar ka qenë që është diskutuar për qenien dhe statusin tonë. Unë nuk dialogoj për këtë gjë. Dialogu që na kërkohet neve është dialog për statusin e raportit me Serbinë, jo për statusin e Kosovës.

Edhe ajo rezolutë thotë se i ka katër qëllime dialogu. Paqen dhe sigurinë, bashkëpunimin, perspektivën në rrugën evropiane dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Pra, dialog mbi statusin e raportit, jo mbi statusin.

E në paragrafin e dytë të kësaj letre, katër gjëra i përmend Presidenti Biden, që janë shumë të rëndësishme për agjendën e tij në marrëdhënien tonë. E para, forcimi i sundimit të ligjit; e dyta, mbrojtja e të drejtave të pakicave; e treta, forcimi i rritjes ekonomike dhe e katërta, në renditje të fjalisë, sigurimi i një marrëveshje të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Jo në fund, jo në epilog, siç keni shkruar deputeti Haradinaj, pas takimit me Lajçakun dhe Eskobarin. Shumë gabim dhe dëm. Jo në epilog, në qendër.

Ju lutem, kurrë mos thoni më në epilog. Se nganjëherë mund të ndihmoni edhe duke mos folur. Dialogu ndërmjet Kosovës edhe Serbisë, është dialog i cili kurrë nuk është marrë më seriozisht se sa nga qeveria jonë, duke mos e vënë veten tonë në pikëpyetje. Duke mos e vënë veten tonë në pikëpyetje, përkundrazi duke provuar ta zgjedhim raportin tonë me Serbinë.

Dhe në paragrafin e tretë të letrës së Sekretarit Blinken thuhet qartë që natyra e pazgjidhur e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, natyra e pazgjidhur e raporteve, është e rëndësishme për integrimin tonë jashtë vetës në organizatën ndërkombëtare ku anëtarësohemi.

Pra, ky dialog që duhet ta zgjidh raportin tonë me Serbinë, nuk është i rëndësishëm për qenien tonë, sepse ajo është e pavarur dhe sovrane, e thotë në fjalinë e parë të letrës, por është i rëndësishëm për integrimet evropiane dhe euroatlantike.

Pra, për anëtarësime ndërkombëtare ky dialog është i rëndësishëm që të zgjidh raportet tona. Secila fjali është e rëndësishme dhe secila fjalë në secilën fjali. Është gjuhë e saktë matematikore e kirurgjike, që duhet ta ndjekni me vëmendje. Nuk keni nevojë që për Kosovën ta ulni pazarin edhe ma poshtë se Presidenti Biden e Sekretari Blinken. Pra, kurrë më mos thoni njohja reciproke vjen në fund apo është përmbyllëse.

Dhe, krejt në fund ka pas formulime më herët, bazohuni në këtë që e keni tani. Ne jemi serioz në dialog. Në bisedime jemi shumë serioz. E trajtojmë me urgjencë çështjen e të pagjeturve, të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, sepse familjet kanë më shumë ankth se pikëllim.

Gjithashtu, në letrën e Blinken përmendet edhe çështja e energjisë elektrike në veri të Kosovës. Edhe ajo është përmendur. Por, ky është paragrafi i katërt, jo tek njohja reciproke.

Dhe, ju deputeti Haradinaj keni qenë kryeministër. Dialogun ia patët lënë ish presidentit kur lulëzoi projekti i shkëmbimit territorial. Dhe çfarë bëtë ju. Na e patët krijuar një grup super teknik, me në krye Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. A ju kujtohet. Ja çfarë grupi keni bërë ju. Me Fatmir Limajn e me Shpend Ahmetin e keni pas grupin. Dhe, dhatë dorëheqje sepse ju intervistuan në Hagë, e mandej dojshit mu ba president. Presidente është Vjosa Osmani. Presidente është zonja Vjosa Osmani- Sadriu, 300 mijë vota në popull të Kosovës e 82 këtu në Kuvend në sallë.

Pra, nuk mund t’ju marrë si dikush që e keni sinqerisht e seriozisht. Pra, përveç që bëni gabime e dëme nuk mund t’ju marrë sinqerisht e seriozisht. Keni qenë kryeministër, ja dhatë Malit të Zi  8.200 hektarë, më herët i keni marrë 200 për vete. Aman na kurseni tash nga leksionet.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Rusia e ka njoft zrtarisht Ukrainene me 1991.

    Prandaj njohja rciproke ndermjet Serbise dhe Kosoves eshte me vlere zero….sikurse edhe ky fjalim i ketij primitivvvi politik.

    • Fenomeni specifik te shqipetart eshte se me shume se 80% te mashkujve shqipetar jane iracional. Fenomen tersisht endemik ne Bote. E ajo veti, iracionaliteti, e sipas ligjit te naytres, konstituimit dhe menyres te funksionimit te trunit, dhe perqindjes te sasise te ujit ne trup, i takon gjinise femnore. Qe shembulli eklatant: Dardan G. Emri Dardan eshte emen mashkullor. Qe i bie se kete koment, e pa u thellu ne permbajtje e as logjike te asaj per cka po flet kryeministri i Kosoves Albin Kurti, e ka nenshkru mashkulli, Dardan G. E me sypozim se paska me shume se 15 vjet Dardan G. Se deri 15 vjet disi tolerohet nje kesi lloj iracionaliteti dhe te mashkujt gjegjesisht adoleshent te gjinise mashkullore ngase atehere formohen dhe reshtohen ndrime kruciale te hormonave ne trup me radhe dhe ne tru, ne ane te majt dhe te djathet te trunit. Qe per cka Kosova eshte gjithemone ne disavantazhe e sipas funksionimmit te Botes dhe Rendit Botror ne kohe recente. Ne disavantazhe si dhe Shqiperia, si dhe shqipetaret ne Maqedoni perendimore. Bota funksionon ashtu si funksionon. Eshte Bota e mashkujve, dhe ne politike dhe shtetrim. E te shqipetaret…hmm… Popull i munguar ne Histori, vetem e vajtim, patetike, dhe stolisje dhe paradime e ne manire te femnave, qe femnave dhe i tolerohet, ngase jane femna. E te shqipetaret ne shumice, keshtu shkon renditja, ndarja: Femna shqipetare me te gjitha prerogativa hormonale qe i i ka gjinia femnore dhe femna me trup te mashkujve e me hormone dhe funksionim te femnave. E mashkujt. Dhe nuk mund as te lindin. Pra as ate akt te shenjet nuk munden me bo mashkujt shqipetar sepse jane te pradestinum per dicka tjeter. E ajo dicka tjeter eshte larg nga shumica e mashkujve shqipetar. Shume larg. Sa Australia eshte larg nga ketu, me mijra dhe mijra kilometra. “Dicka eshte e kalbet ne shtetin… ” eshte fjalia e pare ne nje veper te Shakespeare ( Shekspirit).

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu