ARKIVI:
19 Tetor 2024

Prifti Mihon i fshatit Debrishte të Pollogut: Vojsava, e bija e Gërgurit, i ka dhuruar Manastirit “Leshka” një mal të madh me shumë lisa…”(3)

Shkrime relevante

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

E përgatiti: dom Nikson Shabani ___ 1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29...

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më rastisi të njoh një grua që jeta...

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Shpërndaj

Rrënojat e Manastiri Leshka në anën e Pollogut

Shkruan: Syrja Etemi, pedagog dhe shkrimtar nga Tetova

SHQIPTARËT DHE ORGANIZIMI KISHTAR BZANTIN NË POLLOG (3)

…Vazhdon nga numri i kaluar.

Në gamën e shumë pyetjeve dhe “xiglimeve” të mbarsura me kurreshtje të hazdisura, për shumë kohë – janë hamendjet prafulluese që kanë të bëjnë me çështjen e zhvillimeve, përcaktimeve dhe organizimeve të jetës fetare në Pollog (ku ka gëluar edhe elementi arbëror), duke bërë një digresion nga paganizmi Ilirian – për të ezaurur shkrimet që kanë të bëjnë me krishtërimin, qoftë të ritit perëndimor, qoftë të ritit lindor.
Feja gjithnjë ka luajtur dhe po luan një rol parësor në mbijetesën e një kombi apo të një populli, sidomos të një populli të lashtë e autokton, si që është populli ynë shqiptar, i cili gjithnjë ka qenë në kacafytje me prapëtitë e shekujve. Këtu e kam poentën, sidomos për pjesën shqiptare të mbetur jashta kufinjve zyrtarë të Shqipërisë etnike, e në veçanti – të shqiptarëve indigjenë të Maqedonisë së Veriut, ku organizimi i jetës fetare ndër shekuj është mveshur me tisin e një mjegullnaje të dendur që precipiton në shpjegime dhe interpretime me shumë të panjohura e të dyzuara, për të prërfunduar madje edhe në një amallgamë të padeshifruar sa e si duhet. Pikërisht në këtë dimension do të mundohem që sado pak të hedh dritë në tërë këtë “skëterrë” të pllakosur, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët e Pollogut – këtë mjedis ku kanë ndërvepruar e bashkëjetuar shumë bashkësi etnike e fetare, ku secili ka mëtuar e po pretendon të favorizojë “të vetin” e, secili të kundërshtojë e t’i dumatet tjetrit. Për këtë “eklipsim” jo të beftë, fillimisht u përcaktova t’u referohem atyre pak dokumenteve të shkruara të kohës, por – në veçanti – disa shkrimeve të autorëve apo hartuesve të monografisë: “Tetovo i tetovsko niz istorijata” (Tetova me rrethinë nëpër histori), Tetovë, 1982, me pretendimin për t’ iu shmangur interpretimeve paushalle apo diletanteske. Meqë u përcaktova për monografinë që flet për Tetovën, me këtë rast do t’i referohem kreut IV që ka të bëjë me shënimet e radhës: Pronat feudale të zotërimeve kishtare.

3. Pronat e feudalëve shenjtorë
Në Pollog kanë qenë të përhapur edhe të ashtuquajturat prona të feudalëve shenjtorë. Ata dispononin me fshatra, kisha, bjeshkë, zabele, kodrina, pyje dhe ara, madje edhe toka për mbjellje si dhe bagëti. Ata nga pronat ekzistuese ndanin objekte për dhurim feudalëve shpirtërorë dhe shenjtërorë. Në mes atyre që pranuan dhuratë nga zotëruesit kanë qenë manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) dhe Dhimitër Çalapia (Dmitr Çalapija), zotëri feudal i f.Mel. Feudali i përmendur rrjedh nga rendi i zotërinjve në shoqërinë feudale, përkatësisht nga radhët e fisnikëve pollogasë.
Në shënimet e ndryshme shkruhen emrat e ndonjë fisniku (bujari) pollogas apo (zotërues), ndër të cilët: Dhimitër Çalapija, zotërues feudal i f. Mel, kir Manoillo nga Banica, kir Kaliniku nga Modriça, Kalojani nga Leshka, Teodori nga Leskovjani, kir Aleksa, vëllau i episkopit Vllah, mandej Padro dhe vëllau i Teodorit, gjergj Sulima, Teodor Sulima, Makarie, sevasti Rounzer, kir Nikifor, sevast Sevlad, kir Andronik, kir Mihaillo, kira Zoja, kefalija i Pollogut, Vllado etj. Aty është edhe Isah, i cili i dhuroi manastirit një të katërtën e f. Sallarevë (me oborr, livadhe, ara, mullinj dhe kullota)), madje Varnava, i cili i dhuron manastirit një të shtatat e f. Falishtë, si dhe Zhegra dhe Progoni, të cilët i ekspozoheshin një presioni të fuqishëm nga ana e feudalëve kishtarë.
Qefalia si drejtues krzen disa funksioni. Ai urdhëron njerëzit e varur të shkojnë në punë, të ndërtojnë qytete, të punojnë vneshtë, të marrin pjesë në “ushtri”, në udhëheqjen e karvaneve si dhe të dërgojnë lajme.
4.Pozita e fshatarëve të varur
Prona dhe pasuria e feudalëve ka qenë e mbështetur në bazë të pozitës dhe “gjakut” të njerëzve të varur. Për këtë arsye, fisnikët apo feudalët i kanë kushtuar kujdes precizimit të ndarjes së punës së krahut, e cila rrjedh nga radhët e paricëve. Njerëzit e varur janë të lidhur me tokën dhe punën. Ata kanë jetuar rëndom në familje të mëdha (me gjithë fis) në fshatra. Disa vendbanime janë përbërë nga disa mëhallë. Fshatrat ishin të locuar apo të krijuar në rrafsh por edhe në vise kodrinore-malore, ku përbënin fshatëzin e barinjve.
Fshatarët e varur në radhë të parë mirren me bujqësi, lavërtari (sedenie). Me këtë, ka raste të shfrytëzimit edhe të ujit për ujitjen e kulturave bujqësore. Përveç kësaj, në pronën e manastirit është favorizuar zhvillimi i vneshtarisë, madje frutikulturat, si dhe blegtoria. Manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska), posedonte livadhe, zabele si dhe bjeshkë me kullota verore dhe dimërore. Me ruajtjen e bagëtisë, zakonisht janë marë Vllehët (Vllasi) dhe Shqiptarët (Arbanasi). Në Pollog, nën qeverisjen serbe, kishte edhe aktivitete artizanale dhe xehetare, megjithatë, në mungesë të ruajtjes së burimeve , është vështirë të kuptohet zgjërimi i tyre.
Teprica e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale nxirrej në treg (trg) dhe panair (panagjur). Me këtë, autoriteteve mbretërorë dhe eprorëve tjerë nuk u lejohej të mbledhin taksa nga “tregu tetovar” (“htetovski trg”). Manastiri kishte të drejta të veçanta edhe në treg, i cili më herët mbahej në oborrin e kishës.
Njerëzit e mvarur kanë qenë të ngarkuar me taksa e tatime dhe me punë të detyrueshme. Përveç punëve të krahut, paguanin edhe tatime plotësuese. Zotëruesit apo sundimtarët bizantinë kanë patur zakon që në raste të dasmës të mbledhin bagëti, veçanërisht këtu në Maqedoni e, me këtë edhe në Pollog. Përveç kësaj, oborri mbretëror i Konstantinopolit detyronte që popullata apo banorët e zonave kryengritëse të jepnin tatime me vlerë e sasi më të madhe.
Të vazhdojmë mëtej! Pas sundimit bizantin dhe serb, Lugina e Pollogut bie nën sundimin osman pas betejës së Kosovës dhe, me siguri në të njëjtën kohë kur edhe Shkupi, (në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shek. XIV). Turqit osmanlinj në territoret e pushtuara formuan vilajete (nahije), ku Tetovën e quajnë Kallkandelen. Në situatën e re ushtarake e politike të krijuar, Tetova filloi të konsolidohet e rritet në qendër administrative, ndërsa qytetet e ruajtura mesjetare Sobri (në Orashë në afërsi të kufirit me Kosovën) dhe Tërnova gradualisht fillojnë të humbin domethënien dhe rëndësinë e tyre.
Në ditët e fuqizimit të pushtetit osman në Pollog, përmendet “sinjor de Pollogo”. Megjithatë, mbetet e paqartë, kush është kjo figurë që ka evidentuar Barleti, biografi i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë “zotëri” dihet vetëm se ka qenë babai i Voisavës, që ishte nëna e Skënderbeut.
“Me këtë rast, do të bëj një digresion të shkurtë me pretendimin për të hedhur pakëz dritë në këtë mjegëtirë, duke iu referuar një dokumenti të kësaj kohe që flet për “zotëriun anonim”. Këtu, patjetër t’i referohemi një burimi mjaft indikativ nga: “Shkrimet e vjetra bizantine”, që, përveç tjerash, nxjerrin në dritë edhe një letër të shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri i Leshkës në Pollog (me shërbyes fetar edhe nga “arbanasët e krishterë”). Këtu, përveç tjerash thuhet: “Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vojsavën si e bija e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, – në shkrimin e vjetër bizantin të vitit 1366, në të cilin shtohet edhe kjo:

“Prifti Mihon i fshatit D e b r i sh t e të Pollogut na ka lënë një shënim për Vjosavën, të bijën e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me shumë lisa.”

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu