Nga: Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA
Përshëndetje i nderuar z Vedat dhe faleminderit për letrën.
Bota shqiptare ka shumë nevojë për intelektual-atdhetar të nivelit tënd, të cilët mjerisht i kemi shumë pak. Ne kemi qenë në kontakt të shpeshtë dhe kam mësuar shumë nga Ty.
Kur diktatorët nuk detyrohen të paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos.
Unë e dua kombin tim dhe atdheun e gjyshërve të mi. Shkruaj për shkak të idealeve dhe jo të interesave. Shkrimet i dërgoj për botim vetëm në disa redaksi për të cilat besoj (ose jam i bindur) se janë me të vërtetë kombëtare.
Ata shqiptarë që nuk lexojnë fare janë më të informuar dhe arsimuar se ata që lexojnë rregullisht vetëm gazetat (portalet) e varura të pronarëve apo redaktorëve jo edhe aq të përshtatshëm, të cilët rregullisht i botojnë shkarravinat e “analistëve” me trurin e turbulluar – dhe i censurojnë shkrimet e mirëfillta kritike të atdhetarëve/intelektualëve pa konflikt interesi.
PS: Kam përshtypjen se edhe gabimet e shqiptarëve janë të gabuara.
Shëndet të pashtershëm dhe respekt të veçantë për Ty,
Aurel Dasareti
Nga: Vedat Shehu