Prof. Bajram Binaku, Pejë
Për tre ditë rresht kemi një luftë të pa barabartë mes një shteti fashist, Rusisë dhe një shteti demokratik, Ukrainës!
Pyetja e parë, qe mund të bëhët do të ishte: Përse kjo luftë aq e ashpër mes dy shteteve, të cilat ishin në përbërjën e ish Bashkimit Sovjetik?
Në rrethanat e shekullit 21, perëndimi dhe ShBA, menduan se në rruzullin tokësor kishte triumfuar demokracia, shtetet kishin arritur në shkallën e mjaftueshme të marëdhënieve mes veti dhe lufta në përmasa të tilla ishte e pa mundshme, po ishin mashtruar. NATO, qe sot përfshinë shumicën e shteteve demokratike dhe të pa varura e pa probleme kufitare, nuk është e pregatitur për ndërhyrje të mdha, siq është ky rast. Pra nuk është e pregatitur për një sulm, ushtarak, kibernetik të rrufeshëm, qe ta paralizojë Rusinë e Putinit, e cila vetem petkun e kishte nderuar, nëpër shekuj. Ajo qe mbeti e trashiguar nga Rusia cariste, është hegjemonizmi dhe nënshtrimi i popujve të vegjël.
A është vërtetë Rusia e rrezikuar nga NATO, qe ta krijojë një tampon zonë mes Rusisë dhe perëndimit. Mendoj, qe sulmi një pretekst të tillë e ka vetëm farsë, për të paraqitur veten si viktimë, e cila mund ta pësojë në një të ardhme nga NATO.
Mendoj, se fillimisht, qellimi rus në këtë luftë, është kapja dhe shfrytëzimi i gjithë arsenalit ushtarak të Ukrainës, i burimeve të pasura nëntokësore, sidomos i gasit dhe vendosja e një qeverie kukull, pro ruse. Përpjekjet e perëndimit, qe përmes bashkëpunimit në fushën ekonomike, sidomos të sjelljes se gasit përmes një koridori tjetër, Rusia i pa si mundësi e mirë e perëndimit, për të mos qenë i varur nga produkti energjetik rus.
Me dominimin rus në Ukrainë, sidomos në ekonomi, perëndimi në masë të madhe do të ishte i varur nga Rusia, në këtë kontekst, përmes importimit të gasit.
Nese eventualisht Ukraina pushtohet, e gjasat janë reale, krejt eksporti energjetik e Ukrainës bie në duar të rusëve.
Pas varësisë ekonomike, përmes gasit do të pasojnë edhe një varg i produkteve ukrainase, të cilat do të këmbeheshin mes Rusisë e shteteve të perendimit duke përfshirë këtu edhe ShBA-të.
Me krijimin e kushteve të reja dominuese të Rusisë përmes eksporteve nga Ukraina,Rusia e shteteve tjera aziatike, do të formohej një bllok tjetër, fillimisht ekonomik për të kaluar më pastaj në një bllok ushtarak i shteteve të fuqishme: Rusi-Kinë-Indi! Këto Shtete do të formonin një aleancë edhe me Shtetet e konferencës islamike. Kështu, pra do të kemi një rend të ri politik, ekonomik e ushtarak. Perëndimi, si gjithëherë, do të bëhët edhe më i përqarë, për ta pranuar një realitet të ri botëror. Ky rend i ri do të vazhdojë me luftëra të pa ndërprera mes shteteve të fuqishme dhe atyre të dobëta, sikur mes Kinës e Tajvanit; mes Indisë e shteteve për rreth; Rusisë e shteteve të dala nga BRSS; shteteve ballkanike;Turqisë e Kurdistanit, e kështu me radhë.
Tani gjithë këto duhet të pengohen, me një luftë ekonomike, në radhë të parë, pastaj kibernetike dhe sulm mbi personat përgjegjës, qe e urdhëruan invazionin mbi shtetin e pa varur Ukrainën!
Të shpresojmë, qe NATO të mobilizohet në ditët e ardhshme!