ARKIVI:
19 Tetor 2024

Revista amerikane (1929) / Punime hidraulike moderne në vendin e Mbretit Zog

Shkrime relevante

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

E përgatiti: dom Nikson Shabani ___ 1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29...

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më rastisi të njoh një grua që jeta...

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Shpërndaj

Produkt “Flush-Kleen” i Chicago Pump Company, i zgjedhur nga Legata Amerikane për instalim në Tiranë, Shqipëri – Burimi : Municipal News and Water Works, shkurt 1929, f.34

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Shkurt 2022

“Municipal News and Water Works” ka botuar, në muajin shkurt 1929, në faqen n°34, një shkrim në lidhje me instalimin e një pajisjeje moderne për shkarkimin e ujërave të zeza në Legatën amerikanë në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Punime hidraulike moderne në vendin e Mbretit Zog

Burimi : Municipal News and Water Works, shkurt 1929, f.34

Kjo është një histori nga Tirana, atdheut të mbretit Zog të Shqipërisë, dhe duket sikur duhet të fillonte “Një herë e një kohë”, nëse do të ishte një histori zanash, por kjo është një histori e vërtetë dhe i përket kohës së tashme, 1929.

Tirana ndodhet në veriperëndim të Greqisë dhe Mbreti Zog është sovrani më i ri në Evropë, dhe duke qenë një mbret modern, ai donte disa përmirësime moderne, kështu që muajin e kaluar Tirana u furnizua me drita elektrike për herë të parë në historinë e saj.

Pavarësisht mbretit të ri dhe modern dhe dritave elektrike të reja dhe moderne, Tirana është ende një qytet që shfaqet si një përrallë, sepse rrugët janë të paasfaltuara dhe nuk ka trotuare. Në të dy anët e rrugës së ngushtë kryesore, pazaret orientale shfaqin mallrat e tyre — mallra të të gjitha llojeve.

Në këtë qytet nuk ka sinjale “Stop e Kalo – Stop and Go” dhe gomerët e ngarkuar me mallra dhe gratë që mbajnë shishe uji mbi kokë tunden me njëra-tjetrën në rrugë dhe e drejta e kalimit i takon më të fortit.

Këtu, pra, në këtë qytet me emrin që tingëllon si përrallë dhe mjedisin e tij mesjetar, është shfaqur një nga llojet më të fundit të shkarkimit të ujërave të zeza të njohura për qytetërimin. Sapo u disponua (mundësua) fuqia e nevojshme për funksionimin, ky instalim modern hidraulik u zgjodh nga Legata Amerikane në Tiranë.

Për shkak të mungesës së mekanikëve që janë të njohur me këtë lloj pajisjeje dhe për shkak se pjesët e riparimit, nëse nevojiten, do të ishin të vështira për t’u marrë, inxhinierët që punonin për Legatën Amerikane i kushtuan vëmendje këtyre çështjeve, dhe për këtë arsye prodhuesit e “Nxjerësit të ujërave të zeza Flush-Kleen – Flush-Kleen Sewage Ejectors” janë të kënaqur që ky lloj pajisjeje është zgjedhur për këtë punë.

Pra, “Flush-Kleen Ejectors” kanë shkuar të punojnë në tokën e mbretit Zog dhe ndoshta nuk do të kalojë shumë kohë që vendasit dhe mbreti modern të marrin thirrjen “Tirana më e madhe dhe më e mirë” dhe magazinierët (tregtarët) e Tiranës do të duhet të zhvendosen në lagjet e tjera për t’i hapur rrugë rulit me avull.

 *Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/revista-amerikane-1929-punime-hidraulike-moderne-ne-vendin-e-mbretit-zog/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu