ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Luftë speciale për zbrazjen e xhepave të mërgimtarëve!

Shkrime relevante

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Shpërndaj

Nga: Florim Zeqa 

Siq duket liderët shtetëror të Kosovës me qëllim të mashtrimit të qytetarëve po e ngatërrojnë situatën reale të prezencës ushtarake të NATO-s në Kosovë me anëtarësimin në këtë organizatë! Zgjedhja e rrjeteve sociale për luftë speciale ka për qëllim zbrazjen e xhepave të mërgimtarëve, kinse për forcim të FSK-së si kusht për anëtarësimin më të shpejtë të Kosovës në NATO!

“Merhaba asker”

Dorën në zemër, presidentja e Kosovës u prit në mënyrë dinjitoze në Turqi, por e të njëjtit nivel ishte edhe përshendetja në gjuhën turke e presidentes kosovare “Merhaba asker” (përshendetje ushtarë)!

Mirëpo vetëm disa minuta më vonë u sqaruan rrjedhat e bisedimeve mes presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe presidentit turk, Erdogan, ku ky i fundit i tregoi qartë “rrathët e ferrit” nëpër të cilët duhet të kalojë Kosova për anëtarësim në NATO dhe BE (përmes dialogut me Serbinë).

Disa orë para themelimit të “Fondit të Sigurisë”, i parapriu në rrjetet sociale thirrja e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj drejtuar qytetarëve dhe mërgimtarëve; “Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim”: #KosovoInNATO e #KosovoInEU!

Kësisoji, vetëm pak orë më pas, i njëti ministër (Armend Mehaj) e bëri publike themelimin e “Fondit të Sigurisë” dhe ju bëri thirrje bashkatdhetarëve për derdhje të mjeteve në këtë fond: “Të kontribuojmë së bashku, për të mirën e institucioneve tona të mbrojtjes dhe sigurisë”!

Kjo ishte një parapërgatitje të opinionit për lansimin e fondit më të ri të Albin Kurtit, “Fondi i Sigurisë”! Mbetët të shihet se a do t’i përgjigjen thirrjes së kryeministrit Kurti të gjithë ata që i shpërndanë slloganet mashtruese të ministrit Armend Mehaj!

As foshnjorët nuk mashtrohen me balona në ajër

Pak më tepër se qasje adoleshente ishte deklarata e ministrit Mehaj në Facebook; “Kosova që 20 vjet është në NATO, duke e ngatërruar (qëllimshëm) prezencën ushtarake të NATO-s dhe BE-së në Kosovë!

As foshnjorët nuk mashtrohen me balona në ajër zoti Mehaj!

Jo që një 20 vjet zotri Mehaj, por që 23 vjet e kemi prezencën e NATO-s dhe të BE-së në Kosovë, por ne ende kemi mbetur të izoluar dhe largë anëtarësimit në këto dy organizata prestigjioze!

Le t’i kthehemi edhe një herë fondit të sapoformuar “Fondi i Sigurisë”, i cili sipas autorizimit të kryeministrit Albin Kurti do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogarënje të plotë!

E sa i përket transparencës dhe llogaridhënjes së plotë siq deklarohet edhe ministri Mehaj, Ministria e Financave njëpartiake nuk e siguron transparencën dhe as llogaridhënjen e plotë të levizjeve financiare të këtij fondi.

Një fond kaq i veçantë, i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm do duhej të themelohej nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe jo nga Qeveria, ngase Ushtria e Kosovës nuk është çështje partiake dhe as pronë private e askujt, por është e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Paraprakisht themelimit të “Fondit të Sigurisë” duhej të bëheshin përgatitjet paraprake, planifikimet strategjike dhe projektet e ngritjes dhe forcimit të FSK-së, pastaj të kalohej në Kuvend statusi i këtij fondi për debat parlamentar si dhe të formohej një “Task Forcë” për menaxhimin e fondit e përbërë nga të gjitha subjektet politike parlamentare, nga përfaqësuesit e mërgatës dhe nga ekspert të sigurisë kombëtare.

Kjo do ta bënte fondin më të sigurtë dhe më kredibil për qytetarët dhe mërgimtarët, të cilët llogaritet të jenë arteria kryesore e këtij fondi.

E kaluara e fondeve të kontrolluara nga një grupacion politik na ka dhënë leksione të hidhura të abuzimeve dhe shpërdorimeve të mëdha, për të cilat askush nuk i dha llogari askujt apo siq i thonë asaj fjalës popullore “m’rrove, t’rrova brisku i berberit”, pra askush nga qeveritë paraprake deri tek kjo e fundit nuk e qau hallin e parave të mërgimtarëve!

Prandaj, të gjithë ata që llogarisin në paratë e mërgimtarëve, fillimisht duhet t’i bindin mërgimtarët me masat mbrojtëse të fondit nga abuzimet e jo hajt se i mbron kjo ministri apo ai ministër, kryeministri apo presidentja!

Nuk jemi në vitet 98-99, por jemi në vitin 2022, kemi buxhet dhe infrastrukturë të organizuar shtetërore, dhe krahas kësaj e kemi brenda në Kosovë prezencën më të fuqishme ushtarake në botë e cila është garantuese e lirisë dhe sovranitetit të shtetit tonë.

Andaj, mjafton menaxhimi i mirë i parasë publike (tatimpagueve) dhe koordinimi i veprimeve me aleatët tonë, NATO-n, SHBA-në dhe partnerët strategjik evropian, pa të cilët as që mendohet e ardhmja jonë si shtet në Ballkanin e trazuar!

***

Këtë shkrim po e përfundoj në një mënyrë të pazakontë, të improvizuar nga rreshtat e huazuar të një kënge folklorike; “Moj Kosovë tu ndjeftë e mira, a po i sheh këto kohë të vështira, a po i sheh e a i ke pa, politikanët tuj u perla, tuj u perla e haj medet, kush i pari tek paret del”!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu