Ekskluzive për arrestimin e mbrëmshëm, njëri nga serbët ka lidhje me MPB të Serbisë
Njëri nga serbët e arrestuar mbrëmë në Prishtinë, ka lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, bëjnë të ditur burimet
Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas serb, D. Dolasevic, V.Jankovic dhe D. Dolasevic, të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës (i njohur për redaksinë) dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një lokal tjetër në Prishtinë. Burime brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se përveç saj të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh.
Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.
Serbët e arrestuar mbrëmë në këmbim të shtetësisë serbe, disa shtetas të Kosovës u kanë marrë të holla.
Por mësohet se njëri nga ta në këmbim të shtetësisë serbe, i ka kërkuar një qytetari Kosovës që ta dërgojë në dy dyqane ku ka uniforma ushtarake. Në dyqanin e fundit ka blerë edhe emblemat e UÇK-së.
Tre shtetasit serbë kanë hyrë në Kosovë në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, gjersa kanë lënë automjetin e tyre me targa të Nishit dhe kanë hipur në makinën e një qytetari shqiptar, i cili i ka sjellë në Prishtinë.
Në kryeqytet, janë takuar me shtetasin tjetër të Kosovës, të cilit ia kanë sjellë dokumentet serbe, dhe më pas kanë dalë për të blerë uniforma ushtarake.
Në orët e pasdites, pasi kanë blerë emblemat, Policia e Kosovës i ka ndaluar dhe i ka arrestuar të pesë të dyshuarit. Tre shtetas të Serbisë nga Nishi dhe dy shtetas të Kosovës, njeri nga komuna e Gjilanit dhe tjetri me banim në Prishtine.
Përndryshe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.