Një imam nga Shkupi, hoxhë Muharrem Ismaili, gjatë fjalimit ku komentonte luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, e quajti ”dreq’’ dhe ”zullumqar”, presidentin ukrainas, dhe sulmin rus ndaj tyre e quajti të parastësishëm
”Sot dje pardje, muhabetin kryesor jemi duke e bo për luftën Ukrainë-Rusi, tema kryesore a unë ju thomë se rastësisht ju ka plasur sherri Ukrainës në oborr? Nuk është rastësisht, se para pak kohe kur Izraeli e luftojke Palestinën, kryetari i Ukrainës, qaj dreqi që del sot dhe rrin për gjynah aty, ai dilke dhe qajke për mediume për jahuditë”.
”Ky i qajke jahudit, zullimqaret nuk duhet me na u dhimt, se atij zullumqarit ia qon alluhu një zullumqar ma të madh, ne kemi thonë në hutbe, o Allah zullumqarit të vogel qoja një zullumqar të madh, e qitash i ka ardh një zullumqar me emrin Rusi, e tash din qysh me e trajtu zullumqarin se ka lotë krokodili”, thotë hoxha Muharrem.
Madje ai thotë se në këtë përballje ku përfshin edhe NATO-n, Rusia do dalë fitimtare.
”Asgjë nuk kanë me mujt me i bo Rusisë, se ata janë zullumqarë, se zullumqaret le te kapen ne s’kemi pse mërzitemi për ta. Europa nuk e ndali zullumin në Siri, e shkatërrun atë vend të bekum, e tash zullumi i ka ardh në derë”.
Kjo paraqitje e imamit nga Shkupi, ndodhi të enjten që e lëmë pas.
Foto